
Postuar më parë nga
wittstar
Kur nje individ shkel ligjet e mashtron nuk eshte problem.Ne mos nje dite,nje dite tjeter do kapet,do t'i vihet gjobe,dhe parate i kthehen komunitetit por kur mashtron shteti e shtetet eshte e veshtire.
Kjo qe do te tregoj une ketu me poshte eshte pra rasti i kundert: Eshte rasti kur emigranti me profesion perkthyes bie viktime e shtetit ku ka emigruar.
Une erdha ne Gjermani,ne qershor 1990.Vetem dy jave pas ardhjes time ketu shteti gjerman me telefonoi ne shtepi e me kerkoi te punoj si perkthyes per marrjen e shqiptareve te anijeve te dy korrikut 1990 nga Brindisi ne Gjermani.Ata llogariten instinktin tim te atehershem per te ndihmuar cdo njeri,dhe perfituan prej deshires time per te ndihmuar te tjeret.Pra sic parashikohesh une pranova te perkthej dhe u nisa njehere ne Bon,pastaj bashke me nje ekip te Minsitrise se Jashtme te Gjermanise dhe me punonjes te Kryqit te Kuq Gjerman u nisa per ne Brindisi,per te bere nje pune si perkthyes,e cila pune nuk m'u pagua me as edhe nje dm.Jo vetem kaq,por sic e kishin bere planin qe me pare te zotet e shtepise,gjermanet,qe Zoti i shofte,puna ime si perkthyes,kontakti im atehere me bashkekombasit e mi shqiptar,kontakt per te cilin sic e them ketu me lart m'u be kerkese nepermjet nje telefonate nga drejtori i atehershem i KKGJ dr.Blum,u shfrytezua nga shteti revanshist gjerman dhe nga sigurimi shqiptar per te me damkosur padrejtesisht si agjent i sherbimit te fshehte nepermjet tri artikujsh gazetash te botuar brenda nje jave ne korrik te 1990.Dy nga ata artikuj u botuan ne gazeten RNZ te Heidelberg-ut,ndersa artikulli tjeter u botua nga arbereshi Vincenco Golleti,ne nje gazete shqip.
I pyetur nga une me c'te drejte ai me kish damkosur ne gazete padrejtesisht si agjent,zoti Goleti citoi ish radistin e Ramiz Alise,Lulzim Gerbi t'i kish thene shprehimisht se une qenkesh nje agjent i sherbimit te fshehte!!!
Kjo u dha mundesi gjermaneve dhe sigurimit shqiptar,nepermjet nxitjes se turmave te shqiptareve te ambasadave kundra meje,per te me bere objekt sulmesh fizike me rrezik te drejpterdrejte mbi jeten e shpifjesh te tjera kundra personit tim.
Tinzar,te fshehte e barbare sic jane,gjermanet ne siperfaqe me lejuan te ushtroj profesionin tim si perkthyes.Nje studjues i albanologjise,punonjes i ministrise se jashtme gjermane,pa i kerkuar une fare ndihme,me rekomandoi tek firma KHAN,ne Frankfurt,e pastaj me informoi nepermjet telefonit qe me kish rekomanduar tek ajo firme gjermane.Te parin e firmes KHAN nuk e pashe ndonjehere,por mbaj mend qe ish shume i prere ne telefon,fjalet i kish te pakta,dhe bente nje pershtypje prej nje njeriu te vrazhde.M'u kerkua gjithashtu qe te aplikoj per nje vule si perkthyes dhe une aplikova per nje vule perkthyesi tek gjykata e Heidelbergut.Mbaj ment diten kur me thirren per te bere formalitetet per marrjen e vules si perkthyes.Ne nje tavoline te stergjatur ne krye te tavolines ishte nje person qe duhet te ish gjykates.Me sa mbaj ment une shumica e personave te tjere qe do te merrnin edhe ata vulen ishin nga vendet lindore.Mbaj ment vecanerisht nje femer,perkthyese nga Ukraina,qe ish ngjitur me ate gjykatesin,pasi ajo kish nje fizionomi te ngjashme me motren time dentiste.Te tjera detaje nga ajo ceremoni zyrtare nuk me kujtohen.
As rekomandimi qe me ben tek firma KHAN ne Frankfurt,as vula qe m'u dha si perkthyes nuk me ndihmuan.Shteti kriminel pervers gjerman kish bere plane qe mua te me fundoste nga pikepamja sociale,ekonomike,psiqike,dhe nuk la mjet e pengese pa perdorur per te realizuar qellimet e veta.
Firma KHAN ne Frankfurt me dergonte perkthime teper rralle,maksimumi 500 dm ne muaj,para me te cilat nuk mund te mbaja djalin e gruan ne emigracion.Nje dite prej ditesh bosi i asaj firme filloi te me uleras pa shkak ne telefon,dhe m'a nderpreu heret dergimin e perkthimeve.
Gjykatat gjermane nga ana e tyre i jepnin perkthime te majme Gent Halilit,birit te ministrit komunist te Ramiz Alise,e te tjereve,por per mua qe isha i njohur zyrtarisht ne vendin e tyre si viktime e rregjimit te Ramiz Alise nuk kishin perkthime pothuajse fare.
Aq u indinjova nga makinacionet perverse te shtetit gjerman,te cilat me vite u shprehen edhe ne menyra te tjera(Abuzim i psikiatrise,abuzim i pranise policore,etj,etj,)saqe nje dite pasi nuk me kishin dhene as edhe nje rrjesht perkthim me muaj te tera,vajta tek zyra e prokurorise gjermane, j'au u perplasa vulen e dokumentin e perkthyesit mbi tavoline e u thashe:
Na merreni e mos u tallni me emgrantet ne kete menyre.C'e dua kete vule e kete dokument perkthyesi kur ju nuk me jepni as edhe nje perkthim.Si pasoje e atij veprimi timi,shteti gjerman,i cili mbase e kish pritur me deshire ate reagim te indinjuar timin,me shuajti nga cdo defter perkthyesi,per kenaqesine e kalecave te shumte shqiptar te cileve shteti gjerman u ka dhene ketu prej dy dekadash,statusin e azilantit,shtetesine,dhe punesim(???).
I demtuar se tepermi ne shendetin tim fizik e shpirteror si pasoje e makinacioneve sistematike te shtetit gjerman kundra meje,tashti une jam pensionist ne shtepi dhe marre cdo muaj nje shume te parashikuar nga ligji gjerman per handikapate.
Krijoni Kontakt