Në sulmin e NATO-s vriten 14 gra e fëmijë afganë
Kabul, 29 maj - Zyrtarët e Afganistanit kanë lajmëruar se 14 gra dhe fëmijë janë vrarë nga një sulm i NATO-s në pjesën jugore të vendit, ndërsa shumica e viktimave janë fëmijë.
Zëdhënësi i qeverisë krahinore, Davud Ahmadi, ka thënë se gjashtë persona janë lënduar në sulmin e së shtunës, i cili ndodhi në krahinën e Helmandit, transmeton REL.
Guvernatori i kësaj krahine e ka bërë publike një deklaratë ku thotë se 12 nga 14 personat e vrarë janë fëmijë, prej të cilëve shtatë ishin djem e pesë vajza.
Zëdhënësi i NATO-s, Major Tim James, ka thënë se aleanca është duke e inspektuar vendin e ngjarjes. /koha/
Krijoni Kontakt