Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 161
  1. #31
    albania is the best Maska e ismani
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    por cfar te keqe ka nese e ka futur gabimishte ne kuti kur eshte gjithka ne regull me vulen me rethimin apo me ndonje gje tejeter ai ka dhene voten 100 % por e ka futur gabimishte mereni dhe futeni ati ku ka vendin se nuk behet halli ate cka e kan vutu me shum zoti ja dhashte mandatin
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne baze te kesaj po, edhe mund te numerohen ato vota. Nese paska ndodhur me pare dhe eshte e njejta gje edhe tani, atehere i bie qe te veprohet njesoj.
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ...

    Dhe ligji elektoral, nuk ka ndryshuar qe nga 2007.

    Albo
    Kodi zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė:

    REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
    KUVENDI


    L I G J


    Nr.10 019, datė 29.12.2008
    ...
    Nuk ka njė vendim paraprak tė mbėshtetur nė ligjin qė ėshtė nė fuqi pėr njė gjendje tė njėjtė.

    Citim Postuar mė parė nga skipetar Lexo Postimin
    http://www.parlament.al/web/Kodi_zgj...ise_5073_1.php:

    ...

    Neni 106

    Votimi

    1. Pasi merr fletėn e votimit, zgjedhėsi hyn i vetėm nė dhomėn e fshehtė dhe nė fletėn votimit shėnon nė krah tė emrit tė subjektit zgjedhor apo partisė pjesėtare tė njė koalicioni shenjėn “x” ose “+” apo njė shenjė tjetėr qė tregon qartė zgjedhjen e bėrė prej tij.

    2. Zgjedhėsi, pasi bėn shėnimin nė fletėn e votimit, palos fletėn e votimit, nė mėnyrė qė shenja tė mos jetė e dukshme, por tė paktėn njė nga vulat nė pjesėn e pasme tė fletės tė jetė e dukshme. Zgjedhėsi, pasi del nga dhoma e fshehtė, e hedh fletėn e votimit nė kutinė pėrkatėse tė votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

    3. Zgjedhėsi voton vetėm pėr vete, me pėrjashtim tė rastit tė pėrcaktuar nė nenin 108 tė kėtij Kodi.

    4. Anėtarėt dhe sekretari i KQV-sė votojnė pasi kanė votuar tė gjithė zgjedhėsit e pranishėm nė qendrėn e votimit brenda orarit tė mbylljes sė votimit. Rregullat e pėrcaktuara nė kėtė nen zbatohen edhe pėr votimin e anėtarėve dhe sekretarit tė KQV-sė.

    5. Anėtarėt e KQV-sė, qė kanė lejuar njė zgjedhės tė votojė mė shumė se njė herė ose nė emėr tė zgjedhėsve tė tjerė, mbajnė pėrgjegjėsi penale, nė pėrputhje me nenin 248 tė Kodit Penal, me pėrjashtim tė rastit tė parashikuar nė nenin 108 tė kėtij Kodi.

    ...
    ...
    Citim Postuar mė parė nga skipetar Lexo Postimin
    ...
    Ligji qė ėshtė nė fuqi e saktėson se zgjedhėsit duhet tė i hudhin fletat e votimit nė kutitė pėrkatėse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 17-05-2011 mė 09:27

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Akti i KQZ: Fletėt e kontestuara, pjesė e rezultatit

    UPDATE- Drafti i hartuar nga administrata e KQZ-sė parasheh rishikimin e tabelave me rezultatet e nxjerra nga KZAZ pėr pasqyrimin nė to tė fletėve tė kontestuara, duke i cilesuar pjese e rezultatit.

    Kjo ėshtė pėrmbajtja e draft aktit tė hartuar nga KQZ e qė pritet tė debatohet nė mbledhjen e radhės, nė atė tė orės 13.30, pasi perfaqesuesit e PS-se kerkuan kohe per shqyrtimin e tij.

    Sipas kėtij akti, kėrkohet qė votat e kontestuara, konsideruar gjithsesi tė vlefshme tė pasqyrohen nė tabelėn pėrmbledhėse. “KQZ duhet tė vlerėsojė kėto fletė dhe tė vendosė se pėr cilin kandidad apo subjekt tė llogariten. Kjo tė bėhet vetėm pas numėrimit tė votave pėr njėsitė bashkiake, qė tė evidentohen kėto fletė votimi hedhur nė kutitė e gabuara”- thuhet nė akt.

    Sipas aktit, KQZ duhet te pezulloje hartimin e tabeles permbledhese per rezultatin e Bashkise se Tiaranes, deri ne mbylljen e procesit te numerimit te votave per njesite bashkiake, per kreun e njesise dhe keshillat bashkiake.

    PS: Shpallni rezultatin. Ristani: Vlerėsim ēdo vote


    TIRANĖ- Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kerkon perpilimin e nje akti per te unifikuar praktikėn zgjedhore qe merr nė shqyrtim kėrkesat e KZAZ.

    Ka nisur keshtu me debate tė ashpra mbledhja e KQZ-sė, per vleresimin e votave te gjetura ne fletet e gabuara te votimit.

    Pėrfaqėsuesi i PS-sė nė kėtė komision, Genc Gjoncaj ka kėrkuar nga kreu i KQZ shpalljen e rezultatit pėr Tiranėn, ndėrkohė qė procesi ka pėrfunduar me kohė dhe 485 grupet e numėrimit e kanė mbyllur punėn e tyre.

    Ristani

    Kreu i KQZ-sė, Arben Ristani ka deklaruar se duhet tė vlerėsohet cdo votė dhe duhet tė merret njė vendim se cfarė do tė bėhet me votat e gjendura nė kutitė e gabuara. Sipas Ristanit, ne mbeshtje te plote te ligjit, cod vote e hedhur nga shqiptaret duhet dhe do te numerohet me korrektesi te plote. “Miratojme nje akt qė mbi bazėn e kėrkesave tė ardhura nga KZAZ, pėr tė unifikuar praktikėn zgjedhore, merr nė shqyrtim kėrkesat e KZAZ dhe vazhdojmė me mbledhjen e radhės”- tha prere Ristani.

    Gjoncaj: Shpallni Tiranen, mos beni sjellje te rrezikshme

    “Interesat e palėve humbėse janė qė tė rikthejnė procesin, por ai ėshtė pėrfunduar ditėn qė qytetarėt votuan, ditėn kur grupet e umėrimit pėrfunduan procesin, nuk ėshtė faji i kėrkujt qė pasi del rezultati tė kėrkohen gjėra qė nuk kanė tė bėjnė me rezultatin. Shqetėsimin e keni cėshtje tė zgjidhur, e ka zgjidhur ligji”- tha Gjoncaj.

    Sipas tij, ajo qė duhet tė bėjė KQZ ėsbhtė tė finalizojė punėn sipas procedurės sė miratuar dhe tė bėhet shumatorja mbi tabelat. Pas kėsaj, ka theksuar ai nėse palėt do kenė problematikė me rezultatin, kodi pėrcakton mėnyrėn se si bėhet.

    “Jeni autoritet qė ka peshė tė jashtėzakonshme nė procesin zgjedhor, por edhe pėr vendin, nuk krijohen rregulla kur mbaron loja. KQZ duhet tė jetė nė lartėsinė e detyrės dhe tė bėjė atė qė e urdhėron ligji, jo cfarė urdhėrohet nga tė kėnaqurit apo tė pakėnaqurit. Kthehuni nė binarėt e ligjit”- iu drejtua Ristanit.

    Kosovrasti

    Menjėherė ka reaguar pėrfaqėsuesi i PD-sė ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti. Sipas tij, deklaratat e pėrfaqėsuesit tė PS-sė si politike dhe tėrėsisht tė palejueshme.
    “Kėto janė deklarime politike, presioni dhe dhuna e ushtruar nė kėtė sallė ėshtė tėrėsisht e palejueshme. KQZ-ja do tė vazhdojė brenda standarteve ligjore” tha ai.

    Panorama

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjata: Fletėt nė kutitė e gabuara prodhojnė rezultat

    Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, ish-kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, shprehet se votat e gjetura nė kutitė e gabuara nuk mund tė shpallen tė pavlefshme, por duhet tė prodhojnė rezultat.Sipas tij, nė garėn e Tiranės duhet tė ketė njė proces pėr verifikimin e ēdo procesverbali, nė kushtet kur rezultati ėshtė kaq i ngushtė.

    Z. Gjata, aktualisht KQZ nuk ka njė rezultat, edhe pse procesi i numėrimit tė votave ka pėrfunduar nė Tiranė. Nė kėto kushte ē’duhet tė bėjė KQZ qė rezultati tė shpallet sa mė parė?

    Pėr ēėshtjen e rezultatit kemi dy momente. E para: a kemi rezultat? Dhe e dyta: kush e shpall rezultatin? Prandaj le tė marrim tė dytėn. Rezultatin nuk e shpallin as vėzhguesit, as kandidatėt, as partitė, as media, as publiku. Rezultatin e shpall vetėm KQZ. Pėrderisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka, atėherė nuk kemi rezultat. Nė kushtet kur rezultati ėshtė kaq i ngushtė sa pretendohet, 10 pėr njėrin ose pėr tjetrin, ėshtė kthyer nė fat ose nė shans. Rezultatin e shpallin vetėm institucionet. Nėse rezultati do tė ishte mbi 550 vota, apo le tė themi 200 vota, atėherė mund tė dilnin kandidatėt, por kur kemi njė rezultat sa gishtat e dorės, atėherė kėtu nuk kanė mė punė tė shpallin rezultatin. Duhet tė presin verdiktin e institucioneve, madje me shumė rigorozitet. Palėt duhet ta presin nė emėr nė stabilitetit kėtė verdikt. Ky rezultat kaq i ngushtė nuk justifikon asnjė thirrje pėr destabilitet. Askush nuk ka tė drejtė morale tė pretendojė qė po i vidhen votat, apo po i ndodh diēka e tillė. Sepse s’ka rezultat pėr kėtė. Si e shpall KQZ-ja? Pėr kėtė duhet tė shohim procedurėn e nenit 123, paragrafi i parė, ku unė do tė shkėpus ēerekun e njė fjalie. “Kur gjatė llogaritjes sė tabelės, KQZ, kryesisht ose me kėrkesė tė palėve, vėren mospėrputhje tė shifrave tė tabelės pėrmbledhėse me tabelėn e rezultateve tė qendrave tė votimit, merr vendim pėr miratimin e saj me shifrat e korrigjuara…”. Domethėnė qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryesisht ka tė drejtė tė rregullojė gabimet dhe kėtė KQZ-ja duhet ta shohė me shumė kujdes para se tė shpallė rezultatin. Ajo vėrtet e ka 48 orė afatin nga ardhja e tabelės sė fundit, por, pėr mendimin tim, edhe sikur njė javė tė vazhdonte vėzhgimi me kujdes i tabelave, do tė ishte nė tė mirė tė ēėshtjes.

    Nė kuti tė tjera, si nė ato tė kėshillave bashkiakė, ashtu dhe nė kutitė pėr krerėt e njėsive bashkiake, janė gjetur fletė votimi tė vlefshme pėr kryetarin e Bashkisė. A mund tė vlerėsohen dhe tė japin rezultat kėto fletė votimi?

    Kreu i katėrt, pjesa e dytė, neni 117, pika 3 i Kodit Zgjedhor. Germat A, B, C, D, E, Ė pėrbėjnė kriteret pėr shpalljen e njė flete votimi tė pavlefshme. Dhe janė vetėm kėto kritere dhe s’ka tė tjera nė gjithė Kodin Zgjedhor. Kjo, nė jurisprudencė quhet dispozita laksative; qė do tė thotė qė vetėm kėto janė kriteret e pavlefshmėrisė dhe nuk lejon tė shpiket apo tė zbulohet kriter tjetėr. Gjetja e fletės sė votimit nė kutinė e gabuar nuk bėn pjesė nė asnjė nga kėto germa, pra nuk bėn pjesė nė kėto kritere. Dhe, si e tillė, nuk mund tė shpallet e pavlefshme. Nė qoftė se nė kėtė dispozitė, nė kėtė nen, do tė ishte shtuar njė germė F, kėtu po abstragojmė, qė do tė thoshte raste kur KAZA ose KQZ e vlerėson si tė pavlefshme, atėherė po, mund tė themi qė janė tė pavlefshme. Por kjo germė nė kėtė dispozitė nuk ekziston. Pra ligji nuk ua ka dhėnė institucioneve zgjedhore qė tė shpallin fletė tė pavlefshme jashtė kėtyre 6 germave, jashtė kėtyre kritere. Gjetja e fletėve tė votimit nė kutitė e gabuara nuk ėshtė kriter pavlefshmėrie i parashikuar nė kėtė ligj. Dhe, si e tillė, nuk ėshtė e pavlefshme. Ēdo pretendim ėshtė jashtė kriterit. Fleta e votimi nė kutinė e gabuar pėrjashton edhe germėn A tė kėsaj dispozite. Pse e them qė e pėrjashton? Sepse votuesi nuk e solli nga shtėpia atė fletė votimi, por ia dha institucioni zgjedhor dhe nuk ėshtė gabuar kutia pėr fajin e votuesit, por pėr fajin e burokracisė shtetėrore, e cila ka vėnė katėr kuti. Dhe pėr kėtė nuk mund tė ndėshkohet votuesi. Pra ajo fletė nuk mund tė jetė e pavlefshme. Ndėrsa kalimi nė kutinė tjetėr ėshtė thjesht njė gabim material. Nga kėto gabime, institucionet tona shtetėrore tė ēdo fushe bėjnė me qindra nė ditė. Pra duhet tė trajtohet nga KQZ thjesht si gabim material dhe asgjė tjetėr. Pėr shembull, po marr njė rast, qė njė vendim gjykate, i cili urdhėron tė paditurin t’i lirojė tė paditurit njė mijė metra truall, por aty, pa dashje, e shėnon 10 mijė. Pra, pa dashje, i shton njė zero. Por kėtė e korrigjon gjykata menjėherė. E njėjta gjė ėshtė edhe kėtu. Ato fletė tė dhėna nga Komisioni i Qendrės sė Votimit duhet tė trajtohen si gabim material dhe thjesht e kryesisht nga KQZ duhet tė llogaritet dhe t’i futen rezultatit tė ēdo tabele tė njėsive pėrkatėse. Pėr shembull, janė gjetur te Njėsia Nr. 1 disa fletė votimi, por ato duhet t’i shtohen kėsaj tabele, dhe kjo bėhet kryesisht nga KQZ. Ėshtė thjesht njė punė rutinė qė e bėn administrata. Nė fund miratohet tabela sė bashku me kėto vota. Ka edhe diēka tjetėr, qė e drejta e votuesit ėshtė e drejtė kushtetuese. Nė qoftė se zgjedhėsi e ka konsumuar dhe ka shkuar pėr tė votuar, nuk mundet qė kjo e drejtė t’i kufizohet atij me njė veprim administrativ.

    Ka njė precedent tė vitit 2007 me komunėn Temal. A ka pasur precedentė tė tjerė nė punėn e KQZ-sė, duke iu referuar kėtij rasti?

    Nė 2007-n kemi pasur rreth 300 kėrkesa ankimore dhe, sinqerisht, nuk mund ta kujtoj njė gjė tė tillė.

    Panorama
    ERALD KAPRI

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Procedurat jane pergjegjesi e komisionit zgjedhor te qendres se votimit, qe e ka per detyre qe mua si qytetar, te me udhezoje se ne cilen kuti te hedh voten. Dhe nese keta do te benin detyren sic e kerkon ligji, asnje qytetar nuk do ta hidhte voten e vlefshme, ne kutine e gabuar. Pergjegjesia e qytetarit, sipas vete ligjit elektoral, fillon e mbaron ne dhomen e fshehte dhe cfare zgjedh te shkruaje ne ate fleten e votimit.

    Ligji elektoral nuk mund te me penalizoje mua voten e vlefshme, pasi e hodha ne kutine e gabuar. Kjo eshte afer mendjes dhe nuk ka shume nevoje per "debat". Nese KQZ ose Kolegji Zgjedhor, zgjedh qe te mos i numeroje keto vota, eshte duke u shkelur me te dyja kembet te drejten kushtetuese atyre qytetareve, te drejten e votes. Dhe sic e thashe edhe me lart, ky nuk eshte vetem nje "problem zgjedhor", eshte nje problem kushtetues. Le te shpresojme qe ceshtja nuk shkon deri ne Gjykaten Kushtetuese.

    Albo
    Po atehere perse ligji parashikon qe pasi perfundon numerimi i votes ne kuti mbahet proces verbal si dokumenti i vetem zyrtar i llogaritjes se votave ne "ate kuti" ?

    Atehere ne rast se marrim "mendjen tende" , i bie qe proces verbali i kutise te mbahet pasi te mbarojne numerimi i te gjitha kutive , madje edhe i koshit te plehrave prane Qendres se Votimit , sepse mund t'i teket gjithklujt qe ta marre voten , ta beje shuk dhe ta hedhi tek koshi i plehrave !

    Cfare jane keto karagjozlleqe ? Deri ne momentin pa dale rezultati dhe kur vazhdohej te numerohej , te gjitha votat per "Keshill Bashkiak" , qe u gjenden ne kutite e votimit per Kryetar , u deklaruan te pavlefshme ! Kurse tani , na u kthye rregulli , mbrapsht , sepse keshtu i leverdis PD-se !

    Nuk late ndyresillek pa bere ! E morret ne qafe kete vend me te gjitha , me vjedhje te pasurive , me shitje territori , me vrasje qytetaresh te pafajshem dhe tani edhe me destabilizm ! Vjedhjet e votave nuk po i ze ne goje se gjithmone i keni vjedhur !

    Nuk mundet te gjente Shqiperia , as edhe midis serbeve , nje armik te tille !

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Po atehere perse ligji parashikon qe pasi perfundon numerimi i votes ne kuti mbahet proces verbal si dokumenti i vetem zyrtar i llogaritjes se votave ne "ate kuti" ?
    Po te lexoje juriste profesioniste, qe e njohin ligjin me mire se ti e une, sic eshte edhe Clirim Gjata me lart, ish-kryetar i KQZ ne zgjedhjet e fundit lokale, ai e ben te qarte qe eshte gabim i burokracise shteterore qe i nxorri para qytetarit kater kuti per te hedhur voten, e jo nje kuti. Ashtu sic e ben te qarte, qe ligji ia njeh te drejten KQZ qe te korrigjoje tabelat dhe procesverbalet, kur ne to ka gabime te verifikueshme.

    Pa harruar qe procesi i numerimit te votes, nuk mbaron me numerimin e votave te bashkise. Ajo eshte vetem 1 nga kater kuti qe iu vune qytetarit para ne 8 maj. Procesi i numerimit konsiderohet i mbyllur, kur mbaron numerimi i te gjitha votave.

    Prandaj lerini llafet, e respektoni ligjet e atij vendi. E rendesishme nuk eshte se kush del fitimtar, e rendesishme eshte qe ligji te respektohet dhe cdo vote e vlefshme qe shqiptaret hodhen ne 8 maj te numerohet.

    Albo

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ...
    Prandaj lerini llafet, e respektoni ligjet e atij vendi. E rendesishme nuk eshte se kush del fitimtar, e rendesishme eshte qe ligji te respektohet dhe cdo vote e vlefshme qe shqiptaret hodhen ne 8 maj te numerohet.

    Albo
    Citim Postuar mė parė nga zend Lexo Postimin
    ...
    Deri ne momentin pa dale rezultati dhe kur vazhdohej te numerohej , te gjitha votat per "Keshill Bashkiak" , qe u gjenden ne kutite e votimit per Kryetar , u deklaruan te pavlefshme !
    ...
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ...
    UPDATE- Drafti i hartuar nga administrata e KQZ-sė parasheh rishikimin e tabelave me rezultatet e nxjerra nga KZAZ pėr pasqyrimin nė to tė fletėve tė kontestuara, duke i cilesuar pjese e rezultatit.
    ...
    Kėsaj i thonė diktaturė. Prej qytetėrimit pėrėndimor, rrallė ndonjė veprim shihet mė keq se sa veprimet qė janė kundėr mibizotėrimit tė ligjit. Pėr "qefe" e "teke" tė diktatorit Berisha, sikur ishin dikur ato tė diktatorit Hoxha, pėson Shqipėria e Shqiptarėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 17-05-2011 mė 09:52

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Po te lexoje juriste profesioniste, qe e njohin ligjin me mire se ti e une, sic eshte edhe Clirim Gjata me lart, ish-kryetar i KQZ ne zgjedhjet e fundit lokale, ai e ben te qarte qe eshte gabim i burokracise shteterore qe i nxorri para qytetarit kater kuti per te hedhur voten, e jo nje kuti. Ashtu sic e ben te qarte, qe ligji ia njeh te drejten KQZ qe te korrigjoje tabelat dhe procesverbalet, kur ne to ka gabime te verifikueshme.

    Pa harruar qe procesi i numerimit te votes, nuk mbaron me numerimin e votave te bashkise. Ajo eshte vetem 1 nga kater kuti qe iu vune qytetarit para ne 8 maj. Procesi i numerimit konsiderohet i mbyllur, kur mbaron numerimi i te gjitha votave.

    Prandaj lerini llafet, e respektoni ligjet e atij vendi. E rendesishme nuk eshte se kush del fitimtar, e rendesishme eshte qe ligji te respektohet dhe cdo vote e vlefshme qe shqiptaret hodhen ne 8 maj te numerohet.

    Albo
    E para , me juriste te tille , qe vetem ligjin nuk zbatojne , por urdherin e partise , mos u mundo te me impresionosh ! Ata e kane vleren juridike 0-rooooooo ! Jane nje leter lakmuesi e skaduar !

    E dyta ne rast se ka mundesi te me pergjigjesh : Po me procesverbalet e kutive te votimit per Kryetar , cfare do te behet ? Do te fshihet b...ytha ? Sipas teje ato nuk paskan asnje vlere ?

    E treta : Ato votat qe do te gjenden pas kontrollit te te kater kutive , kujt kutie do t'ia llogarisin ? Po t'ia llogarisin Kutise se Votimit per Kryetar eshte falsifikim i proces verbalit sepse pasqyron rrethana te rreme ! Ato vota realisht nuk kane qene ne Kutine e Votimit per Kryetar !

    E katerta : Kush ia vuri emrin pakujdesi ? Kush e tha qe qytetari qe ka hedhur ato vota nuk ka dashur te tallet me pushtetin dhe procesin e votimit dhe prandaj i ka hedhur lemsh ?

    E pesta : Pse genjeni si ti dhe juristi i PD-se , ai i famshmi jot Rustem Gjata , kur thoni se duhej Komisioni i Qendres se Votimit te Udhezonte votuesit ku duhet t'i hidhnin votat ?

    Kutite ishin te shkruajtura shqip dhe komisioni i qendres se votimit , nuk ka asnje te drejte t'i nderhyje qytetarit se cfare duhet te beje apo ku duhet ta hedhe voten , pervec rasteve kur vete qytetari i kerkon ndihme per shkak se eshte i verber ! Por per te verberit , nuk u lejuan te votonin fare kesaj radhe ! Dhe kjo nuk u be kot ! Por sepse Sala i zuri me dru perpara Kryministrise dhe e dinte se votat e tyre i kishte kunder ! Por s'jane pak por me shume se 2000 vota ato !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 17-05-2011 mė 10:12

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Po te lexoje juriste profesioniste, qe e njohin ligjin me mire se ti e une, sic eshte edhe Clirim Gjata me lart, ish-kryetar i KQZ ne zgjedhjet e fundit lokale, ai e ben te qarte qe eshte gabim i burokracise shteterore qe i nxorri para qytetarit kater kuti per te hedhur voten, e jo nje kuti. Ashtu sic e ben te qarte, qe ligji ia njeh te drejten KQZ qe te korrigjoje tabelat dhe procesverbalet, kur ne to ka gabime te verifikueshme.

    Pa harruar qe procesi i numerimit te votes, nuk mbaron me numerimin e votave te bashkise. Ajo eshte vetem 1 nga kater kuti qe iu vune qytetarit para ne 8 maj. Procesi i numerimit konsiderohet i mbyllur, kur mbaron numerimi i te gjitha votave.

    Prandaj lerini llafet, e respektoni ligjet e atij vendi. E rendesishme nuk eshte se kush del fitimtar, e rendesishme eshte qe ligji te respektohet dhe cdo vote e vlefshme qe shqiptaret hodhen ne 8 maj te numerohet.

    Albo
    Le te behet ashtu sic eshte bere edhe ne zgjedhjet e kaluara. Me sa di une ne vitin 2007 ka pasur te njejtin problem dhe ne ate kohe fletet qe ishin hedhur ne kutin e gabuar jan quajtur te pavlefshme. Normalisht eshte llogjike dhe ashtu sic thot dhe ligji ato flete jan te pavlefshme.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Dhe mqs po flisni per ish kryetarin e KQZ-s z. Clirim Gjata ktu keni se si kan vepruar ne vitin 2007 me nje rast identik si ky.


Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •