
Postuar mė parė nga
BlueBaron
Griseldėn e kisha vetėm tė dashur, sdo martohesha
Intervistė ekskluzive. Kryebashkiaku i Kavajės: Tentoi disa herė vetėvrasjen, nuk e takoja prej katėr muajsh.
Rrėfimi i plotė pas dramės sė Griselda Zaimit. Elvis Roshi pranon se janė ndarė pėrfundimisht dhe e ka kthyer te prindėrit. Si u njoh me 28-vjeēaren nė Institutin e Kamzės, 15 muaj parė. Takimet nė lokalin e tė atit tė Griseldės dhe prezantimi nė publik, ditėn qė Edi Rama bėri mitingun nė Kavajė. Telefonatat ditėn e rrėmbimit dhe ēfarė ndodhi gjatė shoqėrimit pėr nė Prokurori. Elvis Roshi: Ishte shumė xheloze, nervozohej kur e pyesja pėr shtatzėninė.
Mė 15 qershor do martohet motra ime, nuk ishte dita e dasmės me Griseldėn
Kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi, flet pėr herė tė parė dhe komenton ngjarjen e sajuar nga gruaja me tė cilėn bashkėjetonte, tė cilėn ai preferon ta quajė tė dashur pasi nuk ishin tė fejuar dhe nuk kishin as plan martese.Nė njė intervistė pėr gazetėn Panorama, Rroshi rrėfen kohėn kur ėshtė njohur me Griselda Zaimin, kohėzgjatjen e lidhjes sė tyre e nė fund pohon se tashmė ėshtė ndarė pėrfundimisht nga ajo. Nė krejt rrėfimin e tij nė lidhje me ngjarjen, kryebashkiaku duket se tenton tė krijojė njė distancė me 28-vjeēaren qė u bė protagoniste e ngjarjes sė rėndė. Kryebashkiaku i Kavajės pohoi dje se Griselda ishte e sėmurė nga depresioni, madje kishte tentuar disa herė tė vriste veten. Elvis Roshi hedh poshtė pretendimet e tė afėrmve tė 28-vjeēares pėr idenė e njė dasme qė pritej nė qershor, duke u shprehur se me tė nuk e kishin diskutuar asnjėherė martesėn. Ndėrsa faktin se nuk kishte informacion tė saktė mbi shtatzėninė e Griselda Roshit, zyrtari e argumenton duke pėrmendur sėrish krizat e saj nervore, qė e pengonin ta pyeste pėr diēka kur ajo nuk donte tė fliste. Gjithashtu, Elvis Rroshi tregon se katėr muajt e fundit, madje dhe diēka mė shumė se katėr muaj, nuk kishte pasur kontakte me Griseldėn, pasi ajo qėndronte te prindėrit e saj nė Tiranė dhe komunikonte me tė vetėm nė telefon. Ajo ishte nė Kavajė ditėn qė Edi Rama erdhi tė mė prezantonte mua si kandidat pėr kryetar bashkie. Pas prezantimit ajo u kthye sėrish nė Tiranė te familja e saj dhe nuk e kam takuar, tregon Rroshi. Gjatė intervistės, kreu i Bashkisė sė Kavajės tregon se nuk e ka besuar historinė e rrėmbimit tė saj dhe fėmijės, por nuk kishte as ndonjė shpjegim pėr tė argumentuar tė kundėrtėn. Rroshi tregon momentin kur ėshtė lajmėruar nga tė afėrmit pėr njė aksident, pėrballjen me tė pas kthimit nga Italia tė mėrkurėn dhe takimin e fundit me tė kur e ka dėrguar nė shtėpinė e prindėrve, moment kur edhe u nda pėrfundimisht nga ajo. Trillimin e njė historie tė tillė, Elvis Rroshi ia faturon vetėm sėmundjes sė saj depresive, krizave nervore, duke mos ditur tė gjejė ndonjė shpjegim tjetėr pėr ngjarjen e sajuar. Dy momente kanė mbetur tė paqarta nė intervistėn e krybashkiakut tė Kavajės, Elvis Roshi, tė cilat gazeta Panorama tentoi dje ti sqarojė pėrmes pyetjeve, pa arritur tė marrė pėrgjigje nga protagonisti. Sė pari, derisa Griselda Roshi ishte e sėmurė depresive dhe kishte tentuar disa herė vetėvrasjen, pėrse ai mbante njė lidhje me kėtė vajzė pėr gati njė vit e gjysmė? Dhe sė dyti, derisa Griselda Zaimi ishte pėr Elvis Roshin vetėm njė e dashur dhe asgjė mė shumė, pėrse ajo shkoi dhe hyri pa komplekse e pengesa nė banesėn e familjes sė tij nė Kavajė? Njė veprim i tillė duket se tregon njė njohje me familjarėt e Elvis Roshit, duke hedhur pikėpyetje mbi pretendimin e tij pėr njė lidhje formale dhe jo zyrtare me Griselda Zaimin.
Si jeni njohur me Griseldėn dhe sa kohė kishit bashkė?
Nė fillim dua tė bėj njė sqarim, sepse nė media ėshtė pėrdorur mbiemri im edhe si mbiemėr i Griseldės. Nė fakt, ajo ka mbiemrin e saj, Zaimi, dhe jo Rroshi. E kam njohur nė fakultet, nė Institutin Bujqėsor, kur vazhdoja Ekonomikun. Ajo gjithashtu vazhdonte studimet atje dhe jemi njohur. Takoheshim vazhdimisht te njė dyqan qė e kishte babai i saj pranė mbikalimit tė Kamzės. Nuk ėshtė e vėrtetė qė kemi 4 vjet bashkė, ashtu siē flitet nė media. Griselda ka qenė e dashura ime pėr njė vit e tre muaj. Kaq ėshtė koha totale qė unė kam qėndruar me tė.
Ju kishit bėrė nė plan tė fejoheshit, apo pėr ndonjė dasmė?
Absolutisht jo, asnjėrėn nga kėto. Unė e kisha thjesht tė dashur atė. Kjo data e dasmės, qė ėshtė publikuar gjithandej, 15 qershori, qė unė nuk e kuptoj se kush e ka interpretuar kėshtu, ėshtė dita kur do tė martohet motra ime, por unė me Griseldėn nuk kishim diskutuar ndonjėherė pėr martesė.
Sa kohė kishit qė nuk e takonit Griseldėn gjatė kohės qė ajo pretendonte se ishte shtatzėnė?
Kam mė shumė se katėr muaj qė nuk e kam takuar. Ajo qėndronte te prindėrit e vet, sepse kishte disa momente qė ishte e sėmurė, vuante nga depresioni dhe shfaqte shpesh shenja tė krizave nervore. Ishte pikėrisht kjo gjendje qė mė pengonte ta pyesja me hollėsi se ēfarė po ndodhte realisht. Pėr kėtė arsye ajo ka qėndruar te prindėrit e saj nė Tiranė edhe gjatė kohės qė unė po merresha me fushatėn elektorale. E kam takuar vetėm njė ditė gjatė fushatės. Ajo erdhi nė Kavajė, ditėn qė Edi Rama erdhi tė mė prezantonte mua si kandidat pėr kryetar bashkie. Pas prezantimit ajo u kthye sėrish nė Tiranė te familja e saj dhe nuk e kam takuar. Komunikonim vetėm nė telefon.
Gjatė kėsaj kohe, flasim pėr periudhėn 9-mujore tė shtatzėnisė, ju kishte treguar ndonjė EKO tė foshnjės, apo diēka qė tė provonte shtatzėninė e saj?
Absolutisht asgjė. Madje nė rastet kur unė e pyesja pėr gjėra qė lidheshin me kėtė, ajo bėhej nervoze, kishte kriza dhe unė kisha frikė se mund tė bėnte ndonjė gjė tė keqe. Kėshtu qė e lija nė qetėsinė e saj.
Kur thoni gjė tė keqe, pėr ēfarė e keni fjalėn?
Ndonjė vetėvrasje apo vetėhelmim, qė kishte tentuar tė bėnte disa herė, pasi, siē ju thashė, ajo ishte e sėmurė nga depresioni. Mė vjen keq qė po e them tani kėtė fakt, po ajo ishte sėmurė, shfaqte shenja xhelozie tė tepruara. Pėr kėtė arsye edhe unė kisha filluar tė distancohesha paksa nga ajo dhe e takoja shumė rrallė. Ajo qėndronte vazhdimisht te prindėrit.
Si e mėsuat ngjarjen?
Kam qenė nė Itali kur ndodhi, kisha 3-4 ditė qė isha atje. Rreth orės 5 tė mėngjesit tė sė mėrkurės mė kanė marrė nė telefon nga familja, mė thanė qė kishte ndodhur njė aksident dhe se duhej tė kthehesha. Nuk mė shpjeguan mė shumė ēfarė kishte ndodhur. Fillimisht mendja mė shkonte vetėm pėr fėmijėt e vėllait apo ndonjė pjesėtar tjetėr tė familjes. Mė pas kam folur prapė me ta nė telefon dhe mė thanė qė ishte aksidentuar Griselda. Sinqerisht mendova se ajo kishte tentuar sėrish tė vriste veten, sepse, siē ju thashė, kishte tentuar disa herė. Madje edhe te hoteli qė ka qėndruar atė natė, jam i bindur qė ajo ka shkuar pėr tė helmuar veten. Kam mbėrritur nė Shqipėri rreth orės 14:00 tė mėrkurėn dhe mė treguan se pėr ēfarė bėhej fjalė.
Kush e ka denoncuar ngjarjen?
Mė sa di unė, ngjarja ėshtė denoncuar nga vėllai im dhe babai i Griseldės. Ndėrsa unė qė nė fillim isha i bindur qė nuk bėhej fjalė pėr rrėmbim. Nuk kisha bėrė asgjė qė tė meritoja diēka tė tillė dhe nuk dija nė fakt si ta shpjegoja. Mendja mė shkonte pėr gjithēka, por vetėm pėr atė qė u zbulua mė vonė nuk besoja.
Kur u kthyet nė shtėpi, nė Kavajė, e pyetėt Griseldėn se si ishte puna dhe ēfarė i kishte ndodhur?
Nuk e pyesja dot, vetėm e dėgjoja pėr ato qė tregonte vetė. Ajo po kalonte njė krizė nervore dhe ishte e kotė tė ngulje kėmbė dhe ti kėrkoje shpjegime.
Po pasi u sqarua situata, ditėn kur ajo pranoi nė prokurori se kishte sajuar gjithēka, ku dhe rezultoi se nuk kishte qenė shtatzėnė, komunikuat me tė, i kėrkuat ndonjė shpjegim?
Atė ditė qė pranoi sajesėn e saj nė prokurori e kam pėrcjellė pėr nė shtėpinė e saj, por nuk e kam pyetur pėr asgjė dhe as nuk mė ka folur. Ishte shumė e tronditur dhe deri diku e kuptoja, pasi isha nė dijeni tė reagimeve tė saj nervore. Nuk doja as tė diskutoja me tė, sepse e dija qė ajo do tė tronditej mė shumė.
Pra ju e dėrguat atė te prindėrit e saj, qė do tė thotė se jeni ndarė?
Po, po. Pėrfundimisht unė jam ndarė nga Griselda. Dhe shpresoj shumė qė ajo tė shėrohet dhe prindėrit e saj tė kujdesen pėr shėndetin e sė bijės.
Si e pritėn prindėrit e Griseldės gjithė kėtė histori dhe mė pas ndarjen tuaj?
Prindėrit e Griseldės janė njerėz tė mrekullueshėm dhe i respektoj shumė. Babai i saj ėshtė njė burrė i nderuar dhe i respektuar nga unė. Nuk e diskutuan ndarjen, sepse ishte e pritshme pas asaj qė ndodhi. Mė vjen shumė keq pėr nėnėn dhe babanė e Griseldės, pėr tė gjitha ato qė ndodhėn.
Pamundėsia e lindjes sė fėmijės u verifikua qė nė vitin 2007
TIRANE Pamundėsia e Griselda Zajmit pėr tė lindur fėmijė, njė fakt qė u bė i ditur njė ditė pas rrėmbimit, ka qenė njė konstatim mjekėsor i vitit 2007. Qė nė atė kohė, sipas grupit hetimor, mjekėt kanė konstatuar fillimisht probleme dhe mė pas anomali nė aftėsinė riprodhuese tė vajzės. Griselda Zajmi, sipas hetuesve, thuajse ēdo vit nuk kishte reshtur sė interesuari nė lidhje me kėtė fakt. Nė vitin 2007, 2008, 2009 dhe 2010, Griselda Zajmi ka shkuar nė klinika tė ndryshme nė Tiranė, duke kryer ekzaminime dhe vizita tė vazhdueshme nė lidhje me problemin shėndetėsor nė fjalė. Njė fakt i tillė ėshtė konfirmuar nga dokumentet e sekuestruara prej grupit hetimor nė banesėn e 28-vjeēares, por edhe nė spitalet dhe klinikat ku ajo ėshtė paraqitur pėr vizita dhe ekzaminime mjekėsore. Sipas tė gjitha tė dhėnave, rezulton se konstatimi i problemeve shėndetėsore tė 28-vjeēares ka ndodhur para se ajo tė fillonte bashkėjetesėn me Elvis Roshin. Pikėrisht problemi shėndetėsor nė fjalė dyshohet se ka qenė shkak i gjithė ngjarjeve qė ndodhen javėn e kaluar, pasi 28-vjeēarja ka sajuar shtatzėninė duke dashur tė mos humbiste lidhjen me kryebashkiakun aktual tė Kavajės.
Hetohen telefonatat e dy familjeve
Grupi hetimor i ngritur pėr ngjarjen e ndodhur me Griselda Zajmin ka kėrkuar tabulatet dhe tė dhėnat e telefonatave tė dy familjeve, pėr tė kompletuar tė dhėnat e nevojshme pėr zbardhjen e ngjarjes. Pas dyshimeve dhe informacioneve se tė afėrmit e Griselda Zajmit kanė pasur dijeni se ngjarja nuk ėshtė serioze, ndėrkohė qė policia e prokuroria ishin alarmuar natėn e parė nga denoncimi pėr rrėmbim, hetuesit kanė vendosur tė verifikojnė gjithēka. Tė afėrmit e Griseldsa Zajmit dyshohet se kanė biseduar me familjarė tė tyre jashtė Shqipėrisė, duke u thėnė tė mos shqetėsoheshin pėr lajmet qė po jepeshin, pasi situata nuk ishte tamam ashtu. Policia dhe Prokuroria kanė nisur po kėshtu kėrkesė tek kompanitė pėrkatėse pėr tablatet e anėtarėve tė familjes sė Elvis Roshit pėr tė zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Panorama
Krijoni Kontakt