Close
Faqja 36 prej 36 FillimFillim ... 26343536
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 357 prej 357
  1. #351
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Ah, pse te turqishtja te paska mbet mendja ty ambjentalist? Lol
    Por ato qindra fjale latine-greqisht-keltik-sllavisht-anglisht cfare tu bejme ne?

    Ti zhdukim e ti plotesojme me fjale te dialektit geg? Lol

    Geget kane akoma probleme te shqiptojne disa shkronja te alfabetit, e jo me dava tu marresh nga bagazhi i tyre i paket.

    Pastaj sic e tha dhe bato me lart.

    Nuk merreni ju ciliminjte me keto gjera.

    Ka akademike per kete pune.

    Ti edhe mund ta perdoresh nenkrese-n tende, mirepo nga anet tona do ta marrim si nenshkrese. Lol
    O smith, qė je arabofil e turkofil e dimė, por mos u mundo ta fusėsh kėtė edhe te debati i dialekteve. Thashė qė ka shumė fjalė qė janė nėpėr dialekte, dhe janė shqip. E mė mirė t'i marrim e t'i pėrdorim ato, se fjalėt turke, arabe, perse e sllave qė i ke qejf ti.

    Ti atė nėnshkresėn pėrdore pėr ēfarė tė duash, e mėso si shkruhet shqip nė rradhė tė parė!

  2. #352
    Me duken debate te kota keto per te zgjidhur se cili dialekt eshte me superior. Mund te mbushen 1000 faqe dhe prape ne fund secili do te jete jete i bindur se dialekti i vet eshte me i miri.

    Per permirsimin e gjuhes shqipe mendoj se duhet te diskutohet vetem per te gjetur mendyra se si mund te zhvillojme apo shqiperojme me shume kete standard qe kemi. Nga gegerishtja mund te futen ato fjale qe mund te jene me te pershtatshme apo ato qe shqiperojne fjale te huazuara nga gjuhe te huaja si shembulli qe solli Edvin83.

    Standard eshte ai qe eshte. A ishte padrejtesi ndaj gegeve kur u vendos? Po. Por tani pak rendesi ka pasi nuk mund te kthehemi pas dhe te rishkruajme gjuhen standarte. Vetem mund ta permiresojme ate qe kemi.

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Me duken debate te kota keto per te zgjidhur se cili dialekt eshte me superior. Mund te mbushen 1000 faqe dhe prape ne fund secili do te jete jete i bindur se dialekti i vet eshte me i miri.

    Per permirsimin e gjuhes shqipe mendoj se duhet te diskutohet vetem per te gjetur mendyra se si mund te zhvillojme apo shqiperojme me shume kete standard qe kemi. Nga gegerishtja mund te futen ato fjale qe mund te jene me te pershtatshme apo ato qe shqiperojne fjale te huazuara nga gjuhe te huaja si shembulli qe solli Edvin83.

    Standard eshte ai qe eshte. A ishte padrejtesi ndaj gegeve kur u vendos? Po. Por tani pak rendesi ka pasi nuk mund te kthehemi pas dhe te rishkruajme gjuhen standarte. Vetem mund ta permiresojme ate qe kemi.
    Do ishte mė mirė sikur tė dy dialektet tė mėsohen nė shkolla. Geg trajtohet si dialekt i toskut, jo si dialekt is shqipes.

  4. #354

    Per gjuhen standarte - Shaban Demiraj

    SHABAN DEMIRAJ

    Pėr sa u takon shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, ata qysh nė Konsultėn e Prishtinės tė vitit 1968 vendosėn tė pranonin dhe tė zbatonin atė gjuhė letrare qė kishte gjetur njė pėrhapje tė gjerė brenda kufijve shtetėror tė Shqipėrisė. Prandaj, kur flitet sot pėr njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, kjo, de fakto, u vendos nė Konsultėn e Prishtinės, katėr vjet para Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe


    Mimoza CIKA (DW)


    Sa herė qė bėhet fjalė pėr shqipen e sotme letrare, nė pėrgjithėsi, pėrmendet edhe Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe i viti 1972. Kjo ėshtė e kuptueshme po tė mbahet parasysh fakti qė nė atė kongres, ku kishte pėrfaqėsues jo vetėm nga Republika e Shqipėrisė, por dhe nga viset shqiptare tė ish - federatės jugosllave si dhe nga arbėreshėt e Italisė, u vendos qė tė gjithė shqiptarėt ta pėrdorin njė gjuhė letrare tė vetme dhe pikėrisht atė qė kemi sot nė pėrdorim.
    Nė radhė tė parė, duhet mbajtur parasysh se vendimi i njė kongresi pėr njė ēėshtje aq tė rėndėsishme, siē ėshtė ajo e Gjuhės Letrare Shqipe, nuk mund tė ishte i zbatueshėm, e aq mė pak i detyrueshėm, pėr shqiptarėt jashtė kufijve shtetėror tė Shqipėrisė - nė rast se ata nuk do tė ishin tė gatshėm pėr ta pranuar atė me vullnetin e tyre.
    Pėr sa u takon shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, ata qysh nė Konsultėn e Prishtinės tė vitit 1968 vendosėn tė pranonin dhe tė zbatonin atė gjuhė letrare qė kishte gjetur njė pėrhapje tė gjerė brenda kufijve shtetėror tė Shqipėrisė. Prandaj, kur flitet sot pėr njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, kjo, de fakto, u vendos nė Konsultėn e Prishtinės, katėr vjet para Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe. Pa vendimin e Konsultės sė Prishtinės nuk do tė kishim sot njė shqipe letrare tė pėrbashkėt.
    Sė dyti, duhet mbajtur parasysh, gjithashtu, se shqipja e sotme letrare nuk u krijua as nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe as nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė Shqipėri u vendos sistemi shtetėror monist. Ėshtė e vėrtet se nė atė periudhė u bė njė punė e madhe pėr kodifikimin e mėtejshėm tė normave drejtshkrimore tė gjuhės shqipe. Pėr kėtė kanė dhėnė ndihmesė tė ēmuar sidomos gjuhėtarėt tanė tė shquar si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė.
    Dihet se pėrpunimi dhe kodifikimi i shqipes letrare ka nisur shumė mė herėt dhe nuk ėshtė punė e njė a disa personave, por rezultat i punės sė kryer nga disa breza intelektualėsh, duke nisur me rilindasit tanė tė shquar, Kristoforidhin, Naimin, Samiun dhe duke vazhduar me Konicėn, Nolin e tė tjerė. Dhe, njė meritė tė veēantė pėr kėtė e kanė sidomos shkrimtarėt tė cilėt me veprat e tyre ndihmuan pėr zhvillimin dhe pėrhapjen e shqipes letrare nė pėrgjithėsi.
    Sė treti, duhet mbajtur parasysh, gjithashtu, se asnjė vendim pėr njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, siē ėshtė gjuha letrare e njė kombi, nuk mund tė qėndrojė nė rast se nuk i plotėson mirė tė gjitha kėrkesat e njė gjuhe letrare tė njė populli nė zhvillim. Vėshtruar nga kjo pikpamje mund tė pohohet se shqipja e sotme letrare e ka kaluar tashmė periudhėn e provės mė tė vėshtirė. Ajo i ka plotėsuar pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe kėrkesat e letėrsisė artistike, shkencore, kulturore si dhe tė kumtimit gojor nė tė gjitha rrafshet. Ajo ėshtė lėvruar edhe nga shkrimtarė qė nė familje kanė pėrdorur dialektin verior. Pėr mė tepėr, ajo ėshtė pėrvetėsuar mirė edhe nga nxėnėsit e shkollave tė ndryshme tė viseve tė banuara nga shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve shtetėror tė Shqipėrisė.
    Sė katėrti, dėshiroj tė theksoj se edhe dialekti verior mund tė kishte shėrbyer si bazė pėr shqipen letrare tė pėrbashkėt, natyrisht duke iu nėnshtruar njė procesi standartizimi qė me siguri do tė kėrkonte mė shumė punė pėr shkak tė dallimeve midis tė folmeve tė ndryshme tė atij dialekti, sidomos nė rrafshin fonetik. Nga kjo pikpamje dialekti jugor paraqitej me dallime mė tė pakta ndėrmjet tė folmeve tė tij. Historia e gjuhės shqipe dėshmon se tė paktėn qysh nga shekulli i Buzukut dhe i Matrėngės, tė folmet e dialektit verior janė diferencuar gjithnjė e mė shumė njėra nga tjetra, ndėrsa tė folmet e dialektit jugor gjatė kėtyre shekujve kanė pasur njė zhvillim mė konvergjent. Natyrisht, me kėtė nuk duhet kuptuar se dialekti verior nuk mund tė ngrihej nė njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt, por disa rrethana, pėrfshirė kėtu edhe ndonjė faktor jashėgjuhėsor, bėnė qė tė pėrhapej mė shumė varianti letrar jugor, i cili me pėrpunimin dhe zhvillimin e tij tė mėtejshėm tashmė ėshtė pėrhapur gjithandej si gjuhė letrare e pėrbashkėt e tė gjithė shqiptarėve.
    Nė kėtė mėnyrė, dėshira e disa brezave atdhetarėsh pėr njė gjuhė letrare dhe tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt mė nė fund u bė realitet dhe ėshtė me tė vėrtet njė gjė e gėzueshme qė kjo gjuhė letrare po pėrdoret gjithandej, si nė botimet letrare, shkencore, kulturore dhe politike, ashtu edhe nėpėr kumtimet gojore, nė radio e televizion.
    Nė kėto rrethana mendimi i shprehur nga disa intelektualė pėr t'u kthyer prapa tek gjendja e dikurshme e dy varianteve letrare tė gjuhės shqipe ėshtė i papėrligjur dhe pėr mė tepėr do tė ngjallte frymėn e pėrēarjes nė njė kohė kur kombi shqiptar ka nevojė mė shumė se kurrė pėr bashkim.
    Sė fundi, dėshiroj tė theksoj se kjo gjuhė letrare e pėrbashkėt nuk duhet marrė si diēka e bėrė njė herė e pėrgjithmonė, domethėnė qė nuk ka mė nevojė pėr pėrmirėsime tė mėtejshme. Natyrisht, tė gjithė intelektualėt shqiptarė e kanė pėr detyrė qė tė japin ndihmesėn e tyre nė kėtė drejtim. Besoj se kėtij qėllimi do t'i shėrbejė konferenca mbarėshqiptare qė mendohet tė organizohet vitin e ardhshėm nė Tiranė, me rastin e 30 vjetorit tė Kongresit tė Gjuhės Shqipe.

  5. #355

    Per Gjuhen Letrare Shqipe - Rexhep Qosja

    REXHEP QOSJA PER GJUHEN LETRARE SHQIPE

    Ēdokush qė do t’i dėgjojė fėmijėt dhe tė rinjtė e Kosovės, nė shkolla, fakultete, vendtubime tė ndryshme, se sa lehtė, se sa natyrshėm e flasin Gjuhėn Letrare Shqipe, do tė bindet se sa mirė ėshtė familjarizuar ajo nė Kosovė

    intervistoi Mimoza Cika


    Profesor Qosja, si do ta vlerėsonit ju Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe dhe Gjuhėn Letrare Shqipe tė vitit 1972? Ju keni qene vetė i pranishėm nė punimet e kėtij kongresi. A pati ndikime tė politikės aktuale pėr caktimin e bazės sė formimit tė gjuhės?

    Rexhep Qosja: Formimi i gjuhės qė e pėrdorin gjithė pjesėtarėt e njė kombi, pėr dallim prej gjuhės dialektore qė e pėrdorin vetėm disa nga pjesėtarėt e atij kombi, te secili popull ka shėnuar shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit e qytetėrimit tė tij. Nuk jemi pėrjashtim, apo jo? Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe dhe krijimi i Gjuhės Letrare shėnon shkallėn mė tė lartė nė zhvillimin e qytetėrimit tonė. Gjuha letrare ėshtė e arritura mė e ēmuar e procesit historik tė zhvillimit tė vetėdijės tė popullit shqiptar, tė kulturės, tė letėrsisė e tė gjuhės sė tij. Nė kėtė bisedė qė po bėni ju me gjuhėtarė e shkrimtarė pėr Kongresin e Drejtshkrimit janė dėgjuar mendime pohuese se ka pasur dhe mohuese se nuk ka pasur ndikime tė tilla. Unė nuk mund ta di a ka pasur ndikim tė politikės nė pėrcaktimin e bazės sė gjuhės letrare. Por, unė jam i bindur se ka pasur ndikime tė udhėheqjes sė shtetit shqiptar nė mbajtjen e kongresit, e kjo d.m.th. edhe nė formimin e Gjuhės Letrare Shqipe. Dhe kjo, pėr mendimin tim, ėshtė e kuptueshme. Do tė ishte e pakuptueshme dhe, nė njė mėnyrė, e panatyrshme, po tė mos kishte pasur ndikim tė tillė. Gjuha letrare s’ėshtė ēėshtje vetėm e gjuhėtarėve, por ėshtė ēėshtje e krejt njė populli, e krejt njė shoqėrie. Njė filozof gjerman e ka thėnė se gjuha ėshtė fenomen aq i rėndėsishėm sa qė nuk guxojmė t’ua lėmė nė duar vetėm gjuhėtarėve. Gjuha i bashkon, por gjuha edhe mund t’i ndajė njerėzit. Shteti ėshtė fryt i pėrpjekjeve bashkuese nė historinė e njė populli. Dhe, gjuha letrare standarde ėshtė fryt i pėrpjekjeve bashkuese nė historinė e njė populli. Nuk ka gjuhė letrare atje ku nuk ka shtet, mė saktėsisht, atje ku nuk ka vetėdije pėr shtetin, pėr tė pėrbashkėtėn institucionale. Nuk ėshtė e rastit qė gjuhėt letrare kryesisht janė krijuar nė kohėt kur janė shtuar faktorėt qė vendosin lidhjet e pėrbashkėta nė jetėn e popujve: komunikacioni, administrata, qytetet e mėdha, universitetet, tregtia, librat, gazetat e tė tjera. Dhe, nuk ėshtė e rastit pse vetėdija pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt, pėr Gjuhė Letrare Kombėtare, te shqiptarėt fillon nė kohėn e Rilindjes, domethėnė nė kohėn kur shquhet lėvizja pėr pavarėsi dhe pėr formimin e shtetit shqiptar. E di se nuk ka shtet nė kėtė botė, sė paku qe dy shekuj, qė nuk ka kėmbėngulur pėr njė gjuhė letrare, sepse ashtu lehtėsohet funksioni i shtetit dhe ashtu lehtėsohet bashkimi i kombit.
    Ne nuk kemi menduar pėr gjuhėn prej aspektit tė dialektit

    Ēfarė roli luajtėn nė atė kohė gjuhėtarėt nga Kosova nė vendosjen e kritereve pėr Gjuhėn Letrare Shqipe? A ka pasur argumente se kjo gjuhė ėshtė imponuar pėr tė hequr dorė nga gegėrishtja?

    Rexhep Qosja: Tė gjitha punėt, gjuhėsore, administrative, politike, pėr mbajtjen e Kongresit tė Drejtshkrimit janė bėrė nė Tiranė, natyrisht. Gjuhėtarėt nga Kosova nuk kanė mundur tė luajnė farė roli tė drejtpėrdrejtė nė vendosjen e kritereve pėr gjuhėn letrare, sepse komunikimet me Shqipėrinė ishin shumė tė penguara prej pushtetit jugosllav. Por, gjuhėtarėt nga Kosova, megjithatė, nė masė tė madhe e kanė nxitur, e kanė frymėzuar, e kanė ndihmuar vendosjen e atyre kritereve, sė pari me Konsultėn e Prishtinės, mbajtur nė vitin 1968, e pastaj me pėrkrahjen e deklaruar tė tė gjithė intelektualėve kosovarė pėr krijimin e gjuhės letrare mbi kriteret qė ishin shpallur. Atėherė nuk ėshtė dėgjuar zė kundėr gjuhės letrare. Pėrkundrazi. Ėshtė dėgjuar pėrkrahje me entuziazėm tė jashtėzakonshėm. Ne, pėr fat, nuk kemi menduar pėr gjuhėn prej aspektit tė dialektit. Ne kemi menduar pėr gjuhėn letrare si pjesėtarė tė njė kombi, ashtu mė nė fund siē duhej tė mendojmė edhe sot.

    Ka zėra qė gjuha letrare pėr 30 vjet nuk u familjarizua nga shqiptarėt nė Kosovė. Kjo, sipas tyre, ka sjellur dygjuhėsinė. Si mendoni ju, sa ėshtė e vėrtetė kjo tezė?

    Rexhep Qosja: Sipas mendimi tim - kjo ėshtė tezė e rrejshme. Tek tė gjithė popujt qė kanė gjuhėt letrare sot, pėrpos gjuhės standarde, nė tė folur, mė pak a mė shumė, pėrdoren edhe dialektet vendore. Duke u pėrgatitur pėr kėtė bisedė me ju - unė lexova nė librin e gjuhėtarit tė njohur Oto Jespersen, “Njerėzimi i popullit dhe individi nga aspekti linguistik” se gjuha e gjermanėve tė arsimuar, edhe sot, pak a shumė, pas aq shumė vitesh tė krijimit tė gjuhės letrare, ėshtė gjuhė dialektalisht e ngjyrosur. Dhe, nuk thuhet se gjuha standarde gjermane nuk ėshtė familjarizuar nė Gjermani, Austri a nė ndonjėrėn krahine gjermane. Ēdokush qė do t’i dėgjojė fėmijėt dhe tė rinjtė e Kosovės, nė shkolla, fakultete, vendtubime tė ndryshme, se sa lehtė, se sa natyrshėm e flasin Gjuhėn Letrare Shqipe, do tė bindet se sa mirė ėshtė familjarizuar ajo nė Kosovė.

    Sa janė tė pėrgjegjshėm vetė gjuhėtarėt nė Kosovė, por edhe shtresa intelektuale nė pėrgjithėsi, nė njėsimin e Gjuhės Letrare Shqipe, si njė gjuhė e vetme dhe e standardizuar?

    Rexhep Qosja: Numri mė i madh i gjuhėtarėve dhe klasa intelektuale pothuajse nė pėrgjithėsi, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, e pėrkrahin Gjuhėn Letrare Kombėtare si gjuhė e vetme e standardizuar. Dhe, kėtė e bėjnė me shumė pėrkushtim, e bėjnė me shumė pėrgjegjėsi. Jam i bindur.

    Ju jeni shkrimtar dhe autor i njė sėrė veprash letrare. Sa kanė ndikuar shkrimtarėt kosovarė nė pasurimin e gjuhės shqipe?

    Rexhep Qosja: Besoj se kanė ndihmuar ndjeshėm, qoftė duke ia sjellė gjuhės letrare leksikun e viseve ku kanė lindur, qoftė duke trajtuar pėrmbajtje tė reja, nė trajta tė reja moderne letrare qė kėrkojnė shprehje mė tė pėrbėrė figurative e simbolike qė doemos e pasuron gjuhėn letrare nė pėrgjithėsi.

    Sot, profesor, janė njė sėrė mediash nė gjuhėn shqipe nė Kosovė. A ndikojnė pozitivisht ato dhe auditori shkollor nė Kosovė nė pėrvetėsimin e masės pėr pėrdorimin e njė gjuhe tė tillė?

    Rexhep Qosja: Mėsuesit, arsimtarėt e profesorėt nė Kosovė kanė bėrė shumė dhe vazhdojnė tė bėjnė shumė pėr pėrdorimin e gjuhės sė pėrbashkėt. Ata mund tė quhen ajo shtresa profesionale sė cilės ia detyrojnė ngritjen e kulturės gjuhėsore tė tė rinjve tė Kosovės. Edhe mediat kanė ushtuar dhe ushtrojnė ndikim pozitiv nė ngulitjen e normės letrare gjuhėsore. Pėr fat tė keq, nė media, natyrisht me pak pėrjashtime, gjuha ėshtė shumė e thjeshtėsuar, e kthyer gjithnjė e mė dukshėm nė gjuhė zhargoni, nė tė cilėn si edhe nė politikė, zotėrojnė disa fjalė, si pėr shembull fjalėt: liria, pavarėsia, demokracia, republika, qė s’kanė lidhje me pėrmbajtjen kuptimore dhe me kontekstin qė do t’i shpjegonte ato. Kėtu kemi njė paradoks tė ēuditshėm. Mediat e ndihmojnė pėrdorimin e gjuhės letrare me vetė faktin se e pėrdorin. Por, e ndihmojnė duke e varfėruar jashtėzakonisht shumė. Ngjet kėshtu sepse pėrmbajtja mbizotėruese e mediave tona janė politika, sė cilės ato shumė pėrulshėm i shėrbejnė, dhe argėtimi. Ngjet kėshtu sepse mediat, nė mėnyrė tė veēantė mediat elektronike, tregojnė njė disponim tė vazhdueshėm kundėrintelektual, sigurisht nėn ndikimin e disa faktorėve qė intelegjencinė vazhdojnė ta quajnė si nė kohėn e komunizmit, prodhuese tė nacionalizmit.
    Tė shkruash nė gjuhė letrare dhe tė shkruash nė dialekt

    Me pretendimin se gegėrishtja ėshtė gjuhė shqipe dhe jo serbe, ēfarė mendimi keni ju, ose cili ėshtė vlerėsimi juaj se kujt i shėrben pėrdorimi i saj sot dhe a duhet pėr disa sektorė tė vendosen ligje nė pėrdorimin e Gjuhės Letrare Shqipe?

    Rexhep Qosja: Nė njė shoqėri demokratike ēdokush mund ta flasė a ta shkruajė gjuhėn qė do, gjuhėn letrare apo dialektin. Ėshtė ēėshtje tjetėr, ndėrkaq, ne qoftė se dikush e mohon gjuhėn e pėrbashkėt letrare pėr hir tė dialektit apo nė qoftė se dikush e mohon gjuhėn letrare kombėtare nė emrin e dy tė ashtuquajturave gjuhė dialektore letrare. Nė njė rast tė tillė kemi tė bėjmė me ēėshtje serioze, jo gjuhėsore, por, nė radhė tė parė, me ēėshtje politike. Nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė shtetėrore sot mund tė dėgjohen individė qė e mohojnė gjuhėn e pėrbashkėt dhe predikojnė veēimin dialektor. Numri i tyre sot ėshtė i vogėl, po nesėr ndoshta edhe mund tė rritet njė ēikė ky numėr. Ata janė tė frymėzuar prej qarqesh politike nė Prishtinė qė pėrvjedhin idenė sipas sė cilės Kosova karshi Shqipėrisė duhet tė zhvillohet si Austria karshi Gjermanisė dhe harrojnė se Gjermania dhe Austria, megjithatė, kanė njė gjuhė letrare, Gjuhėn Letrare Gjermane. Ata janė tė frymėzuar, ma merr mendja, njėkohėsisht edhe prej qarqesh tė huaja politike qė tradicionalisht janė pėrpjekur t’i ngatėrrojnė punėt e shqiptarėve. Tė gjitha, thotė Gėte, janė tė vdekshme, vetėm marrėzirat janė tė pavdekshme. Pėrpjekjet pėr rrėnimin e gjuhės letrare mund tė bėhen edhe ndonjė ditė, por janė tė dėshtuara sepse janė prapakthime kundėrhistorike qė do tė kishin pasoja shumė tė mėdha.
    Sa i pėrket pjesės sė dytė tė pyetjes suaj se a duhet tė vendosen ligje nė disa sektorė nė pėrdorimin e gjuhės, unė mund tė them mė sa vijon: pėrdorimi i gjuhės letrare ėshtė i rregulluar jo vetėm me marrėveshje, por edhe me ligje nė vendet qė kanė gjuhė tė standardizuar, nė administratė, arsim, shėndetėsi, ushtri, nė institucionet e shkencės e kulturės, nė media, mund tė pėrdoret vetėm gjuha e standardizuar. Kėshtu ėshtė edhe te ne, por nė disa vende rregullimi i ēėshtjeve tė gjuhės letrare ėshtė ēuar edhe mė pėrpara. Nė disa vende nė ministritė e arsimit e tė kulturės e nė disa akademi tė shkencave bėjnė kujdesin pėr kulturėn e gjuhės nė pėrgjithėsi. Kėto institucione caktojnė, fjala vjen, se cilat fjalė tė huaja mund tė pėrdoren nė gjuhėn standarde. Nė Slloveni, pėr shembull, ekziston gjyqi i gjuhėsisė qė dėnon shkeljet e normave tė gjuhės letrare.

    Profesor, ēfarė do tė thotė pėr ju si shkrimtar njė shkrim i shkruar nė gjuhė letrare dhe ēfarė do tė thotė njė shkrim i shkruar nė gegėrishte?

    Rexhep Qosja: Tė shkruash nė gjuhėn letrare, sipas mendimit tim, sė pari do tė thotė tė shkruash si njeri me kėrkesa mė tė larta shpirtėrore, kurse tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė shkruash me kėrkesa sado kudo me tė rrudhura shpirtėrore. Tė shkruash nė gjuhėn letrare do tė thotė tė shkruash me mundėsi mė tė mėdha tė shprehjes gjuhėsore e artistike, kurse tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė shkruash me mundėsi mė tė pakta tė shprehjes gjuhėsore e artistike. Tė shkruash nė gjuhėn letrare do tė thotė tė shkruash pėr shumė mė tepėr lexues, pėr gjithė pjesėtarėt e popullit tė cilit i takon, kurse tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė shkruash pėr mė pak lexues, pėr pjesėtarėt e atij dialekti. Tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė vjetrohesh gjuhėsisht mė shpejt, kurse tė shkruash nė gjuhėn e njėsuar letrare do tė thotė tė shkruash pėr kohė shumė mė tė gjatė, nė mos jo pėrgjithmonė. Ata qė duan ta dėnojnė vetėn e tė shkruajnė pėr mė pak lexues e pėr kohė mė tė shkurtėr duhet t’i pėrkujtojmė pėr kėtė, por nė asnjė mėnyrė t’i pengojmė. Njeriu duhet tė jetė i lirė tė bėjė ē’tė dojė me veten e tij.

    Intervista ėshtė botuar nė gazetėn javore "Java" nga Prishtina

  6. #356

    Per gjuhen standarte - Ismail Kadare

    Mimoza Cika (DW)

    Zoti Kadare, ēfarė vlere ka per ju, sot, pas gati tre dekadash, Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe dhe cili qe roli i tij?

    Kadare: Mendoj se pėr kėtė kongres po bėhen shumė spekulime. Nga njėra anė sigurisht ka qenė rritja e rėndėsisė sė tij ose glorifikimi i tij nga pushteti, nga regjimi komunist nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, ka qenė njė mohim i tij total, duke e quajtur si njė manipulim tė regjimit. Mendoj se e vėrteta ėshtė midis tė dyjave. Kongresi i Drejtshkrimit nuk ėshtė as njė gjė pėr t’i ngritur monument, pėr ta glorifikuar, nuk ėshtė as njė gjė qė duhet mallkuar, duhet rrėzuar.

    A mendoni se Kongresi ka vendosur kufizime pėr ndonjėrin nga dialektet?

    Kadare: Besoj se nuk mund tė flitet me terma kaq tė prera. Kongresi, siē thashė, ėshtė nė vazhdim tė njė prirjeje tė vjetėr, gati shekullore, qė gjuha shqipe, ashtu si gjuhėt e tjera evropiane, tė shkojė drejt njėsimit. Pra, ėshtė njė aspiratė e vjetėr, e natyrshme, harmonioze, e detyrueshme, e njė kulture. Nė Shqipėri nuk u bė asgjė e jashtėzakonshme. Pėrkundrazi, u bė ajo qė ėshtė bėrė nė tė gjitha vendet evropiane. Pra, Kongresi ėshtė njė nga forumet qė ka marrė pjesė nė kėtė gjė.
    Partia Komuniste donte tė merrte patronazhin e saj, tė merrte lavdinė, se ėshtė ajo qė e krijoi Gjuhėn e Njėsuar Shqipe, gjė qė s’ėshtė e vėrtetė, sepse gjuhėn e njėsuar nuk e krijon kurrė njė regjim politik, njė parti ose njė diktaturė. Por, ajo e mori nė patronazh dhe u sugjestionuan tė gjithė, duke e pranuar kėtė mashtrim. Nė tė vėrtetė, duke qenė nė ndikim tė regjimit, nė Kongres u bėnė edhe gabime. U bėnė gabime, por jo tė asaj natyre dramatike ose tragjike sa pėr ta mohuar atė dhe pėr ta rikthyer procesin gjuhėsor 30 e sa vjet prapa, sepse kjo do tė ishte njė humbje e jashtėzakonshme pėr kulturėn shqiptare. Gabimet qė u bėnė, pra, nuk janė tė asaj peshe qė mund tė pėrligjin njė kthim prapa. Kthimi prapa do tė ishte, vėrtet, njė dramė e rėndė pėr kulturėn shqiptare, do tė krijonte probleme tė jashtėzakonshme, tė cilat do tė donin edhe gjysmė shekulli pėr t’u zgjidhur.


    Cilat janė ato gabime qė u bėnė nė Kongres, pėr tė cilat po flisni ju zoti Kadare?

    Kadare: Gabimet qė u bėnė nė Kongres - kanė qenė se njė grup shkencėtarėsh stalinistė, gjuhėtarė stalinistė, pėr fat tė keq ka pasur tė tillė, u pėrpoqėn aq sa mundėn tė ndikonin, nė ēdo mėnyrė, qė ta nėnvleftėsonin fondin, pasurinė e fjalorit, tė njėrit prej dy dialekteve kryesore, atė tė gegėrishtes. Nė mėnyrė gati tinėzare, duke bėrė sikur harruan, duke bėrė sikur iu shpėtoi, duke bėrė sikur nuk iu ra nė sy, lanė jashtė fjalorit, qė u hartua fill pas Kongresit tė Drejtshkrimit, njė pjesė tė madhe tė pasurisė gjuhėsore. Kurse, nė sistemim sintaksor, nė bazat e strukturės sė gjuhės, nuk besoj se u bėnė gabime dramatike. Natyrisht, kanė kaluar 30 e sa vjet dhe ka gjėra pėr t’u korrigjuar. Bashkė me qortimin e kėtyre gjėrave do tė qortohej edhe ajo ana meskine, sepse nė ēdo mėnyrė u pėrpoqėn ta denigronin pasurinė, sidomos tė shkrimtarėve katolikė tė veriut. Pra, bashkė me kėtė korrigjim, pėr tė cilin unė mendoj se ėshtė korrigjimi themelor qė duhet bėrė, mund tė rishikohen disa nga rregullat tė cilat janė vendosur ndoshta jo drejt. Kjo gjė mund tė bėhet dhe duhet tė bėhet. Ėshtė gjė e natyrshme. Nė ēdo vend, nė Greqi, pėr shembull, pas Kongresit tė Drejtshkrimit janė bėrė reforma gjuhėsore. Dy vjet mė parė, nė Gjermani u rishikuan disa rregulla ortografike, pas njė polemike 10 vjeēare. Njė gjuhė e madhe si gjermanishtja, e kristalizuar gjatė shekujve, pėrsėri herė pas herė, e lyp nevoja diēka dhe ndryshohet. S’ka asgjė tė panatyrshme nė kėtė gjė. Por, nė gjuhėn shqipe, nė bazėn e saj, nuk ka gjėra themelore pėr t’u rishikuar. Gjuha shqipe ėshtė njė bazė e strukturuar qė askush nuk mund t’i prishė natyrėn e saj.

    Pyetje: Ju jeni njėri nga shkrimtarėt qė keni ndikuar nė pasurimin e leksikut tė shqipes, me fjalė e forma tė reja, dhe kėtė e keni bėrė nė kohėn e regjimit komunist. Nė ē’formė ėshtė pasqyruar ndikimi i politikės zyrtare tė asaj kohe nė politikėn gjuhėsore dhe nė atė letrare?

    Kadare: Unė mendoj se te gjuha e shkrimtarėve - regjimi nuk duhet tė lozte asnjė rol. Nuk mund tė justifikohen shkrimtarėt shqiptarė e tė thonė: unė pata gjuhė tė varfėr, sepse ma varfėroi regjimi. Ky ėshtė njė mashtrim, njė sharlatanizėm. Ne shkrimtarėt kemi pėrgjegjėsi pėr gjėrat tona, regjimi ka pėrgjegjėsi pėr gjėrat e veta. Ne nuk mund tė ankohemi se regjimi na prishi gjuhėn.
    Lidhur me atė se a u ndalua njėri dialekt, ai i gegėrishtes, nė kohėn e komunizmit, kjo ka qenė mė tepėr dinake, sepse stimulohej, nė ēdo mėnyrė, qė ėshtė mirė tė shkruhet nė kėtė tjetrin dialekt nga shkrimtarėt, kurse pėr t’u ndaluar - nuk ėshtė ndaluar asnjėherė. Unė di disa shkrimtarė tė veriut qė kanė vazhduar me kokėfortėsi tė shkruanin nė dialektin e tyre, deri sa vdiqėn. Por, natyrisht, kur ka njė gjuhė standard, asnjė vend nė botė nuk lejon qė nė shkolla, nė shtyp, nė radio, televizion, tė ketė dy gjuhė. Ėshtė vetėm njėra qė sundon. Kurse, ēdo shkrimtar ka tė drejtėn e tij tė krijimit, ta bėjė gjuhėn si tė dojė ai, ta kthejė kokėposhtė, po deshi, ėshtė e drejta e tij private. Kėtu ngatėrrohen shumė njerėz, sepse harrojnė pėrgjegjėsitė qė ka shkrimtari dhe pėrgjegjėsitė qė ka shteti ose qeveria. Po them, shkrimtari mund tė bėjė ēfarė tė dojė.

    Ndėrkohė, shumė intelektualė, pas 30 vjetėsh tė Kongresit tė Drejtshkrimit, kanė dalė me hipoteza se Gjuha e Njėsuar Shqipe favorizoi njė dialekt nė disfavor tė tjetrit dhe gjatė gjithė kėsaj kohe ėshtė dėshmuar se ajo nuk u familjarizua me pjesėn mė tė madhe tė atyre qė shqipen e quajnė gjuhė amtare…

    Kadare: Nuk ka askund qė dy dialekte tė ecin paralelisht. Njėri do tė jetė gjuhė standard, tjetri mundėsisht tė ndihmojė me pasurimin e tij. Nuk mund tė ketė dy gjuhė shqipe. Kjo ėshtė naive nga ana shkencore ta mendosh, sepse nė tė gjitha vendet e botės ka pasur disa dialekte dhe njėri prej tyre, pėr njė arsye ose tjetėr, dialekti i njė zone, i njė qyteti, bile edhe i njė njeriu, ėshtė bėrė gjuhė standard. Qė Shqipėria tė bėjė pėrjashtim e tė ketė dy gjuhė, kėto mė duken versione tė sugjerimeve qė i bėhen kombit shqiptar pėr t’u pėrēarė sa mė shumė. Ka mundėsi tė ndahen veē gegė e toskė, tė ndahen veē katolikė, ortodoksė e muslimanė. Janė bėrė kėto marifete nė Shqipėri, janė bėrė kėto sugjerime tė mbrapshta antishqiptare. Nuk ka pse Shqipėria tė bėjė dallim dhe ndryshe nga Gjermania, e cila gjithashtu ka pasur dhe ka ende shumė dialekte, ose nga Franca apo Italia. Nuk ka pse Shqipėria tė dalė tashti me dy gjuhė. Kėto janė marrėzitė tona qė vijnė ose nga injoranca, ose nga burime krejt tė dyshimta. Ėshtė pjesė e njė programimi shumė kėmbėngulės pėr tė mbjellė nė Shqipėri pėrēarje me ēdo kusht.
    Shkencėtarėt e intelektualėt tanė kanė pėr detyrė morale, mision para popullit shqiptar, tė sqarojnė se si ndodh qė njė dialekt tė bėhet zotėrues nė njė gjuhė. Qė u bė njėri nga dy dialektet ėshtė njė gjė krejt normale. Mund tė bėhej dialekti i veriut, mund tė bėhej ai i jugut. Natyrisht, politika shqiptare diktatoriale donte, nė ēdo mėnyrė, tė bėhej dialekti i jugut, pėr arsye qė i dimė, pėr arsyet e armiqėsisė sė tyre, instinktive gati, pėr kulturėn veriore, tė shqiptarėve tė veriut, sidomos kulturėn katolike. Por, kjo nuk mund tė bėhej me kokėfortėsi kundėr rregullave tė pėrgjithshme tė kulturės. Gjuha shqipe nuk ėshtė njė gjuhė indigjenėsh qė mund tė merrej nėpėr kėmbė nga njė byro politike, e cila pėrbėhej kryesisht nga injorantė. Gjuha shqipe ėshtė kaq e formuar sa qė kurrsesi nuk mund tė deformohej nė kėtė mėnyrė.

    Nė qoftė se kemi parasysh qė kohėve tė fundit po shkruhet nė gjuhė letrare dhe nė dialektin gegė, kujt i shėrben kjo?

    Kadare: Mua mė duket krejtėsisht normale qė shkrimtarėt tė shkruajnė si tė duan. Nuk ka asgjė tė keqe. Nė gjuhėn standard, ndėrkaq, kjo ėshtė e palejueshme. Nė Francė, pėr shembull, ėshtė i ndaluar me ligj pėrdorimi nė gjuhėn standard i fjalėve qė nuk i ka aprovuar akademia. Nė ēdo vit del njė numėr fjalėsh, 20 deri nė 30, qė aprovohen. Ndryshe, ėshtė e ndaluar me ligj dhe dėnohen ata qė i pėrdorin. Kurse shkrimtarėt mund tė shkruajnė secili si tė dojė, ajo ėshtė gjuha private e tyre nė krijimtarinė letrare.

    Rrethanat e reja politike dhe sociale pėr shqiptarėt kėrkojnė dhe reagime tė shpejta nga gjuha dhe gjuhėtarėt. Cila do tė jetė strategjia e re gjuhėsore nė kėtė situatė dhe rrugėt pėr pasurimin e gjuhės shqipe?

    Kadare: Nė procesin e njė gjuhe lozin njė rol shumė tė madh njerėzit qė janė tė njohur nė publik. Po kush janė ata? Dy janė kategori tė njerėzve qė lozin rol nė gjuhė, pėr t’u imituar nga tė tjerėt nė gjuhėn e pėrditshme, janė politikanėt dhe aktorėt. Tash, politikanėt, pėr fat tė keq, pėr shkak tė injorancės, pėrdorin jashtėzakonisht fjalė tė huaja pėr t’i dhėnė autoritet vetes, duke e shkatėrruar kėshtu njė pjesė tė gjuhės, gazetarėt injorantė, qė gjithashtu, shkojnė pas tyre, ose edhe njė pjesė “aktorėsh” qė pėrdorin tė njėjtėn gjuhė. Kjo ka sjellė probleme tė rėnda nė Shqipėri. Detyrė urgjente ėshtė ruajtja e pasurisė sė gjuhės shqipe, jo pėr tė rėnė nė puritanizėm. Ruajtja e pasurisė sė njė gjuhe ėshtė detyrė, ėshtė njė gjė e shėndetshme nė njė gjuhė. Ne jemi tė detyruar ta ruajmė identitetin e gjuhės shqipe, e cila nuk ka nevojė tė mbulohet nga njė mori fjalėsh tė huaja, tė panevojshme. Gjuha shqipe ėshtė njė makinė e mrekullueshme e tė shprehurit, njė nga makinat mė tė pėrsosura tė Evropės, nga ana e mundėsive tė shprehjes. Prandaj, ne s’kemi pse ta prishim kėtė makinė pėr t’u dukur se jemi mė tė zgjuar, pėr t’u dukur qė dimė anglisht, italisht a frėngjisht. Ruajtja e pastėrtisė sė gjuhės, qė shoqėrohet me procesin e pasurimit, tregon mjeshtėrinė e lartė dhe moralitetin e njė kulture.

    Pyetje-Nė 30 -vjetorin e Kongresit pėr unifikimin e gjuhės shqipe pati diskutime tė ndryshme nė lidhje me ēėshtjen e standardizimit tė gjuhės shqipe. Ju e keni theksuar vazhdimisht se standardizimi ka qenė njė aspiratė e vjetėr e kulturės shqiptare pėr tė bashkuar shqiptarėt. Si njė shkrues i madh i letrave shqipe, cili ėshtė mendimi juaj se ē’rrugė duhet tė ndjekė gjuha shqipe nė rrjedhat e saj tė ardhshme?

    I.Kadare- Kjo lidhet me pyetjen e mėparshme. Nė atė fushatė pėr tė bėrė dy Shqipėri, dy popuj shqiptarė dhe jo njė ka qenė njė fushatė e vjetėr kjo, pėr ta quajtur gjuhėn shqipe si dy gjuhė shqipe dhe jo njė. Kjo ka qenė njė shpikje, do tė thoja djallėzore, e nxitur nga padia disa herė, e disa herė nga djallėzia, pikėrisht pėr tė ēuar atje qė s’ka njė Shqipėri, s’ka njė popull shqiptar, por ka dy. Unė po e them si specialist i letrave qė gjuha shqipe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė njėsuara nė Evropė. Nuk ka asgjė tė veēantė gjuha shqipe qė ta dallojė nga italishtja, anglishtja apo gjuhėt e tjera tė mėdha tė botės, pėrsa i pėrket kėsaj gjėje. Gjuha shqipe nuk mund tė zhvillohej, bashkimi i dialekteve tė saj ose gjuha e njėsuar shqipe nuk mund tė zhvillohej nė kundėrshtim me njė parim tė pėrbotshėm. Dhe parimi i pėrbotshėm ėshtė i tillė qė na tregon qė gjuhėt nuk krijohen nga bashkimi ose shkrirja e dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e njė dialekti. Madje gjuhėt krijohet nga zgjedhja e njė tė folure disa herė mund tė qėllojė minoritare, nga zgjedhja e gjuhės sė njė qyteti, njė kryeqyteti, tė njė fshati ka qėlluar, madje edhe tė njė njeriu ka qėlluar, pak a shumė siē thuhet pėr italishten qė rolin kryesor e luajti njė shkrimtar Dante Aligeri. Prandaj tė gjitha kėto gjėra qė flasin njerėzit, duke qenė injorantė tė plotė nė kėtė gjė, duke bėrė spekulime politike nga mė tė shėmtuarat ėshtė turp pėr analistėt tanė qė nuk bėjnė njė studim tė ftohtė pėr kėtė dhe t’ia shpjegojnė popullit shqiptar qė tė mos ketė shqetėsime tė kota dhe tė mos krijohet nervozizmi kot. Unė e pranoj dhe e kam shprehur se regjimi komunist ka dashur tė ketė njė diskriminim pėr tė folurėn veriore. Ky diskriminim lidhej me mosdashurinė e tij pėr njė pjesė tė letėrsisė qė u krijua nė kėto zona tė Shqipėrisė, pėr mosdashurinė e tij, urrejtjen pėr katolicizmin shqiptar. Ėshtė njė temė e gjatė kjo pėr tė folur, por kjo nuk mund tė luante rol nė njė gjuhė tė zhvilluar si gjuha shqipe. Ajo ka qenė dhe mbetet njė nga gjuhėt mė tė zhvilluara tė Evropės. Shikoni Kongresin e Manastirit mė 1908. Po tė studiohet nga analistėt nė mėnyrė gjakftohtė, alfabeti shqiptar qė u zgjodh ėshtė gati i pėrkryer dhe alfabeti shqiptar i ka tė gjitha shenjat e prirjes bashkuese tė gjuhės. Po tė shikoni fonemat me rradhė, siē janė zgjedhur. Ju kujtoj se kryetar i komisionit tė Manastirit pėr Alfabetin shqiptar ka qenė Gjergj Fishta, pra nuk ka qenė njė njeri nga jugu, por ka qenė njė shqiptar nga mė tė mėdhenjtė nga veriu, prandaj e gjithė kjo ėshtė njė trysni artificiale qė krijohet dhe unė do tė thosha se ėshtė mėkat qė gjuhėtarėt ende nuk kanė mundur ta sqarojnė pėrfundimisht popullin shqiptar pėr tė mos harxhuar energji pėr njė gjė qė ėshtė kaq e qartė si drita e diellit.

    Shkeputa vetem pjesen ku trajtohet problemi gjuhesor

  7. #357
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Mendoj se do ishte mire ti mblidhnit te gjitha keto tema qe ka hap anetari.(me fal po ke cik nick te ngaterruar. Do me duhet kohe ta fiksoj ne mendje.) rreth standartit ne nje teme te vetme, psh. "Opinione rreth standartit te gjuhes shqipe" a dicka e ngjashme.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 36 prej 36 FillimFillim ... 26343536

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •