Aspak nuk janë hedhur poshtë, u mënjanuan nuk u analizuan hic. Thjeshtë, me revolucionin Boasian, ju dhanë përparësi të tjera gjërave, u krijua një agjendë më vete që është subjekt më vete dhe shumë i gjatë për tu diskutuar. Shumë nga këto studime as nuk përfunduan kurrë, pasi politika e vjetër i përdori për qëllimet e veta dhe sic thashë me revolucionin Boasian në antropologji, cdo gjë mori tjetër drejtim, kryesisht drejt diversitetit. Dhe ky është një subjekt shumë i gjatë dhe i thellë se si u bë, pse u bë, kush qe grupi që e bëri, cfarë mbështetje pati ky grup nga pikpamja monetare, filozofike, politike, psikologjike, cfarë pasojash pati revolucioni Boasian në gati cdo shkencë shoqerore dhe legjislacione të politikës së re që u kalua shekullin që shkoi dhe po kalohet dhe sot. Janë ramifikime shumë komplekse që po ti futemi në origjinë, maskojnë tezat e supremacisë racore, teza politike pra(sepse nuk kishte përse një gjerman të thoshte se Shqiptarët janë më superior - pra këtu kemi thjeshtë studim të pavarur!) por qëllimin e vërtetë nëse e kanë patur me të vërtetë shkencorë, tani, ka disa dekada që nuk e kanë më.
Krijoni Kontakt