KOHA
26 prill 2011
http://www.koha.net/repository/images/26borshi4.jpg
Borsh, 26 prill - 6 kilometra vijė bregdetare, tė rrethuara nga ullishtet qė shkrihen natyrshėm me blunė e thellė tė detit Jon. Tek-tuk shkėmbinj qė ngrejnė kryet mbi ujė, e pulėbardhat, qė sė bashku me peshkatarėt janė tė vetmit vizitorė tė kėtij prag sezoni.
Sezoni turistik do ta gjejė serish njė ishull plotėsisht tė harruar nė jugun e Shqipėrisė. Mes zonave tė shumta ku investimet nė kėto 20 vjet nuk kanė munguar, tė mėdha a tė vogla qofshin, i vetmi qė ka bėrė rrugė tė kundėrt nga pjesa tjetėr ėshtė Borshi. Ky oaz me vijėn bregdetare mė tė gjatė nė detin Jon, pėrtej premtimeve politike tė majta e tė djathta, nuk ka marrė asgjė mė shumė, duke u anashkaluar thuajse plotėsisht nė tė gjitha projektet qeveritare pėr zhvillimin turistik tė jugut tė Shqipėrisė, raporton To[p Channel.
E rrjepur plotėsisht nga shtresa e betonit tė kohės sė komunizmit, nė nisje, rruga qė tė nxjerr nė bregdetin e Borshit duket thuajse njė pikė kufitare qė ndan kėtė zonė nga pjesa tjetėr e fshatrave tė Jugut. Qindra metra qė duken pafund mes gropave e pluhurit e qė nuk kanė asnjė lidhje mė njė zonė turistike.
"Komplet, qė nė Dhėrmi gjer tek Shpella e Lukovės, gjithė plazhet me dalje nė det, u asfaltuan u rregulluan, Borshi po na gėnjejnė, po na mashtrojnė, do bėhet sot, do bėhet nesėr", deklaron njė banor i Borshit.
Vija bregdetare duket e harruar mes mbetjeve tė lokaleve tė braktisura, bunkerėve qė pasojnė njėri-tjetrin e rruges qė tashmė bėhet e vėshtirė pėr tu dalluar.
E kotė tė kėrkosh qoftė edhe investimin mė minimal, dora e shtetit nuk duket askėrkund. Godina tė rrėnuara tė kohės sė komunizmit janė reliket e vetme tė njė kohe kur dikush kujtohej edhe pėr kėtė zonė. Nga shtėpia e pushimit tė fėmijėve jetime kanė mbetur tashmė vetėm muret e lehtėsuar nga ēatia e tjegullat.
Mes zallamahisė, kaosit tė pronave e braktisjes shtetėrore borshiotėt pėrpiqen tė mbijetojnė me mikėpritjen e turizmin familjar qė afron ēdo sezon tė paktėn 10 mijė a mė shumė pushues. Shumė banorė mendojnė se izolimi 20 vjeēar i kėtij fshati ėshtė rezultat i ndėrthurjes sė papėrgjegjshmėrisė sė pushtetit lokal tė majte a tė djathte, me pengesat e tjera tė ngritura sipas tyre edhe pėr shkak tė pėrkatėsisė fetare tė Borshit.
"Ėshtė fshati mė turistik qė mban nga 10 deri nė 15 mijė pushues nė cdo 15 ditėsh. Ka ngelur pas dore nga investimet se ėshtė i vetmi fshat musliman nė gjithė bregdetin. Ne si banorė tė Borshit kėtė duam tė jetojmė edhe ne si gjithė tė tjerėt, nė qytetėrim", deklaron Qetėsor Marku, banor i Borshit.
Mungesa e njė plani rregullues ka bėrė qė ndėrtimet tė bėhen pa projekte e sikur tė mos mjaftonte, banorėt thonė se Borshi vuan mungesėn e ujit tė pijshėm dhe gjatė sezonit turistik ka edhe probleme me energjinė elektrike pėr shkak tė tensionit tė ulėt. Me Borshin natyra ėshtė treguar e pakursyer ndryshe nga indiferenca e pushtetit pėr kėtė zonė e qė lexohet mė mirė se kudo nė pjesėn e poshtė tė fshatit, ku nuk gjen qofte edhe njė park modest e aq mė pak ndonjė kend sportiv.
Nga ish-burgu komunist i Borshit nuk ka mbetur asnjė shenjė e vetme. Banorėt e rinj qė janė strehuar prej 20 vitesh nė kėto godina e tė ardhur, nuk dihet sesi, nga cepi tjetėr i Shqipėrisė, bėjnė njė krahasim tė dhimbshėm tė kėsaj zone me ato mė tė thellat nė veri tė vendit.
Nė kėtė realitet Borshi duket i zėnė nėn hijet e fshatrave tė tjerė tė jugut, por edhe tė ishujve grekė qė herė shfaqen e herė mbulohen nga retė diku nė horizont.
Asgjė nuk ndryshon edhe nė pjesėn e sipėrme tė fshatit, rrugė tė pashtruara e njerėz qė ecin kuturu mes makinave qė ngjisin me vėshtirėsi rrėpirėn e fortė.
E tashmja dhe e shkuara mes tė njėjtit fat janė shkrirė nė mėnyrė thuajse tė pandashme.. Historia nuk mund tė ishte ndryshe nga realiteti i sotėm i Borshit, qė ėshtė shpėrfillur e hedhur tej si njė plaēkė e pavlerė.
Rruga pėr kėmbėsorė qė tė ēon nė Kala, e inaguruar jo shumė kohė mė parė ėshtė carė tej e pėrtej, ndersa vetė kalaja qė daton nė shekullin e tretė apo tė katėrt para erės sonė, ofron nje imazh sa magjepsės, pėr shkak tė pozicionit, aq edhe tė dhimbshėm si pasojė e mosmirėmbajtjes.
Xhamija qė ngrihet brenda kalasė se Sopotit, njė ndėr mė tė vjetrat e jugut te Shqipėrisė thuajse mezi mbahet nė kėmbė, mes mureve qė duket sikur do tė zėnė poshtė nga ēasti nė ēast.
Me malet e larta nga njėri krah , mes ullishteve e rrugėve te shkatėrruara , bunkerėve, historive tė lashta, banoreve , reve tė pluhurit qė ngrihen mes banesave, e bregdetit qė bėhet njėsh me qiellin, mes kontrasteve tė forta e premtimeve te pambajtura te politikes se madhe shtrihet Borshi, perla e harruar e jugut tė Shqipėrisė.
Krijoni Kontakt