Në momentin kur të mbizotërojë mjaftueshëm mbi masën ai nivel kulture politike që e bën atë të aftë të koncetpojë siç duhet demokracinë, kastën politike që e udhëheq si dhe mos ushqehet me bukë peshku në vend të inisiativave reale që duhen ndërrmarrë në kuadër të premtimeve politike. Kur kjo masë të jetë e aftë ti gjykojë siç duhet dhe të votojë programet politike që partitë hedhin në garën elektorale dhe mos vrapojë pas çerdheve të injorancës së shek XXI që janë militantizmat partiake, atëherë kjo masë do përfaqësohet politikisht nga politikanë me vizion të qartë politik si dhe me një kulturë europiane politike. Ndaj pozicioni i Bashës në këtë ambjent politik është si ajo e peshkut pa ujë.
Krijoni Kontakt