Close
Faqja 12 prej 46 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 456
  1. #111
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Tani qe humbi Saliu dhe nuk i doli llogaria ashtu sic mendoi paska ligj per ti hap kutite, kurse ne 2009 nuk ka pas. Po si nuk del ndonje njeri dhe ti hedh nje bombe dhe te shpetojme nga ky kriminel
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  2. #112
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Tuboj bombat dhe dergoja kadares ti shof s enga vin bombat dhe kaoset per shqypnin.
    Ligj kishte dhe Saliu ishte qe ia kujtonte rames dhe skotes ti kriminele, nese duani te zbardheni diqka, perdorni ligjin, mos endej rrugeve.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #113
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Tani qe humbi Saliu dhe nuk i doli llogaria ashtu sic mendoi paska ligj per ti hap kutite, kurse ne 2009 nuk ka pas. Po si nuk del ndonje njeri dhe ti hedh nje bombe dhe te shpetojme nga ky kriminel
    kutit si hap saliu,as ne 2009 e as sot.

    kutit hapen me kerkes te pales qe konteston rezultatin,gjithmone sipas afateve te parapercaktuara.

    po ku i ha ti keto fakte,ti bej hysmetin atije te gjatit tend,se vetum ate pune dini ju kuckat :P

  4. #114
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Saliu kerkon qe ta çoje vendin ne kaos ne menyre qe te jete pjese e "shpetimtareve" te vendit me nje zgjidhje ku ai te dale pa lagur per krimet e ligesite qe ka ne shpine.

    Llogarite i ka gabim - nuk kalon miu dy here ne mustaqe ...

  5. #115
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Ne kuckat? Pffffffffffffff ik mor se nuk te pemendi emrin ty njeri, qyrran :P
    S'keni buk te hani e mbroni ca kriminel qe nuk din ca te bejne me lek, aq shume vjedhin popullin. E gjithe pushtetin kryesor e ka ai hund pinoku yt.
    Ik tani fli gjum, ke pune neser me mbrojte ca si puna jote
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    E kam thene tek nje teme, qe ka disa dite qe kam vendosur te mos shoh me lajme, nuk ia ke idene sa rehat jam. Ku paskam qene me pare t'ia beja keshtu

    C'a behet nga Canada-ja me kohen, se ne ketu kemi dale ne pantallona te shkurta, kemi filluar t'i nxjerrim hiret cik e nga nje cik...
    Haha

    Mos m'i kujto te shkurtrat se me ka marre malli



    ps: kerkoj falje per daljen nga tema

    ps2: seriozisht tani, a vazhdojne bllokimet e rrugeve?

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin

    . .
    o mesuesi i drenices se pashes pse e ke ne qejf nje antishqiptar dhe nje personazh orgjish na thuaj pash besen se kogjo 'burr' me mustaqe mbahesh!

  8. #118
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Mos grabit mendimet :-)


    Po Edit i ka cuar ndonje leter ?
    po 1 milion euro te lutem ne konto mi dergon nese fiton (shaka)

  9. #119
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    edhe zoti vet, i gjithdijshmi, i plotfuqishmi..
    po ta thoshte nje fjali ku mund te mos shihet perkrahje per sali pshtymen..
    do te shpallej menjehere kuqalosh, mbeshtetes i krimit te kuq, bllokmen nostalgjik.. pa ndjenja atdhetare..
    sikur vetem ata, pra salistet, kane te drejte morale e intelektuale te gjykojne se qka eshte mire e qka keq per Shqiperine..
    askush tjeter, as Ismaili, as Topi.. larg e larg nje mjekerr Qose kamunist antishqiptar i terbuar..

    mendje o mendje.. dil shpirt o i zi..
    SALI PSHTYMA MBI TE GJITHA..
    kjo eshte parulla e re
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    PERGJIGJJA E BASHES PER KADARENE PERMES NJE LETRE TE HAPUR

    NUK MUND TE MBYS ZERIN E QYTETAREVE

    I nderuar Zoti Kadare,


    Lexova me vëmendje letrën tuaj dhe ju falenderoj për shqetësimin që shprehni në lidhje me të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ky shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve. Ndaj përfitoj nga kjo mundësi të paraqes këndvështrimin tim mbi faktet.

    Në këto zgjedhje kanë votuar më shumë qytetarë të Tiranës se asnjëherë tjetër në historinë e saj. Votuesit e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës. Qytetarët kanë vendosur se kush e ka fituar këtë garë dhe se kush do të vijojë të administrojë qytetin.

    Unë kam vendosur të respektoj të gjitha procedurat normative që parashikon proçesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor duke frymëzuar një qëndrim paqësor qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e paqes sociale.

    E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë.

    Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar.

    Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje.

    Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie.

    Çdo terheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt anti-demokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.

    Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegje dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve.

    Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë.

    Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t'i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.

    Me respekt,

    Lulzim Basha

Faqja 12 prej 46 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •