Keto mesazhe ne bibel jane, mandej ke dhe ne kuran po pritoj me keqyre me radhe.
Zemėrimi
21 “Keni dėgjuar se u qe thėnė tė vjetėrve: ‘Mos vra!’ Kush vret do tė jetė pėrgjegjės para gjyqit.
22 E unė po ju them: Kushdo zemėrohet kundėr vėllait tė vet, do tė jetė pėrgjegjės para gjyqit; e kush t’i thotė vėllait tė vet: ‘Budalla’, do tė jetė pėrgjegjės para Sinedrit; kush t’i thotė: ‘I marrė’, do tė pėrgjigjet nė zjarrin e ferrit.
23 Pra, nėse e sjell dhuratėn tėnde pėr ta kushtuar nė lter e aty tė bie nė mend se yt vėlla ka diēka kundėr teje, 24 lėre dhuratėn tėnde aty para lterit, shko e pajtohu mė parė me vėllain tėnd e pastaj eja e kushtoje dhuratėn tėnde!
25 Rregullohu shpejt me kundėshtarin tėnd sa tė jesh ende nė udhėtim me tė, qė kundėrshtari tė mos tė tė dorėzojė te gjykatėsi e ky te rojtari i gjyqit, qė tė mos tė ndryejnė nė burg. 26 Pėr tė vėrtetė po tė them: s’do tė dalėsh prej andej para se ta paguash edhe paranė mė tė fundit.”
Mėsimi mbi hakmarrjen
(Lk 6, 29‑30)
38 “Keni dėgjuar se qe thėnė: ‘Syrin pėr sy e dhėmbin pėr dhėmb’. 39 Unė po ju them: Mos u kacafytni me tė keqin, por atij qė tė bie shuplakė faqes sė djathtė, ktheja edhe tė tjetrėn.
40 Atij qė do tė tė qesė nė gjyq pėr tė tė marrė kėmishėn, jepja edhe pallton.
41 E nėse ndokush tė shtrėngon tė ecėsh me tė njė milje, ti bėji dy;
42 atij qė tė lyp, jepi, e atij qė tė kėrkon hua, mos ia kthe shpinėn.”
Dashuria ndaj armiqve
(Lk 6, 27‑28, 32‑36)
43 “Keni dėgjuar se qe thėnė: ‘Duaje tė afėrmin tėnd’ e urreje armikun tėnd. 44 E unė po ju them: Duajini armiqtė tuaj, lutuni pėr ata qė ju salvojnė,
45 pėr t’u bėrė bijtė e Atit tuaj qė ėshtė nė qiell, sepse Ai bėn tė lindė dielli i tij mbi tė kėqijtė e mbi tė mirėt e tė bjerė shi pėr tė drejtėt e pėr tė padrejtėt.
46 Sepse, po qe se i doni vetėm ata qė ju duan, ēfarė shpėrblimi meritoni? Pse a nuk bėjnė kaq edhe tagrambledhėsit?
47 E nėse i pėrshėndetni vetėm vėllezėrit tuaj, ēfarė bėni tė veēantė? A nuk bėjnė tė njėjtėn gjė edhe paganėt?
48 Jini, pra tė pėrkryer siē ėshtė i pėrkryer edhe Ati juaj qė ėshtė nė qiell!”
P.S. Po thuaj ti qe nuk aplikojne asnje se jane jashte natyres njerezore.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 23-05-2011 mė 08:24
Qe dhe ne Kuran nje qe i toleron jobesimtaret.
109. Suretu El Kafirun
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
1. Thuaj: “O ju jobesimtarė!
2. Unė nuk adhuroj atė qė ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues tė Atij qė unė e adhuroj!
4. Dhe unė kurre nuk do tė jem adhurues i asaj qė ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij qė unė adhuroj!
6. Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (qė i pėrmbahem)!
.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 23-05-2011 mė 09:10
Ne nje konference qe po mbante dikur Einstein, ishte nje tip aty qe nuk kuptonte gje prej gjeje, por e genjente mendja se ne fund te konferences do e mberthente Einstein me nje pyetje qe do i bente. Keshtu beri, e pyet keshtu: "Cili eshte raporti i kohes me perjetesine"?
Einstein iu pergjigj - "raporti eshte ky; edhe sikur te kisha gjithe kohen te t'a shpjegoja , do te te duhej nje perjetesi qe ti ta marresh vesh"
p.s: Te lutem, mos m'u prek ne seder se te kam me merak, dhe ke shume shoke e shoqe, keshtu qe mos u merzit. Trimi i mire me shoke shume, sic i thone.
Shendet.
Ne shume versete qe kam lexuar, kam hasur ne shume raste ku Zoti i drejtohet te Zgjedhurit te Tij, ku i thote "Ti je vetem keshillues"
Te jesh keshillues, do thote te jesh si nje busull orientimi per disa njerez qe jane te zhytur ne honin e injorances, sic ishin arabet ne ate kohe.
Fakt ky qe tregon, ate qe une e kam permendur sa e sa here, qe ato versetet qe transmetojne nje intolerace dhe sulme, jane thjeshte inkorporime qe bene arabet pas vdekjes se Profetit te tyre. Pse nderhyne ne keto pika - do thuash ti? Sepse keto ishin pikat stratego-politike qe lidheshin ngushte me interesat e tyre te asaj kohe.
Nuk kishin si te nderhynin ne versetet e tjera qe transmetojne mesazhe tolerance dhe shpirterore, sepse nuk iu behej vone per keto ceshtje.
Gjithashtu, thuhet ne menyre taksative "ne Fe nuk ka dhune, imponim"
Tjeter, eshte nje verset te cilin une e kam shume per zemer, ku thuhet; "Per ata qe besojne Zotin dhe bejne vepra te mira, qofshin keta judej, sabbine, te krishtere .....per ta nuk ka frike dhe as brengosje"
Zoti nuk krijon njerezit, krijesat e Tij me te Dashura, per t'i denuar....apo qe ta kene frike.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 23-05-2011 mė 09:47
Nuk e di pse por te gjithe njerezit qe une njoh e qe e mbajne vetem per besimtar(te fese islame) nuk jane aspak zemergjere,bile mund te them qe jane shume koprrac,vazhdimisht kane frike nga varferia,me nje fjale sti japin mekatet!!![]()
Kjo ju kushtohet ne vecanti jobesimtareve apo atyre qe nuk besojne ne Kuran. Kjo vlen dhe eshte nga kapitujt e fundit te Kuranit dhe i ka vetem ato 6 vargje.
Tash nuk i di te gjitha sqarimet por ka sqarim per secilin se une haxhi-e nuk jam
Ajo qe me ka bere pershtypje eshte nje kaptine, e quajtur 9. Suretu Et Tevbe, ku flitet per nje beteje/lufte. Ajo kaptine nuk po fillonte me "Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!" si te gjitha kaptinat tjera apo suret tjera, vetem per shkak se flitet per lufte.
Tani nese te intereson lexoje ne internet
http://www.iium.edu.my/deed/quran/albanian/index.html
Krijoni Kontakt