
Postuar më parë nga
Albo
Keto qe shkruhen ne artikull, jane ne fakt gjepura.
Lulzim Basha, per te cilin une kam patur rezervat e mia qe heret, me fushaten qe beri dhe me fitoren e Tiranes, tregoi mbi te gjitha jo vetem qytetarine e tij dhe frymen e re te nje brezi te ri qe ai perfaqeson, por tregoi se ai eshte politikani i vetem i se djathtes, qe ka marre me shume vota pas Berishes. Te gjithe sfidantet e Berishes ne vite, harrojne ate elementaren, se kryetar te pozites apo opozites nuk te ben kostumi qe vesh, apo mikrofoni para mediave, por fushatat elektorale dhe fitorja ne zgjedhje. Ata asnjehere nuk arriten qe te bejne fushate apo te fitojne besimin e elektoratit, ne menyre qe te rivalizonin pushtetin e Berishes ne parti.
Akuza kryesore per Bashen, nga rradhet e demokrateve, ka qene se ai "hyri me mik ne politike e PD", fale njohjes se tij me te bijen e Berishes kur punonin ne Kosove per OKB. Dhe kjo eshte arsyeja, perse Basha zgjodhi qe te beje nje fushate pa Berishen e pa PD ne Tirane, per t'i treguar gjithe skeptikeve te tij, qe ai eshte i zoti te krijoje profilin e tij politik, jashte hijes se Berishes. Dhe fushata e tij ishte aq e suksesshme, sa banore te Tiranes dolen ne keto votime qe nuk kishin dale me vite, kjo merite e padiskutueshme e Bashes.
Basha ka qene mbase ministri me i suksesshem i qeverise Berisha: ishte ministri i transportit kur filloi puna per rrugen Durres-Kukes; ishte minister i jashtem ne periudhen me decizive te procesit te liberalizimit te vizave me BE; ishte minister i brendshem ne 21 janar 2011, dite kur militantet e PS u leshuan te merrnin pushtetin me dhune e me gjak. Sot Basha e gjen veten kryetar te Bashkise Tirane, bashkise me te madhe ne vend, qe qeveris mbase 1/3 e gjithe popullsise se vendit qe ende jeton ne ate vend. Ky do te jete edhe testi i madh per Bashen, pasi ky manadat ne bashkine Tirane, do te na mesoje jo vetem stilin e tij te punes, por edhe sa i zoti do te jete per te bere realitet premtimet e tij gjate fushates. Suksesi apo deshtimi i tij ne kete detyre do te duket ne zgjedhjet e ardhshme pas 4 vjetesh, ku do te shohim nese numri i mbeshtetesve te tij ne Tirane do te jete rritur apo ulur nga 4 vjet me pare.
Personi tjeter ne rradhet e PD qe ka ambicie per kreun e PD eshte presidenti i vendit Bamir Topi. Ky ka mbedhur rreth vetes te gjithe servilet dhe te paaftet ne PD, si puna e Besnik Mustafaj e kompani. Ai shpresonte qe me daljen e Berishes nga politika, duke qene se ai ishte kreu i nje institucioni si presidenca, ky do te ishte de-fakto trashegimtari i PD. Pas 21 janarit, Bamir Topi jo vetem qe nuk do te kete shans ne kete gare, por nuk do te rizgjidhet nga PD per nje mandat te dyte si president, pasi Berisha nuk ia fal ate qe ai i beri ne prapaskene. Dhe me ate qe ndodhi ne 8 maj, ku Bamir Topi hodhi voten gabimisht ne kutine e gabuar, e kish votuar per Ramen, ai kreu vetevrasje politike para syve te elektoratit te djathte. Bamir Topi ka sot me shume shanse per tu bere kreu i PS, se sa i PD!
Pavaresisht nga keto, si Basha si Topi nuk kane arritur ende pjekurine politike te Berishes. As njeri e as tjetri nuk mbajne dot nje koalicion qeverises me LSI sic po e mban Berisha, ose thene me ndryshe: LSI nuk do te bente koalicion me ta nese ne krye te PD nuk do te ishte Berisha. Pra do te duhet kohe qe Basha te fitoje eksperiencen e duhur ne politiken shqiptare.
Berisha nuk ka per te dale nga skena per te pakten edhe nje dekade, dhe kjo do te jete kohe e mjaftueshme per Bashen te na bindi te gjitheve me punen e tij ne Tirane, qe mund te qeverisi neser edhe gjithe Shqiperine.
Albo
Krijoni Kontakt