Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    A po përgatitet ndarja e Kosovës si opsion?!

    Pavarësisht trumbetimeve naive të qeveritarëve tanë në pushtet (por edhe në Serbi dhe Bruksel) se këto bisedime të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë kinse kanë karakter kryekëput teknike, ato, në të vërtetë, janë tërësisht politike dhe me tendenca serioze të shkrirjes graduale edhe në hapjen e temave për një ndarje të mundshme territoriale si opsion. Se sa do të jetë e mundshme që një qasje e tillë e zgjidhjes së kësaj çështjeje të ndjeshme politike të realizohet me sukses në këtë regjion të trazuar ballkanik, shumë është me rrëndësi se a ekziston paraprakisht ndonjë plan konspirativ “B” i bashkësisë ndërkombëtare në këtë drejtim.

    Zërat gjithnjë e më të fuqishme në këtë drejtim, që këto ditë vijnë pikërisht nga Serbia, na shlyejnë që të jemi më të hamendësuar në këtë drejtim. Në krahasim me eksperiencën dhe papjekurinë tonë politike në Kosovë, pala tjetër serbe, ka një strategji krejtësisht tjetër vepruese në këtë drejtim. Në distanca kohore, ajo gjithnjë është treguar shumë më varjabile ndaj çështjes së Kosovës kur janë në pyetje interesat e saja nacionale afatgjate. Dihet mirë se ajo, fillimisht, me instalimin pas lufte të Administratës së Përkohshme të OKB-së UNMIK në Kosovë, ishte kategorikisht kundër saj, për ta pranuar më vonë atë; po ashtu, ishte tejet kundërshtuese kundër EULEX-it, për ta bashkëpunuar më vonë metë. Andaj, edhe pse tani zyrtarisht tregohej si e “painteresuar” për një ndarje të mundshme të Kosovës, për të qenë në prapavijë edhe vetë si përkrahëse (apo ideator kryesor) e saj.

    A mund të ekzistoj një plan “B” si ide për ndarjen e Kosovës?

    Nuk e di se sa ju kujtohet lexuesve tanë deklarata e paradokohshme e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Dana Rohrabaker, se zgjidhja e vetme funksionale për stabilizimin e këtij rajoni etnikisht të trazuar ballkanik, do të ishte një shkëmbim (ndarje) territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kur kjo ide jo aq e këndshme për një zgjidhje sa më adekuate të çështjes shqiptare në Ballkan, e bërë nga goja e këtij përfaqësuesi të lartë të Kongresit Amerikan, atëbotë u hodh në opinion, ashtu sikur edhe pritej, tek politika zyrtare në Prishtinë dhe Beograd, hasi në një reagim të ashpër mohues. Nga subjektet politike në Kosovë, vetëm “Lëvizja për Bashkim” doli haptas në përkrahje të saj.

    Njohësit e mirë të taktikeve të marketingut politik, e dinë se, sado që fillimisht një ide e parashtruar publike nga ndonjë autoritet i lartë politik ndërkombëtar dukej e papranueshme nga pala tjetër, pas reagimeve të pritura mohuese, ajo heshtet shpejtë, për tu paraqitur më vonë prapë nga dikush tjetër, këtë herë me një intensitet më të madh. Pastaj, është tejet ndikuese se kjo ide së pari si propozim joformal, ka dalë nga “kuzhina” politike e shtetit me ndikim më të fuqishëm në botë – SHBA-të. Bazuar në qëndrimet të gjertanishme zyrtare përgjithësisht rreth çështjes së Kosovë, dihet se çfarë drejtimi ka politika amerikane, por duhet pranuar se tarafi tjetër i strategjisë vepruese analitike afatgjate e saj, jo aq dihet, apo nuk dihet fare. Pra, ajo është konspirative?!

    Edhe pse deklarata në fjalë e z. Rohrabeker, nga aspekti i nivelit, nuk prezantonte qëndrim zyrtar të SHBA-ve, fare nuk duhet te konsiderohej si e rastësishme. Sepse, dihet mirë se, në “kuzhinat e gatimit” të strategjive të politikave globale amerikane, para ndërmarrjes së realizimit përfundimtar të një qëllimi si synim, së pari, gjithnjë në mënyrë indirekte bëhet parapërgatitja e opinionit të gjerë, veprime këto që, për ne, aty për aty, fillimisht do të na duken të pakapshme, absurde dhe anakronike.

    Se SHBA-të kanë interesa të caktuara në Kosovë dhe përgjithësisht në këtë rajon, tanimë kjo nuk vihet në dyshim nga askush. Amerikanët, kudo në botë, në drejtim të përmbushjes së këtyre interesave, veprimet e tyre të koordinuara operacionale i orientojnë në dy drejtime, e para: gjithnjë publikisht reagojnë sipas situatës momentale që “at hock” e kërkon momenti i politikës së caktuar ditore, dhe e dyta: si rrjedhojë kronologjike shumë më e ngadalshme se e para, realisht veprojnë krejtësisht ndryshe në prapavijë.

    Këtë konstatim do ta freskoja me një shembull nga praktika e jonë e kaluar: ta zëmë, në vitet e para të rezistencës tonë gjithëpopullore kundra pushtimit të Serbisë, zakonisht, të gjitha protestat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, gjithmonë zyrtarisht janë gjykuar nga po kjo politikë ditore amerikane, por, nga ana tjetër, në favor të sensibilizimit të kërkesave tona të drejta popullore, mu kjo politikë, i kishte aktivizuar mediet më të fuqishme botërore, duke parapërgatitur kështu, si opinionin e vet, nga njëra anë, ashtu edhe atë botëror, nga ana tjetër, për veprimet e ardhshme strategjike që do t’i ndërmarri si reagim për këtë gjendje.

    Një mundësi konspirative e krijimit të “Shqipërisë Natyrale” dhe “Serbisë së madhe”?!

    Hipotetikisht, shikuar nga një këndvështrim tjetër analitik dhe në favor të dyshimit të shtruar për mundësinë e ekzistimit të një plani konspirativ “B” të bashkësisë ndërkombëtare, me tendenca që më vonë në këto hapësira të krijohet një “Shqipëri etnike” dhe “Serbi e madhe”, shumë parashenja të disa realiteteve të kamufluara si veprime të pavërejtura në terren, mund të na ngrinin dyshimin e bazuar se diçka e tillë vërtetë po ngjanë heshtur në këtë drejtim.

    I. Shteti ekzistues i Bosnjës dhe Hercegovinës është produkt i një zgjidhje të dhunshme të bashkësisë ndërkombëtare i ofruar si kompromis të momentit aktual politik. Bosnja dhe Hercegovina nga Konferenca e Dejtonit nga u lind ky shtet, me kohe, gjithnjë e më shumë po dështohet se është një kreacion artificial shtet-formues dhe ajo që në start ka qenë e dënuar të dështoj. Serbia millosheviqiane e asaj kohe, sigurisht e ka pranuar këtë opsion, mbase gjithnjë e vetëdijshme se “Republika Serpska”, me shtetësi të brendshme shumë të shprehur të ndarjes administrative, kur të pjekën kushtet dhe nën rrethanat e favorshme, dikur patjetër do të kërkoj bashkimin e saj me shtetin amë Serbinë. (Serbia e madhe). Sot, këto zëra të serbëve të Bosnjës (Republika Serbska) për bashkim me Serbinë janë gjithnjë e më të fuqishme dhe më zyrtare, ndërsa, në favor të vërtetësisë se kjo “fantom” krijesë dentoniane (B.H ) është i dështuar si shtet i mirëfilltë, para disa koha, e ka konstatuar publikisht edhe ish –sekretarja e SHBA-së, z. Condolizza Rice.

    II. Mosaprovimi i kërkesës së Maqedonisë për të qen anëtare e NATO-s, kinse për mosekzistimin e koncenzusit nga Greqia për shkak të emrit, shikuar më realisht dhe nga “ana tjetër e medaljes”, sipas mendimit tim, ajo duhet deshifruar pak më ndryshe. Po ta kishte bashkësia ndërkombëtare sinqerisht si vullnet pranimin e Maqedonisë në NATO (ashtu sikur e bëri me Shqipërinë), Greqinë e dërmuar aktualisht nga kriza e madhe ekonomike, në emër të dhënies së kredive të mëdha si infuzion, patjetër së pari e kishte kushtëzuar me heqjen dorë nga një kundërshtim kategorik të saj rreth emrit me Maqedoninë. Ky realitet, na jep hapësirë që të paragjykojmë se, në të ardhmen, ka mundësi që nga shtetet më të fuqishme të botës (në krye me SHBA-të) të përgatitet edhe një ndarje territoriale në konspiracion, në mes të këtij shteti me popullsi të banuar shumicë shqiptare dhe Shqipërisë.

    III. Në kontest të kësaj mënyre të rezonimit, pak kush sot ishte dashur të besoj se, “Rruga e Kombit” (Durrës - Morinë), ka qenë kryekëput iniciativë e vullnetit të mirë dhe vepër e ndjenjës atdhetare (patriotike) e kryeministrit Shqiptar, Sali Berisha?!
    Ngjashëm, pak kush sot ishte dashur të besoj se vazhdimi i ndërtimit të kësaj rruge moderne “Vërmicë – Merdare” duhet të ishte vullnet i mirë dhe vepër e ndjenjës atdhetare (patriotik) të kryeministrit tonë, Hashim Thaçi?! Ajo AUTO-UDHË, në fakt, është rezultati i realizimit në praktikë të një plani strategjik më parë të përcaktuar ndërkombëtar, e cila si grykë kyçe në të ardhmen, do t’i lidhte, së pari, dy shtetet fqinje të Ballkanit - Shqipërinë me Serbinë, e më pas, këtë pjesë të gadishull të bregdeti jugperëndimor, me pjesët tjera të Evropës së integruar. Në fakt, kjo “auto- udhë”, është e paraparë që ta lidh Tiranën me Beogradin. (Përmes Tiranës pjesët jugore të Shqipërisë me Greqinë, si dhe përmes Nishit dhe Beogradit, pjesën qendrore dhe veriore të Evropës).

    IV. Nëse veç ekziston ndonjë plan i dyshuar konspirativ i bashkësisë ndërkombëtare që shqiptarët si popull vërtet të bashkohen në një shtet të përbashkët unik, atëherë, pas “testim- provave” si propozime “zyrtare- jozyrtar” për “ndarje-mosndarje” të Kosovës, të cilat shpesh po dëgjohen kohën e fundit, sigurisht se do të kontribuojnë që kjo temë më vonë të iniciohet edhe në këto bisedime (aspak teknike) Kosovë-Serbi. Bile-bile, ka mundësi që dikur të shkohet edhe në ndonjë SAMIT ndërkombëtar alla DEITON në këtë drejtim.

    Fatkeqësisht (na pëlqeu kjo apo jo), apo fatlumësisht (ndoshta si shanse e mirë), nisja e ngjizjes në praktikë të realizimit të synimit tonë të bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët unik, mbase do të filloj pikërisht nga mundësia e ndarjes apo shkëmbimit territorial të Kosovës me Serbinë?!!

    Sinqerisht dëshiroj që me këtë supozime analitike hipotetike (për dike edhe përralla), ta kem gabim, por, të gjithë përkrahësve, skeptikëve dhe kundërshtarëve të kësaj ideje, nga njëra anë, si dhe ithtarëve tjerë se një bashkim i mundshëm gjithëshqiptar do të realizohet në Evropën e bashkuar, ju përkujtoj se, shumë pak ka mundësi që shtetet më të fuqishme evropiane, sikurse është Anglia, Franca, Gjermani ...etj., do të pranojnë që dikur në forumet përfaqësuese të kësaj Bashkësie të madhe kombesh (BE), ata si popuj dhe shtete bartëse të formimit të saj, të kenë të drejtën e një vote, ndërsa shqiptarët, përmes shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, dy vota...?!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ne mundim jan serbia rusia e vetfundosja e albin-daqiq-tadiqit
    por sdo tia dalin kurren e kurres
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga fatmir10 Lexo Postimin
    Tadiq: Ideja për ndarjen e Kosovës është e kahershme

    Publikuar: Sot, më 21 maj 2011

    Kryetari i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se nuk duhet habitur për idenë rreth ndarjes së Kosovës meqë ajo qe një kohë të gjatë është e pranishme në opinionin serb]
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Pjes nga Intervista e Ambasadorit Amerikan DELL

    Mentor Shala RTK
    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?

    Ambasadori Dell:
    Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.
    Dell
    Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti duket se kanë të njëjtën formulë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Ndarja e Veriut te Kosoves eshte bere mu pas perfundimit te Luftes se Fundit ne Kosove. Ndarjen e Veriut te Kosoves e ka mundesuar UNMIK-u me disa satelite te saj Europiane - Anti Shqiptar. ( France, Itali, Rusi etj ).


    Mirepo problemi nuk eshte vetem aty, por sipas mendimit tim problemi kryesor eshte shuarja e UCK-se ne TMK-e e me pastaj Shuaraja e TMK-se ne FSK-e
    Menjehere pas luftes disa qarqe nderkombetare anti-shqiptare me vrull te madh filluan c'armatimin e ushtareve apo luftetareve te Lirise. E Arsyeja kinse Lufta ka mbaruar dhe tani me Shqiptareve nuk ju duhen armet dhe Kosoves nuk i duhet fare Ushtria e Saj. Me pas u Formua TMK-ja - Trupat Mbrojtese te Kosoves ku ne fakt ishte shume lehte te behej Ushtri e Kosoves sepse ne numer ishin shume dhe ne TMK benin pjese shume Ushtare te UCK-se. Dhe pas Shpalljes se Pavarsise se Kosoves - TMK-ja u zberthye ne FSK - Ku FSK u spastrua nga shume Ushtare te UCK-se dhe aty u vendosen minoritaret dhe te tjeret. Vetem e Vetem qe Kosoves dhe Shqiptareve te Kosoves mos ti mundesohet ta kene Ushtrine e Tyre te Verete per Ruajtejn e Kufijeve te Saj.

    Pre kete situate te Tanishme qe egziston ne Kosove kontributin dhe fajin me te madh e kane Ca Qarqe nderkombetare - Anti Shqiptare dhe gjitha Qeverite e pas luftes e sidomos kjo qeveri e tanishme e cila ne rradhe te saj ka ish Ushtar te UCK-se.

    Christofer DELL Thot qe Presidenti Tadic dhe Albin Kurti kane te njejten Formule. Ju Lutem DEll - Thac e Llap tregona se cila eshte ajo Formule e Njejte e Tadicit dhe Thacit.

    Se Pari Christofer Dell CD ne Kosove eshte si Ambasador i cili vjen nga nje Shtet Shume Mik i Shqiptareve te Kosoves por jo vetem te Kosoves por edhe gjithe Kombit Shqiptar ne Pergjithesi, dhe CD nuk i ka hije qe CD te meret me partit apo Individe Politike ne Kosove.

    CD nuk punon fare per te miren e Koosves dhe Shqiptareve, sepse ajo e perkrah nje politike qe nuk perputhet me Interesat e Popullit Shumice Shqiptare ne Kosove.

    Dell dhe ca qarqe nderkombetare anti-shqiptare perkrahin po te njejetin kryeminister i cili po i njjeti kryeminister dha mocion per mos besimin e qeverise se tij, dhe pastaj perseri ri-zgjedhet kryeminister.
    Ne Vendet me Demokratike Europiane dhe Boterore ne coftese nje Kryeminister Jep Mocion per mos besimin e qeverise se tij, atehere ai Kryminister ose duhet te jep Doreheqje ose duhet qe te mos i lejohet te ri-zgjedhet perseri sikurse rasti tek ne ne Kosove.

    Mirepo shtrohet pyetja pse u Ri-Zgjodh Hashim Thaci i cili vete ai kerkoi mocion per Mosbesimin dhe rezimin e Qeverise se Tij ?

    Perkrahja e Thacit nga ana e Dellit dhe Shume Shtete te BE-se e Sidomos te atyre Shteteve qe nuk kane pranuar Pavarsine e Koosves eshte mu bash kjo periudhe ne te cilen gjindemi tani.

    Bisedimet me Serbine pa asnje kushte ndaj Serbise nga ana e Qeverise se Thacit dhe Shitja e me tutjeshme e pasurive Shteterore e Shoqerore qe ka Kosova.

    E Fajin me te madh per kete situate ne te cilen gjindemi e jetojme e ka vete Populli i cili i lejon lukset e Qeverise se Thacit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi;

    Citim Postuar më parë nga lapi Lexo Postimin
    Ne mundim jan serbia rusia e vetfundosja e albin-daqiq-tadiqit
    por sdo tia dalin kurren e kurres
    ty levizjavetvendosjE Ta qift bash mat miren ku e ki PO PSE GJDO HER KUR JUVE SI KUNVONEN E PERMENDNI LEVEZJEN EDHE PSE NUK E PRANON SE VERIUN E KENI NDA DHE NUK KENI KONTROLL NE AT PJES O I POSHTER VET MINISTRI JUAJ I BRENDSHEM E PRANON SE SOK NAKNTROLL NE AT PJES KURSE JU DHE QEVERIA JUAJ JENI VET RUSIA VET SERBIA IK TASH E JI Q NANEN

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ndarje juridike esht ne bisedime por po mundohet te m bahet secrete nga qeveria me antikombtare qe kan pas shqiptaret ndonje her te kosoves
    vet fakti se kjo qever iska kuzim te nderhy me poilci dhe ta marr kontrollin dhe ti shpartalloj grupet krimenile dhe paramilitare serbe ne veri qe i if nancon serbia kjo tregon se ndarja esht opcion i mundshem qerviAe jon shpesh rrah gjoks ne emer te nje kusHtetute pra kusHtetuta duhet te zbatohet ne ter teritorin e kosoves qoft ne voja edhe te pErdoret forc policiore

  7. #7
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ndarje juridike esht ne bisedime por po mundohet te m bahet secrete nga qeveria me antikombtare qe kan pas shqiptaret ndonje her te kosoves
    vet fakti se kjo qever iska kuzim te nderhy me poilci dhe ta marr kontrollin dhe ti shpartalloj grupet krimenile dhe paramilitare serbe ne veri qe i if nancon serbia kjo tregon se ndarja esht opcion i mundshem qerviAe jon shpesh rrah gjoks ne emer te nje kusHtetute pra kusHtetuta duhet te zbatohet ne ter teritorin e kosoves qoft ne voja edhe te pErdoret forc policiore
    Blla blla blla ...etj.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    ardiana luzha

    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Blla blla blla ...etj.
    kjo tregon se veq e keni pranuar realitetin

  9. #9
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kjo tregon se veq e keni pranuar realitetin
    Po cka je ka filozofone bre qfare realiteti breee ti se pari nuk e din kuptimin e fjalese ''realitet''se me fantazira jeton.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ty levizjavetvendosjE Ta qift bash mat miren ku e ki PO PSE GJDO HER KUR JUVE SI KUNVONEN E PERMENDNI LEVEZJEN EDHE PSE NUK E PRANON SE VERIUN E KENI NDA DHE NUK KENI KONTROLL NE AT PJES O I POSHTER VET MINISTRI JUAJ I BRENDSHEM E PRANON SE SOK NAKNTROLL NE AT PJES KURSE JU DHE QEVERIA JUAJ JENI VET RUSIA VET SERBIA IK TASH E JI Q NANEN
    kjo eshte edukata e familjes tane dhe e jotja
    dhe kultura e antarve e simpatizantve te Vetfundosjes
    te till ini te gjith kesi rrugaqa si ti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •