Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 129
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Kjo zonja dukej qarte se ishte me depresione..Prandaj i bej thirrje ministrise se arsimit te ushtroj vazhdimisht kontrolle ne fakultete,pasi pedagoge me probleme shkaktojne deformime konceptesh tek studentet.Nuk jemi ne lufte,sot eshte forca e mendjes,ideve,inteligjences,moralit..

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Citim Postuar më parë nga geom Lexo Postimin
    Kjo zonja dukej qarte se ishte me depresione..Prandaj i bej thirrje ministrise se arsimit te ushtroj vazhdimisht kontrolle ne fakultete,pasi pedagoge me probleme shkaktojne deformime konceptesh tek studentet.Nuk jemi ne lufte,sot eshte forca e mendjes,ideve,inteligjences,moralit..
    Të të bëj një pyetje,
    Kur kryeministri dhe kryebashkiaku aktual , shajnë e ulërasin njëri tjetrin, përgojojnë familjet e njëri tjetrit,,,, nëpër mediat televizive, kujt institucioni duhet ti drejtohesh për ti bërë thirrje kontrolli mbi këta përsona , pasi drejtuesit me probleme në fjalorin e tyre, në karakterin e tyre shkaktojnë deformime në kulturën e brezit të ri si e ardhmja e atdheut
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Të të bëj një pyetje,
    Kur kryeministri dhe kryebashkiaku aktual , shajnë e ulërasin njëri tjetrin, përgojojnë familjet e njëri tjetrit,,,, nëpër mediat televizive, kujt institucioni duhet ti drejtohesh për ti bërë thirrje kontrolli mbi këta përsona , pasi drejtuesit me probleme në fjalorin e tyre, në karakterin e tyre shkaktojnë deformime në kulturën e brezit të ri si e ardhmja e atdheut

    Me 8 maj merr fund mbreterimi i Rames ne bashki dhe ne PS!

  4. #64
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Flora Hanelli: Zëri im, i mijëra qytetarëve

    Znj.Hanelli, a ishit lajmëruar ju për këtë takim?

    E mora vesh nga studentët çfarë do të ndodhte. Më thonë se kandidati për kryetar bashkie do të prezantonte programin e tij elektoral.

    Kur u zhvillua takimi?

    Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11.00, por Basha u paraqit aty në orën 12 e 30.

    Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?

    Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur në universitet me kërkesë të studentëve, por për ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanë dhënë atë lloj dekori. Takimi u zhvillua në sallën më të mirë të leksioneve që ka universiteti ynë.

    Po çfarë ndodhi konkretisht?

    Siç ju thashë, takimi filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. Salla ishte e mbushur me të huaj, kryesisht nga mesi i sallës deri në fund. Asnjë prej tyre nuk ishte student në universitetin tonë. Një pjesë ishin edhe në moshë të madhe dhe kurrsesi nuk mund të ishin studentët dhe u përvijua aty aq e qartë diferenca. Asnjë prej studentëve nuk duartrokiste ndërsa pjesa nga fundi ulërinte. Është turp për atë fakultet ku unë kam jetë të tërë që unë punoj që dëgjoja ato britma.

    Po pedagogët u detyruan të marrin pjesë?

    Në fakt në sallë nuk kishte shumë pedagogë që morën pjesë përveç kryesisë së rektoratit por unë dua të them një detaj. Mua më pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unë në mes të dy bankave dhe më thotë: Flora, takimi është për studentët. I përgjigjem: Po ç’thua mo Andrea, ne jemi njësh me studentët, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do të qëndroj të dëgjoj se çfarë thuhet. E kuptova shumë mirë përse erdhi.. Por unë e dua shumë atë vatër, e dua aq shumë sa nuk mund të lejoj që të përdhoset në mes të ditës.

    Por çfarë ndodhi saktësisht?

    Kandidati për kryetar bashkie filloi të fliste për të ardhmen. Një njeri që nuk i njohim asgjë nga e shkuara, na flet për të ardhmen. Një hiç nga pikëpamja intelektuale. Që këtu mund t’i vije vizën. Filloi të fliste për të ardhmen dhe miklonte përfaqësuesit e fakultetit dhe ata njerëz që ishin të tij duke thënë se i ka patur partnerë dhe do t’i ketë në punët publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndërsa ata studentë që ishin, ulën kokën.

    A është normale që auditorët e një fakulteti të përdoren për fushatë elektorale të një kandidati për kryetar bashkie?

    Jo nuk është aspak normale. Edhe po të jetë e vërtetë që studentët të kërkojnë që të zhvillojnë një takim, autoritetet drejtuese të fakultetit kurrsesi nuk duhet të lejojnë të organizohet një i tillë. Edhe sikur ky kandidat të fliste për të ardhmen e arsimit në Shqipëri. E vërteta ishte se aty ai shpalosi vetëm programin e tij elektoral dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri më tani.

    Kjo ndodh vetëm për të retushuar zotërinë në fjalë. E neveritshme për mua. Për t’i dhënë këtij një sfond rinie përdorin fakultetin. Ndaj vendosa t’ia them dy fjalë. Ato që askush nuk guxon t’ua thotë publikisht. Ata ishin të parapërgatitur dhe nuk lejonin të bënin pyetje pedagogët dhe unë thuajse e kam marrë fjalën dhunshëm.

    A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?

    Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.

    Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?

    Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.

    Çfarë ndodhi më pas?

    Erdhën dy persona të mëdhenj në moshë. Nuk ishin studentë. Më kapën për duarsh të më nxirrnin përjashta. I kam urdhëruar që të heqin duart se unë isha në atë vatër iluminimi ku kam dhënë zemrën time për 28 vjet. U thashë që jam në shtëpinë time. Më pas i jam drejtuar Bashës sërish me fjalët: Vrasës! Vrasës! Vrasës! Ke lënë katër familje me jetimë, o vrasës!-i thashë.

    Njerëzit e Bashës u mjaftuan vetëm më kapjen e duarve apo…?

    Jo, jo. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë zvarrë dhe unë u mbajta fort pas karrigeve. Më pas më vijnë dy studentë, që unë nuk u njoh kush ishin, u thanë atyre të hiqnin duart nga mua. Filluan të lëvizin dhe studentët e tjerë. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe më pas u tërhoqën. Më vonë filluan ulërimat e përkrahësve të tyre dhe ishte e kotë që të rrija aty. Unë braktisa sallën. Studentët e mi më duartrokitën dhe më pas filluan të iknin dhe ata.

    Pas këtij incidentit keni patur shqetësime apo problem pas asaj që ka ndodhur?

    Jo. Thjesht kam marrë shumë, shumë telefonata përshëndetëse nga shumë njerëz.

    A prisni që drejtuesit e fakultetit të marrin masë ndaj jush?

    Me ata di unë si të merrem.. Lejuan që një pedagoge që ka 28 vjet punë të ndershme në këtë universitet të merret zvarrë nga ca çapaçulë dhe rrugaçë që ishin futur aty. Por jam e sigurt që ambienti universitar është në mbështetjen time. Ata nuk kanë çfarë të më bëjnë. Jam e nderuar, e respektuar dhe çdo shkallë të punës sime e kam ndërtuar me shumë djersë. Nuk kanë çfarë të më bëjnë.

    Znj.Flora, për mendimin tuaj si ka mundësi që shumë njerëz mendojnë si ju dhe nuk reagojnë si ju…

    Unë nuk mund të gjykoj të tjerët. Por fakti që ju më parë më pyetët “a keni frikë për masat që mund të merren ndaj meje” është edhe përgjigja për mosreagimin e shumë qytetarëve. Por unë nuk mund t’i gjykoj për këtë. Shumica e njerëzve janë për bukën e gojës ndaj kurrsesi nuk mund t’ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit të tyre. Jam e bindur se shumica e njerëzve nuk reagojnë nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
    Ky djali, Basha është një agresion psikologjik mbi njerëzit, i kalkuluar nga ai, sozi e të cilit është Basha. Një klon i atij njeriu që nuk i gjen dot një qelizë të mire. Është agresion psikologjik mbi publikun. Një qenie kaq e re dhe kaq gënjeshtare nga këmbët te koka. 7 pasaporta vetëm një bandit ndërkombëtar mund të këtë duke përdorur shtetin shqiptar.
    Në rrokullimën e gënjeshtrave që zënë gënjeshtrën, ai nuk ka më zgjidhje. Nga pikëpamja intelektuale është siç thashë më lart, një mediokër që më fyen kohën time për ta dëgjuar.

    Po në rast se ky kandidat nuk do të vinte në fakultetin tuaj a do të shkonit në takime të tjera për t’u përballur me të?

    Jo. Unë mbrojta dinjitetin tim dhe të vendit të punës ku kam një jetë të tërë që kontribuoj. Po kështu fola dhe në emër të studentëve të mi që nuk flisnin, por që më kanë mbështetur dhe tërë kohën më kanë telefonuar sot për të më pyetur nëse kisha nevojë për ta.

    Shekulli
    wow me kete interviste qe ka dhene kjo i ka hap gropen vetes. me vjen keq por edhe 58 vjet te kishte experience eshte sjell shume keq. une mendova se ai e kishte kercenuar por ajo e pranon vet qe ai ska thene asgje. per mendimin tim kjo meriton te hiqet nga puna pike. hajde beje kete ne amerik e shife cdo te ndodhi. nje student ne florida qe sberi as gjysmen e veprimit te saj policet cfare nuk i bene. me vjen keq por kjo eshte treguar teper arrogante. ndoshta arsya eshte sepse eshte ndier keq ose e zhgjenjyer por nuk ka justifikim per veprimin edhe turp me i madh jep intervista. nese kjo do ishte thjesht nje person ne publik nuk do e denoja aktin kaq shume do thoja aq dinte aq beri. por 25 vjet experience cfare presim ne te mesoj kjo femijet tane. nje pedagog lufton me pen jo me dhune. ne fillim u ndjeva keq per kete kjo nuk meriton respekt i am sorry. nuk jam as demokrate as socialiste por denoj veprimin e pashembullt e nje pedagoge qe duhet te jet simboli i disiplines, kulturimit & edukimit. mos te presim me teper nga studentet keshtu do veprojne edhe ata nje dite. turp!
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Me 8 maj merr fund mbreterimi i Rames ne bashki dhe ne PS!
    Ndjes por nuk e kuptova lidhjen e komentit tuaj me komentin tim
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Ajo Pedagoge dhe Shqiptare e vertet shifej se ishte nje çik e emocionuar por mbi të gjitha ja doli ti thot Lul Lulushit se ke vrar bije të Nënave Shqiptare dhe për kete duhet të përgjigjesh e jo të shperblehesh me poste në shtet !
    Kjo grua Shqiptare foli ashtu siq duhet të flasin shume nëna Shqiptare dhe Baballaret tan sepse Shqipria po merr fund dhe do përfundoi e ndar nga Greku, maqedoni dhe malazezi, Sali Fazlliqi dhe Lul Basha me kliken e tyre do ja shesin Fazllicit, grekut e gjithkujt vetem tiranen me apartamentet e tyre do ruajn kuse shqiptarve do u thon shkoni n¨re europ se u kemi hequr vizat

  7. #67
    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Ndjes por nuk e kuptova lidhjen e komentit tuaj me komentin tim
    Me largimin e turpshem te Rames, do ti vije radha racionalitetit ne politiken e PS!

    Agresiviteti politik ka nje strehe dhe kjo quhet PPSH- sot PSSH!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Kjo shoqja "profesoreshe" mu duk si ajo e famshmja e 97, ish deputetja socialiste Luiza Hoxha.
    Po cjane keto verme te kuqe qe japin "leksione" ne universitet akoma?!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    wow me kete interviste qe ka dhene kjo i ka hap gropen vetes. me vjen keq por edhe 58 vjet te kishte experience eshte sjell shume keq. une mendova se ai e kishte kercenuar por ajo e pranon vet qe ai ska thene asgje. per mendimin tim kjo meriton te hiqet nga puna pike. hajde beje kete ne amerik e shife cdo te ndodhi. nje student ne florida qe sberi as gjysmen e veprimit te saj policet cfare nuk i bene. me vjen keq por kjo eshte treguar teper arrogante. ndoshta arsya eshte sepse eshte ndier keq ose e zgjenjyer por nuk ka justifikim per veprimin edhe turp me i madh jep intervista. nese kjo do ishte thjesht nje person ne publik nuk do e denoja aktin kaq shume do thoja aq dinte aq beri. por 25 vjet experience cfare presim ne te mesoj kjo femijet tane. nje pedagog lufton me pen jo me dhune. ne fillim u ndjeva keq per kete kjo nuk meriton respekt i am sorry. nuk jam as demokrate as socialiste por denoj veprimin e pashembullt e nje pedagoge qe duhet te jet simboli i disiplines, kulturimit & edukimit. mos te presim me teper nga studentet keshtu do veprojne edhe ata nje dite. turp!
    Ne amerike do te pushonin nga puna dike, sepse shprehu mendimin e saj?
    Ne amerike do kandidonin nje te dyshuar per 4 vrasje perpara shtepise se bardhe per kryetar bashkie te Washingtonit?
    Ne amerike ti therrasesh njerezve ne emer eshte arrogante?


    Spontanisht lind pyetja:
    Ore ju jeni te paguar apo thjesht...s'mbushni?

  10. #70
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Të të bëj një pyetje,
    Kur kryeministri dhe kryebashkiaku aktual , shajnë e ulërasin njëri tjetrin, përgojojnë familjet e njëri tjetrit,,,, nëpër mediat televizive, kujt institucioni duhet ti drejtohesh për ti bërë thirrje kontrolli mbi këta përsona , pasi drejtuesit me probleme në fjalorin e tyre, në karakterin e tyre shkaktojnë deformime në kulturën e brezit të ri si e ardhmja e atdheut
    e vertet ata sillen si kafshe por te veprosh si ata nuk na ben ne me te mire.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •