Adem Jashari (përfshirë tërë familjen e tij)
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Luan Haradinaj (dhe Shkëlzen Haradinaj)
Zahir Pajaziti
Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
Ismet Jashari
Tahir Sinani
Mujdin Aliu
Agim Ramadani
Salih Çekaj
Dikush tjetër
Hajde mëndje hajde. Nuk po të përgjigjem me të njëjtin ton pikërisht se nuk i përkas sistemeve neurotike as komuniste as fetare ekstremiste e as idioteske sic duket se je ti. Emigrant mund ti thuash tjetër kujt, se njerëzit e mij ndodhen nga Zelanda e Re e deri në Argjentinë sot e 120 vjet gati. Ndoshta për ata që dolën dje a pardje mund ta përmendësh, edhe pse un përsëri nuk do e përmendja si shprehje se është dicka e ulët nga ana kulturore sic ta përmenda sipër, një gabim që e bëjnë njerëz të shkolluar tek ne, e jo më të tjerët. Sa për komunizmin, eh ske faj ti jooooo po nesje. Fali se nuk dijnë se c'thonë i thonë kësaj.
Tani të flasim pak drejtët se kjo temë po hap shumë probleme. Eshtë temë e struktruar gabimisht, pa lidhje, nuk tregon asgjë dhe synon përcarje dhe ja ta shpjegoj pak me terma sa më të thjeshtë arësyen, përpara se të më quash dicka tjetër.
Sa për Adem Jasharin nuk po ta prek njëri avash se na habite. Por ti je kaq i ngushtë në interpretim sa bën autogol. Për ty historia fillon nga viti kur vdiq Jashari, ndërkohë që Jashari është pjesë e një narrativi më të gjërë që ka gjenezën edhe përpara Skënderbeut. Tek ne madje gjeneza mesjetare të paktën fillon qysh me këngët epike të Millosh Kopiliqit që predatojnë dhe vetë bëmat e Skëndrerbeut. Psh, ke mbi 7 variante këngësh por që ne nuk i kemi studiuar sic duhet dhe nuk i kemi dhënë rëndësinë e duhur për Millosh Kopilin, varianti i Hasluckut, Elezovicit, Lord-it, Karaceves, Rahovecit dhe ai më i njohuri nga këta i Anton Cetës. Nuk po fus këtu historiografinë Otomane që flet për këtë gjë, apo kronikën e Muzakajve për betejën e Fushë Kosovës. Sipas Dr. Anna Di Lellio, Sllavët e fillojnë përparësinë e tyre propagandistike në shek. 18, kur shpikin një hero me emër Obilic, një emër shpikur, i superpozuar një heroi tjetër, Milloshit pra. Vec kësaj këta njerëz privatizojnë betejën e Fushë Kosovës, duke thënë që kanë shkuar vetëm shkijet. Tani cfarë ndodh, prekursor i kësaj lëvizje sllave nuk qenë vetë ata(sllavët në përgjithësi janë popull jo fort i sofistikuar por barbarë), se sa ishin disa figura Italiane të shekujve 17 që i dhanë përparësinë tezave sllave derisa arritën ti nxirrnin këtij populli një gjenezë mitike nga Amazonat dhe popullsitë e stërlashta mitike të gadishullit Ilirik. Ndërkohë në Shqipëri kjo figurë harrohet për shkak të presionit Otoman të vazhdueshëm dhe injoancës masive. Megjithatë arrin që kjo figurë të mbizotroj në epikat që permenda sipër dhe vec tani po fillon perëndimi ti studioj e të thotë, po dale se paska dhe një variant shqiptar për këtë histori, që nuk është thjesht variant, se këto këngë që kemi ne kanë bazament historik dhe i referohen personit me emrin që ka, jo me një emër sllav si Obilic, krijesë emër propagandist. Plus që autogoli sllav është më i madh kur marim parasysh kronikën e familjes së Muzakajve që është e verifikueshme me krosekzaminime me kronikat Turke, që përmend Theodor Muzakën në mos gabohem si Princ luftëtar me disa dhjetra mijëra Shqiptarë nën komandën e Llazarit Serb që në atë periudhë udhëhiqte luftën anti-Osmane. Pra Shqiptarët kanë luftuar në atë betejë Ballkanike.
Nuk do zgjatem shumë se si u krijua miti i Obilicit sllav nga priftat Serb, as nëse ka ekzistuar apo jo ky njëri, por do kujtoj këtu disa paralelizma dhe histori interesante. Thuhet se burrnesha Sala Dervish Dervishi, dhe këtu po citoj përsëri Dr. Di Lellio-n, që u vra nga Serbët në mënyrë makabre pak ditë para vrasjes së Jasharëve i tregonte fëmijëve të vet historinë e Millosh Kopilit, kodin e tij moral të një heroi tragjik(nuk kam kohë ta shtjelloj këtë pikë por ka të bëj me mbiemrin e tij), dhe se ai qe Shqiptar bir Shqiptari dhe se Beogradi gjithmonë ka gënjy për historinë e tij. Tani shif dicka interesante këtu. Sala Dervishi është e lidhur me Jasharët, në fakt Sala Dervishi është Jashare por kushëri e largët. Jasharët janë nga Drenica, Millosh Kopili gjithashtu qe nga Drenica. Drenica ësht mbajt historikisht si një tokë që ka lindur prijësa epik, dhe Jashari nuk mund të mos i qëndronte besnik historisë së krahinës. Të dy këta prijësa janë nga Drenica, dhe narrativi ynë duhet të filloj nga origjina jo nga 1998. Këtë nuk e them vetëm se ne i përkasim civilizimit perëndimor dhe gjasme mund të thotë dikush se kjo është agjendë politike(lexo: sepse permend lufte kristiane shqiptare kunder islamit), përkundrazi, kjo është një e vërtetë historike që duhet vendosur në vend, pamvarësisht përkatësisë tonë shpirtërore në këto caste historike, si Jashari, si Skënderbeu, si Kopiliqi, si Pirrua si Aleksandri janë prijësa të një kombi. Nga ana tjetër kemi dhe diplomatë të shquar që duhen veneruar njësoj, nga filozofi që rriti Pirron e Epirit, Teuta, familja e famshme Engjëllore, tek familja Vlora e Ismail Qemalit e deri në ditët tona me shembullin e Rugovës. Skënderbeu ja kujton italianëve disa herë prejardhjen e shqiptarëve nga kjo rracë, dhe epika jonë e këngëve, Lahuta e Malcis dhe shumë vepra të tjera vec sa e ilustrojnë këtë gjë.
Skënderbeu, Jashari e shumë figura të tjera janë pjesë e epikës tonë e një narrativi më të gjërë por që duhet të analizuar në mënyrë logjike jo kuturu. Nuk ka kuptim të thuash kush është hero më i madh atje, sepse të gjithëve që janë përmendur i bëhet dëm nëse narrativi ndahet dhe secili identifikohet një pjesë të vecuar të historisë sic po bën ti. Nuk ka kuptim. Troc, është akt antikombëtar dhe antihistorik do thoja dhe që e kthen historinë në dicka groteske, anakronike pa fije logjike.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-05-2011 më 22:30
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Nuk eshte fjale e perulet fjala "emigrant", kur migron je emigrant....Hajde mëndje hajde. Nuk po të përgjigjem me të njëjtin ton pikërisht se nuk i përkas sistemeve neurotike as komuniste as fetare ekstremiste e as idioteske sic duket se je ti. Emigrant mund ti thuash tjetër kujt, se njerëzit e mij ndodhen nga Zelanda e Re e deri në Argjentinë sot e 120 vjet gati. Ndoshta për ata që dolën dje a pardje mund ta përmendësh, edhe pse un përsëri nuk do e përmendja si shprehje se është dicka e ulët nga ana kulturore sic ta përmenda sipër, një gabim që e bëjnë njerëz të shkolluar tek ne, e jo më të tjerët. Sa për komunizmin, eh ske faj ti jooooo po nesje. Fali se nuk dijnë se c'thonë i thonë kësaj.
+1Tani të flasim pak drejtët se kjo temë po hap shumë probleme. Eshtë temë e struktruar gabimisht, pa lidhje, nuk tregon asgjë dhe synon përcarje dhe ja ta shpjegoj pak me terma sa më të thjeshtë arësyen, përpara se të më quash dicka tjetër.
We never really grow up, we only learn how to act in public.
Padyshim dhe Rugova sic e përmenda. A ka kuptim të thuhet "Un them që Jashari është më i madh se Skëndrbeu?", ose "Rugova nuk është hero kombëtar" ?
Por për cin kan luftu këta njerëz ? Për cfarë vlerash ka luftuar Jashari që nuk paska luftuar Skënderbeu dhe Rugova sipas disave ? Vlerat e një populli janë universale, nuk ndryshojnë. Lexojeni mirë letrën e Skënderbeut që i tregon vendin Italianëve dhe i tregon fisnikërinë e popullit tonë. Ne nuk jemi popull grabitqar, as sulmues as vjedhës por krijues. Po ta analizojmë vec atë rrjesht të Skënderbeut tonë kuptojmë dhe një nga esencat e popullit tonë. Kushtri primar i krijimtarisë është liria. Pa liri nuk ka krijimtari, dhe ky është dhe emri ynë, kjo është dhe epika e popullit tonë, lufta për liri por jo si pasojë e skllavërisë, ne kurrë nuk kemi qenë skllavë edhe kur na kanë pushtuar, por lufta për liri si ruajtje e saj, ruajtje e pavarsisë tonë. Për cka ka luftuar Jashari, Ramadani, Boletini,Fishta,PapaKristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Muzakajt e shumë prijësa të tjerë është esencialisht e njëjta gjë, dhe arësyeja pse është e njëjta gjë, është sepse ata lanë të gjithë jetën duke luftuar për këtë gjë, dhe nuk u treguan bukëshkalë që të luftonin për interesa vetiake, gjëja më e thjeshtë që mund të bënin, sidomos në pozitat ku ishin.
Shifni një dicka interesante që thotë ky komandanti poshtë, në një temë tjetër të hapur nga po i njëjti person që ka hap këtë temën kuturu ku po flasim tani në nënforumin e elitës kombëtare. Pra ky antar ose nuk di se cpo bën ose nuk është i hapur për kriticizëm, ose nuk e kupton gravitetin e kësaj teme, ose ka agjendë përcarëse.
Shifni si portretizohet ky njëri:
Në Tiranë Adem Jasharit
Ja kam dhanë besën një ditë
Pa u çliru kombi i shqiptarit
Cepit t'pushkës s'ja ndajmë sytë o hej
Jam Nijazi Azemi mjekërr Skenderbe
Gjakun bashkë e kemi, kemi një atdhe
Moj Presheva trime, fatin Çamëri
Jo s'të lam jetime sa t'këtë Shqiptari
Populli e di mirë kush është sic e shikoni, e di mirë kush janë referencat e tija se kush janë bijtë e tijë, pse mundoheni me e prish logjikën e popullit, ne vend që të mundoheni me kriju dicka solide që i reziston kohës. Un skam gjë kundra hapjes së temave mbi figurave që kan luftu për kombin, madje e inkurajoj ate dhe është proces i domosdoshëm ky për Kosovën, por jo tani me e shkëput historinë tonë e me e copëtu.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-05-2011 më 23:05
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Nuk ke kuptuar gjë, lexoji prap atëher edhe pse dyshoj se do e kuptosh se cfarë po them. Spo flasim për zogj këtu. Pjesa e fundit as ka lidhje me atë që po them unë. Un jam shqiptar që jetoj jashtë vëndit tim, votoj për jetën politike të një vëndi tjetër e punoj jashtë vendit tim prej dakadash tashmë. Përkatësia qyetare në këto rrethana është krejt relative me vendin që ndodhesh, identiteti jo. Tani nëse ti fle rrugëve, je pa dokumenta, të trajtojnë keq, nuk i ke bërë vendin vetes aty ku ndodhesh është puna jote, por mos hajde këtu e të na japësh leksione me dy rrjeshta pa patur minimalisht idenë se cfarë po flas apo kujt i referohem. Ves i keq ky.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-05-2011 më 23:15
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
i lexova, solla nje pikepamje te trete, shembulli ishte ajo fjalia me fjalen "shqiptare"
fjala migrant eshte fjale e huaj, ne shqip perkthehet shtegtim
shtegtimi nuk ka te beje vetem me zogjte...ka te beje edhe me njerezit
jam qytetar i vendit ku jetoj, por prap se prapi emigrant jam, jam i ardhur
kur je i ardhur dhe ke levizur diku tjeter je emigrant, ti quaje cfare te duash por fjala eshte emigrant.....fjala emigrant nuk eshte fjale e keqe...gjykimi qe ben njeriu eshte i keq.......imigrant jam dhe krenar...nuk kam perse te dukem i ulet para ketyre vendalive apo emigranteve te tjere ketu
We never really grow up, we only learn how to act in public.
thirsty , tregona te lutem se çka ka të bej e-migramti apo migranti ?!!! ; kur e dimi nga historija se shumica e Rilindasve ishin e-migranta ...
Krijoni Kontakt