...xhamite nuk i ka prek, se aty e ka shperndare opiumin nder popull nepermjet te hoxhollareve qe asaj kohe ishin edhe veterinare, doktora grash dhe ne pike te pare, arsimues me intelekt te larte qe mesonte miletin mos shkojn ne shkolla, se do te behen shkije.....
Xhamite nuk i ka lan mbi toke, se i ka pelqyer bukuria e tyre (edhe pse stili bizant i ben te ngjajshme me kishat e tyre), por se jane dashur per te shpernda helmin e vet....
tung
albanish by nature
Une nuk e di pse kjo teme nuk bartet te forumi musliman, meqe tema ka te beje me ndertimin e nje objekti fetar musliman dhe i perket vetem nje komuniteti te caktuar. Dhe duhet te jete si rregull qe ceshtjet apo "gezimet" e nje komuniteti te caktuar te trajtohen te nen-forumet perkatese.
Dhe duhet te jete rregull qe temat te tilla te hapen te bota shpirterore meqe eshte dhe e nderlidhur me to. Edhe mos t'ju behet shprehi te hapni tema fetare pergjate tere forumit, se nuk eshte forum fetar ky, ose nese jeni te interesuar aq shume per fe, jane forumet perkatese ne internet.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 18-05-2011 më 07:57
Interesant,keta qe nuk i perkasin fese muslimane,sa te degjojne qe po ndertohet nje xhami sikur xhela kercejn,epo kane harruar juve badihavgjinjeve te u pyesin a me ndertu a jo..shum shum padrejtesi kane bere a ,shum keq aaa...![]()
Xhami moderne në vend të asaj 550-vjeçare
Prishtinë, 18 maj - Pa e pyetur askënd, i pari i Mitrovicës, Avni Kastrati, i ka thënë po një donacioni turk me të cilin synohet që në vend të Xhamisë Isa Beg, themelet e së cilës datojnë që nga viti 1465, të ndërtohet xhamia më e madhe në Kosovë. Xhamia gati gjashtëshekullore e njohur edhe si Xhamia e Zallit, është rrënuar e rindërtuar disa herë gjatë historisë së saj. Ajo është në listën për inventarizim, dhe është e mbrojtur nga Ligji për trashëgimi kulturore dhe mekanizmat institucionalë që burojnë nga ai.
Institucionet e kulturës kanë qenë të befasuara nga ky lajm, teksa kanë thënë se do të ndërmarrin masa për parandalimin e një veprimi të tillë. Dy herë brenda vitit të kaluar ata kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë. Xhamia Hatunije pesëshekullore në qendër të Prishtinës qe rrafshuar. Fatin e njëjtë e ka pasur edhe ajo e Dobërçanit afër Gjilanit, 100 vjet e vjetër.
Projekti turk për xhaminë më të madhe në Kosovë
Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të martën në zyrën e tij myftiun e Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener, komuna e të cilit do të investojë për ndërtimin e xhamisë së re, që është identike me xhaminë e atij qyteti.
Myftiu i Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener, ka thënë se ndodhet në Mitrovicë duke pasur parasysh nevojat e mëdha të besimtarëve të Mitrovicës për hapësira për të kryer obligimet e tyre fetare.
“Ne kemi vendosur që të ndërtojmë këtu një xhami moderne, të tipit që ekziston në Komunën Bajram Pasha”, ka thënë Shener.
Xhaminë, planin për të cilën ai e ka pasur me vete, e ka quajtur moderne dhe më të madhen që do të mund ta ketë Kosova. Sipas projektit që është prezantuar, ajo do të mund të ketë rreth 2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme, ndërsa është paraparë të ndahet edhe një hapësirë për mësim-besim. Sipas projektit, ajo ka dy minare 48 metra të larta.
“Kemi sjellë me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, i ka thënë kryetarit Kastrati, myftiu Shener.
Kryetari Kastrati - komuna e të cilit është e vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë - lajmin për ndërtimin e kësaj xhamie e ka cilësuar të mirë për mitrovicasit, sidomos për besimtarët myslimanë, që, siç ka thënë ai, kanë pasur nevojë për një xhami të këtillë për t’i kryer obligimet e tyre.
“Ju garantoj se Komuna do të ofrojë me kohë të gjitha lejet e nevojshme për ndërtim dhe do të ndihmojë aq sa ka mundësi në ndërtimin e kësaj xhamie”, ka thënë kryemitrovicasi Kastrati.
Në takim është thënë se punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.
Shkatërrimi po tejkalon kufijtë
Por nga ata që Kastrati duhet të marrë leje, të martën s’kanë pasur haber se çka po ndodh në Mitrovicë.
“Tash po e marr lajmin”, ka thënë Rrezarta Loxha, drejtoreshë e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Mitrovicë.
Loxha është ndalur në historikun 546-vjeçar të kësaj xhamie.
“Ajo është ndërtuar në vitin 1465, ndërsa është rindërtuar më 1725. Më 1983-85, ajo është rindërtuar sërish. Minarja e parë i është bërë më 1800, e gati dy shekuj më vonë i është bërë minarja e re. Është rrënuar gjatë vitit 1999 dhe ka pasuar një zgjerim më 2006”, ka treguar Loxha. Sipas saj, xhamia nuk ruan asnjë detaj të vitit në të cilin është ndërtuar.
“Por fakti që ajo është ndërtuar në vitin 1465 ajo automatikisht është nën mbrojtje”, ka thënë ajo.
Xhejlane Hoxha është shokuar me lajmin që i është kumtuar të martën.
“Nuk di a t’i mbrojmë shkatërrimet nga shteti a të ecim përpara të zbërthejmë ligjet. Ne kemi dërguar reagime edhe për ish-hotelin ‘Union’ e Xhaminë Hatunije, por nuk kemi marrë kurrë përgjigje. Mund të them se do t’i dërgojmë letër prapë edhe prokurorit, por nuk di nëse do të ndërmerret diçka”, ka thënë Hoxha.
“Shkatërrimi po i tejkalon kufijtë”, ka shtuar ajo.
Edhe i pari i kulturës në vend, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk është në dijeni për detajet. Por në parim, sipas tij, çfarëdo intervenimi që synon të ndryshojë karakterin historik të cilitdo objekt të trashëgimisë kulturore duhet të merret një miratim nga komisioni që funksion në kuadër të MKRS-së.
“Parimisht, nuk mund të rrënohen objektet e trashëgimisë për të ndërtuar objekte moderne”, ka thënë ai.
Nuk e ka pasur idenë se është bërë muhabet për këtë punë as Agim Gërguri, drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, njëherësh prijës i komisionit që bën vlerësimin dhe i propozon ministrit opsionet për vendimet për objekte të trashëgimisë kulturore.
“Ata mund ta ndërtojnë diku tjetër. Pse duhet rrënuar xhaminë e vjetër”, ka thënë Gërguri. “Do të reagoj me shkrim, dhe do t’ua bëj të qartë se nuk mund ta rrënojnë. Më tepër nuk kam çka bëj”, ka shtuar ai.
Sali Shoshi, drejtor i përfaqësisë në Kosovës, i organizatës suedeze “Trashëgimia pa kufij”, ka thënë se në bazë të ligjit Komuna nuk mund të marrë vendim për zëvendësimin e një xhamie të vjetër me një krejtësisht të re.
“Nuk mund të ndërtohet asgjë pa pasur vendimin e ekspertëve. Nëse ajo i ka rrënojat, ajo mund të konsiderohet si vend arkeologjik, dhe nuk mund të ndërtohet mbi të”, ka thënë Shoshi.
Sipas tij, Xhamia Isa Beg edhe nëse është një ndërtim i vonë ajo e ka vijën e autenticitetit që nënkupton rrugën prej hedhjes së gurit të parë e deri më sot.
“Ndryshimet që i janë bërë duhet ruajtur. Nëse Mitrovica nuk ka ekspertë, kanë Ballkani e Turqia, që saktë mund të përcaktojnë periudhat dhe vlerat të cilat i takojnë asaj”, ka thënë Shoshi. /koha/
Xhamia e Vjetër e "trashegimisë kulturore":
Plani për Xhaminë e Re:
![]()
Kombi mbi të gjitha
Turqit na kan ndihmu shum.
Mjerimi nuk eshte nderyshe
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...-e-prizrenit/2
S’çarmatosem sa t’jetë jeta!
Nuk po kuptoj, kujt p'i intereson me u shkaterru gjurmet e vjetra, me u shkaterru trashegimia kulturore, me u fshi vjetersia jone ne tokat tona, duke ndertua "modernen"??????
Ishalla po mbushemi mend ndonjehere............
Krijoni Kontakt