
Postuar mė parė nga
FcBrC
Mourinho, ky hipokrit i madh! Ja pse!
Portali Goal.com i ējerr maskėn Jose Mourinhos. Nė njė shkrim tė detajuar, ky portal lider pėr futbollin tregon se pse Jose Mourniho s’ka fytyrė pėr t’u ankuar pėr referimin, e aq mė pak tė akuzojė Guardiolėn se i ka fituar me skandal dy tituj tė Ligės sė Kampionėve.
Sipas Goal.com, as Mourinho nuk i ka fituar me djersė e fair-play titujt e tij tė kampionėve me Porton e Interin. Ja vendimet skandaloze qė kanė shkuar nė favor tė tij, e pėr tė cilat Mou s’ka bėrė zė.
1. Nė edicionin 2003-04, Porto e tij nė ndeshjen e kthimit nė Old Trafford u ndihmua pas njė vendimi skandaloz pėr anulimin e njė goli tė pastėr tė Paul Scholesit, me pretendimin se ishte offside. Porto fitoi 3:2 me rezultat tė pėrgjithshėm, dhe Mourinho nuk u ankua, por vrapoi nė krejt fushėn pėr ta festuar
2. Edhe nė gjysmėfinalen me Deportivo La Coruna, qė Porto e fitoi 1:0, Jose pėrfitoi nga referimi i tmerrshėm. Nė ndeshjen e parė nė Portugali ylli kryesor i Deportivos, Jorge Andrade u largua me karton tė kuq, pėr ndėrhyrje ndaj ish-bashkėlojtarit Deco, qė ishte veē pėr hajgare. Qė tė dy lojtarėt kot protestuan tek referi Markus Merk, duke i thėnė: “Jemi vetėm miq, jemi miq”, por ai nuk dėgjoi. Porto fitoi 1:0 dhe shkoi nė finale, ku e fitoi Ligėn e Kampionėve.
3. Ndihma vazhdoi edhe pėr Interin e tij mė vonė. Nė ndeshjen e parė nė San Siro Chelsea me siguri do tė kthehej nė Londėr me rezultatin 2:2, por gjyqtari Mejuto Gonzalez nuk ia dha penalltinė pėr ndėrhyrjen e Walter Samuelit nė Salomon Kaloun. Argjentinasi ishte lojtari i fundit dhe duhej tė merrte karton tė kuq.
4. Nė gjysmėfinalen klasike me Barcelonėn, Mourinho kishte tė drejtė tė ankohet pėr kartonin e kuq tė padrejtė ndaj Thiago Mottas, por ai nuk e bėri tė madhe golin e Militos nga offsidi, qė nė fakt ishte diferencė ndėrmjet dy klubeve.
5. Mbase Pepe nuk e meritoi kartonin e kuq nė ndeshjen e fundit, por portugezi duhet ta dijė se ai e meritoi tė kuqin nė finalen e Kupės sė Mbretit. Fakti qė ai mbeti nė lojė shkoi nė dobi tė Real Madridit.
Krijoni Kontakt