Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Greqia kërcënon Shqipërinë per certifikatat

    Greqia kërcënon Shqipërinë për kombësinë në certifikata
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregory Delavekouras, gjatë një konference për shtyp, ka shprehur shqetësim për vendimin për të hequr kombësinë nga certifikatat dhe dokumentet e tjerë zyrtarë. I pyetur në konferencë, zëdhënësi tha se “vendimi i marrë pa u konsultuar më përpara me minoritetet ngre shqetësim të kuptueshëm”.
    “E kombinuar me shtyrjen e regjistrimit sipas etnisë, kjo krijon idenë se qeveria shqiptare po i nënshtrohet presioneve të elementëve nacionalistë ekstremistë,” tha zëdhënësi, duke shtuar së një gjë e tillë mund të minojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
    Zëdhënësi i ka kujtuar Tiranës se duhet të plotësojë kriteret e Kopenhagenit për tu pranuar në BE.
    Albania Uber Alles

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Normalisht certifikatat kan dale jashte perdorimit pasi cdo veprim ne institucione behet me karte identiteti.
    Qeveria ben mire ta degjoje dhe ndjeke greqine ne cdo hap qe ajo ben ne lidhje me regjistrimin e popullsise dhe politiken ndaj minoriteteve pasi greqia eshte vend demokratik dhe anetare e bashkimit europian.
    Si e ka bere greku regjistrimin dhe si sillet ajo me minoritetet ashtu te bejme dhe ne.
    greket thone beni si them une dhe mos beni si bej une .
    Po kujt i plasi shtylla se cfar thon greket apo se na u merziten greket.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #13
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    përshëndetje EDLIN.
    Më thuaj ti një herë kur është bërë regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri, bashkë me statistikat e minoriteteve?

    Qarqet as që jam i interesuar t'i di kur kjo është punë e qeverisë ( ne¨se vërtet ka një qeveri që meriton të quhet qeveri ), ndërkaq se kjo është një poltikë jo largpamëse, kjo nuk do koment.

    Nuk ecet përpara nëse u mohohen të drejtat minoriteteve. Gjithmonë do të ketë probleme e pasiguri!

    respekt,

    Regjistrimi eshte teme tjeter, ka nje teme per ne mos me shume edhe ketu ne forum.

    Qarqet mendoj se nuk jane dhe aq qarqe....

    Sigurisht mohimi i te drejtave te minoriteteve eshte diçka e pa tolerueshme.
    Mendon se çertifikatat e reja i shkelin keto te drejta ?
    Nese po atehere keto te drejta shkelen edhe ne demokracite me te zhvilluara, te pakten ketu ku jetoj une(vend i BE) çertifikata nuk e cileson kombesine.
    Varianti tjeter e sheh kete si nje standart qe Shqiperia e permbushi ashtu si dhe vendet e tjera te BE

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Certifikatat, reagon Athina: Motivet të paqarta

    Greqia ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me modelin e ri të certifikatave shqiptare, ku nuk shënohet kombësia apo edhe për vonesat në regjistrimin e popullsisë në vend. Në një deklaratë të zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke thuhe se “heqje e kombësisë në certifikatën e re të lëshuar nga Shqipëria është një vendim që ngre pikëpyetje lidhur me motivet e tij”

    Sipas zëdhënësit, Grigoris Delavekouras vendimi është I ndryshëm nga ato të mëparshmit.

    Ai është ndalur edhe tek një çështje mjaft e nxehtë e kohëve të fundit në Shqipëri, regjistrimi I popullsisë.

    Ai tha se vonesat në regjistrimin e popullsisë, po vijnë për shkak të presioneve të mëdha nga qarqet nacionaliste në Shqipëri, të cilat kanë kundërshtuar regjistrimin me baza etnike, gjuhe dhe të besimit fetar.

    Më tej në deklaratën e Delavekouras, thuhet se “duke patur parasysh këtë dy zhvillime jepet përshtypja se qeveria shqiptare ka rënë nën urdhrat e elementëve nacionalistë që gjithashtu ka kundërshtuar ekzestencën e pakicave etnike, dhe që ka penguar në mënyrë sistematike marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë.

    Panorama

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Se pari, Ministria e Brendshme eshte ne kundravajtje duke ndryshuar certifikatat, qe jane perpiluar ne baze te nje ligji te dale ne Kuvendin e Shqiperise. Nuk mund te ndertohet shtet, me njerez qe per motive nga me te ndryshmet, ndryshojne certifikatat sic u do qejfi. Certifikatat ndryshojne vetem atehere kur ndryshon ligji ne Kuvend.

    Se dyti, justifikime si "e ndryshuam pasi certifikatat perdoren vetem brenda vendit dhe ne vend nuk duhet kombesia", eshte justifikimi me idiotesk qe nje nenpunes i shtetit mund te beje. Kjo bie ne kundershtim me lirite kushtetuese te shtetasve minoritare, qe ose nuk kane lindur ne Shqiperi, ose nuk kane kombesi shqiptare. Por aspekti me qesharak, eshte mentaliteti i nenkuptuar i nje deklarate te tille: Te gjithe ata qe banojne e jetojne ne Shqiperi jane shtetas me kombesi shqiptare! Rikthim ne mentalitetin e epokes komuniste, ku minoriteteteve u jepnim kombesine shqiptare me nje rene te lapsit te Partise e Shokut Enver!

    Nga aspekti politik, nenpunesi i ministrise se jashtme greke ka te drejte: ky eshte nje vendim politik dhe jo nje vendim ne princip. Kreu i qeverise Berisha nuk po ben ate qe eshte e drejte sipas ligjeve te atij vendi dhe ne princip, por po zgjedh qe t'i nenshtrohet presionit te nacionalisteve te rruges shqiptare.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-06-2011 më 13:56

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    dhe ka plotësisht të drejtë.
    si paska te drejte....me c'vlera dhe te drejta ky klloun kerkon dhe komenton nje dokument qe i perket nje vendi tjeter....certifikata e leshuar nuk ka asgje me pak se certifikata e vendit te tij.....me inponime te tilla u dashka ti jepet te drejte nje politikani qe perfaqson nje politike TE NJE SHTETI QE NUK I JEP E NUK NJEH MINORITETE NE VENDIN E TIJ, PAVARESISHT SE E KANE SHTYRE NE BE DHE NUK PERMBUSH ASNJE ASNJE PO ASNJE PIKE TE KONVENTAVE TE KETIJ BASHKIMI.
    Asnje nuk e ka mohuar qe ne RSH ka disa grupe me kombesi tjeter por per sa i perket ketyre minoriteteve E SIDOMOS ATI GREQ kane patur me shum te drejta se vete popullsia Shqipe, kane patur shkolla e kane folur gjuhen e tyre pa teklif MU NE MES TE TIRANES, kane mbajtur armatim (pa hulumto se si i trajtojne shtetasit grek me fe myslimane ne ushtri AS PATATET NUK IU JENE TE QERROJNE POR VETEM PUNE TE RENDA NE XHENIERI) dhe kane qene PJESE NE KLASEN POLITIKE SI PARA 90 ASHTU EDHE PAS SAJ. KU DHE SI SHTYPET KY MINORITET??????? apo i levertis ketij sharlatani qe ka ketu e 22 vjet qe per hir te shkalles se larte te emigracionit ekonomik shum prej ketyre emigranteve nen presionin e ushtruar per asimilim i dhane me rendesi stomakut dhe jo dheut te atit.......dhe larashet greqe nuk lane zyre ne Bruksel e Washington pa informuar se kane 300.000-400.000 minoritare.
    SIPAS JUSH I DUHET HAPUR RRUGE DHE I DUHET BUZEZGERDHIRE NJE U DHENKA E DREJTE KETIJ SHNTAZHI TE HAPUR, TE NJE MASKARADE POLITIKE.......
    ME VJEN KEQ POR PER MENDIMIN TIM JENI GABIM
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #17
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    ja shqiptaret sesa e duan kombin saqe e heqin nga certifikata ,tani imagjino nqoftse do ishte ashtu ne tere boten booh askush nuk do dihej se cfare nenshtetsie do kishte apo cfare perkatsie etnike do i takonte ...
    por shihet qe shqiptaret kane frige dhe duan ti mbajne njerezit me zor si "shqiptar" kur ata thjesht nuk duan.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Kèto tema "pèrvèluese" pèr qarqet shoviniste fqinje janè tepèr tè rèndèsishme pasi çjerrin maskat e zbulojnè fytyrat e vèrteta agjenturore nè kètè forum. Nuk ka shqiptar qè tè mos kuptojè tani ndèrhyrjen e ndyrè nè punèt e mbrendshme tè Shqipèrihqiperisè, keqpèrdorimi i pakicave pèr shantazhe e pretendime teritoresh dhe shpèrdorimi ekstrem i mirèbèrèsisè shqiptare e humanizmi i tyre i pakonceptueshen ndaj vicklave tè pakicave te cilat kane qenee jane me te privilegjuara se vete shqiptaret. Por miresia shqiptare do ti zere syte, mjaft me me perfitime ne kurriz te shumices derrmuese shqiptare. Ka ardhur koha te kerkojme barazi e reciprocitet ne gjithçka. Kush shpallet grek le te dorezoje pronat e privilegjet qè ka marrè veresie ne kurriz te shqiptarit.

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Se pari, Ministria e Brendshme eshte ne kundravajtje duke ndryshuar certifikatat, qe jane perpiluar ne baze te nje ligji te dale ne Kuvendin e Shqiperise. Nuk mund te ndertohet shtet, me njerez qe per motive nga me te ndryshmet, ndryshojne certifikatat sic u do qejfi. Certifikatat ndryshojne vetem atehere kur ndryshon ligji ne Kuvend.

    Se dyti, justifikime si "e ndryshuam pasi certifikatat perdoren vetem brenda vendit dhe ne vend nuk duhet kombesia", eshte justifikimi me idiotesk qe nje nenpunes i shtetit mund te beje. Kjo bie ne kundershtim me lirite kushtetuese te shtetasve minoritare, qe ose nuk kane lindur ne Shqiperi, ose nuk kane kombesi shqiptare. Por aspekti me qesharak, eshte mentaliteti i nenkuptuar i nje deklarate te tille: Te gjithe ata qe banojne e jetojne ne Shqiperi jane shtetas me kombesi shqiptare! Rikthim ne mentalitetin e epokes komuniste, ku minoriteteteve u jepnim kombesine shqiptare me nje rene te lapsit te Partise e Shokut Enver!

    Nga aspekti politik, nenpunesi i ministrise se jashtme greke ka te drejte: ky eshte nje vendim politik dhe jo nje vendim ne princip. Kreu i qeverise Berisha nuk po ben ate qe eshte e drejte sipas ligjeve te atij vendi dhe ne princip, por po zgjedh qe t'i nenshtrohet presionit te nacionalisteve te rruges shqiptare.

    Albo
    ID-ja shtetërore në Amerikë, ndryshe nga pashaporta nuk e ka fare se cfarë etnie apo nga kush kombësi ke ardhur. Nuk shoh asgjë të cuditshme këtu, përvec një palo populli që dje shkruante se si "po i shkulin fëmijët nga barku shqiptarët" ndërkohë që bota e qytetëruar po negocionte për të disamijtën herë për një paketë financiare që ta shty edhe disa vjet kolapsin total të këtij shteti, një krijesë perëndimore e bazuar në disa aksioma që rezultuan shumë të gabuara me progresionin e historisë këto 150 vitet e fundit.

    Ku e gjejnë kohën të merren dhe me cështjet e brëndshme Shqiptare dhe se ku e gjejnë autoritetin të kërcënojnë një shtet si Shqipëria për futjen në Europë, kur ata vetë kërcënojnë se duan të dalin sepse me modelin ekonomik Europian nuk përputhet modeli i dembelizmit dhe vjedhjes Greke këtë një Zot e di.

    Por nuk ka njëri në Shqipëri ti përvishet kësaj retorike të ulët Greke që na bën moral. Niveli i hipokrizisë ka arritur të tjera nivele groteske nga fqinjët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 03-06-2011 më 18:50
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Normalisht certifikatat kan dale jashte perdorimit pasi cdo veprim ne institucione behet me karte identiteti.
    Qeveria ben mire ta degjoje dhe ndjeke greqine ne cdo hap qe ajo ben ne lidhje me regjistrimin e popullsise dhe politiken ndaj minoriteteve pasi greqia eshte vend demokratik dhe anetare e bashkimit europian.
    Si e ka bere greku regjistrimin dhe si sillet ajo me minoritetet ashtu te bejme dhe ne.
    greket thone beni si them une dhe mos beni si bej une .
    Po kujt i plasi shtylla se cfar thon greket apo se na u merziten greket.
    Kete mendimin "te bejme edhe ne sic ben X shtet", asnjehere nuk e kam kuptuar dot. Njerezit ne jete, nuk udhehiqen nga mendime te tilla: "do bej edhe une si komshiu im", pasi shpejt apo vone, e gjen veten ose ne hall, ose ne burg. Dhe nuk mund te besh me faj komshiun per te keqen qe te ndodhi, pasi je ti qe zgjodhe te besh sic ben ai. Njeriu ne jete, udhehiqet nga mendja e tij, dhe nga gjykimi i tij: cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar? Nese do te ndiqnim shembullin e Greqise, sot do te ishim nje shtet i falimentuar i mbytur ne borxhe deri ne gryke, nuk do te ishim ne pozitat qe jemi, ku shteti po privatizon gjithe ndermarrjet publike ne menyre qe asnjehere te mos e gjeje veten ne pozitat e Greqise.

    A eshte e drejte per ty si shtetas shqiptar, qe certifikata qe merr nga shteti nuk permban kombesine tend, cilado qofte ajo?

    Kjo eshte ceshtja.

    Kèto tema "pèrvèluese" pèr qarqet shoviniste fqinje janè tepèr tè rèndèsishme pasi çjerrin maskat e zbulojnè fytyrat e vèrteta agjenturore nè kètè forum. Nuk ka shqiptar qè tè mos kuptojè tani ndèrhyrjen e ndyrè nè punèt e mbrendshme tè Shqipèrihqiperisè, keqpèrdorimi i pakicave pèr shantazhe e pretendime teritoresh dhe shpèrdorimi ekstrem i mirèbèrèsisè shqiptare e humanizmi i tyre i pakonceptueshen ndaj vicklave tè pakicave te cilat kane qenee jane me te privilegjuara se vete shqiptaret. Por miresia shqiptare do ti zere syte, mjaft me me perfitime ne kurriz te shumices derrmuese shqiptare. Ka ardhur koha te kerkojme barazi e reciprocitet ne gjithçka. Kush shpallet grek le te dorezoje pronat e privilegjet qè ka marrè veresie ne kurriz te shqiptarit.
    Qesharake me mentalitetin tend, eshte fakti, qe per hir te mohimit te atij minoritarit grek ne Shqiperi te drejten e pasjes se kombesise ne certifikate, ti je gati te sakrifikosh kombesine tende shqiptare. Pra per ty, nuk eshte e rendesishme qe certifikata qe shteti shqiptar te jep, te permbaje edhe kombesine, sic e permbajne te gjitha dokumentat e tjera.

    Njerez si ty, duhet te marrin shembull nga ata minoritaret greke ne Shqiperi, pasi ata e ngrejne zerin kur u preken lirite dhe kombesia, per ty kjo gje eshte e parendesishme. E rendesishme eshte qe ti mohojme minoriteteve te drejtat e tyre.

    E paskan bere shume mire. Ne fakt, kombesine ne dokumentet e identifikimit e kemi peshqesh nga Dulla. Edhe kur ra Dulla mbeti kombesia ne certifikata. Thua se Shqipria ishte shtet federal me kombesi te ndryshme, fjala vjen si Jugosllavia e Titos qe Dulla e kishte aq perzemer ...
    Duhet te hapesh edhe ndonje liber historie ndonjehere, qe te mesosh qe ne Shqiperi prej shekujsh jetojne plot minoritete. Minoritetet ne Shqiperi perbejne te pakten 20% te popullsise, dhe shifrat ekzakte do t'i mesojme pasi te mbahet regjistrimi i popullsise.

    Ku e gjejnë kohën të merren dhe me cështjet e brëndshme Shqiptare dhe se ku e gjejnë autoritetin të kërcënojnë një shtet si Shqipëria për futjen në Europë, kur ata vetë kërcënojnë se duan të dalin sepse me modelin ekonomik Europian nuk përputhet modeli i dembelizmit dhe vjedhjes Greke këtë një Zot e di.

    Por nuk ka njëri në Shqipëri ti përvishet kësaj retorike të ulët Greke që na bën moral. Niveli i hipokrizisë ka arritur të tjera nivele groteske nga fqinjët.
    Cdo shtet i botes, ka te drejten dhe gjen kohen te beje prononcime per ate qe ngjet ne vende te tjera, sidomos ne vendet fqinje, kur ky shtet prek interesat e te drejtat e minoritetit te tyre ne vend. Shteti grek nuk reagon se e mori malli per problemet e Shqiperise, por sepse minoriteti grek ne vend preket nga ky ligj. Keto certifikata minoritaret i kane perdorur dhe perdorin per ti provuar konsullatave dhe ambasades greke qe i perkasin minoritetit grek, dhe ishte menyra se si pajiseshin me viza per Greqi.

    Ashtu sic ka te drejten Shqiperia te komentoje ligjet qe dalin ne Greqi dhe prekin interesat e shtetasve shqiptare qe jetojne e punojne ne ate vend, ashtu ka edhe Greqia te prononcohet per ceshtje qe prekin interesat e minoritetit grek ne vend.

    Albo

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •