Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 106 prej 328 FillimFillim ... 65696104105106107108116156206 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,051 deri 1,060 prej 3272
  1. #1051
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Telefon i Prishur
    http://www.telefoniprishur.com/
    Nė Tiranė, pėrhapja kaotike dhe krejt e paligjshme e telave tė telefonit mbėshtetet tek i njėjti arsyetim si teoria e xhamit te thyer. Pėrderisa askush nuk shqetėsohet pėr rregullin dhe higjienėn estetike tė qytetit, atėherė njė pjesė e banorėve do tė mendojnė qė hapėsirat publike janė pa zot...
    per me shume vizito adresen lart...
    ...Tirana eshte e para

  2. #1052
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Shtjellimi i gjithe kesaj con perseri ne te njejten pyetje qe e kam perseritur disa here me lart, cfare ben prokuroria? Perse nuk nxjerr pergjegjesit? Perse nuk nxjerr vrasesit? Per se lexojme spekullime dhe copa hetimesh nga gazetat dhe jo deklarata zyrtare nga prokuroria?
    Mire qeveria paska gabime, cfare ben kjo opozita qe nuk kerkon ndryshimin e kesaj prokurorie nese ajo nuk ben punen?!
    Shqetesime qe i ndajme te gjithe. Kushdo qe eshte pergjegjes duhet te pergjigjet, por jo te spekullohet per interes te dikujt qe kerkon pushtet me cdo kusht.

    P.s Kjo eshte tema per kandidatet e Tiranes
    Ti po ben pyetjen dhe po vete jep pergjigjen , vetem se nuk e thua me fjale ! Nuk ka demokraci ne Shqiperi mo , eshte pergjigja ! Thuaje dhe mos u tremb !

  3. #1053
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Per aq kohe sa ajo parti te kete njerez qe shkaktuan 97-ten , dhe qe organizoi 21 janarin , do sulmoj me llogjike cdo veprim te saj qe bie ne kundershtim me interesat e shqiptareve
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #1054
    Tiranat e padukshme

    Koloreto Cukali | 01/05/2011


    Ju mbase prisni t'ju flas pėr zgjedhjet e 8 majit, por unė dua t'ju flas pėr njė libėr. Jo se nuk mė intereson Tirana dhe vota qė do tė hedhė qyteti. Por njė javė para zgjedhjeve, do tė doja qė t'jua lexoj Tiranėn pėrmes njė libri.


    "Qytetet e padukshme" i Italo Kalvinos ėshtė libri qė marr mė me qejf se ēdo tjetėr nė dorė. Kohė mė parė, duke lexuar njė artikull tė Ardian Vehbiut, kuptova qė tė gjithė pėrjetojmė tė njėjtėn gjė kur lexojmė kėtė libėr - tė tėrė ne gjejmė qytetin tonė aty brenda.


    Edhe Tirana juaj ėshtė padyshim (lexohet: "padyshiiim") nė njėrin nga ato qytetet e padukshme qė Marko Polo ia tregon Kublai Khanit.
    Mua, tė gjitha ato qytete mė kujtojnė Tiranėn.


    MARKO POLO


    Kryetarėt e Mėdhenj njihen prej njerėzve qė zgjedhin pėr tė mbajtur pranė, kėshilltarė qė i ndihmojnė tė zgjerojnė vizionin e vet pėr botėn. Tony Blair kėshillohej nga sociologu Anthony Giddens; Bushi i ri nga autori, gazetari dhe botuesi Marvin Olasky; Bill Klinton nga politologu David Osborne apo dhe nga guruja i mjekėsisė, Deepak Chopra. Obama nga strategu i shkencave politike Zbigniew Brzezinski; Berluskoni nga... sekseri i prostitutave Giuseppe Spinelli.


    E pėrmenda Berluskonin, sepse liderėt e mėdhenj qofshin dhe Kryetarė Bashkish, njihen nga njerėzit qė mbajnė rrotull vetes.
    Tek libri i Calvinos "Qytetet e Padukshme", Marko Polo, udhėtari mė i madh i botėve tė njohura e tė panjohura nė atė kohė, ulet dhe i rrėfen Khanit tė madh tė Mongolėve pėr qytetet qė kishte parė nė udhėtimet e veta. Kublai Khan nuk kishte parė vetė asnjė qytet. Prandaj i duhej ky udhėtar, qė t'i tregonte atė ēka Khani nuk kish mundur ta shihte. Khani - Kryetari i madh i Bashkisė sė Mongolėve - dėgjonte rrėfimet e udhėtarit dhe ndėrtonte nė kokėn e vet njė qytet tė pėrsosur.


    TIRANA KA PĖRBALLĖ SHKRETĖTIRĖN


    Ēdo qytet, i atij tregon Polo, e merr trajtėn e vet nga shkretėtira sė cilės i kundėrvihet. Ne mund tė ndėrtojmė njė Tiranė tė pasur, por pėrballė saj do tė gjendet pėrherė Kamza. Tirana - sado tė pėrpiqemi ne - do tė reflektojė pėrherė pamjen e Kamzės. Ose tė Babrrusė. Ose tė komunės Dajt.


    Qytetet, e marrin formėn e vet nga shkretėtira qė kanė pėrpara. Fieri merr formėn e Levanit, Gjirokastra tė Lazaratit, Shkodra tė fushės sė druve, Durrėsi tė Shijakut.


    TIRANA KA QENĖ DIKUR E VJETĖR


    Nė kartolina, nė foto ngjyrė kafe tė varura nėpėr ca pak lokale tė ndėrtuara nga arkitektė prej vėrteti, herė pėr snob e herė pėr mall, mund tė hasėsh Tiranėn e vjetėr. Tirana e vjetėr, me kafe Kursalin, me hotel Internacionalin, me Bashkinė, me Pazarin e Vjetėr, me Sahatin... me Shallvaret.


    Tirana e re qė po na ndėrtojnė prej gjysmė shekulli e kėtej, nuk ka asnjė lidhje me atė tė vjetrėn. Vėrtet, Tirana e sotme ngrihet nė tė njėjtin vend ku ka qenė e vjetra dhe ka tė njėjtin emėr, por kėto tė dyja nuk kanė komunikuar kurrė.


    Ai i vjetri, ishte njė qytet tjetėr e qė rastėsisht quhej Tiranė. Ai i vjetri, ėshtė Tirana qė unė dal nė dritare dhe e ėndėrroj ndonjėherė, kur bie mbrėmja.


    TIRANA ME KULLA


    Qytetet, ngjajnė nganjėherė me qenie qė marrin frymė e qė zhvillohen me forma tė ēuditshme. Ka qytete qė shtrihen anash. Ka qytete qė zhvillohet pėr lart.
    Tirana mua mė duket njė qytet qė fryhet nga brenda vetes. Si njė njeri tė cilit nuk i rritet dot mė barku sa herė qė ha, por qė fillon e i fryhet nga brenda.


    Tirana, po rritet pėr lart, meqė duam tė jetojmė tė tėrė nė Qendėr. Sa mė lart qė shkojmė, aq mė stresuese bėhet jeta poshtė. Nė ēdo tavolinė ku je ulur, pėrpiqu tė imagjinosh sa njerėz gjenden nė atė ēast sipėr teje. Dhe, ndoshta, rezultati nuk do tė tė pėlqejė.


    TIRANA SI MUND TĖ ISHTE


    Njeriu qė udhėton jashtė, nė ēdo qytet tė huaj i vijnė pėrngjasime tė njė qyteti shqiptar.
    Nėpėr botė gjenden plot qytete qė mund tė kishin qenė qyteti yt. Ajo ēfarė qyteti mund tė ishte bėrė, po nuk u bė.


    Ohri ėshtė ajo ēfarė Pogradeci mund tė ish, Budva, ėshtė Himara, ajo qė mund tė ishte bėrė por nuk u bė. Himara mbetet Kandahari ynė, me njė Mulla Bollano nė shpellėn e Piratėve.


    Po Tiranėn, a e keni gjetur kund? Cili qytet mund tė ishte Tirana? Islamabadi? Apo Kalkuta?


    TIRANA PLOT DĖSHIRA


    Dėshirat kanė formėn e Qytetit. Po tė na pyesin, si do e donim Tiranėn pas ca kohėsh, do themi: ja kėshtu siē ėshtė. Do na kenė bindur qė ne kėshtu e kemi dashur. Nė fakt, ēdo mostėr qė po ndėrtohet, e ka ndėrtuar njėri nga ne, babai i dikujt, burri i dikujt, miku i dikujt tjetėr.


    Dėshirat se si mund tė ishte ky qytet, shumė shpejt do tė zhduken. Do vijė njė kohė dhe ne do dėshirojmė kėtė qytet tė shėmtuar siē ėshtė, pa kujtesė. Fundja, dėshirat, ose ia dalin ta fshijnė qytetin, ose janė fshirė prej tij.


    KUJTESA NĖ TIRANĖ


    Qytetet shkėmbejnė kujtesėn. "Im Atė Donte Adolfin" - ajo ėshtė Shkodra, siē nuk e kam parė, siē e kam lexuar. Tirana ėshtė "Nėntori i njė Kryeqyteti".


    Njerėzit qė vijnė nė Tiranė nuk shkėmbejnė mė kujtesė. Tė huajt na flasin pėr qytetet e tyre, e ne u tregojmė muhabete Facebooku. Ata na flasin pėr mrekullitė e Iranit, ne u flasim pėr zgjedhjet. Ne kemi harruar tė shkėmbejmė kujtesėn e qytetit tonė me tė tjerėt.
    Kafja e Madhe pėr ne nuk ka pas ekzistuar kurrė dhe pas pak kohėsh nuk do ketė mė asnjė dėshmitar tė gjallė pėr ta treguar.


    QYTETET DHE SHENJAT


    Ēdo shenjė apo formė na flet pėr kėtė qytet ku jetojmė. Njė piramidė, 2 kulla binjake, njė burrė me kalė. Qytetet mund tė kuptohen pėrmes simboleve e shenjave tė shkruara mbi to. "Lavazho", "lavazho", "lavazho". Kur dalim nga Tirana edhe retė kanė forma kalamajsh tė vegjėl me pompė nė dorė qė lajnė makina nėpėr "lavazho".


    TIRANA E ĖNDRRAVE


    Nė tregimet e veta, Marko Polo i tregon Kublai Khanit pėr njė qytet qė u ndėrtua sipas ėndrrės sė atyre qė ndiqnin njė grua. Ngritėn njė qytet, me rrugėt qė secili kishte parė nė ėndėrr. Nuk ka djalė tė rritur nė Tiranė qė nuk ka ndjekur njė vajzė sa dilte nga gjimnazi Qemal Stafa, pėr ta parė ku e merr autobusin (tani marrin makinėn e dashnorit) pėr tė zbuluar ku e ka shtėpinė, pėr ti dalė para rastėsisht nė mėngjes...


    Po ata qė ndėrtuan kėtė qytet, italianėt, rusėt, kinezėt... kapitalistėt e demokracisė, ēfarė tė kenė qenė duke ndjekur? Mė ngjan sikur kanė qenė duke ndjekur herė njė mace, herė njė femėr me perēe qė nuk dinte nga i hidhte kėmbėt, e herė Ali Babėn me 40 hajdutė.


    UNĖ FLAS/TI FLET/TIRANA NUK FLET


    Ky qė jetojmė, po kthehet me shpejtėsi nė qytetin ku njerėzit nuk flasin mė, vetėm shihen. Akoma ka vende, si p.sh., nė autobus, ose nė tregun e "Ēamėve", ku njerėzit shkėmbejnė dy-tre fjalė. Por pak nga pak kėta njerėz do tė zėvendėsohen nga ne, njerėzit qė shihemi po nuk flasim. Ne, qė nuk njohim mė as komshinjtė tanė.
    Ne, qė shohim njė femėr qė dhunohet nė rrugė e mbyllim gojėn. Ne, qytetarėt modernė shurdhė.


    TIRANA DEMOGRAFIKE


    Kur mėrziten e lodhen nga qyteti i tyre, njerėzit ndėrrojnė qytet. Kush mėrzitet nga Lushnja, shkon nė Tiranė, kush mėrzitet nga Kavaja vjen nė Tiranė, kush mėrzitet nga Himara, ikėn nė Vlorė e mė pas nė Tiranė. Nė fund pėrfundojnė tė tėrė nė Tiranė, pa e kuptuar qė ėshtė i njėjti qytet me atė qė kanė lėnė pas.


    Qytetet tona 'tė Enverit' kishin tė njėjtėn fytyrė tė shėmtuar. Qytetet tona sot kanė tė njėjtėn fytyrė tė shėmtuar: atė tė King Kongut. Asnjė qytet, nuk dallon prej tjetrit. Eja sa tė duash nė Tiranė! Eja nė Selitė, dhe zėre se je akoma nė Kavajė. Eja nė Sauk, dhe zėre se je nė Kala tė Dodės.


    TIRANA FIFTY-FIFTY


    Tiranėn mund ta ndajmė nė dy gjysma. Njė gjysmė lart e njė gjysmė poshtė. Nėse ecim me kokėn lart - shohim gjysmėn sipėr - vetėm ēelik, beton dhe xham. Shumica prej nesh, me barrėn e madhe tė halleve nė kurriz shohin poshtė gjysmėn tjetėr - nė rrugė bredhin klube dhe makina. Ne qė ecim me sytė pėrdhe shohim qese moltosh, bileta lotarie tė pavlefshme, fara luledielli, pėshtymat e atyre qė kanė kaluar pėrpara, bishta cigaresh, gozhdė... Dhe pluhur, shumė pluhur! Po takuat njeri qė sheh qiellin nė Tiranė, mė thoni.


    TIRANA E BREZAVE


    Nė qytetin tonė, ndėr shekuj luhen tė njėjtat role. Thuhen tė njėjtat batuta, tė njėjtat premtime. Vetėm theksi ndryshon. Brezat nė Tiranė ndėrrohen, por rolet mbeten. Pėr aq sa ky qytet mban mend, ėshtė gjithmonė njė kryetar qė eliminon kundėrshtarėt. Janė gjithmonė ca ēakej qė copėtojnė pronat. Janė pėrherė ata qė thonė: "akuza ėshtė politike." Dhe paradoksalisht, gjendet pėrherė njė turmė e verbėr qė bredh nėpėr rrugė duke ulėrirė me flamuj nė duar: "Duam Babėn!"


    QYTETI NGA PARA E NGA PAS


    Kur zbret Qafė Krrabėn, pas disa dhjetėra kthesash, para teje shfaqet qyteti. Nga dritat, tė duket njė qytet i shkėlqyeshėm, nga pallatet me ngjyra tė duket njė qytet i gėzueshėm. Por sa merr kthesėn e njė pallati futesh nė oborre tė shėmtuara, nė kuba banimi tė mjeruar, me makina qė parkojnė mbi shkurre, mes teneqeshe hekurash tė ndryshkur. Ky qytet nuk ka shumė faqe. Ka vetėm 2. Dy faqe nė kurriz tė njėra-tjetrės qė nuk e shohin kurrė njėra-tjetrėn. Vizitorėt shohin faqen jashtė. Por ne qė jetojmė pėrjetėsisht kėtu, shohim mė shumė faqen brenda.


    RIVERSIDE DRIVE


    Sado ankohem, shpesh, gjej diēka befasuese nė Tiranė. Nė Akademinė e Arteve, po jepet edhe kėtė fundjavė pjesa "Riverside Drive" e shkruar nga Woody Allen e me regji tė Milto Kutalit. Kjo mund tė jetė fundjava e fundit qė shfaqja jepet. E diela e fundit. Riverside Drive, ėshtė e shkruar mrekullisht nga Woody Allen dhe e luajtur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nga Gaz Gjoka, sė bashku me Arben Derhemin. Regjia e Milto Kutalit ėshtė bazuar mbi njė skenografi minimaliste, por shumė funksionale.


    Kjo ėshtė pa dyshim (lexohet: "padyshiiim") shfaqja mė e mirė e sezonit pėr mua nė njė skenė teatri. Nėse doni qė pėr 80 minuta tė ndjeheni nė Nju Jork e jo nė Tiranė, nėse doni tė ėndėrroni me yje e jo me kulla tė shtrembėta mbi kokė, ky ėshtė vendi ku "mundeni".


    ATA QĖ NUK JETOJNĖ NĖ TIRANĖ


    Tirana ėshtė njė qytet qė sado tė ecėsh nėpėr tė, ti nuk e kupton nėse je brenda apo jashtė qytetit. Ka vazhdimisht njerėz nėpėr rrugė qė merren me gjėra, por nėse i pyet ku ėshtė qyteti, ata nuk e dinė.


    Taksixhiu im i preferuar punon rrugėve tė Tiranės, fle diku nė Selitė nė darkė... por realisht, ai nuk jeton nė Tiranė. Ai nuk jeton, nė kuptimin qė mund tė jetohet njė qytet. Mund tė pyesėsh njerėzit se ku ėshtė Qyteti ku jetohet.


    - Ne vijmė kėtu vetėm pėr tė punuar, thonė disa. - Ne vijmė kėtu nė darkė veē pėr tė fjetur thonė disa tė tjerė. - Po Qyteti, kėmbėngul ti, qyteti, ai qė jeton? Qyteti qė jeton...? - Atė nuk e di askush.


    TIRANA IME


    Duke dėgjuar tregimet e Marko Polos, Kublai Khan reflektonte mbi qytetet, mbi rregullat falė tė cilave qytetet lindin, lulėzojnė e marrin formė, mbi rendin e padukshėm qė i mban ato mbi tokė.


    Ne nuk kemi pėr tė pasur kurrė njė Kublai Kahn, i cili tė rrijė nė majė tė Dajtit duke ėndėrruar pėr kėtė qytet, teksa dėgjon kėshillat e njė udhėtari idealist. Khanėt tanė e kanė humbur idealizmin, dhe kėshilltarėt e tyre janė sekserė metrash/katrorė. Nuk ka rėndėsi se ēfarė thonė, ēfarė premtojnė. "Gėnjeshtra nuk rri te fjalėt, por tek gjėrat".


    Ne e kemi ngritur bashkė kėtė ferr ku jetojmė, - thotė Italo Calvino pėr Tiranėn.
    "Ka dy rrugė. E para, ėshtė e lehtė pėr tė gjithė: tė pranosh ferrin e tė bėhesh pjesė e tij deri nė atė pikė sa tė mos e dallosh mė.


    E dyta, ėshtė e rrezikshme dhe lyp vigjilencė e kuptueshmėri tė vazhduar: tė kėrkosh dhe tė dish tė njohėsh ēfarė nuk ėshtė ferr nė mes tė kėtij ferri dhe ta bėsh tė rezistojė. T'i japėsh hapėsirė".

    shekulli

  5. #1055
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Per aq kohe sa ajo parti te kete njerez qe shkaktuan 97-ten , dhe qe organizoi 21 janarin , do sulmoj me llogjike cdo veprim te saj qe bie ne kundershtim me interesat e shqiptareve
    o noelllag parimori
    po per ata tipa qe e shesin shqiperine 1 euro ca mendimi ke
    po per ata qe ndertojne gerdeco-fabrikat ca mendimi ke
    po per ata tipa qe organizojne grushte shteti si ne 98 ca mendimi ke zotrote
    po per ata tipa qe thone kudo qe NANO eshte padrino i shqiperise dhe pastaj duan ta bejne president ca mendimi ke ???
    normal qe ti do kesh mendim te mire se je salist i terbuam

  6. #1056
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    O lanet ceshte kjo e folur more
    Po se pe ps kur u be grushti shetit nga Salija qe qindra vete me arme u turren institucioneve i grine ato dhe i bene cope dhe sheteti asnje arme nuk shkrehu.
    Ku rruhesh o lanet me copa xhami rruhesh akoma ti?
    nuk shkrehu se ja mbathen ne maqedoni... hihihihihi....priten sa u varros Azemi , e di ti deputeti i vrare, sa mlodhi Sala te gjithe te rrevoltuarit.... dhe pastaj u kthyne prap ne pushtet pa piken e turpit... hihihihih....

  7. #1057
    Citim Postuar mė parė nga kundraRRYMES Lexo Postimin
    Pa dash te futem ne vorbullen tuaj te komunikimit "love-hate" me njeri tjetrin, Mbikalimet asnjehere nuk mbingarkojne levizjen e trafikut. Nga fjala eshte e tille qe lejon mbikalim-- do me thene ti kalon poshte e une siper...( ose anasjelltas)!

    Sa per faktin tirana nuk ka patur kurre nje plan urbanistik. Dhe nese ka patur nje psedo-plan kjo nuk eshte zbatuar kurre nga askush.

    Duke filluar nga 1991 e deri me sot Tirana eshte zgjeruar ne menyre kaotike.
    Per te thene te drejten askujt ne Shqiperi nuk i ka interesuar nje plan urbanistik pasi Plan Urbanistik do te thote me teper rregulla qe do te thote me pak mundesi per te ndertuar vend e pavend. Kjo nuk kishte si tu interesonte as PD e as PS e askujt ne Shqiperi.

    Nuk ka si tu interesoje kur keto dy parti mbijetojne nga financime te dyshimta te subjekteve private qe operojne ne fushen e ndertimit.

    Nuk mundet as kandidati i PD te ndryshoje gje pasi ai e ka vertetuar qe INTERESAT PARTIAKE jane me te medhaja se ato qe ai vete si person mendon(Eshte shprehur per dyshimin per prishen e Piramides dhe nderkohe votoi ne parlament per prishen e tij...sikurse dhe per ndertimet ne parkun e liqenit artificial)

    Po ashtu as kryetari aktual nuk mund te ndaloje financimet e projekteve te bashkise nga bisneset e ndertimeve pasi kjo do te thote qe bashkia te varet vetem nga fondet e akorduara nga qeveria.

    Por mua me duket paksa ironi dhe sarkazem qe zoti kryeminister del e quan BATHOREN -"modelin modern i nje infrastrukture" por ama me vjen per te qeshur me kandidatin e PS per kryebashkiak qe premton "plane punesimi" ne Tirane.

    Bashkia per nga ana juridike nuk mundet te ule papunsine por te ofroje ndoshta ndihme socile per te papunet cdo gje tjeter do te ishte dalje nga funksioneve juridike ose nje "shaka" elektorale.

    Tirana do te jete deshmia e nje arkitekture dhe plani urbanistik qe nuk duhet te perseritet kurre dhe do te ndihmoje shume studentet e arkitektures sesi te mos planifikojne urbanistiken e nje qyteti.

    E ju mos u zini nese me te vertete doni ndyshime ne tirane mos votoni askend nga keto dy kandidate mos votoni askend nga keto parti... injoroni zgjedhjet shikoni punen tuaj shikoni familjen tuaj. Diten e zgjedhjeve merrni familjen e shkoni per piknik dhe gezohini se ata kane me rendesi se keto palaco...

    Ju pershendes...
    Ky eshte nje diskutim i hapur, cdo mendim i argumentuar eshte i mirepritur.
    Ne rastin e Zogut te Zi, ndertimi i nje mbikalimi do perqendronte gjithe ardhjen e trafikut ne Tirane drejt rruges se Durresit per ne qender te qytetit. Ne nje kohe qe nuk ekziston nje plan urbanistik dhe nje unaze e madhe qe te shperndaj trafikun, mbikalimi pengon, nuk ndihmon.
    Ke te drejte qe nuk eshte zbatuar nje plan urbanistik per hir te interesave te fitimit nga ndertimet dhe Tirana ka perfunduar ketu ku eshte tani.
    Kryetari aktual i bashkise, per hir te interesave partiake apo jo, nuk i ka mbajtur premtimet dhe ka bere pak per Tiranen, mgjs ka qene per 3 mandate rresht. Kandidati i PD-se ka realizuar deri tani ato qe ka premtuar dhe kjo nuk eshte pak. Nese ai realizon ate qe premton per Tiranen, mbetet per t'u pare. Nese ai zgjidhet dhe nuk i realizon premtimet, nuk duhet te votohet per nje mandat te dyte. Prandaj vota eshte e rendesishme, sepse perzgjedhjen midis kandidateve. Njerezit duhet te shkojne te votojne. Jo per partite, jo per fushata politike, por per te permiresuar jeten duke votuar kandidatin qe mendojne se do e beje kete gje.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #1058
    Citim Postuar mė parė nga zend Lexo Postimin
    Ti po ben pyetjen dhe po vete jep pergjigjen , vetem se nuk e thua me fjale ! Nuk ka demokraci ne Shqiperi mo , eshte pergjigja ! Thuaje dhe mos u tremb !
    Ka apo jo demokraci, me thuaj cfare quan te tille?!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #1059
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Kurt Kola: Shqipėria tė ndahet nga komunisti i fundit, Sali Berisha
    gazeta shekulli


    Kreu i opozitės, Edi Rama dhe kryetari i ish tė pėrndjekurve politikė, Kurt Kola, zhvilluan pasditen e sė dielės njė takim elektoral me banorė tė bashkisė sė Vorės. Duke prezantuar kandidatin socialist pėr kėtė bashki, Bashkim Haxhiun, Rama tha se "Nė 8 maj ju do tė votoni bashkė me tė gjithė qytetarėt qė kėrkojnė punė, drejtėsi, mirėqenie pėr tė vetmen rrugė."
    Nė kėtė takim Rama shoqėrohej edhe nga kryetari i Shoqatės sė tė Pėrndjekurve Politik, Kurt Kola.


    "Ju bėj thirrje ju dhe mbarė shqiptarėve qė nė kėto zgjehdje tė ndahemi me tė shkuarėn me sy nga e ardhmja. Nė kėto zgjedhje tė ndahet Shqipėria nga komunisti i fundit Sali Berisha. Tė ndahet Shqipėria nga njė kryeministėr qė vret qytetarėt e tij nė bulevard dhe qesh pas dritares sė kryeministrisė. Tė ndahet Shqipėria nga njė kryeministėr qė i lė shqiptarėt jetimė, ju vret baballarėt. Tė ndahet Shqipėria nga njė kryeministėr qė po vjedh vendin, po vjedh djersėn e shqiptarėve. Tė shpėtohet Shqipėria! Tė hiqet e keqja e kėtij vendi qė quhet Sali Berisha" - tha Kola.


    Sipas Ramės, prania e tė pėrndjekurve si pjesė e koalicionit Aleanca pėr tė Ardhmen tregon se ky koalicion nuk i ndan shqiptarėt nė blu dhe rozė dhe nuk i thotė qytetarėve ose me ne, ose kundėr nesh.
    Duke kėrkuar votėn e banorėve tė Vorės, Rama e cilėsoi atė si njė votė pėr tė mos lejuar mė kurrė qė bashkia tė mbyll sytė pėrpara zullumesh tė atilla si ai i Gėrdecit.

    Redaksia Online

  10. #1060
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Shamku: Basha tenton tė blejė votėn me miell, sheqer e makarona
    gazeta shekulli


    Deputetja e Partisė Socialiste, Ledi Shamku, denoncoi sot pėrpjekjen e kandidatit tė Aleancės pėr Qytetarin pėr tė blerė votėn e banorėve tė kryeqytetit me anė tė shpėrndarjes sė ushqimeve.


    "Kandidati i Saliut pėr Tiranėn e ka humbur toruan. Aq i sigurt ėshtė Luli i Saliut se kryeqytetasit nuk do t'ia japin votėn sa tani ka filluar tė shpėrndajė miell, sheqer e makarona pėr tė blerė vota. Ky kandidat dy herė i kėrkuar nga drejtėsia pėr vjedhjen e 200 milion eurove e pėr vrasjen e katėr shqiptarėve tė pafajshėm nė 21 janar, ky Luli i Saliut qė firmosi shitjen e detit kur ishte ministėr e qė bridhte nėpėr botė me shtatė pasaporta, tani ka dalė tė blejė vota me miell, njėsoj si Saliu vaktit.


    Deri dje Saliu bridhte me thasė me miell nė kurriz nė fshatrat e thella tė kėtij vendi tė varfėr, kurse sot, Luli i Saliut del sėrish po me miell, kėsaj here tė ambalazhuar nė qese Big Market".


    Duke e cilėsuar si njė veprim tė turpshėm, Shamku e konsideroi kėtė akt njė fyerje pėr qytetarėt e Tiranės. "T'i vijė turp qė i fyen nė kėtė farė feje tiranasit, duke u rrekur t'u blejė nderin me kėtė qese.


    Tiranasit nuk kanė jetuar kurrė me lėmoshė, as nė kohė tė Enverit e as nė kohė tė Saliut tė Enverit. Tiranasit kanė jetuar gjithnjė falė punės sė vet tė ndershme, po Luli i Saliut nuk i njeh tiranasit sepse nė Tiranė ai ka jetuar si turist me 7 pasaporta ose si ministėr i oborrit".


    "Luli i Saliut e ka tė kotė nėse shpreson se kryeqytetasit do t'i japin atij votėn pėr njė kile miell e njė pako makarona-, shtoi deputetja e PS-sė. - Mbarė shqiptarėt e dinė mirė se vota ėshtė hakmarrja e tyre mė e mirė pėr kėtė regjim tė Lulit e Saliut qė ka vjedhur e ka vrarė pėr tė mbushur xhepat ndėrkohė qė shqiptarėt janė zhytur nė varfėri e papunėsi.

    Nė 8 maj banorėt e kryeqytetit do t'u japin Saliut dhe Lulit tė Saliut atė qė meritojnė: humbjen e thellė nė Tiranė dhe disfatėn nė mbarė Shqipėrinė", pėrfundoi Shamku.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •