Le te themi se eshte ashtu sic thoni ju. Njerezit qe bejne femije jane egoiste dhe ata qe nuk bejne femije nuk jane egoiste por jane njerez te cliruar nga egoizmi. Sikur te gjithe njerezit e kesaj bote te vendosnin qe nga ky moment, te mos sillnin me femije ne jete, cili do te ishte fati i jetes dhe njerezimit? Jeta dhe njerezimi do te merrnin fund, do te vdisnin. Brenda 1 shekulli nuk do te jetonte me asnje njeri ne kete rruzull tokesor, te gjithe do te vdisnin me rradhe. Kete kinik ta meson arsyeja e llogjika, nuk ta mesojne psikologet.Te shohesh gjenet, gjakun e ngjashmerine tende ne femiun tend eshte akt puro egoizmi, e jo dashurie. Eshte genjeshter se femiu rritet ne dashuri, femiu rritet ne neurozat e prinderve te tij. Femiu nuk lejohet asnjehere te jete vetevetja, por formesohet nga prinderit e tij, dhe can jeten perpara duke shpalosur brumin qe prinderit ia kane ngulitur ne koke. Vdesin e nuk jane te vetedijshem per neurozat e tyre. Jane shume te rralla rastet kur femiu shkeputet nga bindjet, trashegimia dhe dashuria e prinderve dhe defects ne taborrin tjeter. Shumica e psikologeve pohojne se sherimi i njeriut ndodh pikerisht kur shkeputet nga "dashuria" e prinderve te tyre.
(Lus ata/ato qe deshirojne te kontestojne kete paragraf te kene kujdes, pasi eshte citat i njerezve qe jane rropatur duke lexuar, shkruar e vleresuar jeten).
Idiotesia tjeter e madhe e qendrimit tuaj, qe ju vete misheroni, eshte qenia juaj. A do kishim sot nje kinik apo nje iktus ne kete bote e ne kete forum, nese prinderit tuaj nuk do te kishin zgjedhur te kishin femije? Qendrimi juaj me pak fjale na shtyn ne te mendojme, qe vete ekzistenca juaj si njerez, e ka spunton tek ushqimi i egos/unit te prinderve tuaj. Nga kjo mund te dalim ne perfundimin me deduksion, se jeta dhe ekzistenca juaj si njerez eshte e pakuptimte. Keni lindur aksidentalisht fale etjes se prinderve tuaj per te ushqyer egot e tyre.
Lindja e femijeve nuk eshte nje "stil jete" sic duan ta perkufizojne disa si puna juaj. Lindja e femijeve eshte pjese esenciale e natyres njerezore. Dhe kete e kupton nga fakti se sa perfekte eshte aspekti biologjik i lindjes, se si femra gezon nga natyra nje aftesi/bekim qe nuk e gezon mashkulli: sjelljen e femijes ne jete. Apo se si te sjelles nje femije ne jete, duhet qe mashkulli e femra te bashkohen fizikisht e shpirterisht: fizikisht per te arritur te fillojne procesin biologjik, shpirterisht per te arritur te perballen me sfidat e nje jete te tere kujdesi ndaj femijes.
Egoiste jane te gjithe ata qe duan te marrin dashuri e jo ta japin ate. Qe te sjellesh nje femije ne jete e ta rrisesh ate do te thote te jesh i pergatitur qe te zbrazesh cdo gram dashurie, dije, miresie qe ti ke akumuluar ne vite, e t'ia dhurosh femijeve te tu. Pra eshte nje ekperiment perulesie ne dashuri-dhenie duke martirizuar unin per te miren e femijeve te tu.
Albo
P.S Nje burre me mend tha njehere: njerezit ne kete bote ndahen ne dy grupe: ne ata qe e jetojne jeten e tyre, dhe ata qe observojne jeten e te tjereve. Ata qe observojne jeten e te tjereve, qofte nga ekrani i nje televizori, qofte nga faqet e librave, harrojne te jetojne jeten e tyre. Urtesia e fituar nga eksperienca e jetes me te gjitha perjetimet e saj asnjehere nuk mund te zevendesohet nga dija e fituar nga librat.
Krijoni Kontakt