Pamje e pergjithshme, foto personale
Borshi, vend perfekt per te kaluar momente ndac familiare ndac edhe ne shoqeri.
Uji eshte kristal, eshte pak i ftohte dhe shume i thelle (Si gjith bregu i poshtem).
Plazhi eshte guror/gurishte (Jo rere e imet), por i paster ... do ju sugjeroja te blenit ca shapka gome qe tju sherbejne te kaloni nga shezlonet e deri tek uji e anasjelltas.
Akomodimet jane neper shtepi tip pansionesh (Dhoma) tek tuk ka disa mini-hotele por nuk e di cilesine e sherbimit. Cmimet ne pergjithsi jane mesatare dhe jo shtrejt, duke pasur para sysh qe ate qe e ble tek fshataret e ke 100% natyrale (jo prej greqie).
Per llojin e pushimit qe ofrohet ne borsh, i jap nje 8+ te merituar, ndersa per sherbimet 6+. Esht e zone akoma ne zhvillim, ishalla nuk e prishin si ne Drrac se kane nje perle ne duar dhe do qe meverte gjynah.

Krijoni Kontakt