Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Shqiperi: Ministria e Brendshme heq kombësinë nga certifikatat

    Hiqet kombësia nga certifikatat


    Ministria e Brendshme shqiptare prej pak ditësh ka ndryshuar modelin e certifikatave për shtetasit e vet.

    Sasia e certifikatave te prodhuara se fundmi dhe të shpërndara në zyrat e gjendjeve civile në të gjithë vendin nuk kanë më të shkruar kombësine, sic ishte në certifikatat e meparshme. Qe nga e hena qytetarët janë ndeshur me kete ndryshim madje duke shkaktuar edhe probleme.

    Sipas zyrave te gjendjes civile shtetasit qe mbajne kombesine greke kerkojne qe ajo te specifikohet ne certifikate. Burime nga Ministria e Brendshme, te pyetur ne lidhje me kete model te ri te certifikates, shprehen se nuk eshte e nevojshme percaktimi i kombesise ne certifikatat, perdorimi i te cilave eshte i destinuar brenda vendit. Nderkohe, jane shfaqur edhe reagimet e para nga sherbimet konsullore greke.

    Te pakten ne qytetin e Gjirokastres, ne konsullaten greke nuk po pranohen certifikatat e reja ku nuk percaktohet kombesia. Sipas qytetareve, zyrtaret greke kane thene se certifikatat e reja nuk jane miratuar nga Ministria e Jashtme greke. Menjehere pas ketij refuzimi ka reaguar organizata OMONIA, me nje deklarate per shtyp sipas se sicels modeli i ri i certifikatave eshte shkelje e te drejtave te njeriut, ndaj kerkon nga shteti shqiptar korrigjimin e menjehershem te tyre.

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    E paskan bere shume mire. Ne fakt, kombesine ne dokumentet e identifikimit e kemi peshqesh nga Dulla. Edhe kur ra Dulla mbeti kombesia ne certifikata. Thua se Shqipria ishte shtet federal me kombesi te ndryshme, fjala vjen si Jugosllavia e Titos qe Dulla e kishte aq perzemer ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Hapi dyte eshte ta heqin dhe nga formulari regjistrimit te popullsise.
    Shyqyr zotit qe dalin ne drite heroj si Kreshnik Spahiu qe kane mare gjthe ate iniciative mbledhje firmash.
    Heroj dhe si Pashollari qe denoncoi marreveshjen per ndarjen e kufijve ujore.

    Dhe sa here kutoj kete marreveshje me del para syve Lul domatja qe me Dora Pakojanis bene negociatat e para per ate marreveshje.
    E qe ka votuar gjysma Tiranes per kete palaco.
    Popull budalla jemi per zotin.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-05-2011
    Postime
    58
    Do ja shohim sherrin grekve.
    Fortifikimi i kombit do te ishte bashkimi, gje qe me se paku e deshiron greku.
    Ajo e ndjen kete, dhe para se te ndodhe, mundohet te ben demin maksimal.

    Na kan gjetur popull budall, si ne shqiperi ashtu edhe ne Kosove, Maqedoni e treva tjera te ballkanit !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Libérateur Lexo Postimin
    Do ja shohim sherrin grekve.
    Fortifikimi i kombit do te ishte bashkimi, gje qe me se paku e deshiron greku.
    Ajo e ndjen kete, dhe para se te ndodhe, mundohet te ben demin maksimal.

    Na kan gjetur popull budall, si ne shqiperi ashtu edhe ne Kosove, Maqedoni e treva tjera te ballkanit !
    jo mos i krahaso me vehten,se nuk jem popull budall,po jeni nji kope budallesh.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Athina reagon për çertifikatat
    03/06/2011 00:00

    Athina shprehu shqetësimin e saj në lidhje me heqjen nga autoritetet shqiptare të kombësisë nga certifikatat e gjendjes civile.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke tha se Athina do të informojë Bashkimin Europian për këtë dhe se ka dyshime se qarqe të caktuara ekstremiste, po i imponojnë qeverisë shqiptare vendime të tilla që cënojnë të drejtat e minoriteteve.

    Zëdhënësi Delavekuras, kërkoi nisjen e dialogut me përfaqësuesit e minorietetit grek në lidhje me këtë cështje.

    Grigoris Delavekuras paralajmëroi gjithashtu se për këtë do të njoftojë të gjitha organet kompetente të Bashkimit Europian.

    Me ton të lartë dhe kërcënues, zëdhënësi përmendi ndihmëm, që sipas tij, Greqia ka mbështetur rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor në kuadër të axhendës së Samitit të Selanikut që në vitin 2003 si dhe përpjekjet për implementimin e axhendës për vitin 2014.

    “Cështja e cërtifikatave me ndryshimin e kombësisë, e përdorur ndër vite në vendin fqinj, në kombinim me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, na bën të dyshojmë se qarqe të caktuara ekstremiste po i imponojnë qeverisë politika aspak largpamëse. Ne besojmë që këto qarqe nuk duan të ketë një regjistrim të saktë të minoriteteve në Shqipëri”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të fillojë dialogun serioz dhe të sinqertë me përfaqësuesit e minoriteteve.

  7. #7
    Mbase mund të jetë gabim teknik. Këto certifikata duhet sa më shpejt të hiqen nga përdorimi. Me këto certifikata iu mohuaka njeriut gjëja më elementare: përkatësia kombëtare. Kjo është fyerje.

    Sa di unë në Shqipëri ka këto minoritete: malazez, serbë, goranë, maqedonë, grekë, romë ( nuk e di atje a janë të ndarë si në Kosovë: romë, ashkalinj e egjiptianë ).

    Le të jetojë secili me përkatësinë kombëtare! Mos t'i mohohet askujt kjo e drejtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-06-2011 më 07:33
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Athina reagon për çertifikatat
    03/06/2011 00:00

    Athina shprehu shqetësimin e saj në lidhje me heqjen nga autoritetet shqiptare të kombësisë nga certifikatat e gjendjes civile.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke tha se Athina do të informojë Bashkimin Europian për këtë dhe se ka dyshime se qarqe të caktuara ekstremiste, po i imponojnë qeverisë shqiptare vendime të tilla që cënojnë të drejtat e minoriteteve.

    Zëdhënësi Delavekuras, kërkoi nisjen e dialogut me përfaqësuesit e minorietetit grek në lidhje me këtë cështje.

    Grigoris Delavekuras paralajmëroi gjithashtu se për këtë do të njoftojë të gjitha organet kompetente të Bashkimit Europian.

    Me ton të lartë dhe kërcënues, zëdhënësi përmendi ndihmëm, që sipas tij, Greqia ka mbështetur rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor në kuadër të axhendës së Samitit të Selanikut që në vitin 2003 si dhe përpjekjet për implementimin e axhendës për vitin 2014.

    “Cështja e cërtifikatave me ndryshimin e kombësisë, e përdorur ndër vite në vendin fqinj, në kombinim me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, na bën të dyshojmë se qarqe të caktuara ekstremiste po i imponojnë qeverisë politika aspak largpamëse. Ne besojmë që këto qarqe nuk duan të ketë një regjistrim të saktë të minoriteteve në Shqipëri”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të fillojë dialogun serioz dhe të sinqertë me përfaqësuesit e minoriteteve.
    dhe ka plotësisht të drejtë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    në kombinim me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, na bën të dyshojmë se qarqe të caktuara ekstremiste po i imponojnë qeverisë politika aspak largpamëse. Ne besojmë që këto qarqe nuk duan të ketë një regjistrim të saktë të minoriteteve në Shqipëri”,
    .......
    .......

    dhe ka plotësisht të drejtë.
    Cilat jane keto qarqe dhe cilat jane politikat jo largpamese qe ato i imponojne qeverise ? ... sipas mendimit tend..

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    .......
    .......



    Cilat jane keto qarqe dhe cilat jane politikat jo largpamese qe ato i imponojne qeverise ? ... sipas mendimit tend..
    përshëndetje EDLIN.
    Më thuaj ti një herë kur është bërë regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri, bashkë me statistikat e minoriteteve?

    Qarqet as që jam i interesuar t'i di kur kjo është punë e qeverisë ( ne¨se vërtet ka një qeveri që meriton të quhet qeveri ), ndërkaq se kjo është një poltikë jo largpamëse, kjo nuk do koment.

    Nuk ecet përpara nëse u mohohen të drejtat minoriteteve. Gjithmonë do të ketë probleme e pasiguri!

    respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •