Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nuk jemi as 2 milionë?!

    Kur të përfundojë mbledhja e të dhënave nga procesi i regjistrimit, duket se të gjithë do të mbetemi të habitur. Nuk jemi as 2 milionë! “Zbulimin” e ka bërë zyrtari i Entit të Statistikave të Kosovës, Ismail Sahiti, në emisionin Interaktiv të KTV-së, të premten në mbrëmje.

    Ai ka thënë se sipas ecjes së procesit në krejt Kosovën nuk pritet të dalin 2 milionë banorë, e në Prishtinë jo më shumë se 200.000. Kjo ndodhë për shkak se nuk janë regjisturuar kosovarët që jetojnë jashtë, qoftë kjo përkohësisht. Janë regjistruar ndërkohë të gjithë ata që kanë jetuar së paku një vit në Kosovë. Procesi i regjistrimit në 7 komuna, duke përfshirë Prishtinën dhe Ferizajn, do të vazhdojë deri të martën.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Nuk jemi as 2 milionë?!

    Kur të përfundojë mbledhja e të dhënave nga procesi i regjistrimit, duket se të gjithë do të mbetemi të habitur. Nuk jemi as 2 milionë! “Zbulimin” e ka bërë zyrtari i Entit të Statistikave të Kosovës, Ismail Sahiti, në emisionin Interaktiv të KTV-së, të premten në mbrëmje.

    Ai ka thënë se sipas ecjes së procesit në krejt Kosovën nuk pritet të dalin 2 milionë banorë, e në Prishtinë jo më shumë se 200.000. Kjo ndodhë për shkak se nuk janë regjisturuar kosovarët që jetojnë jashtë, qoftë kjo përkohësisht. Janë regjistruar ndërkohë të gjithë ata që kanë jetuar së paku një vit në Kosovë. Procesi i regjistrimit në 7 komuna, duke përfshirë Prishtinën dhe Ferizajn, do të vazhdojë deri të martën.

    KOHA Ditore


    Mjafte qenkemi do`t thote 2.Milion Rezident ne Kosove plus edhe 700.000 jasht Kosove plus ky regjistrim ka qen shum i manget dhe sipas disa Info qe kame len shum per te deshiruar dhe mund te ken mbetur pa regjistrua edhe brenda kosove mbi 300-400.000 te tjer.

    Po te bejm nje matematike te thjesht sipase ketyre te dhenave ather na del se ne kosove ka mbi 3.Milion shqiptare

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Prishtina.C

    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Mjafte qenkemi do`t thote 2.Milion Rezident ne Kosove plus edhe 700.000 jasht Kosove plus ky regjistrim ka qen shum i manget dhe sipas disa Info qe kame len shum per te deshiruar dhe mund te ken mbetur pa regjistrua edhe brenda kosove mbi 300-400.000 te tjer.

    Po te bejm nje matematike te thjesht sipase ketyre te dhenave ather na del se ne kosove ka mbi 3.Milion shqiptare
    JO JO MATEMATIKEN naj beri di kush tjeter merendesi esht sa jemi te regjistruar oj prishtina te regjistrohet nje kinez qe esrdhi nga beogradi kjo esht nje tragjedi kurse shqiptaret ne diaspor te mos ken ket te drejt kjo te ben te ndihesh shum keq si shqiptar

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Përfundoi regjistrimi i popullsisë

    Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar regjistrimi i popullsisë në 34 komuna të Kosovës duke përfshirë komunat me shumicë serbe por jo edhe ato të veriut të Kosovës.

    Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave ka përfunduar mbrëmë në orën 24. Ky proces i filluar më një prill dhe i paraparë të përfundojë më 15 të këtij muaji, ishte shtyrë në shtatë komuna të Kosovës për katër ditë për shkak të ankesave të qytetarëve se nuk ishin përfshirë në këtë proces. Zyrtarja për informim nga Enti i Statistikave të Kosovës, Majlinda Lulaj- Sinani thotë se shtyerja ka qenë e efektshme.

    Regjistrimi i popullsisë ëshët vazhduar në shtatë komuna të Kosovës dhe kjo është bërë për arsye të të dhënave ose shënimve të raporteve që i kemi pasur nga komunat përkatëse thjesht për një jo mbulueshmëri mbase të mjaftueshme gjatë periudhës së paraparë deri më 15 prill. Konsiderojmë që kjo ka qenë e efektshme për arsye se në fakt është rritur edhe interesimi i qytetarëve gjatë kësaj periudhe, tha Lulaj-Sinani.

    Ajo theksoi se ky proces është monitoruar edhe nga mekanizma të caktuar ndërkombëtar. Ndërsa sipas ligjit për regjistrimin e popullsisë të dhënat paraprake do të bëhen publike në muajin qershor ndërsa ato përfundimtare do të publikohen më 2013.

    Bazuar në ligjin për regjistrimin e poullsisë Enti i Statistikave të Kosovës është institucioni kompetent i cili pas vërtetimit të saktësisë dhe validitetit të të dhënave do të ofrojë të dhënat preliminare më së largu deri më 30 qershor 2011. Rezultatet përfundimtare do të jepen në bazë të ligjit për regjistrimin e popullsisë parashihet të jepen deri në dhjetor të vitit 2013.

    Në procesin e regjistrimit të popullsisë ekonomive familjare dhe banesave nuk janë përfshirë tri komunat në veri të Kosovës. Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës thanëse janë duke u bërë përgatitjet edhe për fillimin e regjistrimit për veriun e Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    Ky Regjistrim i popullsise eshte i dirigjuar, mua me intereson te dije pse duhet kaq shume, pra deri ne Qershor te shpallet rezultati perfundimtar.

    Edhe nje gje si eshte e mundur qe Kosova as 2 milion banore te mos i kete???
    edhe per qfare arsye u deshen me shuem se 10 vjet pas luftes te behet Regjistrimi i popullsise.

    Une nese nuke gabohem ne regjistrimin e fundit qe ekan bere shkijet ne vitet e 80 Kosova kishte dikun deri ne 1,8 milion banore nuke me kujtohet saktesishte, dmth qe 30 vjet kosova as 100 mije banore spaska me shuem se atehere, cudi e madhe.

    Nje gja tjeter eshte se ne vitet e 90 Kosoven e kane leshuar prej 500 deri ne 700 mije vete, kjo gje na ka kushtuar shume shume shtrenjte ne, me kete gje Millosheviqi ja ka arrit te kthej Kosoven per 50 e me shume vjet permrapa ne pikpamje Demografike me shuem se sa me Lufte.

    Veq nje gje e di ky regjistrim eshte nje farse u ba per te pare se deri ku lejojme ne te luhet me ne.
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Kosova, pa Veriun, me 1.733 872 banorë

    Kosova nuk i ka as 2 milionë banorë rezidentë. Rezultati preliminar i regjistrimit të popullsisë i bërë publik të mërkurën tregon se në Kosovë jetojnë 1.733 872 vetë. Ndërkohë Prishtina, sipas këtyre rezultateve, nuk numëron as 200 mijë banorë. Shifra e saktë është 198 214 banorë.

    Të mërkurën gjatë konferencës për shtyp të mbajtur nga Ministria e Administratës Publike, Entit të Statistikave dhe UNOPS ky proces u konsiderua si historik.

    Numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar nuk përfshinë edhe ata të veriut të Mitrovicës, të cilët nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për regjistrimit. Ky proces në këtë pjesë, sipas organizatorëve, nuk do të ndodhë edhe për një kohë, pasi banorët në këtë pjesë nuk kanë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

    “Regjistrimi i popullsisë është projekt i suksesshëm. Por ai nuk do të mund të realizohet në veri, sepse nuk ekziston gatishmëri nga qytetarët e atjeshëm për të marrë pjesë në këtë proces”, ka thënë një ditë më parë ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar.

    Ai ka pranuar se në këtë drejtim kanë dështuar edhe përpjekjet e Komisionit Evropian dhe të UNOPS-it, të cilët kishin angazhuar një OJQ për të bërë fushatë sensibilizuese në atë pjesë. Ndërsa, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Sabri Zabërgja, ka thënë se një ndër faktorët që ka ndikuar që shteti i ri të mos i ketë as dy milionë banorë është imigrimi i vazhdueshëm i kosovarëve në shtetet evropiane. Ai pati konfirmuar se regjistrimit të popullsisë qytetarët i ishin përgjigjur pozitivisht, por gjatë plotësimit të listave suplementare është vërejtur se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve jetojnë në diasporë.


    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Regjistrimi “fsheh” mbi 700 mijë kosovarë të diasporës

    Rezultatet përfundimtare të regjistrimit banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, nuk përmbajnë shifrën prej mbi 700 mijë qytetarëve të Kosovës që u larguan në dy-tri dekadat e fundit nga vendi, si dhe numrin e banorëve të tri komunave veriore.

    Sipas Agjencisë për Statistika e Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, numri i banorëve të Kosovës, pa veriun, kalon shifrën prej mbi 1 milion e 730 mijë vetash. Por, në këtë shifër nuk është përfshirë numri i banorëve që u larguan nga Kosova nga vitet ‘90 e këndej, ndonëse është bërë edhe një regjistrim i tyre (në bazë të deklaratave të familjarëve të tyre në Kosovë).

    Këshilltari politik në Ministrinë së Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Xhevdet Sfarça, thotë se në bazë të regjistrimit të fundit, pavarësisht që ato shifra ende nuk janë publikuar, del se 1/3 e popullsisë së Kosovës jeton jashtë vendit dhe bëhet fjalë për largimin e tyre këto dy-tri dekadat e fundit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

    “Nëse flasim për diasporën... mund të jenë diku rreth 700 – 800 mijë”, thekson Sfarça.

    Shifra prej 700 mijë kosovarëve që konsiderohet se jeton në diasporë, nuk përmban numrin e ish-banorëve të Kosovës, të cilët ende konsiderohen si diasporë kosovare që jeton kryesisht në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Numri i kësaj diaspore është shumë më i madh”, thotë zëdhënësi Sfarça. “Po flasim për pjesën e diasporës që kanë dalë nga vendi dy-tri dekadat e fundit. Ndërkaq, sa i përket komplet diasporës, ne e dimë që në Turqi jetojnë me miliona, pastaj në SHBA ku ka një pjesë të madhe të popullsisë me origjinë shqiptare nga Kosova etj.”.

    Ndërkohë, Agjencia për Statistika ka kumtuar, po ashtu, se rezultatet nuk përmbajnë edhe numrin e banorëve në tri komunat veriore, të cilat dominohen nga popullata serbe. Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar regjistrimin e serbëve, por jo vetëm në veri, mirëpo në gjithë Kosovën. Një tendencë e tillë, është kundërshtuar jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por edhe nga prania ndërkombëtare.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    Kosova me Pakon e Ahtisarit eshte MULTIETNIKE, por ne realitet (praktike) eshte kjretesisht e kundert. Kjo kinse ne Kosove jetojne vetem 1.739.825 banor, dhe nga ky numer 92% jane Shqiptar, eshte nje tendence e ca qarqeve nderkombetare, te cilet deshtem ne apo jo, zbatojne politiken serbe ne Kosove. Qellimi kryesor I gjithe kesaj loje do thosha, eshte qe te behet ndryshim drakstik demografik tek popullata ne Kosove. Me kete, keto qarqe, duan qe ta zbatojne ket pako te ahtisarit duke u munduar ti ndryshojne statistikat per banoret qe jetojne ne Kosove. Vet fakti qe mergimtareve ose ju pamundesohet ose ju veshtrisohet marrja apo pajisja e tyre me dokumente te Republikes se Kosoves, eshte nje tregues I kjart I ketyre tendencave apo planeve. Ndryshimi demografik I popullsise se Kosoves eshte plan I kahmotshem. Per kete plan eshte munduar qe edhe Serbia e Millosheviqit ta bente edhe ate me dhune represive ndaj Shqiptareve ne menyra te ndryshme, por nuk ja arriti dot fare, ndonese nje numer I Shqiptareve nga Kosova u larguan nga vendi I tyre duke u zhvendosur neper shtete perenndimore. Tani ky plan po vazhdohet, ndonese jo me dhune sikurse ajo e Serbise se Millosheviqit, por me ane te numrave jo korrekt, me ane te propagandave te ndryshme etj, etj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe ksaj rradhe na mashtruan me desherien ton ne i kemi lejuar kta matrapaz

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post




    .............

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •