Prishtinë, 23 maj – Lëvizja “Vetëvendosje”, së paku në këta tre muajt e parë të funksionimit të legjislaturës së re në Kuvendin e Kosovës, ia ka marrë Lidhjes Demokratike të Kosovës primatin në kundërshtimin e politikave të Qeverisë.
Inicimi i debateve, sidomos ai për bisedimet me Serbinë, si dhe publikimi i disa dokumenteve që kanë të bëjnë me kontratën e Qeverisë së Kosovës me kompaninë “Bechtel-Enka” për autostradën Morinë-Merdar, kanë qenë aktivitetet më të fundit që bëjnë që “Vetëvendosje” të shihet si subjekti politik më i zëshëm në Parlament.
Rolin prijës të opozitës LDK-ja si partia opozitare me numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin e Kosovës konsiderohet se e ka humbur edhe me marrëveshjen me koalicionin qeverisës për postin e presidentes. Me këtë marrëveshje LDK-ja është parë nga palët e treta si vazhduese e koalicionit të mëparshëm me PDK-në. Kjo marrëveshje është vlerësuar e gabuar madje edhe nga ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Sejdiu kishte vlerësuar se “LDK-ja tashti ka mbetur as pozitë e as opozitë”.
Mirëpo, zyrtarë të LDK-së konsiderojnë se politika e saj prej opozite “nuk është ajo e të bërit zhurmë, por ajo e arritjes së rezultateve konkrete në heshtje”.
“Secili subjekt politik opozitar e ka mënyrën e tij se si e ushtron opozitën dhe mënyra e LDK-së nuk është ajo e të bërit zhurmë, por ajo e arritjes së rezultateve konkrete në heshtje. Të gjithë e dinë se ndryshimet në funksionin e presidentit të vendit kanë qenë si rezultat i një iniciative të LDK-së dhe jo të dikujt tjetër”, ka thënënënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçija. Drejtori i organizatës “Çohu”, Avni Zogiani, e ka përshkruar të dielën LDK-në si parti që vetëm teknikisht e ka zënë hapësirën e quajtur opozitë. Subjektin e Isa Mustafës, por edhe atë të Ramush Haradinajt – AAK-në, Zogiani thotë se i karakterizon një plogështi totale në rrafshin e demonstrimit të rolit opozitar.
Por,nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se AAK-ja është opozita e vërtetë në Kosovë. “Gjithmonë kemi paralajmëruar para të tjerëve se çka është duke ndodhur me proceset në Kosovë dhe kjo është detyra e jonë”, ka thënë ai.
Drejtori i organizatës “Çohu”, Avni Zogiani, ka pasur për “Vetëvendosjen”. Ai ka thënë se subjekti i Albin Kurtit është subjekti i vetëm opozitar të cilin e ka Kosova.
Në Kuvendin e Kosovës partia më e madhe opozitare është LDK-ja me 27 vende. Lëvizja “Vetëvendosje” është e dyta me 14 vende, teksa AAK-ja është e treta me 12 vende. Pjesa tjetër u përket partive që e përbëjnë pozitën, e cila i ka 67 vende (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”)
Krijoni Kontakt