Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Kqyrne shikun e udbashin.. bashke.

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Publikuar: Sot, më 05 maj 2011
    “Rastit Geci & Aliaj” i shtohen edhe tre të akuzuar




    Prishtinë, 5 maj – Aktakuzës që është ngritur nga prokurori për “rastin Geci & Aliaj”, të mërkurën në Gjykatën Supreme i janë bashkuar edhe të pandehurit Haki Hajdari, i njohur si “Haki Drenica”, Sali Rexhepi dhe Shaban Hoti, të cilët ngarkohen për veprat penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në kampin e Cahanit, Shqipëri.
    “Me kërkesën e prokurorit special Mauricio Salustra, trupi gjykues është pajtuar që lënda që i ngarkon Haki Hajdarin, i njohur me nofkën ‘Drenica’, Sali Rexhepin dhe Shaban Hotin të bashkohet me lëndën penale kundër Sabit Gecit dhe Riza Aliajt. Kështu që do të shfrytëzohet aktakuza e bashkuar e 4 majit 2011”, ka thënë gjyqtari ndërkombëtar i EULEX-it, Jonatan Welford Carol.
    Sipas aktakuzës, Haki Hajdari ngarkohet me dy vepra penale: krime lufte kundër popullatës civile që, sipas aktakuzës, ka të bëjë me trajtim çnjerëzor në kampin e Cahanit, si dhe torturë ndaj dëshmitarit “N”. Sali Rexhepi ngarkohet me tri vepra penale, një për krime lufte kundër popullatës civile, ku si komandant dyshohet se ka torturuar persona të paidentifikuar në kampin Cahan dhe dy vepra penale të torturës ndaj dëshmitarit “N”. Ndërsa Shaban Hoti akuzohet për dy vepra penale: krime lufte kundër popullatës civile dhe torturim të dëshmitarit “N” në kampin e Cahanit , ka thënë gjyqtari Carol.
    Mirëpo këto akuza i kanë mohuar tre të akuzuarit Hajdari, Rexhepi dhe Hoti, duke thënë njëzëri se janë të pafajshëm.
    Ndërkaq, dëshmitari dhe i dëmtuari, Imer Imeri, që do të dëshmonte kundër të akuzuarve e që ka qenë i mbrojtur nën kodin “L”, është paraqitur në foltore me kërkesën që t’i hiqet anonimiteti dhe i ka dhënë deklaratat e tij në sallë në prezencë të publikut.
    “Pas luftës janë vrarë mbi 23 dëshmitarë dhe mendova të dal hapur që nëse ndodh diçka ta dini se kush më ka vrarë”, ka thënë dëshmitari Imeri.
    Ai madje i është drejtuar trupit gjykues duke thënë se është hera e parë që vjen në gjykatë, por e falënderon Zotin dhe thotë se më mirë është të jetë i dëmtuar sesa i akuzuar.
    Në vazhdim të dëshmisë Imeri ka thënë se në kohë lufte kishte shkuar në Shqipëri për ta kërkuar familjen e tij, ku më pas edhe kishte përfunduar në kampin e UÇK-së në Cahan.
    “Familjen time e kam kërkuar në Durrës, Kavajë, Tiranë, Kukës dhe në fund kam shkuar në Krumë, ku në xhaminë e këtij vendi kam parë shumë refugjatë, në mesin e tyre e kam gjetur edhe vajzën e xhaxhait me fëmijë. Së bashku me mua ishin edhe dy bashkëfshatarë, të cilët po ashtu i kërkonin familjarët e tyre”, ka deklaruar dëshmitari.
    Ndër tjera, Imeri ka thënë se në mesnatë në atë hotel kishin ardhur disa persona me maska dhe të armatosur dhe e kishin arrestuar.
    “Në orën 3:00 pas mesnate ka trokitur dikush në derë dhe më kanë thënë Imer hape derën se ka ardhur familja jote. Unë e hapa derën, sepse i besova kësaj dhe aty pashë 8 apo 9 persona të maskuar dhe të armatosur. Shkova me ta, sepse u besova. Dy bashkëfshatarët dhe unë hipëm në veturë dhe kur kemi arritur afër xhamisë e kam parë Sabit Gecin, i cili ishte me paterica në duar dhe më pyeti a më njeh, ndërsa unë i thashë jo, dhe menjëherë m’u përgjigj se ishte Sabit Geci, shef i Policisë Sekrete të UÇK-së.
    “Sabiti rrugës ma dha një shuplakë dhe pastaj më tha boll ke jetuar”, ka dëshmuar Imeri, duke shtuar se në atë moment Geci nuk kishte qenë i armatosur.
    I pyetur se a ka qenë i kyçur në veprimtari politike, dëshmitari Imeri është përgjigjur se prej formimit të LDK-së, ai dhe familja e tij kanë qenë simpatizues të LDK-së dhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova, meqë aty e shihnin ndihmën. Ai gjithashtu ka deklaruar se edhe sot është simpatizues i tij.
    Dëshmitari Imeri ka treguar se nga xhamia me veturë ishin dërguar në Cahan në një kazermë ushtarake ku, sipas tij, ishte rrahur.
    “Vetura arriti në Cahan dhe aty ishte një kazermë ushtarake me 100 apo 150 ushtarë të UÇK-së. Mua më dërguan në një dhomë ku ishin komandantët, ndërsa dy bashkëfshatarët e mi në një vend tjetër. Në dhomë Geci më tha hiqni dorë nga LDK-ja, sepse përndryshe të gjithëve do t’ju vrasim. Aty m’i dha dy shuplaka dhe më goditi me patericë. Më pas ‘komandant Hoxha’ apo Riza Aliaj më ka goditur me një shkop në kokë, nga e cila goditje jam alivanosur e kur jam zgjuar e kam parë veten të gjakosur”, ka theksuar Imeri.
    Dëshmitari ka thënë se Sabit Geci e kishte urdhëruar komandant Hoxhën që ta dorëzonte tek SHIK-u për likuidim
    “Në atë dhomë Geci më tha se përmbrapa tyre ishte SHIK-u, e pastaj i tha komandant Hoxhës: Jepua atyre që ta likuidojnë. Unë i thashë Gecit të mos e bëjnë këtë, ndërsa ai më tha se SHIK-u e ka vra Ahmet Krasniqin, Enver Malokun dhe Sabri Hamitin. Unë reagova duke i thënë se Sabri Hamiti ka shpëtuar dhe ai më goditi me patericë. Aty më kujtohet se i kam thënë Gecit se me ditë Hashim Thaçi për mua nuk do të isha këtu, ngase njiheshim familjarisht dhe ai m’u përgjigj që Thaçi e di këtë”, ka deklaruar Imeri.
    Imeri më tej ka treguar se gjatë qëndrimit në kampin e UÇK-së në Cahan ishte rrahur edhe dy herë nga komandant Hoxha, nga të cilat rrahje kishte pësuar lëndime trupore.
    “Geci më ka goditur me shuplaka dhe një herë me patericë, ndërsa rrahjet e tjerat i kam marrë nga komandant Hoxha. Prej 12 prillit deri më 20 qershor jam rrahur dy herë brutalisht nga Hoxha, kur shkoja në tualet. Herën e parë jam rrahur me këpucë, ku jam alivanosur, ndërsa herën e dytë jam rrahur më pak”, ka deklaruar Imeri.
    Gjatë seancës Imeri ka treguar tri vragë, sipas tij, të marra në kampin e UÇK-së në Cahan nga rrahjet e bëra nga komandant Hoxha. Trupi gjykues ka kërkuar nga dëshmitari që t’i zbulojë vragat e trupit me ç’rast kanë vërtetuar se Imeri ka një vragë në anën e majtë të mjekrës rreth 5 cm, një vragë në ballë rreth 4-5 cm dhe një në këmbë.
    Mirëpo pas kësaj avokati mbrojtës i Riza Alija “Hoxha” ka kontestuar pohimin e dëshmitarit se plagët janë nga rrahja, duke kërkuar raportin mjekësor për këto vragë si dhe të vërtetohet nga çka janë shkaktuar ato.
    Ndërkaq, dëshmitari Imeri pas kësaj kërkese ka reaguar, duke thënë se për plagët që i janë shkaktuar nëse nuk i besohet atij të pyetet Shaban Hoti, Sali Berisha, siç e quan ai Sali Rexhepin, dhe Haki Hajdarin ‘Haki Drenicën”.
    Dëshmitari Imeri gjithashtu ka treguar se atë dhe dëshmitarin “N“ i kanë dërguar në gjyq në Kukës dhe që gjithashtu, sipas tij, ia kishin ngarkuar një akuzë.
    "Akuzën ma dha Sali Berisha, në të shkruante:adhurues i presidentit Ibrahim Rugova, organizator i 3%, shok i Ahmet Krasniqit dhe shok i 7 vëllezërve. Kjo m’u dha me shkrim dhe me të më dërguan në gjyq më 20 maj. Jemi dërguar aty së bashku me dëshmitarin N", ka deklaruar dëshmitari Imeri.
    Në fund të deklaratës Imeri ka treguar edhe për vrasjen e vëllait të tij më 2 nëntor 99, që sipas tij ishte kryetar i LDK-së për bashkësi, delegat në Skënderaj dhe pjesëmarrës në konferencat javore të LDK-së.
    Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku ndodhet Cahani?
    cfar ka ndodhur ne Cahan?
    a shqiptar a serb jan mbajtur ne cahan?

  4. #14
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    Publikuar: Sot, më 05 maj 2011
    “Rastit Geci & Aliaj” i shtohen edhe tre të akuzuar





    "Akuzën ma dha Sali Berisha, në të shkruante:adhurues i presidentit Ibrahim Rugova, organizator i 3%, shok i Ahmet Krasniqit dhe shok i 7 vëllezërve.
    nese kjo akuze ka qene e drejte(e sipas meje -sigurisht- )mire ta kane bo...po ende skoke zgju e m..ut
    Lavdi XHAXHIT

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    nese kjo akuze ka qene e drejte(e sipas meje -sigurisht- )mire ta kane bo...po ende skoke zgju e m..ut
    shoqet e tua tani kane nevoi per ndihmen tende lufta brenda lloit po perparon!

    limaj tha shume kush eshte mbi ligjin dhe zerro tolerance kunder krimit e korrupsionit!

    edhe azem sylen do ta kesh ne banken e zeze shpejt besoi a do tia ndihmosh ti!

  6. #16
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    shoqet e tua tani kane nevoi per ndihmen tende lufta brenda lloit po perparon!

    limaj tha shume kush eshte mbi ligjin dhe zerro tolerance kunder krimit e korrupsionit!

    edhe azem sylen do ta kesh ne banken e zeze shpejt besoi a do tia ndihmosh ti!
    Shyqyr qe spe di se cka po te pret TY dhe te ngjashmit TY
    Lavdi XHAXHIT

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Shyqyr qe spe di se cka po te pret TY dhe te ngjashmit TY

    shyqyr qe po lajmrohesh e po i kallxon wisenthalit qe je nacist!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2011
    Postime
    7
    ti L7 pse nuk del me emer dhe mbiemer kush je, more qen ti je qen bir qeni pse nuk e qjerr masken tane dhe me tregu se kush ti , ti je duke llomotitur qe disa vjet dhe muaj ne kete forum kunder UQK-se dhe qlirimtarve , a thu vall mos je vlla i nazim bllaces apo djal i tij , se vetem fata me e felliqur si ti dhe nazim bllaca munden te bejn kesi propagande ngaj qlirimtarve , apo me siguri je soj i veton surroit udbashit me te madh te te gjitha koharave qe ka njoft historia shqiptare , kujdes more spiun i ndyr mos llomotit ketu kunder qlirimtarve se po ta thyen qafen ndokush , uqk-ja ka faj qe qiftin tend nuk e ka ekzekutu gjat luftes ,po te ishin vrar gjat luftes soji yt sot kosova do te merrte frym me lirshem , turp per ty dhe paraardhesit e tu qe jan soj i shkaut .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •