-
Konferencë ndërkombëtare “MO drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”
Tetovë – Sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë filloi konferenca ndërkombëtare dyditore e titulluar “Marrëveshja e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”.
Organizatorë të saj janë Universiteti i EJL-së, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” nga Shkupi dhe Universiteti Kolumbia nga SHBA-ja.
Nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në konferencë morën pjesë ambasadori amerikan Filip Riker, ambasadori i Hungarisë e cila momentalisht kryeson me BE-në Ferenc Kekeshi, ambasadori suedez Lars Valhud, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Kristofer Ivon dhe Aleksandros Janiz nga BE-ja.
Sipas ambasadori amerikan Riker, në fillim të vitit 2001 Maqedonia ka qenë në prag të luftës civile, ndërsa dhjetë vite më vonë në pjesën më të madhe, siç thotë, falë Marrëveshjes së Ohrit ajo është shtet stabil, multikulturor, multietnik dhe multireligjioz.
“Si partnerë në krijimin e saj SHBA-ja dhe aleatët tanë evropianë vazhdojnë të tregojnë interesim të ndikueshëm për sukses së marrëveshjes si shumë të rëndësishëm për paqe dhe përparim afatgjatë të Maqedonisë dhe më gjërë në Ballkan”, tha Riker.
Për Xhejms Perdjun, i cili është njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit dhe lehtësues në negociatat e vitit 2001 zbatimi i marrëveshjes është çdoherë pjesa më e vështirë.
“Ishte shumë e vështirë gjatë negociatave, por realizimi është ajo që kërkon më shumë kohë dhe energji. Jam i kënaqur nga përparimi që është bërë, por kuptohet se mundet edhe më mirë. Marrëveshja e Ohrit e parandaloi luftën që do të kishte pasoja të rënda për vendin. Shpëtoi jetën e mijëra njerëzve dhe i mundësoi shtetit të vazhdojë të ekzistojë në formën e tanishme. Pa këtë marrëveshje Maqedonia do të ishte shumë më ndryshe dhe me siguri vend shumë tragjik. Jam i kënaqur që isha pjesë e nënshkrimit të saj së bashku me kolegun tim nga BE-ja Fransoa Letoar”, tha Perdju.
Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit bazohet në dy parime – i pari është zhvillimi i demokracisë dhe respektimi i plotë i të drejtave të çdo qytetari, i dyti – njohje e traditave kulturore dhe etnike të njerëzve të ndryshëm që jetojnë këtu. Deri sa këto parime zbatohen në Maqedoni, gjegjësisht ka zhvillim të përhershëm të demokracisë dhe pranohen kontributi kulturor dhe etnik i grupeve të ndryshme Marrëveshja e Ohrit është e pranishme dhe e gjallë”, vlerëson Perdju.
Të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi, sipas të cilit marrëveshja e Ohrit është akt me të cilin sigurohet ardhmëria, demokracia e shtetit, u ndal lufta, u vendos zgjidhje paqesore e konfliktit ndëretnik dhe se mund të quhet edhe marrëveshje paqesore me të cilën u mbrojtën interesat dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.
“Zbatimi i marrëveshjes është arritje e rëndësishme e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë e arritur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe shembull se si të zgjidhen problemet ndëretnike”, tha Ademi.
Në kuadër të panelit të titulluar “Historia diplomatike” me fjalime të tyre u prezantuan edhe nënshkruesit e atëhershëm lideri i atëhershëm i UÇK-së, ndërsa tani kryetar i BDI-së Ali Ahmeti, Lubço Georgievski dhe Branko Cërvenkovski.
Sipas Ali Ahmetit, Marrëveshja e Ohrit e ka ndërprerë skenarin kosovar dhe boshnjak.
“Kërkesat tona ishte publike në një komunikatë të UÇK-së ku kërkonim barazi të plotë midis dy bashkësive më të mëdha, se Maqedonia është vendi ynë dhe se nuk do të bëjmë kompromis rreth kësaj”, tha Ahmeti.
Sipas Georgievskit, Marrëveshja e Ohrit i është nevojitur Maqedonisë edhe më parë, ndoshta jo nën këtë emër, por si pako e reformave dhe masave për përmirësim të pozitës dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
“Marrëveshja e Ohrit është reforma më e madhe në Maqedoni për shkak se kaluam një konflikt lufte, bëmë shumë reforma dhe me të vërtetë është dëm të mos bëjmë edhe një hap drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Mendoj se raporti është pesë me një në peshën kur u nënshkruan Marrëveshja e Ohrit dhe mundësia për gjetje të kompromisit rreth emrit me Greqinë që duhet të bëhet gjatë periudhës së ardhshme”, tha Georgievski.
Për Branko Cërvenkovskin, Marrëveshja e Ohrit është arritur me dy parakushte lidership politik që e ndërmori rrezikun për zgjidhje politike të konfliktit dhe reagim i koordinuar dhe me kohë i bashkësisë ndërkombëtare, gjegjësisht Brukselit dhe Uashingtonit. “Marrëveshjen e Ohrit e nënshkruam, e negociuam dhe e zbatuam ne në Maqedoni pa dallim të rolit të madh të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është një prej parakushteve kyçe për integrimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Cërvenkovski.
Konferenca vazhdon nesër në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.
Shqipmedia
-
-
Aleksandri i Madh vendoset në bazament
Në sheshin “Maqedonia” sot do të vendoset busti I Aleksandrit të madh në bazamentin e shatërvanit. Siç informojnë nga komuna Qendër, skulptura është punuar në bronz, ndërsa është e lartë pothuajse 13 metra. Do të vendoset në bazament prej betoni, të lartë 10 metra.
Kjo skulpturë është punuar në fonderinë “Fernardo Marineli” në Firence, sipas zgjidhjes ideore të autores Valentina Stefanovska. Procedurat dhe aktivitetet teknike për vendosjen e skulpturës do të kryhen nga ana e ekipit profesionist nga fonderia “Ferdinando Marineli”, ku është punuar skulptura.
Pas vendosjes së skulpturës pjesërisht do të rregullohet hapësira rreth shatërvanit dhe do të vendoset ndriçimi. “I tërë projekti për ndërtimin e shatërvanit, skulpturës dhe pjesët e tjera shoqëruese financohet në disa vite buxhetore, me respektim të plotë të normave dhe procedurave ligjore”, informuan nga komuna Qendër.
Për ndërtimin e skulpturës janë harxhuar 5 milionë e 300 mijë euro, ndërsa për shatërvanin janë harxhuar 4 milionë e 100 mijë euro.
Koha
-
-
Shqiptarët japin dyfish më tepër, marrin dyfish më pak
Dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët nuk marrin as dy për qind nga hisja që u takon në buxhet. Në një analizë të bërë nga Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti vërtetohet diskriminimi buxhetor që i bëhet shqiptarëve në Maqedoni. Mjetet që ndahen nga buxheti për një nxënës maqedonas janë 76 për qind më të larta sesa për një nxënës shqiptar, ndërkaq për kulturën shqiptare shkon vetëm 2 për qind e buxhetit të përgjithshëm të kulturës. Po ashtu edhe në pushtetin lokal, shëndetësi dhe sfera të tjera mjetet që ndahen për shqiptarët janë shumë larg asaj që duhet. “Ja si duket situata në dy segmentet më ekstreme të arsimit:Për analizë me zgjedhje të rastit është marrë shkolla fillore ’Dedo I.Maleshevski’-Berovë me gjithsej 1.058 nxënës në 66 paralele (4 parashkollore dhe nga 31 paralele në të dy nivelet fillore-klasat e ulëta dhe të larta). Buxheti i kësaj shkolle për vitin 2010 ka qenë 53.965.000 denar ose 51.000 denar për nxënës. Nga komuna e Bogovinës-fshati Pirok është marrë shkolla fillore ’Sami Frashri’ me gjithsej 525 nxënës në 23 paralele (14 në nivelin e parë dhe 9 paralele në nivelin e dytë) me një buxhet në vitin 2010 prej 15.168.614 ose 28.900 den. për nxënës. Pra në komunën e Berovës, kosto vjetore për një nxënës është për 76% më e lart se në komunën e Bogovinës”, sqarohet në këtë studim. Ndërkaq, kostoja për një student maqedonas është 110 për qind më e lartë sesa për një student shqiptarë. Nga të dhënat rezulton se edhe pse USHT ka gati dyfish më shumë student se Goce Delçev kurse realizon të ardhura nga buxheti i shtetit, bile më pak se ky i fundit. Për analizë më detale, të ardhurat vjetore për frymë studenti në USHT janë vetëm 22.873 denar (apo 372 euro) kurse në Goce Delçev janë 48.000 denar (apo 780 Euro), pra 110% më të larta. Sipas kësaj analize për kulturën shqiptare janë ndarë minimum mjete, p.sh. Për vitin 2010, shqiptarëve u është ndarë vetëm 2 për qind e buxhetit të planifikuar për muzikë dhe 0 për qind nga fondet e UNESKO-s.
Ndërkaq, nëse analizohet Manastiri dhe Tetova shihet se shuma e gjeneruar e TVSH-së
në Tetovë është 118 për qind më e lartë sesa në Manastir. “Në bazë të dhënave zyrtare të drejtorive përkatëse, drejtoria regjionale e Manastirit për vitin fiskal 2010 ka gjeneruar TVSh-gjithsej (përfshi edhe TVSH-në hyrëse, nga importi dhe prodhuesit vendor me 18% dhe 5%) në vlerë prej 2.079.000.000, 00 denar (apo 33,8 milion euro) kurse drejtoria regjionale e Tetovës ka gjenerua TVSh-gjithsej në vlerë prej 4.533.141.000,00 denar (apo 73,7 mil Euro). Pra edhe pse numri i popullatës nën juridiksionin fiskal të drejtorisë së Tetovës është vetëm për 9 % më i lart se ai i Manastirit, shuma e gjeneruar e TVSH-së është 118% më e lartë. Ngjashëm është përpjesëtimi i disfavorshëm edhe midis Shtipit me 6.000 denar për frymë të siguruar dhe Tetovës me 3.256 denar për frymë të siguruar ose 84% më shumë për Shtipin se për Tetovën.
Lajm
-
-
Pacolli për unifikimin e faktorit shqiptar në Maqedoni
Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës në mënyrë krejtësisht informale është angazhuar për unifikimin e pozicionit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.
Ish-presidenti i Kosovës, Pacolli së fundi në Shkup është takuar me krerët e partive kryesore shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, duke i kërkuar atyre bashkëpunim të gjerë në kuadër të formimit të qeverisë së re dhe jetësimit të kërkesave të shqiptarëve.
Zoti Pacolli e kishte marrë këtë angazhim, thonë burime partiake shqiptare në Shkup, që nga koha kur vizitoi Maqedoninë në cilësinë e presidentit të Kosovës.
Dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH kanë vlerësuar dhe mirëpritur angazhimin e zotit Pacolli për përmirësimin e mëtejshëm të klimës midis faktorit shqiptar. Mes partive kryesore nuk ka patur prej kohësh sulme reciproke në publik. Megjithatë nga ana e stafit të zotit Pacolli nuk ka asnjë konfirmim për atë që ka ndodhur.
Në përgjithësi faktori politik i Kosovës ka mbajtur qëndrime preferenciale ndaj partive politike në Maqedoni, ose me njerin, ose me tjetrën parti.
Kohët e fundit madje, partitë opozitare shqiptare në Maqedoni kritikuan presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila gjatë ditëve të fushatës u takua në Tetovë vetëm me krerë të BDI-së, gjatë një vizite që u quajt private.
(INA)
-
-
Politikë në xhami, shkolla e kudo
Në Maqedoni i tërë aspekti jetësor dhe përditshmëria është e ndërlidhur skajshmërisht me politikën. Ky kancer dita ditës po çon drejt rrënimit të të gjitha vlerave, atje ku sado pak janë krijuar apo edhe po kultivohen.
Qytetarët dakordohen se politika si duket ka hyrë edhe nëpër muret e shtëpive, por ka depërtuar edhe atje ku nuk e ka vendin. Asgjë nuk mund të ndryshojë fjalën e saj, por duhet të jetë shqetësuese kur ajo përfshin edhe ato sfera të cilat nuk i përkasin asaj.
Ekspertët thonë se shoqëria e Maqedonisë në mënyrë ekstreme është e politizuar dhe se kjo vjen si rezultat i mungesës së zhvillimin ekonomik, ku në sytë e qytetarëve partitë politike shikohen si ente të punësimit apo si zgjidhje e çështjeve qoftë në biznes, shëndetësi, komunikacion, universitete, burgje, e deri në ndonjë shkollë fshati. Zgjidhja e një vendi të punës, emërimet në poste të caktuara si dhe shumë e shumë lista të dëshirave, gjithashtu janë pjesë e monopoleve partiake.
Izolimi i skajshëm dhe mungesa e alternativave të reja për punë apo lëvizje tjera, ka bërë që politika të jetë profesioni më i preferuar për çdo qytetarë, por edhe intelektualë në Maqedoni, sidomos kjo dukuri po shfaqë rrënjët më të thella tek shoqëria shqiptare.
"Ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë të krijuar, e cila fatalisht po merr përmasa të zgjerimit dhe rrezikut.Politika ndërton shtetin, mirëpo nuk është e thënë që ajo të depërtojë aty ku ka vlera, apo aty ku nuk i takon politikës të ndërhyjë", ka theksuar ligjëruesi universitar, prof.dr. Nazmi Maliqi.
Sipas tij, politikbërësit duhet të jenë shumëdimensional nëndërtimin e politikave në shtet, mirëpo duke i`u shmangur partizimieve apo politizimeve atje ku ekziston një kompetencë më vitale dhe më profesionale që bazohet në vlera dhe profesionalizëm.
Analisti Mentor Nazarko ka vlerësuar se involvimi i skajshëm i politikës vjen për dy arsye, që mund të jenë të vërteta veç e veç , ose të dyja bashkë. "Arsyeja e parë, është se politika dëshiron të përfshihet apo të involvohet në këto sfera që përmenden.
Dhe arsyeja e dytë është se involvimi bëhet për shkak se këto sfera si në arsim, kulturë apo diku tjetër, nuk kanë arritur të prodhojnë autoritete që mund të bllokojnë ndërhyrjet e politikës.
Përndryshe, mund të thuhet se ekzistenca e këtyre arsyeve lidhet me shkallën e zhvillimit shoqëror të një vendi apo të demokratizimit të tij", ka theksuar analisti Mentor Nazarko. Ai vlerëson nevojën e shpejt të krijimit të autoriteteve në sferat shoqërore dhe kulturore, për t`i dhënë goditje politikës dhe politikbërësve.
(N.Nuredini-INA)
-
-
Bisedimet, VMRO i ‘mbyllë gojën’ BDI-së
Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së re ka vendosur të respektojë vullnetin e VMRO-DPMNE-së e cila preferon negocimin e fshehtë, larg syve të opinionit. Alsat mëson jo zyrtarisht nga BDI-ja, se heshtja dhe mos bërja publike e detajeve në bisedime, është dëshirë e palës tjetër. Ndërkohë, ndonëse e pyetur në mënyrë direkte, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, as sot nuk dha përgjigje konkrete. Jankullovska merr pjesë drejtpërdrejtë në këto bisedime, si anëtare e grupit negociator.
“Lidhur me atë pyetje nuk mund të jap informacion” , tha Gordana Jankullovska, VMRO-DPMNE.
Jo zyrtarisht ALSAT mëson gjithashtu se BDI-ja rrezikon postin e kryetarit të Parlamentit pasi Trajko Veljanovski, ka informuar shërbimet e parlamentit se do të vazhdojë të jetë në krye të institucionit ligjvënës. Po ashtu, burime brenda BDI-së pohojnë se në bisedime ka progres por pa saktësuar se në cilin drejtim është shënuar ky progres, në drejtim të ndarjes së posteve apo përfshirjes së programeve zgjedhore në platformën e qeverisë së re.
Nesër deputetët e rinj do të marrin certifikatat nga KSHZ-ja. Të parët do të jenë deputetët e VMRO DPMNE-së, pastaj ata të LSDM-së, BDI-së, PDSH-së dhe dy deputetët e RDK-së. Seanca konstituive pritet të mbahet brenda të shtunës, dhe ajo do të drejtohet nga deputeti më i moshuar Lubisav Ivanov Xingo i partisë Socialiste. Nga konstituimi i Kuvendit, në afat prej 10 ditësh, presidenti duhet t’i jap mandatin për formimin e qeverisë së re, liderit të VMRO DPMNE Nikolla Gruevski si fitues i zgjedhjeve të 5 qershorit. Gruevski, në afat prej 20 ditësh duhet të paraqes përbërjen dhe platformën e qeverisë së re.
Alsat-m
-
-
PDSH analizon rezultatin e zgjedhjeve
Tetovë – Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare sot ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 5 qershor të këtij vitit. Para fillimit të mbledhjes së parë pas procesit zgjedhor partia do të analizojë rezultatin dhe procesin zgjedhor, ndërsa pas disa ditëve do të mblidhet edhe kuvendi qendror i partisë. Sekretari gjeneral i partisë Metin izeti, theksoi se në këtë mbledhje do të paraqitet raporti i zgjedhjeve. “Kryesia qendrore do të analizojë, raportin e përgatitur nga kryesia e Shtabit qendror dhe zgjedhor dhe do të bëhen diskutime në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Brenda dy tre ditëve të ardhshme do të mbahet edhe Kuvendi Qendror i PDSH-së ku edhe para anëtarëve të KQ do të prezantohen analizat, rezultatet e zgjedhjeve dhe do të paraqiten, do të diskutohen çështje, segmentet në bazë të cilave do të veprojë me tutje PDSH”, tha Metin Izeti, sekretar i përgjithshëm i PDSH-së. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, Partia Demokratike Shqiptare ka fituar mbi 70 mijë vota, ndërsa siguroi 8 mandate të deputetëve në parlament.
I pyetur rreth mospjesëmarrjes së liderit të partisë, Menduh Thaçi, në Konferencën e së hënës në UEJL, kushtuar 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Izeti tha se kryetari Thaçi, ka qenë në udhëtim, kurse për pjesëmarrjen eventuale të kreut të PDSH-së në takimet tjera në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, do të vendosin organet e partisë.
Shqipmedia
-
-
Shoqëria maqedone e politizuar
Në Maqedoni i tërë aspekti jetësor dhe përditshmëria është e ndërlidhur skajshmërisht me politikën. Ky kancer dita ditës po çon drejt rrënimit të të gjitha vlerave, atje ku sado pak janë krijuar apo edhe po kultivohen, shkruan Express.
Qytetarët pajtohen se politika si duket ka hyrë edhe nëpër muret e shtëpive, por ka depërtuar edhe atje ku nuk e ka vendin. Asgjë nuk mund të ndryshojë fjalën e saj, por duhet të jetë shqetësuese kur ajo përfshin edhe ato sfera të cilat nuk i përkasin asaj.
Ekspertët thonë se shoqëria e Maqedonisë në mënyrë ekstreme është e politizuar dhe se kjo vjen si rezultat i mungesës së zhvillimin ekonomik, ku në sytë e qytetarëve partitë politike shikohen si ente të punësimit apo si zgjidhje e çështjeve qoftë në biznes, shëndetësi, komunikacion, universitete, burgje, e deri në ndonjë shkollë fshati.
Zgjidhja e një vendi të punës, emërimet në poste të caktuara si dhe shumë e shumë lista të dëshirave, gjithashtu janë pjesë e monopoleve partiake.
Izolimi i skajshëm dhe mungesa e alternativave të reja për punë apo lëvizje tjera, ka bërë që politika të jetë profesioni më i preferuar për çdo qytetarë, por edhe intelektualë në Maqedoni, sidomos kjo dukuri po shfaqë rrënjët më të thella tek shoqëria shqiptare.
Shqipmedia
-
-
LSDM ofron kryeministrin për përkrahjen e shqiptarëve
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është e gatshme që t’ua lë shqiptarëve postin e kryeministrit, nëse dy partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pranojnë që të hynë në koalicion me këtë parti dhe të formojnë qeverinë e re.
Burime partiake thonë për “Lajm” se nëse dy partitë shqiptare do të arrinin kompromis për të formuar bashkë qeverinë, ata do t’i ofronin postin e kryeministrit shqiptarëve. “Duke ia lënë postin e kryeministrit shqiptarëve do të dëshmonim se në Maqedoni nuk ka probleme ndëretnike si dhe do t’i tregonim botës se edhe ne jemi të emancipuar. Kur mundet që Amerikën ta udhëheqë një person me ngjyrë, pse nuk do të mundej që Maqedoninë ta udhëhiqte një shqiptarë. Ndërkaq, nga ana tjetër do t’i jepnim fund qeverisjes së Nikolla Gruevskit, i cili po e çon Maqedoninë drejt humnerës”, tha i njëjti burim. Ai sqaron se në këtë mënyrë Maqedonia më shpejt do t’i afrohej Evropës.
Partia e Branko Cërvenkovskit akoma nuk i ka bërë ofertë konkrete dy partive shqiptare, por u ka dërguar atyre vetëm sinjalet e para jozyrtare. Edhe pse oferta është mjaft joshëse, akoma nuk dihet se si do të vepronin dy liderët shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Para zgjedhjeve parlamentare Ahmeti ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me të gjitha partitë shqiptare, ndërsa Thaçi në mënyrë indirekte ka përjashtuar bashkëpunimin me Ahmetin. Megjithatë “ndërhyrjet” e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare kanë sjellë zbutjen e toneve mes Ahmetit dhe Thaçit.
LSDM bashkë me koalicionin e partive të majta fitoi 42 mandate deputetësh në zgjedhjet e 5 qershorit, BDI fitoi 15 mandate, ndërsa PDSH 8 mandate deputetësh. Me 65 deputetë ata do të mund të kishin formuar qeverinë e re.
Lajm
-
-
Perdju: “Shovinizmi ekstrem paraqet dobësinë e një shteti”
Shovinizmi ekstrem është karakteristikë e dobësisë dhe jo model i vetëbesimit dhe sigurisë të një shteti, kështu për Alsat M është shprehur diplomati amerikan Xhejms Perdju duke folur për politiken e autoriteteve te Maqedonisë sa i përket kontestit me Greqinë rreth emrit. Politikanet e vendit sipas tij nuk duhet lejuar qe historia dhe e kaluara te kufizoj te ardhmen e Maqedonisë dhe qytetareve te saj. Maqedonia duhet gjetur zgjidhje për çështjen e emrit pa u vonuar porosit diplomati amerikan Perjdu.
“Shovinizmi ekstrem është karakteristikë e dobësisë, pasigurisë dhe jo model i vetëbesimit dhe sigurisë të një shteti. Historia asnjëherë nuk do të jetë bazë legjitime për diskriminim ndaj individëve të caktuar”. Cila duhet të jetë trashëgimia e liderëve të rinj të këtij shteti, demokracia e plotë dhe integrim në institucionet perëndimore evropiane, apo kjo trashëgimi duhet të jetë simbol i të kaluarës dhe për fat të keq rezistues për ndryshime?. Kontesti aktual diplomatik rreth emrit nuk është në interes të askujt, nuk është në interes të Greqisë e posaçërisht nuk është në interes të Maqedonisë. Jam i sigurt se Maqedonia nuk do të lejojë që kjo çështje ta kufizon të ardhmen e saj dhe për këtë qëllim Qeveria duhet të gjejë një zgjidhje pa u vonuar. Nuk besoj se populli në Maqedoni dëshiron që vendi i tyre të jetë shteti i fundit në Ballkan që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Xhejms Perdju, lehtues amerikan në bisedimet e vitit 2001.
Perdju e ka cilësuar si provokim të rënd ndaj Greqisë vendosjen e bustit të Aleksandrit të Madh në sheshin e Shkupit. Ku gjest i autoriteteve maqedonase sipas tij mund vetëm te vështirësoj procesin e zgjidhjes së kontestit rreth emrit.
“Greqia apo të paktën disa njerëz në Greqi mund ta shohin këtë si një provokim. Sidoqoftë shpresoj se Greqia do ta pranon këtë me shumë pjekuri dhe nuk do të lejojë që kjo të ketë ndikim tek ta. Mendoj se gjithë ky provokim në ketë moment të ndijshëm për emrin është i panevojshëm”, tha Xhejms Perdju, lehtues amerikan në bisedimet e vitit 2001.
Anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë në NATO por edhe ne BE sipas Xhejms Perdju shtetit do ti siguroj mekanizma mbrojtjes dhe standarde te domosdoshme për zhvillim ekonomik.
Alsat-m
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt