kush eshte gjyshi i jezusit ???
a me pergjigjet kush ???
kush eshte gjyshi i jezusit ???
a me pergjigjet kush ???
Tungjatjeta
Te falenderoj per ftesen ne besim, Pyetja se kush eshte me te vertet JEZUSI ende vlen, ngase nuk mund te ftohet dikush ne shpetim nese se pari nuk i spjegohet kush eshte shpetimtar.
Do jame dakort me ju qe ndoshta duhet nga nje kendveshtrim tjeter ti qasemi pyetjes, do pres qe ju tme udhehiqëni drejt gjetjes se pergjigjes,..
Pra cilen pjese duhet diskutuar ne fillim, duke mos haruar qe Pyetja ishte KUSh eshte me te vertet Jezusi?
Te flasim mbi Perendin apo,...
Jezusi a ishte zot
Bibla thote jo , por krishteret thojn po
Bibla ka ne veten e saj kunderthenie , po ashtu ka edhe kundershtime nga kristianet
Pra secili e kundershton njeri tjetrin
Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait
(Jezusit) a.s.
A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (Paqa e Zotit qoftë mbi ta).
Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të
tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta, e tregon qartë se Jezusi nuk është
Zot, por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.
Pa humbur kohë, do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga fillimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le të bëjmë një krahasim mes Zotit dhe Jezusit:
Zoti është i pavdekshëm.
Bibla tregon një nga cilësitë e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “Ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; Atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se Ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë, ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po Ai dhe vitet e Tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)
Kurse Jezusi vdiq.
Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën time!''. Dhe, si tha këto dha frymë”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)
Zoti është i Gjithdijshëm.
Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; Unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9)
1
Tek Mateu 6:6 thuhet:
"Mos u jepni qenve ç'eshte e shenjte dhe mos i hidhni maragaritaret tuaj para derrave,qe te mos i shkelin me kembe dhe qe te kthehen kunder jush dhe t'ju shqyejne."
nuk morem pergjigje a eshte isusi 100% zot apo 100% njeri?
Jezusi ishte 100% Zot,,,
Por ishte edhe 100% Njeri,,
Sepse Zoti smund te vinte ndryshe per Njerzit,,vetem se,,,si Njeri,,
pasi ndryshe ata sdo te mund ta shihnin,,ashtu sic nuk mund ta shohin sot.
Pse esht Jezusi Zot,,,sepse filozofia e tij,,shtrihet ne te gjith atmosferen,,
ai erdhi si njeri,,,per tu treguar njerzve se natyra ka nje kushtetut,,per tu treguar se ajo shtrihen ne c´do cep dhe kend te kapshem te dukshem apo te ndjeshem,
dhe kur njeriu e zbaton kte lloj kushtetute,,,e kupton se forca e saj esht e gjall,,,pra nese e zbaton,,e ndjen edhe forcen e saj,,
pra Jezusi si qenje,,,ishte 100% njeri
Jezusi si filozofi apo kushtetut,,,ishte 100% Zot.,,qe vazhdon te jet i Gjall.
Ndryshuar për herë të fundit nga iLirjam : 31-05-2011 më 14:35
seriozisht sa tema te tilla do hapen?? jezus eshte cfare do qe deshironi ju te jete boll me keto tema. cili eshte qellimi i ketyre temave?
I LOVE GOD
j&g
ej njerz desha te nderhy edhe une se po shohe qe shume injorata te pa dishem po japin fetfa ketu
kolege nuk po muje me u bind une se Jezusi eshte zot,se eshte lindur si gjithe ne,eshte ushqyer sikur te gjithe femijet tjer,eshte ritur sikur ne, dhe ne fund e mbyten jaudit,si eshte e mundur kjo qe qenja njerzore te mbyte Zotin,ose si eshte e mundur qe gozhda te shpoje doren e Zotit ose si eshte e mundur qe syri i njeriut ta she Zotin ?Jezusi si filozofi apo kushtetut,,,ishte 100% Zot.,,qe vazhdon te jet i Gjall.
e kur te postoshe sjell fakte mos fole nga mendja jote .
Jezusi ( Isai ) a.s.eshte Profet dhe rob i Allahut xh.sh
Krijoni Kontakt