Close
Faqja 3 prej 48 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 480
  1. #21
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Arrestohet postieri që grabiti 100 mijë eurot



    Policia e Manastirit sot rreth orës 13.00 ka arrestuar postierin 44 vjeçar S.D i cili javën e kaluar grabiti 100 mijë euro nga ndërmarrja publike “Postat e Maqedonisë” në Manastir.

    Ministria e Brendshme theksoi se grabitësi u arrestua pas një operacioni të kryer nga ekipet e posaçme policore.

    “Personi S.D ishte takuar nga policia në një taksi në pjesën qendrore të Manastirit dhe se me intervenimin e shpejt të njësiteve përforcuese, ai menjëherë është arrestuar. Pas arrestimit të tij është gjetur edhe çanta me një sasi të konsiderueshme të parave”, theksoi zëdhënësi i policisë në Manastir, Gjoko Strezovski.

    Grabitja u krye më 3 qershor në orët e hershme të mëngjesit, kur postieri ka marrë paratë dhe me makinën e postës ka ikur në drejtim të panjohur.

    (INA)
    Sui generis

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    VMRO-DPMNE në kërkim të 62 deputetëve


    VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Nikolla Gruevski në kërkim të 5 deputetëve për të siguruar shumicën parlamentare prej 62 deputetë, e cila do t’i mundësonte të drejtojë me vendin pa kurrfarë kushtëzimesh nga partneri shqiptar-BDI. Në tentim për tu arritur ky numër, burime partiake njoftojnë se intensivisht kanë filluar negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe tre deputetëve të Partisë për Ardhmëri Evropiane të Fijat Canovskit, të cilët i takojnë komunitetit maqedonas-musliman apo torbesh, deputetë të cilët u zgjodhën në njësinë e 5-të zgjedhore, së cilës iu bashkangjit Qendra e Zhupës.
    Burime partiake njoftojnë se negociatat zhvillohen me qëllim që partia e Gruevskit të mos pranojë kurrfarë kushtëzimesh nga BDI-ja, që fitoi 15 deputetë e as nga faktori ndërkombëtar për të miratuar vendimet e mëdha siç janë zgjidhja e çështjes së emrit dhe integrimi në BE dhe NATO.
    Mundësinë e këtillë që Qeveria e re të mbështetet nga përfaqësuesit e partive më të vogla etnike, 3 deputetët e PAE të Canovskit por edhe nga deputeti turk Erdogan Saraç, ai serb Dragisha Miletiq dhe ai rom, Samka Ibraimovski nuk e ka përjashtuar edhe ish kryeministri Vllado Buçkovski, i cili në një kolumnë thotë se kjo mund të ndodh duke marrë parasysh përvojën e vitit 2006, kur deputetët Ivan Stoilkoviq, Kenan Hasip dhe Nexhdet Mustafa, iu bashkëngjiten pushtetit apo VMRO-DPMNE-së.
    Ripozicionimi i deputetëve të bashkësive etnike nga LSDM-ja në VMRO-DPMNE do t’i siguronte hapësirë manovrimi VMRO-DPMNE-së për të qenë më “dorështrënguar” në raport me BDI-në, si në aspektin e realizimit të kërkesave politike të saj por edhe në ndarjen e posteve kryesore qeveritare dhe shtetërore.
    Nuk përjashtohet mundësia që VMRO-DPMNE-ja të synojë që të kthejë në gjirin e saj ndonjërin nga deputetët e Partisë së Re Socialdemokrate ose dy deputetët e pavarur nga Televizioni A1, Lençe Nikollovska ose Safet Bishevac. Por veprimi i deputetëve-gazetarë në Kuvend do të varet nga “loja” e pushtetit në raport me pronarin e TV A1, Velija Ramkovski.
    Në anën tjetër përderisa në kuluaret maqedonase flitet hapur për këto variante të mundshme, BDI-ja nuk shpalos pikat kryesore të platformës së saj, me realizimin e së cilave do të kushtëzojë hyrjen në Qeveri, pasi qeverisja e kaluar trevjeçare dëshmoi se për shkak se VMRO-DPMNE-ja kishte 63 deputetë nuk ishte aspak e gatshme që të respektojë kërkesat legjitime të shqiptarëve. Por pas zgjedhjeve që dhanë rezultate tjera, nuk dihet nëse BDI-ja në tavolinën e negociatave, që pritet të nisin javën e ardhshme me takim “kokë më kokë” mes kryeministrit Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti a do ta shtrojë nevojën që të ketë marrëveshje të nënshkruar për qeverisje dhe kërkesën që kryetari i Kuvendit t’i takojë BDI-së, ndonjëri nga postet e rëndësishme ministrore në Qeveri ose ndonjë funksion i rëndësishëm drejtues në institucione. Nëse nuk i jepet Ministria e Drejtësisë, spekulohet se BDI-ja do të kërkojë prokurorin publik, me qëllim që të mbyllen rastet e Hagës, ndërsa nëse nuk i jepet Ministria e Financave atëherë partia e Ahmetit do të kërkojë të drejtojë Doganat apo Drejtorinë të Ardhurave Publike, përkatësisht nëse nuk e merr nën drejtimin e saj Ministrinë e Brendshme, do të kërkojë të marrë pozitën e drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit, me të cilin udhëheq djali i dajës së kryeministrit, Sasho Mijallkov. Por të gjitha këto janë spekulime, sepse nga BDI-ja nuk duan të komentojnë për negociatat me VMRO-DPMNE-në, ndërsa Ali Ahmeti në vendlindjen e tij në Zajaz pohoi se ky mandat për BDI-në është përgjegjësi e madhe. Në grupin e përgjegjësive që i ka marrë BDI-ja, në bazë të platformës “Bashkë drejt qëllimit” bëjnë pjesë zgjidhja e çështjes së emrit dhe integrimi euroatlantik, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit në kohë dhe pa vështirësi por dhe zhvillimi ekonomik në rajonet e banuara me shqiptarë, të cilat në trevjetorin e kaluar qeverisës VMRO-DPMNE-ja nuk i ka respektuar aspak, pasi ka realizuar vetëm programin e saj “Rilindja në 100 hapa”, duke anashkaluar në këtë mënyrë tërësisht programin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Por qeverisja e re pritet të sigurojë faktorizim më të madh të faktorit shqiptar në Qeveri, edhe pse gjithçka varet nga negociatat me Gruevskin, i cili në raport me shqiptarët është dëshmuar mjaft “koprac”.
    BDI formon grupin negociator
    Kryesia qendrore e BDI-së të shtunë në mbrmje ka formuar grupin negociator i cili prej të hënën (sot) do t’i filloj bisedimet me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re. Jo zyrtarisht mësohet se grupin negociator të BDI-së do ta udhëheq sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Abdilaqim Ademi, kurse anëtarë të këtoj grupi do të jenë edhe nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Ermira Mehemti-Devaja dhe Fatmir Besimi.


    Lajm
    Sui generis

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po krijohen kushtet për punë të deputetëve të rinj


    Deri më 20 qershor duhet të përfundojë përforcimi i dy foajeve të Sallës parlamentare 1 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si pjesë e rikonstruimit të ndërtesës. Deri atëherë, sipas të gjitha gjasave edhe do të dihet kur kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski do ta caktojë mbledhjen konstitutive të Parlamentit të ri të Maqedonisë. Afati ligjor skadon të shtunën më 25 qershor.
    Para hyrjes në Sallën 1 është duke u vendosur shtyllë, ndërsa një pjesë e intervenimit të Sallën e kristaltë është në përforcimin e shtyllave, të cilat ishin 40X40 centimetra, ndërsa tani janë 70X90 centimetra.
    Mbindërtimi, adaptimi dhe përforcimi i objektit të Kuvendit filloi në mars të këtij viti, ndërsa duhet të përfundojë më së voni deri në fund të vitit të ardhshëm. Parashihet kryerja e 3.900 metrave të ri katrorë dhe adaptimi i 840 metrave katrorë. Për këtë është paraparë të shpenzohen rreth 700 milionë denarë apo 11 milionë euro.
    Me mbindërtimin, Kuvendi do të fitojë 119 zyre të reja, gjashtë salla për komisione dhe një sallë protokollare për më shumë dedikime prej 600 metrave katrorë.
    Salla për më shumë dedikime do të ndërlidhet në nivelin e fundit të mbindërtimit, dhe fizikisht do të vendoset në konstruksion të pavarur mbajtës të çelikut mbi sallën parlamentare dhe e mbuluar me kupolë me lartësi prej 9,80 metrash dhe diametër prej 34 metrash.
    Deputetët pas përfundimit të rikonstruimit të ndërtesës parlamentare do të fitojnë zyre, ndërsa deri atëherë do të punohet sipas sistemit të vjetër, përkatësisht zyre do të ketë secili grup i deputetëve, nënkryetarët e Kuvendit, koordinuesit e grupeve të deputetëve…
    Në pjesën për adaptim, hapësira nën sallën “Boris Trajkovski”, ku ishin punëtoritë dhe garazhet, është adaptuar një hapësirë për studio për Kanalin e Kuvendit, ndërsa depoja e vjetër duhet të jetë Instituti parlamentar dhe Qendra e BE-së.
    Instituti parlamentar po punohet me donacion nga Ambasada zvicerane përmes Institutit për demokraci parlamentare. Projekti tashmë është përfunduar, ndërsa duhet të shpallet tenderi për kryerjen. Pjesa tjetër e suterrenit do të adaptohet për nevojat e shërbimit të Kuvendit.
    Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është një nga ndërtimet më monumentale në Republikën e Maqedonisë, me të cilën në vitin 1930 ishte shpallur edhe konkursi për projektimin (ku fitoi arkitekti Viktor Lukomski), ndërsa është ndërtuar në vitin 1938 sipas projektit të arkitektit çek Viktor J. Hudak.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #24
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH do të veprojë në opozitë


    Partia Demokratike Shqiptare nuk do të jetë pjesë e asnjë kombinatorike për pjesëmarrje në përbërjen e re qeveritare. Kështu të paktën thonë jozyrtarisht në partinë e Thaçit. Në këtë partinë hedhin poshtë edhe takmin e inskenuar në qarqe të ndryshme në Tiranë mes krerëve të PDSH-së dhe BDI-së me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. “Në nuk do të jemi pjesë e qeverisë se re, pasi që platforma jonë dallon shumë nga ajo e BDI-së dhe partive tjera dhe për realizimine saj nevojitet një mbështetje më e madhe. Për momentin jemi të përcaktuar për të përforcuar kapacitetet tona si parti dhe veprimin tonë në opozitë”, thonë në partinë e Thaçit. Në këtë subjekt I cili në zgjedhjet e 5 qershorit morri 8 deputet, mohojnë çfarëdo biseda me ndonjërën parti maqedonase për të hyrë në koalicionin qeveritar. Nga partia më e madhe opozitare shqiptare hedhin poshtë edhe zërat të cilët mbrëmë janë plasuar në opinion nga një televizion I afërm me VMRO-DPMNE-në, se Gruevski mund të bisedojë edhe me PDSH-në për koalicionin e ardhshëm. Sipas burimeve të kësaj medie, kryeministri Gruevski mund të negocioj edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit për formimin e Qeverisë së re dhe se me këtë parti që fitoi 8 deputetë do të siguronte një maxhorancë prej 63 deputetëve. “Për PDSH-në kthimi në pushtet do të ishte një shpëtim dhe përtëritje e plotë e këtij subjekti në të gjitha nivelet. Në rast se Ali Ahmeti do të kishte të drejtën të bisedojë me Cërvenkovskin për formimin Qeverisë, i cili ka humbur zgjedhjet, atëherë pse Gruevski nuk do të kishte të drejt të negocioj me Thaçin”, nënvizon televizioni, që njihet si një nga zëdhënësit e VMRO-DPMNE. Më 5 qershor pas përfundimit të zgjedhjeve Lideri I PDSH_së Menduh Thaçi uroi për fitoren konkurentin dhe oponentin e tij politik Ali Ahmetin e cila fitoi 15 deputet dhe tha se votat që I ka marrë nga shqiptarët nuk do të jenë pjesë e asnjë pazari për qeverisje të majtë, të djathtë apo të integrimit, por do të veprojë në opozitë.


    Tv Koha
    Sui generis

  5. #25
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkup: Vendoset busti i Aleksandrit të Madh


    Alekasandri i Madh me kalin e tij gjigand ka zbarkuar në sheshin ‘Maqedonia’ në Shkup.

    Skulptura grandioze e Lekës së Madh gjatë ditëve në vijim do të vendoset pjesë-pjesë në kryeqytet, ndërsa ky eveniment po përcillet me kërshëri nga një numër i qytetarëve, medieve vendore dhe ndërkombëtare.

    Reagimet e kalimtarëve të cilët për një moment ndalojnë për tu bërë pjesë e kësaj ngjarje janë të ndryshme, vendosjen e përmendores ata e komentojnw nw disa aspekte.

    “Në këtë kohë krize është cmenduri të shpenzohen para në këso monumente të cilat kushtojnë miliona euro, pastaj prishin raportet me fqinjët tanë, por edhe shtojnë dilemat tek maqedonasit të cilët hamenden për origjinën e tyre mes periudhës antike dhe sllave”, deklaroi Avni A. nga Shkupi.

    Ndërkaq, qytetarja tjetër Gordana A. shprehet se, pushtetarët dhe qeveritarët në Maqedoni kanë humbur toruan, ata në vend të fabrikave po ndërtojnë përmendore dhe skulptura të ndryshme prej të cilave populli i varfër nuk ka asnjë leverdi.

    Ajo thotë se, të gjithë qytetarët janë të interesuar për një jetë më të mirë, ndërsa politikat e tilla destruktive, nuk shpiejnë drejtë këtij qëllimi.

    Autor i përmendores është skulptorja Valentina Stervanovska, e cila është edhe bartëse e projektit të Portës Triumfale.

    Përmendorja e Lekës së madh do të jetë e pasuruar edhe shatërvan, për të cilin shteti harxhoi gjithsej 9,4 milionë euro.Projekti “Shkupi 2014”, veç se e ka kaluar shumën prej 80 milionë euro për të cilat qeveria vërtetonte se do të kushtoj projekti.

    Sipas vlerësimeve të LSDM-së, projekti do të arrijë gjysmë miliardë euro të pabesueshme.

    Shkritorja në të cilën është përpunuar përmendorja e “Lekës së Madh” është themeluar në vitin 1905 dhe në të janë përpunuar skulptura të njohura, si Muzeu i Vatikanit, portat e Katedrales të kishës “Shën Pavle” gjithashtu në Vatikan, skulpturat në pallatin Kreml në Moskë etj.

    (N.Iseni/INA)
    Sui generis

  6. #26
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Negociata sekrete për Qeverinë e re



    VMRO-DPMNE dhe BDI po udhëheqin negociata indirekte sekrete lidhur me formimin e Qeverisë së re, dhe se ky lajm konfirmohet nga burime qeveritare për agjencinë e lajmeve INA.

    Dy ekipet negociatore që nga BDI udhëhiqen nga Abdylaqim Ademi dhe nga VMRO-DPMNE nga Martin Protogjer, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE kanë vënë kontaktet e para dhe kanë shpalosur platformat se me cilat prioritete dakordohen për të formuar dhe nisur punën e Qeverisë së re.

    Në radhët e BDI nuk dëshirojnë të komentojnë këto zëra, ndërsa theksojnë se nuk janë të gatshëm të japin edhe detaje lidhur me platformën e tyre politike, që sipas tyre, një pjesë e saj tashmë është publikuar në disa media dhe nuk përbën ndonjë sekret të veçantë.

    Mbyllja e rasteve të Hagës deri në fund të vitit, zgjidhja e statusit të U]K-së, përdorimi i gjuhës shqipe si dhe simboleve kombëtare, si dhe zgjidhja e kontestit të emrit deri në fund të këtij viti, janë disa nga pikat kyçe të platformës së BDI-së, por ajo përfshin edhe pozicione më të fuqishme në Qeveri, duke synuar poste ministrore më të forta si dhe postin e kryetarit të Parlamentit.

    Në BDI theksojnë për INA se prioritet për ta është inkorporimi dhe zbatimi i kërkesave dhe platformës së tyre, ndërsa në plan të dytë më pas nisin negociatat për ndarjen e resoreve ministrore. Pas shpalljes zyrtare të rezultateve zgjedhore nga KSHZ, gjatë dy ditëve të ardhshme pritet edhe takimi i parë zyrtar midis dy grupeve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE për formimin e Qeverisë.

    (INA)
    Sui generis

  7. #27
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Paraja me kamatë, po i hanë kokat e njerëzve


    Dhënia dhe marrja e parave me kamatë është një dukuri që ka marrë përmasa të mëdha në vend.

    Nga qindra euro që merren në fillim, me kamatat pastaj përfundojnë në mijëra e deri në milion euro.

    Njerëz të vrarë, familja të mbetura pa kokë në shtëpi dhe prona të konfiskuara janë pasojë dhe rrjedhojë e këtij biznesi për dikë fitimprurës.

    Agjencia e lajmeve INA ka hulumtuar një pjesë të këtij biznesi përfitues për ata që japin paratë. Janë grupe njerëzish, por edhe individë që janë të gatshëm në çdo moment për të ofruar mijëra euro me kamatë, dhe që paratë i japin me deponimin e hipotekave të ndryshme nga shtëpitë, pronat e patundshme, dyqanet, veturat dhe gjësende të tjera me vlerë. N.S, 45 vjeçar dikur thekson se ka punuar një biznes të tillë, por që tani ka hequ dorë, sepse nuk ka pasur ndjenja për ta bërë një punë të tillë.

    "Kam dhënë shumë pare, sepse nuk i shfrytëzoja ato për ndonjë investim. Kamatat ishin të larta prej 10 deri në 20 për qind, por që më pas hoqa dorë dhe nuk arrita ti kthejë vetëm paratë e mija, sepse kuptova se njerëzit u bënë viktima që nuk mund ti shpëtonin rrethit fatkeq, për shkak të shumave të larta të parave që duhej të kthenin", thekson ish-kamataxhiu, i cili shpjegon gjithë funksionimin e këtij biznesi. Disa grupe të organizuara bëjnë skenarë të ndryshme, duke manipuluar me klientët e tyre dhe duke i`a rritur kamatat në rrethana të ndryshme.

    "Ndodhë raste kur vjen dita për ta paguar kamatën dhe ai që ka dhënë paratë, zhduket dhe humbet nga kontakti, dhe lajmërohet disa ditë më vonë, mirëpo duke kërkuar para shtesë për shkak të kalimit të afatit të dorëzimit të parave nga klienti. Këto momente janë trishtuese, sepse shoqërohen me frikësim, armë dhe dhunë", shpjegojnë njohës të kësaj problematike. Ministria e Brendshme thekson se është e njohur me shumë raste të kësaj natyre, që sipas tyre përfundojnë me viktima dhe probleme të mëdha.

    Zyrtarë të MPB-së theksuan për agjencinë e lajmeve INA se në MPB ekzistojnë njësi që merren me këtë punë dhe inspektorët veprojnë aty ku ka dyshime dhe janë të gatshëm për të ndihmuar qytetarët.

    Nga Bashkësia Islame gjithashtu apelojnë që qytetarët të heqin dorë nga këto dukuri, për shkak se ato janë të ndaluara edhe sipas fesë islame. "Apelojmë që qytetarët të largohen nga ky haram, sepse është kategori e qartë e ndaluar me fenë islame. Kjo që po bëhet sjellë shumë dëme në shoqëri", ka theksuar sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tahiri.

    Edhe ekspertët për çështje ekonomike vlerësojnë se kamata është nga shkaktarët më kryesorë të trazirave ekonomike në shoqëri të ndryshme për faktin se fitimet e kushtëzuara me kamatë bëjnë që t`u vërtetohen dobi investuesve që i kanë dhënë paratë për të hapur biznese, pa marrë parasysh a kanë arritur sukses apo jo në prodhim ato biznese.

    (INA)
    Sui generis

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia nën ‘llupën’ e revistës ‘The Economist’


    Revista prestigjioze britanike, ‘The Economist’ shkruan se vendet e rajonit të Ballkanit po ngecin në rrugën e tyre drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Në Ballkanin Perëndimor është një hap para, dy hapa prapa. Kroacia po ecën përpara pasi ka fituar formalisht një aprovim për tu bërë anëtar i 28-të i Bashkimit Europian, ndoshta në mes të vitit 2013. Por është një histori krejt ndryshe më në jug”, shkruan revista, transmeton agjencia e lajmeve INA.

    The Economist shkruan se, në Maqedoni procesin e integrimeve euroatlantike mund ta pengojnë gjestet populiste dhe provokative të kryeministrit Nikolla Gruevski.

    “Maqedonia po ngre një statujë gjigante bronzi të Aleksandrit të Madh, një lëvizje që do garantojë humbjen e miqve dhe simpatisë, kurse Shqipëria është zhytur në një krizë që nuk i duket fundi. Ky vit shënon edhe 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë dhe nisjen e konfliktit të saj më Greqinë. Grekët thonë se emri i vërtetë i Maqedonisë implikon pretendime territoriale ndaj Greqisë. Në raundin e fundit të përplasjes, Greqia ka ndalur progresin e Maqedonisë për tu bashkuar me BE-në dhe NATO-n. Në mars Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nisi një seancë për një çështje të sjellë nga Maqedonia kundër Greqisë për NATO-n”, konstaton revista.

    Mes tjerash the Economist shkruan se, zyrtarët e BE janë të dëshpëruar. Por jo Nikola Gruevski, kryeministri maqedonas. Ai ia ka dalë me gjestet e tij populiste që të fitojë zgjedhjet e përgjithshme më 5 qershor. Por a mund të ristartojë ai procesin e ndalur të anëtarësimit në BE, që është dhe mënyra më e mirë për të krijuar besim e për të sjellë investime të huaja e vende pune?

    (INA)
    Sui generis

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtohet Kriminaliteti në Maqedoni


    Në Maqedoni nuk ka ditë që nuk regjistrohet ndonjë grabitje apo edhe më shumë, të një banke, poste, bastoreje, pompe benzine apo edhe shtëpive private. Lajmet e përditshme të kësaj natyre japin fotografinë e një vendi të pasigurisë që koinçindon me Teksasin e dikurshëm amerikan të kaubojve famëkeq.

    MPB thekson se vepron në mënyrë aktive dhe profesionale për gjetjen e rasteve, mirëpo ajo ka shprehur kritika që edhe pronarët e bizneseve, sidomos bankave dhe objekteve të mbajnë llogari për masat e sigurisë, vendosjen e kamerave dhe sigurimin e agjencive të sigurimit Kronika e zezë në vend nuk mbetet një ditë të mos regjistrojë një grabitje të bizneseve. Bankat, bastoret, postat, pompat e benzinës, por edhe shtëpitë private janë caqet e grabitësve.

    Vetëm gjatë kësaj jave janë regjistruar disa raste të grabitjeve, edhe ate të konfirmuara zyrtarisht në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Rritja e vazhdueshme e grabitjeve ka shtuar shqetësimin tek bizneset, të cilët nuk shohin siguri në kryerjen e aktiviteteve të tyre të biznesit. Bankat edhe përkundër pranisë së rojeve të sigurimit, prapë se prapë janë cak i sulmeve dhe grabitjeve, pasi që një pjesëtar i sigurimit i vetëm në ambientet e bankës në mënyrë shumë të lehtë bllokohet nga grabitësit e perfeksionuar.

    Ndërkaq, postat, bastoret dhe dyqanet e tjera janë pa roje sigurie dhe ato shumë lehtë pushtohen nga grabitësit e armatosur. Por, organizatat joqeveritare vlerësojnë se grabitjet gati të përditshme mund të krahasohen me vendet me stabilitet dhe institucionet tejet të ulëta, apo siç rrjedhë konstatimi i tyre se po rikthehen pamjet e “Teksasit” amerikan të kaubojve të shekullit 18 dhe 19.

    “Të krahasojmë Maqedoninë me Teksasin paksa është ironike, por njëkohësisht ky konstatim mund të vlerësohet edhe si i saktë, për fat të keq. Organizata jonë me vite ka paralajmëruar se kulti ndaj armës, erozioni ekonomiko-social, kulturor dhe politik nxisin interesin për të pasur dhe përdorur armën e zjarrit. Motivet për të pasur një armë janë të ndryshme, por para se gjithash kjo ka të bëjë me mosbesimin e qytetarëve në institucionet e sistemit, si dhe problemet në domenin e marrëdhënieve midis bashkësive etnike. Në këtë rrethana, duke përfshirë edhe rritjen e krizës ekonomiko-sociale, dhe kur sistemi i shtetit nuk din apo nuk dëshiron t`i përgjigjet nevojave themelore të qytetarëve për qetësi, siguri dhe jetë të dinjitetshme, atëherë zgjidhja kërkohet tek arma, edhe atë te armët jolegale”, ka theksuar Xhabir Deralla, kryetari i Shoqatës “CIVIL”.

    Sipas tij, të gjithë këto faktorë ndikojnë në rritjen e pasigurisë dhe mosbesimit në përgjithësi, por sidomos tek bizneset.

    “Biznesmenët nuk dëshirojnë të rrezikojnë të investojnë në pjesët e rrezikshme të qytetit apo të shtetit. Ashtu siç po ecin punët, institucionet shtetërore po kujdesen vetëm për pagesën e tatimeve dhe për shpikjen e mënyrave të reja për të ndëshkuar biznesmenët, dhe nuk i kushtojnë kujdes sigurisë dhe zhvillimit të bizneseve në vend”, nënvizon Deralla.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar faktin se kohëve të fundit kanë ndodhur shumë raste të rrëmbimeve dhe grabitjeve.

    MPB ka nënvizuar se kohëve të fundit ka realizuar takime me përfaqësues të bizneseve, sidomos bankave, zyrtarët e të cilave kanë përfituar sugjerime dhe vlerësime se si duhet të sigurohen nga rrëmbyesit dhe grabitësit. Sipas statistikave jozyrtare të MPB-së, nga fillimi i vitit 2010 janë shtuar rastet e grabitjeve dhe rrëmbimeve, mirëpo paralajmërohen gjatë periudhës së ardhshme shifra zyrtare.

    (INA)
    Sui generis

  10. #30
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Biznesmenët rus synojnë tregun e Maqedonisë


    Një grup biznesmenësh nga rajoni rus Vollogodki, sot dhe nesër do të qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë me qëllim të vendosjes së kontakteve afariste me kompanitë nga vendi nga disa veprimtari ekonomike.

    Në kuadër të vizitës së tyre, Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Oda ekonomikë e Maqedonisë dhe Rusisë organizojnë biznes forum, me qëllim të vendosjes së kontakteve bilaterale afariste me kompanitë ruse edhe atë nga sfera e: ndërtimtarisë, industrisë ushqimore, bartjes së energjisë elektrike, tregtisë me pakicë në ushqim, pije, alkool dhe cigare dhe sigurimin e pronave dhe personave.

    Rajoni i Vollogodit ndodhet rreth 458 kilometra në verilindje të kryeqytetit, është njëri ndër rajonet më të zhvilluara në Federatën ruse dhe e zë pozitën e nëntë për Bruto prodhim vendor për banor në mbarë vendin. Është i njohur për prodhimin e hekurit, çelikut dhe përpunimin e drurit.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 3 prej 48 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •