Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 127
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi

    [QUOTE=Llapi;3104464]Diktati i Vetëvendosjes

    Aktivisti i Lëvizjes "Vetëvendosje" , Arbëresh Dalipi, kryetar i një pike të këtij subjekti politik në Gjilan, shpreh mospajtime të hapura për politikën e dhunës ndaj Policisë së Kosovës dhe ndaj institucioneve që zbaton lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti. "Është e pamoralshme që në çdo diskutim të fyhet kryeministri. Përkundër të gjitha kundërshtimeve që mund të bëjë jo vetëm VV-ja, por edhe të tjerët, emri i Hashim Thaçit ka mbetur në historinë e Kosovës si figurë pozitive", tha Dalipi, duke konfirmuar se, për shkak të mospajtimeve me krerët e VV-së, e ka ngrirë aktivitetin në këtë subjekt politik
    image


    Musa SABEDINI

    Gjilan, 25 maj 2011 - Për shkak të pakënaqësisë dhe mospajtimit me faktin se Lëvizja "Vetëvendosje" vazhdon me avazin e vjetër të përdorimit të dhunës ndaj Policisë së Kosovës dhe në pamundësi për t'i ndryshuar gjërat, Arbëresh Dalipi ka vendosur ta ngrijë aktivitetin e vet në këtë subjekt politik.

    Dalipi, i cili ishte i zgjedhur edhe kryetar i një pike të Lëvizjes "Vetëvendosje" (VV) në Gjilan, në një bisedë për "Lajm" tregon për arsyet e mospajtimeve që ka ndaj politikës së VV-së, që udhëhiqet nga qendra në Prishtinë. Ai thotë se aktualisht ndodhet në një status-quo, por është i vendosur ta ngrijë aktivitetin e vet politik në Lëvizjen "Vetëvendosje".

    "Kurti dhe lëvizja 'Vetëvendosje' nuk kanë të drejtë ta satanizojnë Policinë e Kosovës dhe ta përdorin atë si mjet politik. Dhuna ndaj policisë e dëmton shumë VV", thotë Dalipi.
    Ai, më tej, thotë se VV-ja i drejton katër komisione parlamentare dhe asnjëherë nuk ka provuar që me mjete politike t'i zgjidhë mospajtimet dhe kundërshtitë, por e ka vazhduar avazin me mjete të dhunës, pa i shterur mjetet politike.

    Dalipi mendon se Lëvizja "Vetëvendosje" i ka 14 deputetë në Kuvend dhe nëse me këta deputetë nuk mund t'i realizojë qëllimet e veta politike - kombëtare, atëherë duhet ta kuptojë se kjo është demokracia.

    Ndërkaq, vandalizmin që ka treguar "Vetëvendosje" gjatë demonstrimit në rrugë, Dalipi e konsideron absurd. "Vetë fakti se ata janë pjesë e institucioneve, ku edhe bëhen ligjet, të dalësh në rrugë dhe të hedhësh gurë mbi ata që i zbatojnë këto ligje, vërtet është e padrejtë dhe absurde", thotë ai.

    Krahas mospajtimeve lidhur me mënyrën e shprehjes së pakënaqësisë në rrugë, Dalipi ka edhe mospajtime me veprimet e tjera politike të VV-së karshi institucioneve, sidomos ndaj institucionit të kryeministrit.

    "Është e moralshme të jesh opozitë konstruktive, të jesh edhe kundër kryeministrit Hashim Thaçi, por është e pamoralshme që në çdo diskutim kryeministri të fyhet me epitete të ndryshme. Përkundër të gjitha kundërshtimeve që mund të bëjë jo vetëm VV-ja, por edhe të tjerët, emri i Thaçit ka mbetur në historinë e Kosovës si figurë pozitive. Kështu, ose ngjashëm, dikur është folur edhe për Ibrahim Rugovën, edhe pse ai, në të vërtetë, nuk kishte elemente të tradhtisë. Pra, është jokorrekte që për qëllime të politikës ditore të rrënohen vlerat historike të liderëve të luftës", tha Dalipi.

    Dalipi ka një porosi për ata që mendojnë se ai i takon ndonjë klani, grupi politik, apo të interesit. "Nuk i takoj asnjë klani. Më vjen shumë rëndë kur dëgjoj fjalë, në momente të caktuara, kur e kundërshtoj Albin Kurtin, dhe ata thonë se jam i paguar nga PDK-ja apo SHIK-u. Jam shumë i pavarur në mendimet e mia, sepse e kam kritikuar ngjashëm edhe Hashim Thaçin, kur nuk ka pasur të drejtë", tha Dalipi.

    Përveç mospajtimeve me veprimet politike të kreut të Lëvizjes, Dalipi ka shprehur mospajtime edhe me ndërhyrjet e drejtuesve të VV-së nga Prishtina, për t'u treguar gjilanasve se kë duhet zgjedhur në krye të këtij subjekti politik në këtë komunë.

    "Në 'Vetëvendosje' janë zgjedhjet e brendshme dhe po vërehet se aty më tepër kemi një legjitimim të kandidatëve të preferuar të Prishtinës sesa përzgjedhje në një garë demokratike. Orientimi këmbëngulës i liderëve të 'Vetëvendosjes' për të preferuarit e tyre në Gjilan është diktat dhe këtë teori do ta kundërshtoj në të gjitha nivelet", tha Dalipi. Duke i komentuar ndërhyrjet e Prishtinës për të zgjedhur të preferuarin e tyre në Gjilan, Dalipi vlerëson se do të dëmtohet VV-ja në këtë komunë. Një sjellje e tillë e kreut të kësaj partie, sipas tij, do t'i detyrojë gjilanasit që të formojnë një parti rajonale.

    http://www.gazetalajm.info/politike/...vendosjes.html[/QUO

    edhe qenka ber kjameti ky zotria qenka i zgjedhur inje pike ska as pak rendesi aj po gjeti memir let ik ka mundesi te jet qe nga fillimi nje parashutist nga pdk ..icili me direktiva te caktiuara ka hyr ne L.VV

  2. #62
    Kurti: Shansi i Vetëvendosjes, më shpejt se sa njerëzit besojnë !!!!

    Malishevë, 27 maj - “Neve do të na ofrohet shansi për ndryshime rrënjësore në Kosovë shumë më shpejtë se sa që njerëzit besojnë, në mos këtë vit, në vitin e ardhshëm dhe jam i bindur që me kombinimin e metodave institucionale dhe jashtinstitucionale ne do ta bëjmë një hap të madh dhe do ta kemi një ecje të sigurt”, ka thënë Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, në Kuvendin zgjedhor të kësaj lëvizje të premten në Malishevë. Ai ka shtuar se lëvizja e tij nuk ka hyrë në politikë për të qëndruar shkurt aty. “Ne jemi tash e 6 vjet dhe do të jemi edhe shumë e shumë vite të tjera në politikë, për shkak
    Se, në njërën anë, gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe nuk rregullohet shpejt, por ne kemi shumë punë edhe për rregullimin e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan në përgjithësi”, ka thënë ai.
    “Bisedimet me Serbinë dhe privatizimi i çdo gjëje që është publike, si dy procese negative për Kosovën”, sipas Kurtit, do të kishin qenë shumë më përpara për të keq sikur të mos ishte Vetëvendosje. Ai ka përmendur se në të kaluarën ka pasur qytetarë që kanë hezituar t’i bashkohen VV-së, duke vlerësuar se pasi kjo lëvizje të hyjë në institucione përfaqësuesit e saj do të bëhen si ata që ishin aty. “Pra kanë menduar se edhe ne do të bëjmë vrap pas luksit, interesave vetjake, do ta harrojmë popullin dhe sidomos do t’i
    braktisin qëndrimet, parimet dhe kritikën që e kemi pas më herët”, ka thënë ai.
    Zgjedhjet e brendshme, sipas tij, paraqesin testin dhe sfidën kryesore që e ka pasur Vetëvendosje prej ekzistimit. Ai ka bërë me dije se kjo lëvizje tani ka rreth 400 pika nëpër Kosovë, apo në 28 qendra në vend dhe 6 të tjera në diasporë, që kanë dalë si rezultat i procesit zgjedhor. “Vetëvendosje i ka gjithsej 27 mijë anëtarë, kurse edhe 10 mijë të tjerë i kanë marrë kartelat e anëtarësisë. Ne nuk jemi subjekt politik që kemi bastione, ne jemi të shpërndarë në mënyrë uniforme në gjithë Kosovën dhe do të përpiqemi që rrjeti ynë të forcohet gjithnjë e më shumë”, është shprehur ai.
    Kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Malishevë është zgjedhur Muhamet Bytyçi, nënkryetarë Safet Mazrreku dhe Kadri Hasanaj, ndërsa sekretar Bekim Gashi.
    Kryesues i Këshillit të Vetëvendosjes është zgjedhur Ragip Thaçi. Vetëvendosja e Malishevës në Kuvendin e Përgjithshëm të kësaj lëvizje do të përfaqësohet nga Gani Krasniqi dhe Marigonë Bytyçi.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,60480
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #63
    Vetëvendosje përkrah luftëtarët grevistë27-05-2011 15:11 CET
    Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një deklarate për medie thotë se me brengosje të thellë po e përcjell grevën e luftëtarëve të lirisë, që janë veteranë e invalidë të UÇK-së, e të cilët tash pesë ditë po qëndrojnë në grevë para ndërtesës së Qeverisë.

    “Veteranët dhe invalidët e luftës çlirimtare në Kosovë janë neglizhuar nga institucionet e posaçërisht nga qeveria. Ata përdoren vetëm atëherë kur rrezikohet pozita e kryeministrit apo e ministrave, të cilët që moti i kanë shkelur parimet dhe i kanë braktisur idealet për të cilat luftoi populli i Kosovës”, thekson kjo lëvizje në deklaratën e saj.

    Ata, sipas Vetëvendosjes përdoren edhe atëherë kur nevojiten si rekuizita ceremoniale për të shënuar përvjetorët e luftës me të cilët politikanët e sotëm mundohen të fshehin dështimin e tyre.

    “Një trajtim i tillë ndaj njerëzve që rrezikuan jetën për ta çliruar vendin tonë është i turpshëm. Kjo tregon se si politika zyrtare çdo ditë e më shumë po degradon”.

    “Është inkurajues fakti se grevistëve po iu bashkohen shokët e tyre, kështu që numri i tyre nga 27 sa ishte ditën e parë ka arritur në 78”, theksohet mw tej nw deklaratw.

    Lëvizja Vetëvendosje përkrah fuqishëm kërkesat e drejta të grevistëve, duke konsideruar se: Vlerat e luftës çlirimtare dhe roli historik i UÇK-së duhen të përfshihen në Kushtetutë; Duhet aprovuar menjëherë ligji për vlerat e luftës duke konsultuar edhe kritikat dhe vërejtjet e luftëtarëve; Trajtimi i invalidëve dhe veteranëve të luftës të bëhet nga Ministria e Mbrojtjes dhe jo vetëm nga ajo e Punës dhe e Mirëqenies Sociale; Luftëtarëve të UÇK-së duhet dhënë imuniteti që të mos ndiqen penalisht për periudhën e luftës çlirimtare.

    Vetëvendosje po ashtu inkurajon invalidët dhe veteranët që të qëndrojnë stoikë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre. /Zëri/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...aret-greviste/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    llap shuj se albin kurti t`hin n`shpi ti ndrron kanallat e televizorit edhe t`rreh para krejt fmive t`mahalles tane, kurr mo nuk lujn me ty fmija..mos u bon budalle le albinin.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    B.c.b;

    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    llap shuj se albin kurti t`hin n`shpi ti ndrron kanallat e televizorit edhe t`rreh para krejt fmive t`mahalles tane, kurr mo nuk lujn me ty fmija..mos u bon budalle le albinin.
    hahaha edhe diqka kur tja ndrron kanilin e telvizorti albini kti llapit ja len kah ndonje kanal shqiptar e ky llapushi so msu se ky mashum ndegjon RTS.

  6. #66
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #67
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    “Vetëvendosja” synon “pushtimin” e Kosovës



    Sharr, 28 maj – Anëtarë të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik, të shtunën, kanë zgjedhur strukturat udhëheqëse, në Sharr, të cilat do të udhëheqin këtë Këshill në periudhën e ardhshme.
    Duke iu drejtuar të pranishmeve, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se "qëllimi ynë politik është që të shtrijmë aktivitetin tonë në çdo cep të Kosovës, ngase ashtu do të jemi më të fuqishëm dhe më lehtë do ta realizojmë platformën tonë politike. Me aktivitetin tonë politik, nuk do të lejojmë që edhe Sharri të shndërrohet në Mitrovicë të dytë, ashtu siç janë edhe synimet e disa qarqeve të ndryshme”, ka theksuar ai. Sipas Kurtit, dy procese, të cilat janë duke ndodhur aktualisht, e pengojnë seriozisht ecjen e Kosovës drejt synimeve të saja. Është ky procesi i bisedimeve me Serbinë, i cili synon që atë ta plandosë politikisht, si dhe ai i privatizimit, i cili do ta lodhë ekonomikisht. Andaj, ka theksuar ai ne nuk duhet lejuar që këto të ndodhin”, ka pohuar Kurti. Në vazhdim, ai i ka porositur anëtarët e këtij subjekti që të jenë sa më konsekuentë në veprimin politik, ngase, siç është shprehur ai, angazhimi për atdheun nuk kryhet kurrë, këtë angazhim e kanë kryer vetëm dëshmorët e kombit.“Koncepti ynë politik nuk përfundon për një afat të shkurtër. Në rrugën tonë të gjithë duhet të jemi të durueshëm dhe të palodhshëm, siç kanë qenë të palodhshëm rilindësit tanë”, ka pohuar Kurti.
    Në vazhdim, në emër të dëshmorit Fetah Sylejmani, tubimin e ka përshëndetur babai i tij, Sylejmani, si dhe veterani i luftës së UÇK-së, Zyber Kryeziu-Baci.
    Në përfundim, me votim të fshehtë janë zgjedhur anëtarët, të cilët do ta drejtojnë Këshillin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje për mandatin e ardhshëm, ndërkaq kryetar është zgjedhur, Admir Flugaj, nga Kapra.
    http://www.koha.net/index.php?cid=1%2C22%2C60570

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    hahaha edhe diqka kur tja ndrron kanilin e telvizorti albini kti llapit ja len kah ndonje kanal shqiptar e ky llapushi so msu se ky mashum ndegjon RTS.
    hiq hiq,digitronin nuk ja len mo n`shpi.albini me dasht edhe berllogun e shtin me ja pagu llapi me pare t`veta.albin kurti e shtin me rreh shuplak me ni dore llapin.

    a e din najkush pse llapin e ka lind tezja,e jo nana?
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 29-05-2011 më 05:38

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A po na sheh Thaçi me babën

    Muharrem Nitaj

    Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pati vlerësime se Hashim Thaçi do ta kishte shumë të vështirë të përballej me opozitën e fortë, e cila sipas disa përllogaritjeve kishte marrë shumicën e votave në këto zgjedhje. Me gjithë kontestimet e shumta të zgjedhjeve, dukej se ato do të duhej të shënonin një fazë të re të funksionimit të pushtetit. Por, doli se Hashim Thaçi këtë herë do ta kishte më të lehtë se kurrë që të përballej me kundërshtarët e tij politikë.

    Dukej se kryeministri i Kosovës, i ndodhur në një situatë jo fort të favorshme politike, kjo edhe për shkak të raportit të Dick Martyt dhe të përplasjeve me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë brenda kampit të vet, por edhe për shkak të krizës me presidentin e përmbysur Pacolli, do të shndërrohej në politikanin më të paqëndrueshëm në Kosovë, por ndodhi e kundërta.

    Duket që Hashim Thaçi do të ketë lindur “natën e madhe”, sepse për të parën herë ndoshta, pushtetin po e ushtron me një komoditet të paparë dhe pa më të voglin kasavet se do të mund t’i rrezikohet ai.

    Ata që e kanë përcjellë nga afër luftën politike në Kosovë, e kanë parë se LDK-ja, gjithmonë në prag të fushatave, ka konkurruar ta marrë votën duke e kundërshtuar fuqishëm Thaçin dhe strukturën e tij politike. Por, menjëherë pas zgjedhjeve, ka ndryshuar gjithçka.

    Në momentet më të paqëndrueshme të pushtetit të tij, i janë gjendur aleatë nga të gjithë krahët, e më së shumti nga LDK-ja. Kjo e fundit sot ka vendosur që ta shohë pushtetin e kryeministrit Thaçi nga hija. Kjo i bie që ta shohë rrushi rrushin e të piqet fiku. Ndoshta LDK kujton se duke vepruar si Thaçi dikur, edhe mund ta marrë pushtetin bash si ai.

    Formalisht janë të paktën tri parti me më shumë se 50 deputetë që janë opozitë e qeverisë, por përmbajtjesisht situata është krejt ndryshe. Në secilën nga këto parti, kryeministri Thaçi tashmë i ka aleatët e tij, dhe ata në shumë raste i janë më besnikë se sa vetë njerëzit e idealit të partisë.

    Njerëzit po flasin se në AAK, e cila e kishte refuzuar koalicionin me Thaçin, tashmë ka një grup që është shumë i pakënaqur pse s’pati mundësi ta shijojë magjinë e pushtetit dhe ata po i flasin njëri-tjetrit “a po na sheh Thaçi me babën”. Edhe brenda LDK-së janë miqtë e deridjeshëm të Thaçit, disa prej të cilëve kanë qenë edhe pjesë e pazareve të pista dhe sot janë me bisht të zënë nën derë.

    Ndoshta pjesa më e pabindur ka mbetur një krah i Vetëvendosjes, të cilët, për shkak të radikalizmit që kanë, ose nuk merren seriozisht, ose kanë zënë të transformohen. E fundit nga e cila do të duhej të “tutej” kryeministri, është shoqëria civile dhe media, të cilat me pak përjashtime kanë shkuar “për lesh”. Janë disa që i harxhojnë paratë e dynjasë dhe flasin ndonjëherë, por sa herë që flasin, asnjëherë s’godasin.

    Njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit, në një kohë thoshte: Gjithmonë kemi pasur telashe për t’i pranuar të gjithë kundërshtarët që na janë ofruar, sepse do të bëheshim tepër në pushtetin e Hashimit. Kjo, sipas tij, sepse nuk kishte hise për të gjithë ata që e donin fuqinë dhe magjinë e tij. Kjo më kujtonte gjithmonë përrallat e plakave të netëve të gjata, ku të gjithë fukarenjtë e dynjasë donin të futeshin nën sqetullën e mbretit. Atëherë nuk i kisha besuar mikut nga Qeveria. Tash po më vjen zor t’i them: “Më fal për injorancën time!”

    Nëse në komshi mund të jetë kohë e horrave, siç po duket të jetë edhe në Shqipëri edhe në Serbi, ndaj të cilave na kanë hapur me ose pahir, në Kosovë po fillon sezoni i pushimeve të verës. Dhe, sa herë që këtu vjen vera, qeveria dhe opozita nisen për në det.

    Këtë herë, kryeministri i Kosovës mund të pushojë sa e si të dojë dhe ku të dojë. Kundërshtarët e tij janë “çartë ndër veti” dhe disa pushtetin kanë filluar ta shohin nga hija e disa të tjerë po presin nëse po i sheh qeveria.

    (Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Zëri”)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    E para nuk PUSHTOHET KOSOVA,por fitohet besimi i popullit ,prandaj Albini nuk ka munde te fitoj popullin ,sepse diktatoret nuk kan vendin ne kosove.

    Edyta,per te fitua popullin duhet me qen lider i vertet ,lider me kuptim te plote ,lider qe nuk luan me ve me pula dhe me manipulu te femit, duhet qe tmos i hulle ne rruge nxensat, e Albin nuk i ka keto veti keq !!.

    E tret ..... A HALA ESHT LIDER NE OPUZIT AAA!!!?,paska mu plake ne rruge ,sepse te gjith ata qe jan ne opuzit jan ne rruga .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •