
Postuar mė parė nga
dardajan
Griselda eshte nje vajz e bukur Permetare, familja e saj mbas viteve 90 eshte shperngulur nga Permeti ne Tirane. Ne Tirane vazhdoj studimet e larta ku u njoh edhe me Elvisin.
Por ne ate kohe Griselda nuk i pranoj propozimet e Elvisit, dhe sejcili prej tyre ndoqi rrugen e tij ne jete. Griselda hapi nje dyqan me ndihme te familjes ku edhe punonte, ndersa Elvisi emigroi ne Itali.
Rastesisht ne ate qender bisnesi dhe ne ate dyqan pas shum vitesh hyn Elvisi i cili pas shkolle kish shkuar si emigrant ne Itali ku edhe kish punuar e fituar dicka. Ate qe kish fituar mendoj ta investonte ne Shqiperi duke u marre me ndertime dhe kish qene i sukseshem pa u marre kurre me politike. Ateher ai filloj perseri kerkesat dhe propozimet e tija, qe kete radhe paten efekt dhe e bene Grisilden qe te dashurohej me te. Fejesa e tyre zgjati pak sepse Elvisi e mori menjeher ne shtepi te tij ku pasi beri te gjitha dokumentat martesore e shpalli si grua duke bere nje darke familjare.
Elvisi ka mentalitet Evropian per jeten dhe nuk deshironte nje dasem te madhe megjithse nga ana ekonomike nuk kishte problem.
Mbas disa muajsh qe jetonin bashke Grisilda mbeti shtatzane dhe priste nje femi.
Nderkohe Elvisi u angazhua ne politike, gjithmon me mentalitetin e emigrantit qe do kthehem ne vendlindje dhe do ndihmoj te ndryshoj dicka ne vendin tim, ne fashatin apo komunen time. Duke menduar se ne Shqiperi ka liri veprimi dhe mendimi.
Fakti qe ky djalosh i vogel ne trup por i madh ne koke fitoj ne kavaje mbas shum vitesh, qe fitonte vetem nje parti tregon qe kavajsit e njohin dhe e repektojne.
Aty nuk fitoj PS aty fitoj kandidati, karakteri,ndergjegja, dhe puna e Elvisit si individ, nese ky kandidat do ishte ne krahun e djathte do fitonte perseri ai.
Me Elvisin jam takuar vetem nje here dhe me la pershtypjen e nje djali te urte dhe deri diku te turpshem ne nje ambient qe nuk e njifte.
Ne momentin kur te gjith pyesnim a lindi apo jo, degjojme nga shtypi per zin qe na pllakosi. Kam mamane ketu ne Itali dhe cdo dit pyeste vellain nese lindi apo jo, edhe sot me tha pyete nese lindi Grisilda, e pyes neser i thash se sot eshte vone, cti them sja them dot eshte edhe gjith nata perpara, as per Shqiperi se nis dot naten, keshtu qe menduam me vellezrit tja themi neser.
Per momentin nuk dime asgje, nga ana e Grisildes nuk ka patur kurre asnje problem per nje dhune te tille.
Une personalisht mendoj se arsyet mund te jene vetem 2
1- Arsye politike
2-Arsye xhelozie
Kete mund ta dije vetem Elvisi.
Megjithate cilido qe te jete motivi, tregon se ne Shqiperi nuk mund te besh dot asgje, pa rrezikuar jeten tende dhe te familjes. Shqiperia eshte mberthyer fort ne gryke nga nje mafje qe eshte shum zor ta leshoje ket vend me deshire sepse e mjel cdo dite.
Ne nuk po humbin vetem, femijet, familjet, veten tone, por po humbim krejt vendin, po humbim ndergjegjen,po humbim arsyen, po humbim dinjitetin, po humbim gjithcka , ashtu pak nga pak, pak nga pak, si pa e kuptuar jemi te gjith bashkfajtor te kesaj gjendje te pergjumur.
Krijoni Kontakt