Close
Faqja 24 prej 26 FillimFillim ... 142223242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 251
  1. #231
    Bindi nuk kam nevoje per opinione te te tjereve sesi duhet te menaxhoj temat. Nese ju nuk doni te kuptoni shqip, me vjen keq po nuk eshte problemi im. Deri sa e bej te qarte me te madhe qe ky nenforum eshte ai i Fenomeneve Paranormale, atehere temat qe jane ketu merren si te qena ne natyren e tyre. Nuk ka vend per ekuivoke ne te kuptuaren. Besoni ose jo ska rendesi. Kur tema ka nje sondazh me pyetje atehere eshte ndryshe.

  2. #232
    Shtëpia e shpirtrave: Xhiruan karrigen duke lëvizur

    Muajt e fundit Lisa Manning, dy fëmijët dhe partneri i saj Anthony jetojnë të tmerruar nga frika pasi në shtëpinë e tyre gjërat lëvizin në mënyrë misterioze dhe hapen e mbyllen dyert vetvetiu.
    Familja Manning nga Converty në Britaninë e Madhe ka disa muaj që jeton në frikë sepse në shtëpi lëvizin gjërat, mbyllen dyert, ndërsa kohë më parë ata xhiruan edhe një karrige duke lëvizur pa e prekur askush.

    Në shtëpi jetojnë Lisa Manning (34 vjeçare) me partnerin Anthonyn, djalin Jayd (6 vjeçar) dhe vajzën Ellie (11 vjeçare). Ata thonë se disa herë janë detyruar të dalin nga shtëpia për shkak të lëvizjes së sendeve nëpër shtëpi, shkruan Daily Mail.

    Thuhet se në kuzhinën e tyre kanë fluturuar pjatat dhe tepsitë, ndërsa roletat e dritareve janë ngritur dhe ulur në mënyrë të pakontrolluar. Javën e kaluar u detyruan të dalin për dritare pasi dera e dhomës ku po qëndronin ishte mbyllur vetvetiu.

    Prifti lokal i këshilloi që të varin nëpër mure kryqe pasi që Lisa në dhomën e Ellit e vendosi një kamerë të fshehur ku xhiroi se si hapej dhe mbyllej dollapi dhe si lëvizte karrigia. Lisa thotë se ka njoftuar autoritetet dhe pret që ajo me fëmijët të gjej një shtëpi tjetër. /Telegrafi/

    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #233
    Po e lexoja kete lajm para nje ore. Me te vertete interesant. Per nje cast mu kujtua Amityville dhe horrorri qe kane provuar ata qe jetuan aty.

  4. #234
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po e lexoja kete lajm para nje ore. Me te vertete interesant. Per nje cast mu kujtua Amityville dhe horrorri qe kane provuar ata qe jetuan aty.
    Sikurse mund te kesh pare dhe vete, ne youtube ka shume video te tilla te ngjashme, por kjo sikur ka me shume elemente te fakteve konkrete. Mbase dhe kjo mund te jete nje manipulim i rradhes, nuk e di. Megjithate pasi lexova dhe per kete rastin ketu: http://en.wikipedia.org/wiki/Rosenheim_Poltergeist sikur kam filluar te dyshoj dhe vete se mund te kete dicka qe, ligjet e sotme te fizikes dhe te kuptuarit te mjedisit qe na rrethon ende nuk i japin shpjegim disa fenomeneve mistike.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #235
    Qe poltergeist eshte real une skam as dyshimin me te vogel. Dhe ky rasti qe postove sot eshte pikerisht poltergeist.

  6. #236
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ka disa regjistrime te tilla qe kane dale... koeficienti i besimit per mendimin tim eshte me pak se 10%. Besimi dhe shkenca ketu jane te pranishme, prandaj Dariusi me hoqi para ca kohesh nje postim per kete teme... po s`ka si te shprehesh ndryshe.. se besimi nuk e perjashton shkencen.. nese 10 % eshte e vertete, per mendimin tim eshte e sakte per vendosjen e Kryqeve, sipas porosise se pastorit.... por fenomeni "fantazme" ose "shpirt" i ardhur nga lart, eshte i pavertete.., pasi nuk mund te kete asnje lloj kontakti midis te gjalleve dhe te vdekurve (shpresoj te mos me hiqet postimi)
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #237
    Sepse njohuria qe kemi ne ende perplaset midis shkences dhe fese dhe aty ku e para deshton te jape nje shpjegim rracional, merr krahe e dyta dhe e fut nen ombrellen e saj. Ky eshte qerthulli ku jane futur shume fenomene paranormale sot. Ose fe, ose shkence. Harrohet qe mund ti perkasin nje grupi fare mire sic eshte ai i thjesht Paranormale.

  8. #238
    Pavdekshmerise se shpirtit, i kane kushtuar vemendjen e tyre edhe filozofe te shumte, nder ta vlen te permendet Platoni, me teorine e tij te reminishences. Sipas tij shpirti yne para se te futej ne trupin tone, ka pasur edhe nje jete tjeter te meparshme, ate te vertetave te perjetshme ose ideve te kulluara.

    Eshte realiteti intuitiv, qe njeh keto ide qe vijne nga jeta e meparshme e shpirtit tone. Keshtu e shpjegonte edhe te Verteten Platoni, pra sipas tij te Vertetat jane perpara pervojes tokesore, sepse te dish do te thote te rikujtosh. Te rikujtosh ato pervoja te meparshme te shpirtit.

    Do doja te citoja nje thenie te Raimod Lui, qe me pelqen shume: "subconseravtione formae specificae salva anima"

    Nisur nga idea qe ne njerezit jemi miniature e Supremit, dhe vete Supremi eshte i pavdekshem, mendoj qe rrjedhimisht edhe Shpirti Yne eshte i Pavdekshem.

  9. #239
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    "subconseravtione formae specificae salva anima"
    Ky është rrethi sipas traditës alkimiste. Në Mysterium Coniuctionis Jungu flet gjërë e gjatë për këtë subjekt kryesisht i bazuar në shkrimete lashta ato arabe të shek X dhe ato filozofike-alkimike të mesjetës që mishëruan shkrimet platonike(këtu kemi një problem shumë të madh konsistence, sepse dyshimet janë të mëdha se shumë koncepte janë ndryshuar nga arabët).

    Për pavdeksinë e shpirtit, smund të flas, nuk e besoj, por besoj në pavdeksinë e veprës. Rikujtimi gjithashtu mendoj që ka një bazë/interpretim psikologjik, e lidhur ngushtë me "collective unconscious" pra me arktipet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #240
    Për pavdeksinë e shpirtit, smund të flas, nuk e besoj...
    Sepse gjithe kontradikta qendron ne perkufizimin se cfare eshte shpirt. Nese nga njera ane flet per collective unconsciousness dhe nga ana tjeter mundohesh ta argumentosh shpirtin si dicka fizike (te pakten brenda asaj qe ne njohim si fizike) atehere njera rrezon tjetren. Nuk mund te jene te dyja brenda te njejtes suaze. Jung e ka shpjeguar qarte tek Psychology of the Unconscious. Po ti qendrojme ligjeve te fizikes ku bazojme shume nga sjelljet tona dhe vete jeten tone atehere shpirti, fantazmat cdo gje qe perfshihet ne paranormale mbetet nje koncept fantazie dhe burim ose supersticioni ose mosbesimi. Por nese pranojme planin astral dhe qenien e shpirtit si forme ose energji eterike atehere kjo shkon ne kufijte e asaj qe ne ende nuk e njohim ose te pakten do na duhet ta rizbulojme pasi me aq sa na vjen nga lashtesia duket se te paret tani kane qene me ne kontakt me dimensione te tjera te jetes sesa jemi ne sot, ndonese shume te zhvilluar e te perparuar ne planin teknologjik e shkencor.

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •