
Postuar mė parė nga
mesuesi_1
Ambasada e ka marrė kėtė vendim nė pėrgjigje tė njė opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar nė gazetėn tuaj mė datėn 9 prill, me titull, "Intelektualėt dhe Ambasadori i Vogėl i njė vendi tė Madh."
[B][SIZE="3"]Pėrgjigje pėr letrėn e Ambasadės
I nderuar Ambasador Arvizu!
Sė pari konsideroni qė kjo pėrgjigje ndaj letrės sė Ambasadės Amerikane qė ka mbėrritur dje pasdite nė redaksinė e "Shekulli"-t, ėshtė njė detyrim ndaj lexuesve tanė, jo ndaj jush. Nėpėrmjet letrės nė fjalė u njohėm me vendimin tuaj pėr tė ndėrprerė, siē shkruani ju, "marrėdhėniet" me gazetėn "Shekulli".
Besoj jua kanė thėnė edhe kėshilltarėt tuaj qė ky vendim ėshtė i paprecedentė; ėshtė fare pa kuptim nė sensin juridik, por megjithatė shumė i rėndėsishėm pėr publikun shqiptar, i cili ka nevojė tė njohė pikėpamjet tuaja mbi demokracinė dhe rolin e medias.
Ky "vendim", siē ju e quani nė letrėn tuaj, me gjasa ėshtė i pari i kėtij lloji nė historinė e gazetarisė; sigurisht i pari qė aplikohet nė Shqipėri, (ndoshta nė botė) nga njė ambasadė drejt njė gazete dhe tė kujton kohė krejt tė tjera, por pak rėndėsi ka kjo.
Ju keni zgjedhur njė rrugė ekstreme qė jua keni shkėshilluar mė forcė tė tjerėve: bojkotin. Ju mund tė zgjidhnit njė formė reagimi publik normal ndaj opinionit qė kontestoni, pra njė replikė, apo diēka tė ngjashme dhe ne do ta botonim atė. Kurse reagimi nė njė formė tė tillė dėshmon nervozizėm, qė ndoshta ju vjen nga performanca shumė e kritikueshme publike qė ju zoti ambasador keni konsumuar kėto muaj tė qėndrimit tuaj nė Shqipėri.
Nėse nuk ėshtė nervozizėm, dhe ka arsye tė tjera, atėherė thuajani publikut shqiptar arsyet e vėrteta; ėshtė e sigurt qė do tė dėgjoheni me vėmendje.
Pėr sa i pėrket opinionit, ndaj tė cilit ju keni rezerva, pra ai me titull "Ambasadori i vogėl i njė vendi tė madh", me autor z. Ilir Yzeiri, merrni nė konsideratė sa mė poshtė vijon:
Ne i respektojmė opinionet dhe kontributin e bashkėpunėtorėve tanė, dhe jemi shumė tė vėmendshėm ndaj etikės. Me kuptimin qė i keni dhėnė njė fjalie tė kėtij artikulli, thjesht keni rikonfirmuar qė ju, i nderuar, nuk e njihni as Shqipėrinė, as shqiptarėt. Por nuk po zgjatemi nė kėtė pikė, pėrgjigjen mund ta merrni nga vetė autori i artikullit tė botuar nė faqet e opinioneve tė "Shekulli"-t. Ajo ėshtė njė faqe e lirė me tė gjitha vijėzimet e nevojshme pėr publikimet.
Nė respekt tė lexuesit, qė ndoshta nuk e ka nė kujtesė opinionin nė fjalė, ne po e ribotojmė sot atė me lejen e autorit dhe po ia lėmė lexuesit tė gjykojė, nėse aty ka "pėrgojime tė lidhura me racėn dhe etninė", siē shkruhet nė letrėn tuaj.
Sė fundmi, mė lejoni t'ju pėrgjigjem drejtpėrdrejt pėr disa rreshta qė i konsideroj krejt tė panevojshėm nė kėtė letėr:
- Ju shkruani se keni marrė vendim qė (citoj): "stafi i 'Shekulli'-t nuk do tė ftohet mė pėr tė marrė pjesė nė aktivitete, apo trajnime, tė sponsorizuara nga Ambasada".
I nderuar mik! Po ju njoftoj paraprakisht qė edhe pasi ju tė "rilidhni marrėdhėniet" me "Shekulli"-n, stafi refuzon ēdo trajnim tė sponsorizuar nga ju, apo institucione tė tjera.
Veē tė tjerash, kjo ėshtė e ndaluar pėr gazetarėt tanė.
Ju shkruani mė tej: "Gjithashtu, Ambasada nuk do t'i dėrgojė mė gazetės 'Shekulli' njoftime pėr shtyp, apo deklarata tė Ambasadės...".
Ju kujtojmė qė nė ēdo rrethanė jemi ne qė vendosim, nėse do tė botojmė njė njoftim pėr shtyp dhe jo anasjelltas.
Krijoni Kontakt