Eshte interesante si mediat e kan perhap rrenen se KOSOVA me regjistrimin e vitit 1981 kishte 1.800.000 banore,ne vitin 1981 kishte 1.584.440 banore,1.226.736 shqiptare:http://esk.rks-gov.net/mbikosoven/perberja-etinke ....
Eshte interesante si mediat e kan perhap rrenen se KOSOVA me regjistrimin e vitit 1981 kishte 1.800.000 banore,ne vitin 1981 kishte 1.584.440 banore,1.226.736 shqiptare:http://esk.rks-gov.net/mbikosoven/perberja-etinke ....
Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 30-09-2012 më 13:50
Regjistrimi i 1981 nuk mund te jete me i mire dhe me i besueshem se regjistrimi aktual...
Pavaresisht numrave te asaj kohe, eshte e mundshme se ne Kosove nuk jetojne as ata qe jane perfshire ne statistiken aktuale. Me gjase te madhe, rezident permanent ne kosove ka me pak se 1.500.000.
Por as kjo nuk ndryshon asgje ne faktin se shqipetare te Kosoves apo kosovare ka me shume se 2 milion. Bile ndoshta edhe 2.5 milion. Dhe ketu nuk po perfshije te tille qe i kane humbur pothuajse te gjitha lidhjet me Kosoven etj. por emigrant me lidhje te ngushta ne cdo aspekt...
Eshte shume e mundur se ne rast te liberalizimit te vizave ne Kosove te jetojne edhe me pak njerez. Megjithate, shqipetareve me te drejte nuk ju interesojne keso statistikash, kur eshte ne pyetje perkatesia kombetare dhe shteterore. Shumica, edhe nese nderkohe kane nenshtetesi tjeter, ne Kosove kane se paku toke apo nje shtepi.
Keto statistika jane te redesishme per ekonomine (investime te caktuara private dhe publike). Per vendet si Kosova, ose edhe Shqiperia, Maqedonia dhe shume tjera ne rajon e me gjere, statistikat e tilla dalin cdo here te pafavorshme, nese keq-perdoren si fakte nga perspektivat e ndryshme nacionaliste per te arsyetuar apo argumentuar pretendime dhe qellime te caktuara politike, territoriale, historike, etj...
Perndryshe, statistika aktuale, megjithate, tregon se politika e Kosoves, jo vetem ajo aktuale, nuk eshte ne gjendje te siguroje jete dhe te ardhura minimale te mjaftueshme as per 1 milion banore...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 01-10-2012 më 02:16
Rezultatet e regjistrimit nuk mund te mohohen vetem pse nuk na pelqejn siq po bejn zyrtaret e komunes se Prishtines,keto tabelat e entit te statistikave jane per tere Kosoven,ata kan tabela per secilen zone regjistrimi,ata qe e mohoin regjistrimin duhet te sjellin fakte e jo vetem zhurme,mund ti merrni rezultatet e regjistrimit te X zonave (Vranjevc,Sofali.Arbri,Izniq,Zhur)etj dhe ti krahasoin me realitetin ne teren.
Mergimtaret pavaresisht a jetoin ne Zvicerr,SHBA,Australi etj ata ne Kosove jane vetem turist qe vin nje here apo dy here ne vit.
Pa keta "turist" qe jane gati sa gjysma e shqipetareve qe jetojne aktualisht ne Kosove, Kosova nuk do te ekzistonte si e tille...
Numri i qytetareve te Kosoves me gjase te madhe nuk do te rritet, por vetem do te zvogelohet. Prandaj, pa diaspore ska shansa per mireqenje. Vendet, populli i te cilave tradicionalisht perbehet nga emigrante, gje qe nuk vlene vetem per Kosoven, nuk mund te analizohen, kuptohen dhe trajtohen drejte, pa perfshi diasporen.
Pa diasporen, as historia e Kosoves (perfshi edhe luften e fundit) nuk do te ishte ajo qe ishte...
Disa Qytete te medha kane te drejte te ankohen, sepse shume kosovare jetojne dhe punojne, madje kane edhe banese dhe shtepi ne qytet te madh, dhe, per arsye te ndryhsme (edhe patriotike), regjistrohen si qytetar te nje fashati apo qyteti tjeter.
Ok.
Megjithate, ai qe ka nenshtetsine e vendit, ka prone dhe familje ne vend dhe posedon te gjitha te drejtat dhe obligimet si cdo qytetar tjeter, gje qe vlene per shume kosovare te diaspores, vetem kushtimisht mund te trajtohet si turiste.
Njerez te tille, nje pjese e madhe e tyre as nuk sjellen dhe veprojne si turiste, kur e vizitojne vendlindjen ose Kosoven... Prandaj, edhe ne aspektin ekonomik nuk eshte e favorshme, nese ne statistika regjistrohen si turiste...
Per turizem shumica shkojne ne Shqiperi, Mal te Zi, Turqi, Spanje etj...
Krijoni Kontakt