Close

Rezultati i Sondazhit: Si e kuptoni thelbin e lëvizjes 'Vetëvendosja' së Albin Kurtit?

Votues
68. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Referendum për pavarësi të Kosovës

    10 14.71%
  • Referendum për bashkim me Shqipërinë

    9 13.24%
  • Referendum për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare

    33 48.53%
  • Nuk më intereson

    16 23.53%
Faqja 35 prej 40 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 400
  1. #341
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Prezenca e Levizjes Vetvendosja ne jeten politike te Kosoves eshte me se domosdoshme ,do te doja sikur kjo levizje te shtrihet ne te gjitha ato vise ku ka shqiptare,Levizja Vetvendosje eshte ferr ne sy per gjithe ato politikan te korruptuar,dhe tradhtare te kauzes sone kombtare...

  2. #342
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Prezenca e Levizjes Vetvendosja ne jeten politike te Kosoves eshte me se domosdoshme ,do te doja sikur kjo levizje te shtrihet ne te gjitha ato vise ku ka shqiptare,Levizja Vetvendosje eshte ferr ne sy per gjithe ato politikan te korruptuar,dhe tradhtare te kauzes sone kombtare...
    Plotesisht dakord me mendimin tuaj i dashur

    ps: Dar di, nuk do kishte shkuar kaq gjate ky debat sikur te kishte qene Darius. Ti paske durim te madh. Prandaj edhe me pelqen Darius se me dy llafe dhe hopa ne Dubai per pushima 10 ditore ose me shume

    Pershendetje
    Revolution 1848

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    dashamier kur te tierve u lejohet qe ti quajn Çlirimtaret
    kriminel hajna shpiuna e qka jo

    perse une mos ta quaj albinin albin-daqiqi
    qe me te vertet eshte i paguar dhe i autorizuar nga serbet e nga daqiqet
    kemi shum fakte per ket

    prandaj tu kisha lut mos mi fshi postimet ku e shkruaj albin-daqiqi qe do ti shkruaj gjithmon
    ju keni fobi ndaj albin kurtit edhe niher dallimi ndermejt hashim thaqit dhe UCK-s esht si nata me dit kur kritikehet hashimi aj kritikohet si kryeminister i kti vendi kupto njeher ket gjeh

    esht shum interesant qe evetmja klika e hashimit e ka hall ne sy LV.V-n .kjo len te kuptosh se pdk ka problem me te kaluaren e c saj kur ki parsysh ne vitet e kaluara njejt vepronte me LDK-n me kujtohet kur kta hashimat thonin kemi fakte se brahim rugova esht pro serb ose thonin esht UDB-ASH diqka spo shokn tash edhe me levizjen vetvendosje enjejta prapagand kta te pdk-s napaskan fakte se albini na qenkka pro serb ahhhhhhhhhhh po pse nuk e dokumentojn jo veq per albinin por per te gjith ata qe metvertet jan argat te serbis por ju pdk jeni bo lole krejt
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 01-05-2011 më 02:54 Arsyeja: Postimet u bashkuan...

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Gjeje nje fakt ! Une ta demantoj publikisht dhe do kerkoj leje nga Moderatoret qe te sjell une fakte per Hshimovicin qe eshte kundra bashkimit kombetare, qe ti e mbron dhe e perkrah
    eurostar kta po mendojn qjan meniher pas lufte kur ather evemja paroll per ta ofendu kundershtarin ishte nese jnei kunder nesh jeni me serbi kjo parol esht e hargjuar kta tash ekan nje strategji kur thon kemi fakte mendojn ta mbajn popullin ne me shpres se njemend kta kan fakte kta skan as gje se po ti keshin kta doti publikonin te gjitha kta jan vet si duke te involvuar ne n gjera spiunazhi

    kta pdk e hashimit i quanin spiuna dhe dezertor kta te ldk-s por ubon bashk lidhen kaulicion kjo esht dy ftyrsi por ldk ja la kamt e arushes ne dor hashimit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 01-05-2011 më 02:56 Arsyeja: Postimet u bashkuan...

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në përleshje me policinë, plagosen edhe Kurti e Konjufca

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh kanë nisur të thyejë automjetet zyrtare qeveritare, duke thyer xhamat e tyre, pranë ndërtesës qeveritare. Ka intervenuar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, me gaz lotsjellës dhe sprej, me ç’rast janë plagosur disa aktivistë, në mesin e të cilëve edhe deputetët Albin Kurti e Glauk Konjufca. Sipas Vetëvendosjes, policia nuk po lejon as autoambulancën të afrohet dhe të bartë të plagosurit.
    Takimi ndërkohë ka vazhduar të mbahet në ndërtesën qeveritare.

    Kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq para pak çastesh është parë të hyjë në ndërtesën e re të qeverisë, ku brenda saj po e pret ministri i Drejtësisë, njëherësh zëvendëskryeministër, Hajredin Kuçi.

    Më herët, në afërsi të Çagllaviçës, vetura e Borko Stefanoviqit ishte gjuajtur me stiropor.

    Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një kumtese ka njoftuar se aktivistët e saj kanë bllokuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi të vizitës së Stefanoviqit në Kosovë. Shefi i ekipit serb në negociata me Kosovën Borko Stefanoviq tashmë ka hyrë në Kosovë. Ai dhe ekipi i tij janë nën përcjelljen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës që po e shoqërojnë drejt Prishtinës, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë. Agjenda nuk është bërë publike dhe madje nuk do të ketë kurrfarë prononcime për media.

    Fillimisht ishte parashikuar që Stefanoviq të kalonte përmes pikës kufitare në veri, ndërsa para orës 10 ai ka kaluar në një pikë tjetër kufitare. Shefi i delegacionit serb për bisedime do të takohet me homologen Edita Tahiri, ndërsa takimi me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe serbët e Kosovës po mbahet fshehtë.

    KOHA Ditore


    P.s. Provokimi i radhës i Republikës së Serbisë, përçarja mes shqiptarëve në Republikën e Kosovës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #346
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    dashamier kur te tierve u lejohet qe ti quajn Çlirimtaret
    kriminel hajna shpiuna e qka jo

    perse une mos ta quaj albinin albin-daqiqi
    qe me te vertet eshte i paguar dhe i autorizuar nga serbet e nga daqiqet
    kemi shum fakte per ket

    prandaj tu kisha lut mos mi fshi postimet ku e shkruaj albin-daqiqi qe do ti shkruaj gjithmon
    Bashkangjitem.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  7. #347
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Policia inicion hetime për dëmtim prone

    Policia e Kosovës bën bilancin e protestës së djeshme të organizuar nga Vetëvendosje para ndërtesës së re të Qeverisë. Në protestë kanë marrë pjesë rreth 400 persona, por rreth 50-60 nga ta thuhet se kanë qenë të dhunshëm
    Nga Express më 13 maj 2011 në ora 15:05

    Pesëmbëdhjetë policë të lënduar, gjashtë protestues që kërkuan ndihmën mjekësore, 18 vetura të dëmtuara dhe dëme të tjera materiale, është bilanci i protestës së djeshme të organizuar para ndërtesës së re të Qeverisë, kundër vizitës së kryenegociatorit serb, Borko Stefanoviq në Prishtinë.

    Një ditë pas protestës, Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me Prokurorinë ka iniciuar procedurën hetimore për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe dëmtim prone dhe është e angazhuar intensivisht në identifikimin e të dyshuarve të përshirë në dhunën e djeshme.

    Sipas policisë, në protestë kanë marrë pjesë rreth 400 persona. “Rreth 50-60 persona nga ta kanë qenë të dhunshëm. Ata kanë përdorur mjete të forta, ngjyrë dhe gurë, të cilat i kanë hedhur në drejtim të objektit të qeverisë dhe veturave zyrtare, me ç’rast në masë të konsiderueshme është shkaktuar dëmtim i pasurisë publike”, thekson policia, nëpërmes një komunikate shtypi.

    “Si pasojë e këtyre veprimeve, 15 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Prej tyre, tre janë lënduar rëndë (lëndime trupore si fraktura, plagë të hapura, ndrydhje etj) dhe janë nën kujdesin mjekësor”.

    Në anën tjetër, sipas Qendrës Klinike Universitare, gjashtë persona nga radhët e protestuesve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Policia thotë se për të parandaluar veprimet e tilla dhe pasojat nga këto veprime është dashur të përdorë gazin lotsjellës dhe ndërkohë ka arrestuar dy protestues, të cilët pas konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

    Veprimet e dhunshme, sipas policisë, kanë vazhduar edhe para objektit të Qeverisë dhe Parlamentit dhe si rrjedhojë e veprimeve të tilla deri tani janë regjistruar këto dëme materiale:

    Si pasojë e gjuajtjes me gurë dhe mjete të tjera të forta janë dëmtuar 18 vetura; një numër i xhamave të ndërtesës së Qeverisë janë thyer nga hedhja e mjeteve të forta; si dhe janë dëmtuar disa pajisje policore (helmeta, mburoja etj) .

    Policia e Kosovës konfirmon se në konsultim me Prokurorinë ka iniciuar procedurën hetimore “për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe dëmtim prone” dhe është e angazhuar intensivisht në identifikimin e të dyshuarve të përshirë në këtë rast.

    Nga ana tjetër, deri më tani thuhet se nuk ka ndonjë indikacion të tejkalimit të autorizimeve policore nga reagimi i djeshëm policor në mbrojtje të jetës dhe të pronës së qytetarëve. Sidoqoftë, Policia e Kosovës është duke shqyrtuar të gjitha raportet policore rreth përdorimit të forcës së domosdoshme dhe proporcionale.

    Policia e Kosovës thekson se çdoherë respekton të drejtën e garantuar për protestë, por nuk do të tolerojë veprimet e dhunshme ku rrezikohet jeta e qytetarëve ose e zyrtarëve policorë ose dëmtohet prona private apo publike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pjes nga Intervista e Ambasadorit Amerikan DELL

    Mentor Shala RTK
    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?

    Ambasadori Dell:
    Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E thrras ate Moderator te tregoi perse e largoi ket postim qe ishte me par i vendosun ketu
    dhe çfar pat kunder rregullave te forumit qe ky postim te cenzurohet e me von te fshihet i teri
    kur ketu eshte nji foto e nji komunikat e KMDLNJ-es
    e ftoi ALBON qe ta shiqoi punen e Moderatorit:Dar_di
    se si po mi cenzuron po thuajse shumicen e postimeve qe i sjelli nga gazetat e ndryshme sepse po ta dha une vet mendimin do te me cenzurohet apo zhduke te tera 100%
    nji koh jam largue e nuk e kam vizitue ket nenforum mu shkaku i kei Moderatori
    e tash po sa fillova ta vizitoi e te postoi ai mu versul prapa dhe merre me mend edhe ket postim qe permban ket komunikat:KMDLNJ-es
    Dar_di dyshoi se e zhduku mu ky
    kerkoi skjarim nga kush u largue postimi dhe kerkoi nga ALBO qe ta perciell punen e keti moderatori
    qe sa e sa her e luti qe mos te mi cenzuroi ai postimet qe ati nuk i konvenoin
    e qe ai qdo postim qe eshte kunder Lvizjes Vetvendosje po i largon
    dhe vet ne ni spjegim te ti me kercnon perse po e quan vetfundosje kam me ti fshi te gjitha e qe UÇK-ne e shajn e gjithqfar epitetesh i dhan te tieret ai nuk e qan koken ky Moderator por eshte kujdestar veq i vetvendosjes ne ket forum
    e i harron rregullat e forumit krejt
    e perse e fshiu ket postim qka do ta vendosi prap e shifne te gjith

    ja ky eshte ai postim qe dje njiher e cenzuroi e kur kerkova spjegim se perse ai apo dikush tjeter
    e zhduku krejt


    KMDLNJ: Policia nuk e provokoi dhunën

    KMDLNJ: Policia nuk e ka provokuar dhunën gjatë protestave

    13-05-2011 11:36 CET

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka vlerësuar se gjatë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, “policia e Kosovës nuk ka qenë palë që e ka provokuar dhunën dhe është treguar e përmbajtur”.

    Në një komunikatë për opinion, KMDLNJ gjithashtu vlerëson se policia e Kosovës, njëkohësisht, “nuk ka qenë e përgatitur për ta kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e saj”.

    “KMDLNj përkujton se e drejta për të protestuar është e drejtë e ligjshme dhe demokratike. Mirëpo, një protestë ku rrezikohet jeta e njerëzve dhe prona e qytetarëve është e papranueshme sepse i tejkalon caqet e një proteste paqësore”, thuhet në komunikatë.

    Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi me vizitën e kryenegociatorit të Serbisë, Borko Stefanoviq, në Kosovë, për të cilën kishin dhënë leje institucionet vendore.

    Në adresë të institucioneve vendore, KMDLNj ka shtruar kërkesën që procesi i dialogut me Serbinë të jetë më transparent, sidomos nga ata të cilët janë pjesë e këtij dialogu. /rel/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ai postim u fshi me arsyetimin se i njëjti ndodhej edhe në më shumë se një temë dhe, njëkohësisht, përmbante fjalor jashtë rregullores së këtij nënforumi. Gjitha shpjegimet lidhur me shpifjet, qëndrimin, akuzat, sjelljen dhe për mënyrën e funksionimit të këtij nënforumi janë paraqitur më herët dhe s`do mend se një gjë e tillë nuk nevojitet të ritransmetohet e riprodukohet. Mirëmbetësh!

    Dar_di

    VV zbulon kontratën, Qeveri - Bechtel-Enka

    Në Kuvendin e Republikës të Kosovës, të hënën, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Albin Kurti, e bënë publike kontratën midis Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel-Enka.

    Kjo kontratë i është dërguar para pak ditësh Albin Kurtit dhe Visar Ymerit nga persona të panjohur.

    “Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë ndjerë si obligim moral që këtë kontratë, që po mbahet e fshehur nga Qeveria e Kosovës ta ndajnë me publikun. Ekspertët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke e analizuar në hollësi këtë kontratë dhe sot, 16 maj, në ora 15:00 në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajmë konferencë për media në lidhje me këtë çështje”, është thënë në konferencën për medie të organizuar nga Vetëvendosje.

    Siç kanë thënë deputetët e kësaj lëvizjeje, “insistimi i vazhdueshëm i Lëvizjes Vetëvendosje që kjo kontratë të bëhet publike, ka bërë që Albinit e Visarit t’i dërgohet kjo kontratë në adresat e tyre”.

    “Një kopje e kontratës iu është dhënë tashmë gazetarëve”, u tha në konferencë.

    Me këtë rast, Albin Kurti tha se “Lëvizja Vetëvendosje është për rrugën e kombit, por ne duam transparencë të plotë për gjithçka që bëhet në emër të kombit”.

    ZËRI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 16-05-2011 më 05:47
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 35 prej 40 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i shquar shkodran
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 16:13
  4. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •