Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84
  1. #1

    CIA, skenar ogurzi për Greqinë

    Për një makth me revolta të përgjakshme në Greqi dhe skena si ato që u zhvilluan në Argjentinë para disa vitesh paralajmëron investitorët e huaj Agjensia e Qendrore e Informacionit, CIA.

    “Revolta dhe fenomenet e përgjakshme të dhunës do të kenë një përshkallëzim të dukshëm sa më shumë që rriten masat financiare të qeverisë për përballimin e krizës”, nënvizohet në raportin e saj.

    Sipas mediave greke që analizojne raportin, pavarësisht diplomacisë ekonomike që ushtron FMN në Greqi me parashikime kurajoze në mënyrë që të mos humbasë kapitalet e dhëna borxh, shërbimet sekrete të SHBA shprehen hapur se ditët më të vështira janë përpara dhe reagimet e ashpra sociale do të bllokojne zbatimin e programit të politikës ekonomike duke çuar në revolta të përgjakshme dhe bastisje.

    “Sindikatat greke kanë reaguar ndaj masave të reja financiare, por deri tani grevat kishin një ndikim të kufizuar ndaj qëllimit të qeverisë për të zbatuar reformat. Një rritje e protestave të gjera do të mund të vinte në dyshim aftësinë e qeverisë të zbatonte reformat dhe synimet e saj për buxhetin, por gjithashtu do të çonte në revolta ose dhunë”, thuhet në raport.

    Gjithashtu vihet në dukje se në vitin e kaluar borxhi grek shkaktoi presion të madh tek Eurozona dhe lindi problematikën nëse një vend anëtar mund të përjashtohet prej saj apo mund ta braktisë me dëshirën e vet monedhën e përbashkët.

    “Greqia vërtet po zbaton reformat e duhura, por pyetja është se sa e aftë do të jetë që t’i vazhdojë ato sepse parashikimet e tregjeve botërore janë të zymta dhe revolta popullore do të rritet në maksimum”, përfundon raporti.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=211439&ref=fp
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Normale, lekët Frëngu në një farë mënyrë apo tjetër do i marë se smund të lej bilionat në tavolinë se Greku bëri rrumpallë. E ta mendosh që për vite me rradhë patën celsat e ekonomisë EuropianoLindore, andej kalonin fondet, politikat cdo gjë. Kshu është kur e ke mendjen tek Himara e tek budallalliqet e tjera historike që mësojnë në shkollë. Tani le ta marin dhe kët Gaxojanisin nga Amerika e ta vejnë në krye kur të vi koha për tu kollitur.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nice going, pres me padurim diçka te tille.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nice going, pres me padurim diçka te tille.
    As the world turns

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nice going, pres me padurim diçka te tille.
    Sa me pare aq me mire

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Po jo mer daj se ja fut kot Topi.
    Ngelen planet e CIA-s,per ti zbulu Topi dhe kush ja ka dhene kete informacion.
    Mgjth,cka nuk ben vaki,por nuk e besoj.

  7. #7
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Brooklyn jo qe thot CIA e verteton ate thenien qe "Populli i deshperuar eshte popull i rrezikshem" por kjo qe mund ti ndodh njerezve te rendomet ne Greqi eshte vetem dem kolateral.Loja e vertet luhet ne tjeter fushe ate te financave :

    Greqia ne numra :

    Bpn 3% (me i ulti ne europ)
    Bpn :230 milard euro
    Borxhi publik:340 miliard euro
    Te ardhura vjetore per qeverin:40 miliard euro
    Borxhi per nje Grek:30.000 euro
    papunesia:16 %

    Me keto shifra vetem zoti mund ti shpetoj cka nga interesi nacional Shqipetare(perjashto emigranet) eshte i mirseardhur.Thjesht shteti Grek nuk mund te kthej Borxhin ne lartesi e 140 % te Bpn e vetmja zgjidhje eshte reprogramimi i ketij borxhi gjigand nga UE.Por edhe kjo eshte vetem vazhdim i agonise.

  8. #8
    Greqia mund ti shpetoje borxheve vetem duke shitur asetet shteterore. Madje vetem 20% te tyre, por kjo gje eshte perjashtuar nga politikanet greke deri me tani. Persa i perket emigranteve shqiptare ky perben lajm te keq. Te mos harrojme qe jane rreth 1 milione bashkeqytetare tanet ne ate vend. Megjithate nuk mendoj se Greqia do tia dale mbane vete qe te shlyeje borxhin. Do ti duhet patjeter te gjeje menyra te reja qe te rifinancoje kete borxh. Ky shkrim per CIA-an ka ardhur nga gazetat greke dhe mund te jete thjesht edhe nje presion mbi qeverine greke qe te perdore menyrat e tjera per te reduktuar borxhet
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Greqia mund ti shpetoje borxheve vetem duke shitur asetet shteterore. Madje vetem 20% te tyre, por kjo gje eshte perjashtuar nga politikanet greke deri me tani. Persa i perket emigranteve shqiptare ky perben lajm te keq. Te mos harrojme qe jane rreth 1 milione bashkeqytetare tanet ne ate vend. Megjithate nuk mendoj se Greqia do tia dale mbane vete qe te shlyeje borxhin. Do ti duhet patjeter te gjeje menyra te reja qe te rifinancoje kete borxh. Ky shkrim per CIA-an ka ardhur nga gazetat greke dhe mund te jete thjesht edhe nje presion mbi qeverine greke qe te perdore menyrat e tjera per te reduktuar borxhet
    Jo ka dhe një mënyrë tjetër, por kjo lëvizje do ta conte orën e apokalipsit njerëzor në 1 minut, pra do ja kalonte pa frikë dhe periudhës kur u bënë testimet atomike të H-Bombave ku më duket vajti 2. Dhe arësyeja është ajo që njihet si "systemic risk"(edhe pse term që përdoret më tepër në ekonomi), një risk që rritet proporcionalisht me forcat që shtyjnë për globalizim në këtë rast.

    Greqia mund të thotë, borxhin ma paguan Rusia dhe lidhet politikisht me ta(një eksperiment i tillë Rusi e bëri me Islandën, kur Anglia kërkoi dëmshpërblim nga ta dhe NATO u menderos nga frika). Një gjë të tillë do bëjnë dhe hajnat tona kur ta falimentojnë shtetin, se edhe ne me borxhet nuk jemi shumë mirë. Kjo detyrimisht do krijonte një klimë të tmerrshme në botë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 22-05-2011 më 12:36
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Qytetaret greke duhet qe te kerkojne ardhjen ne pushtet te forcave te qendres se djathte, sepse vetem ata mund ta shpetojne vendin nga katastrofa.

    Te majtet shfrytezuan nje vrasje te policise dhe e ndezen vendin ne flake, prej seciles ata ngrohen duart dhe shfrytezuan rastin te fitojne zgjedhjet.
    Mirepo dardha e ka bishtin prapa dhe te majtet treguan ne vazhdimesi se ata vetem dijne te shkaktojne kriza dhe nuk jane ne gjendje te japin rrugezgjidhje.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •