Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Dhjetë "urdhëresat" e FMN-së: Bibla/Kurani i ekonomis se sotme.

    .

    Dhjetë "urdhëresat" e FMN-së


    • ADRIAN CIVICI



    Shqetësimet dhe debatet për strategjitë dhe mënyrat më të mira për daljen e ekonomive dhe financave të pjesës dërrmuese të vendeve të botës nga kriza, vazhdojnë me një intensitet të jashtëzakonshëm. Në nivelet më të larta të vendimmarrjes botërore në këtë fushë, siç ishte së fundi edhe samiti i G20 në Kanada, në politikat evropiane, apo edhe në politikat e mjaft vendeve të zhvilluara, apo në zhvillim, qëndrojnë pikëpyetje të mëdha që kërkojnë përgjigje urgjente. Ky debat është shumë i mprehtë edhe në Shqipëri Përtej qëndrimeve të tipit "jemi shumë mirë me ekonominë dhe financat", "kemi disa probleme me deficitin buxhetor, por do i korrigjojmë shpejt", etj., apo "vendi është në kolaps të plotë", "Shqipëria është e gjunjëzuar ekonomikisht", "financat publike në prag krize totale", etj., duket se kemi më shumë nevojë për politika konkrete, të shpejta, të menjëhershme dhe me një konsensus të gjerë politik. Po cilat janë ato?..dhe, a mund të fiksohen disa prej tyre? Duket se përgjigjet nuk janë aq të lehta, apo akoma më keq, shpesh janë kontradiktore e të kundërta me njëra-tjetrën. Kujt duhet t'i referohemi, sidomos po të kemi parasysh se në politikat tona ekonomike e financiare ne vuajmë sistematikisht nga dy sindroma kronike. Së pari, vuajmë nga "sëmundja" e trajtimit me slogane dhe pothuajse vetëm në nivel politik e populist të shumë prej politikave e masave fondamentale ekonomike e financiare; së dyti, entuziazmohemi shpejt nga çdo arritje apo sukses i vendeve të veçanta, shpesh shumë të ndryshme nga Shqipëria, dhe ju referohemi pa hezitim shembullit dhe politikave të tyre.

    Në këto momente të vështira për gjithë ekonominë dhe financat botërore, është FMN-ja ajo që hedh në qarkullim dhe rekomandon pasjen në konsideratë dhe vendimmarrjen e çdo qeverie në përputhje me një dekalog i servirur si "bibla" apo "kurani" aktual i politikave të zvogëlimit të deficitit buxhetor dhe rritjes ekonomike që duhet të ndërmarrin vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Jo pa qëllim, i gjithë shtypi i specializuar dhe ekspertët e fushës ekonomike e financiare po e trajtojnë këtë dokument si "dhjetë urdhëresat e....FMN-së". Në këtë moment të vështirë për të gjithë, FMN-ja kërkon të jetë në lartësinë e shpresave që shumë vende, qeveri e institucione kanë varur në kompetencat e saj, në vendin e duhur për objektivat dhe rolin shumë të rëndësishëm që i është dhënë me konsensus të gjerë ndërkombëtar, për të pilotuar daljen nga kriza dhe rikthimin e ekonomisë dhe financave botërore në rrugën e normalitetit. Sfida është e jashtëzakonshme.

    FMN-ja po tenton t'i orientojë vendet dhe qeveritë drejt "aplikimit të strategjive të axhustimit buxhetor...por pa vënë në rrezik rritjen ekonomike që akoma duket mjaft delikate". Problemi më i vështirë duket se është mungesa e konsensusit dhe këndvështrimet e ndryshme që ekzistojnë në lidhje me këtë çështje. Vendet europiane me në krye Gjermaninë dhe Bankën Qendrore Europiane privilegjojnë më shumë politikat e rigorozitetit buxhetor dhe shëndoshjen e financave publike, ndërkohë që SHBA është më në favor të "planeve mbështetëse e stimuluese në ekonomi, në mënyrë që të favorizohet rritja ekonomike". "Bibla e FMN-së" duket se është një version politikash e masash që kryqëzon të dyja këto këndvështrime. Ekonomistët e saj nënvizojnë se "reduktimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i deficiteve publike është çelësi për të pasur investime të rëndësishme private dhe për pasojë, rritje të qëndrueshme ekonomike", por ata theksojnë gjithashtu se në këtë aspekt nuk duhet të shkohet në ekstrem, pasi "rigoroziteti i madh buxhetor mund të asfiksojë rritjen ekonomike", duke shkaktuar kështu një dëm më të madh sesa avantazhet që përfitohen prej tij.

    E gjithë kjo "filozofi e re" apo paketë masash që propozohet, sintetizohet në dhjetë "urdhëresa" ose vendime bazë në politikat ekonomike e financiare. Duke filluar nga janari i vitit 2009, Shqipëria është bërë më "institucionale" në marrëdhëniet e saj me FMN-në, duke bashkëpunuar në kuadrin e të famshmit "artikulli 4", çka nënkupton një prezencë këshilluese, analizuese e rekomanduese të FMN në Shqipëri, por gjithsesi jo "detyruese dhe kushtëzuese". Në këtë këndvështrim, nisur nga situata jonë konkrete, problematike, në lidhje me efektet e krizës në ekonominë dhe financat tona, shqetësimet për deficitin buxhetor dhe borxhin e brendshëm e të jashtëm mjaft të lartë, rritjen ekonomike modeste, etj., është shumë e rëndësishme që platforma e FMN-së të studiohet me kujdes dhe mbi të gjitha të aplikohet me rigorozitet. Një veprim i tillë, përveçse do "na fusë në shina" në lidhje me masat kryesore ekonomike e financiare që duhen ndërmarrë, do ta rrisë edhe besueshmërinë dhe vlerësimin në raport me institucionet vlerësuese ndërkombëtare dhe partnerët tanë publikë e privatë.


    "Urdhëresa e parë": "hartimi i një plani buxhetor të besueshëm afat-mesëm 3-4 vjeçar me objektiva dhe tregues të qartë e transparentë" për të gjithë afatin e realizimit të tij. Një masë e tillë do kërkonte veç të tjerave edhe një konsensus të gjerë politik. Ne flasim e diskutojmë shumë për uljen e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2010, me 30 miliardë lekë, për arritjen e deficitit në nivelin 4%, uljen e shpenzimeve për investime me rreth 22%, etj., dhe të gjitha këto vetëm për 2010, ndërkohë që do të ishte efektive të hartohet e diskutohet mbi një plan buxhetor 3-4 vjeçar të qartë, transparent e lehtësisht të monitorueshëm.


    Rregulli i dytë që sugjerohet nga FMN është që vendet dhe qeveritë duhet të aplikojnë masa graduale duke ju larguar zgjidhjeve drastike apo populiste. Duhet evituar reagimi i tipit "ortodoks" që synon vendosjen e ekuilibrave në kohë rekord e me një goditje të vetme. Synimi nuk duhet të jetë detyrimisht rikthimi në shifrat dhe përqindjet e periudhës së para-krizës, pra asaj të viteve 2005-2007, por hartimi i një skenari të ri gradual, të përshtatur me situatat konkrete të çdo vendi.

    Rregulli i tretë që shkon në mbështetje të së dytit, kërkon që "objektivi më i rëndësishëm duhet të jetë zvogëlimi progresiv i madhësisë së borxhit publik në raport me PBB" dhe jo thjesht fiksimi mbas një niveli të caktuar.

    "Urdhëresa e katërt" i fton të gjitha vendet që të fokusohen veçanërisht në reduktimin e shpenzimeve, por duke qenë shumë të kujdesshme me prekjen e investimeve publike që lidhen direkt me rritjen ekonomike dhe punësimin. Qeveritë duhet të jenë të qarta se "gërshërët" më të mëdha duhet të bien mbi shpenzimet jo-produktive, sidomos ato operative, etj. Kujdes special kërkohet me zërat dhe elementet që përbëjnë planin e të ardhurave buxhetore, duke mos prekur me taksa e tatime të reja, sidomos biznesin prodhues dhe atë të shërbimeve.

    Rregulli i pestë që nënvizohet dukshëm është dhe domosdoshmëria e "reformimit të shpejtë të reformave në fushën e sigurimeve sociale, pensioneve, etj", fushë në të cilën Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Ka shumë vite që diskutojmë dhe nuk po arrijmë dot të bëjmë një reformë të vërtetë në fushën e sigurimeve sociale dhe pensioneve. Në këtë çështje, është mungesa totale e konsensusit politik dhe ndoshta edhe e ideve konkrete cilësore, për të aplikuar një reformë të tillë që klasifikohet si nga më të rëndësishmet në sferën e politikave strukturore që duhet të bëjë çdo vend. Sistemi jonë i sigurimeve sociale dhe pensioneve, jo vetëm që është një sistem i vështirë në menaxhim, dhe jo shumë efektiv në shërbimet e tij, por mbi të gjitha po bëhet gjithnjë e më tepër një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit dhe financat publike. Konceptimi dhe aplikimi i një reforme të tillë është një nga domosdoshmëritë më urgjente në Shqipëri.

    "Urdhëresa" e gjashtë, i bën thirrje të gjitha qeverive që të jenë "sa më të drejta", "t'i kushtojnë shumë më tepër rëndësi rregulla të mirëqeverisjes" duke i dhënë një vend maksimal transparencës qeverisëse në raport me rregullat, normat dhe standardet bazë, tashmë të njohura e të miratuara në mjaft dokumente e marrëveshje ndërkombëtare.

    Rregulli i shtatë dhe i tetë i këtij dekalogu i kushtohen "reformave të mëdha pothuajse tërësisht vetëm në shërbim të rritjes ekonomike", si dhe "forcimit të institucioneve e tregjeve financiare" të çdo vendi. Shumë qeveri kanë aprovuar tashmë strategji të veçanta e tërësisht të orientuara në nxitjen dhe garantimin e rritjes ekonomike, ndërkohë që në Shqipëri ne diskutojmë shumë për shifrën e saj, por nuk kemi akoma një dokument strategjik themelor e thelbësor për garantimin e saj. Vazhdojmë të jemi konfuzë dhe mjaft të pastabilizuar në ide e politika, kur është fjala për burimet e rritjes, potencialet e qëndrueshme të vendit apo avantazhet konkurruese, që ka apo duhet të krijojë Shqipëria në funksion të rritjes ekonomike.

    Dy urdhëresat e fundit kërkojnë vëmendje maksimale e veprime konkrete koordinuese ndërmjet politikave monetare dhe atyre buxhetore, në mënyrë që ato të mos jenë konkurrente, por plotësuese e mbështetëse të njëra-tjetrës.

    Të dhjetë këto rregulla apo "urdhëresa" mund të përbëjnë një platformë shumë të mirë për një debat publik, veprim politik apo qeverisës në Shqipëri. Realizimi i tyre me një konsensus e transparencë do të ishte e domosdoshme dhe përfituese për të gjithë, të majtë apo të djathtë qofshin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    .

    Si ta lexojë njeriu i thjeshtë projektbuxhetin 2011?

    Florjon Mima


    Të arrish të lexosh në mënyrë profesionale dhe të plotë një projektbuxhet, nuk është një punë edhe aq e lehtë. Vetë dokumenti i projektbuxhetit është një libër prej qindra faqesh, shoqëruar me tabela, grafike, krahasime makroekonomike dhe analiza ekonometrike. Minimalisht kërkohet një set njohurish bazike, por gjithsesi nuk është edhe shkencë raketash, ndaj mendoj se çdo njeri i thjeshtë, i vëmendshëm ndaj politikës, me njohuritë më minimale në fushën e financave publike dhe që e përjeton në mënyrë proaktive ngjarjen më të rëndësishme financiare të vitit, miratimin e buxhetit të vendit të tij, mund ta bëjë lehtësisht atë, duke ngritur 3-4 pyetje të thjeshta e duke u përpjekur t’u përgjigjet atyre po ashtu, thjesht e qartë. Të përpiqemi të shpjegojmë pra se si duhet lexuar projektbuxheti 2011, e parë kjo lidhur ngushtë edhe me premtimet elektorale që forcat qeverisëse u kanë bërë shqiptarëve, duke i vënë përballë pritshmëritë e njeriut të thjeshtë, i cili është njëkohësisht edhe kontribuuesi kryesor i të hyrave publike, por edhe përfituesi i shërbimeve dhe investimeve publike.

    1. Premtimi për taksa të ulëta dhe materializimi i tij në projektbuxhet. A rriten taksat e mia?


    Një nga premtimet e fushatës së 2009-s nga ana e forcës kryesore qeverisëse ka qenë ai i taksave të ulëta për të gjithë, duke tentuar çimentimin e taksës së sheshtë të prezantuar tashmë si edhe zgjerimin edhe në komponentë të tjerë drejt prezantimit të taksës së sheshtë komprehensive e një synim të qartë që kjo politikë të gjenerojë pjesën e drejtë e të ndershme të të hyrave publike prej rreth 28 lekë në çdo 100 lekë prodhim të brendshëm bruto. Po ashtu, në shërbim të kësaj politike për shkallë tatimore të ulëta e mundësisht njëtarifore është premtuar që do të funksionojë një shërbim tatimor i ndershëm dhe i drejtë, që nuk i nxjerr telashe të kota tatimpaguesit, që ofron avantazhet e teknologjisë informative, duke shmangur në maksimum kontaktet me tatimpaguesit. Akuza e opozitës në këtë fushë ka qenë se nga ulja e taksave kanë përfituar më së shumti individët e pasur dhe korporatat e mëdha, duke harruar të thotë se janë pikërisht individët e pasur, të cilët, nëse u ngelen më shumë para në dorë, konsumojnë më shumë e investojnë më shumë dhe po ashtu të gjitha kursimet në taksa prej korporatave përkthehen në më shumë investime, më shumë punësim e më shumë mirëqenie për të gjithë, çka në të dyja rastet do të thotë edhe më shumë taksa për buxhetin. Si është reflektuar në buxhet ky premtim? Mjafton të shohësh figurën 1 në faqen 24 të projektbuxhetit dhe e kupton se qeveria nuk kërkon as më pak e as më shumë nga ne si tatimpagues, por vetëm 27,1 lekë për çdo 100 lekë prodhim të brendshëm bruto. Pra rreth 1 lek më pak sesa është targeti i shpallur publikisht prej saj. Qoftë duke parë e analizuar këtë shifër sintetike, apo edhe ato në nënzërat analitikë të taksave e tatimeve, është e qartë se përgjigjja e pyetjes nëse rriten apo jo taksat e qytetarit të thjeshtë, është: ‘Jo, në total ato ulen’. Edhe politizimi i tejskajshëm i opozitës se prezantimi i TVSH 10% për barnat e medikamentet mjekësore do të rrisë çmimet e tyre, me bindje do të rezultojë i pavërtetë dhe ky do të jetë një nga rastet e rralla në historinë e taksimit, kur prezantimi i një takse indirekte jo vetëm nuk do të rrisë çmimet, por përkundrazi do të ndihmojë në uljen e tyre.

    2. Premtimi për një qeveri të vogël e pa shpenzime të tepërta. Kostoja e qeverisjes më kushton më shumë apo më pak për xhepin tim?


    Një tjetër premtim i dhënë për të dytën herë radhazi nga forca qeverisëse ka qenë edhe ai i reduktimit të peshës së qeverisjes në një barrë sa më të lehtë për shpatullat e tatimpaguesit shqiptar. Një nga zërat që mund të merret në analizë për këtë është ai i shpenzimeve të personelit. Shpenzimet e personelit ulen nga 5,4 lekë për 100 lekë prodhim të brendshëm bruto në 2010-n, në 5,2 lekë në 2011-n, për të arritur në nivelin më të ulët të mundshëm prej 4,8 lekë në 2013-n. Kjo mund të konfirmohet duke shkuar te tabela 1 në faqen 29. Pra, qeveria ka vendosur që nga 27,1 lekë taksa që unë si tatimpagues paguaj, vetëm 5,2 lekë do të përdoren për administratën, për personelin dhe sigurimet shoqërore të tyre, çka më jep një shije të mirë që taksat e mia gjithmonë e më shumë po shkojnë për investime e shërbime publike, sesa për paga të burokracisë, e cila edhe në numër sivjet pëson një ulje drastike për të arritur në rreth 89 mijë të punësuar. Përgjigjja që qytetari i thjeshtë mund t’i japë pyetjes nëse kushton më shumë a më pak kostoja e qeverisjes në 2011-n, është e qartë që është: ‘Ajo kushton më pak’.

    3. Premtimi për një shtet zemërdhembshur e solidar me individët në nevojë. A do të përfitojnë më shumë a më pak të varfrit dhe të pamundurit?


    Një tjetër premtim i konsoliduar edhe nga kompozimi i mazhorancës me dy forca politike të pozicionuara në skaje të ndryshme të spektrit politik, ka qenë ai i solidaritetit dhe dhembshurisë sociale për njerëzit në nevojë. Në projektbuxhet, në faqen 32, në tabelën 3, gjejmë se ndihma ekonomike, pagesa e papunësisë dhe kompensimet e ndryshme rriten nga rreth 18 miliardë lekë në 2009-n, në rreth 21 miliardë lekë në 2011-n, për të arritur në rreth 24 miliardë lekë në 2013-n, dhe ndonëse të krijohet ideja se rritja nuk është në parametrat e pritur, po të kemi parasysh se ky sektor është futur tashmë në një reformim rrënjësor me fokus të veçantë për të larguar nga skemat e përfitimit të gjithë ata individë që nuk janë të titulluar për një përfitim të tillë, atëherë del se premtimi për të mos pasur në fund të mandatit të dytë asnjë individ me të ardhura poshtë 2$ në ditë është plotësisht i realizueshëm dhe njëkohësisht përgjigjja e pyetjes së shtruar në nëntitull është: ‘Po, të varfrit dhe të pamundurit do të përfitojnë më shumë’.

    4. Premtimi për një stok të borxhit, në reduktim të vazhdueshëm. Është ky borxh një gur i rëndë në qafën e tatimpaguesve shqiptarë?


    Qeveria synon të ulë stokun e borxhit nga 59,58% PBB në 2009-n, në 54% në vitin 2013, duke synuar të rrisë maturimin e tij dhe të ulë shkallët nominale të interesave të pagueshme dhe këto janë lajme të mira për shqiptarët. Një target tejet ambicioz, por gjithashtu plotësisht i realizueshëm. Tjetër lajm i mirë është që kostoja e shërbimit të borxhit do të ulet vazhdimisht ndër vite, çka përkthehet në më pak taksa të paguara nga qytetari shqiptar sot për borxhet e marra nga qeveritë shqiptare, për të ndërtuar vepra kapitale, të cilat do t’u shërbejnë disa brezave dhe është e natyrshme që brezat e ardhshëm jo vetëm të shijojnë rrugët, spitalet, shkollat e ndërtuara sot, por edhe të kontribuojnë me taksat e tyre nesër për të shlyer borxhet që prindërit e tyre po marrin sot për ndërtimin e këtyre veprave. Pra, shpërndarja e peshës së borxhit në më shumë breza do të thotë më pak kontribute për ne që jetojmë sot e më pak kontribute për ata që ne sjellim në jetë sot e që do kthehen në kontribuues nesër. Me këto sqarime qytetari shqiptar e ka të lehtë të japë një përgjigje edhe për pyetjen e ngritur në nëntitull, e cila thotë se borxhi është totalisht nën kontroll e në ulje në vijimësi e po ashtu edhe kostoja e shërbimit të tij.

    5. Më shumë rrugë nacionale dhe rurale. A më duhet më pak apo më shumë kohë për të lëvizur nëpër atdhe?


    Qeveria ka bërë publike synimin e saj për të rritur investimet publike nga 5,4% e PBB-së në 2010-n, në 6,1% e PBB-së në 2011-n, ose rreth 16 miliardë lekë më shumë. Në listën e investimeve të përzgjedhura për t’u financuar do të vazhdojnë të jenë projektet afatgjata të nisura tashmë në akset rrugore nacionale të vendit, si edhe investimet strategjike për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit në rrugët rurale, të cilat do të materializojnë edhe premtimet e mazhorancës për një infrastrukturë bashkëkohore, si edhe atë të arritjes në harkun kohor më të shkurtër të mundshëm të një rruge nacionale prej qendrës së komunës. Shumë shpejt Shqipëria do të ketë një rrjet rrugor modern e funksional dhe viti 2011 ka kontributin e tij madhor në arritjen e këtij synimi. Koha për t’u shpërngulur nga pika A në atë B, kudo qofshin ato, do të vijë duke u ulur ndjeshëm, siç do të ulen edhe shpenzimet për përballimin e kostove operacionale të transportit, përfshi koston e karburantit, amortizimit dhe mirëmbajtjes së mjeteve.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Konkluzionet e FMN per autorin e shkrimit te pare:
    1-Gaxhgaun.

    per autorin e shkrimit te dyte :
    2-Gumen rrushi.

    per permbledhesin e dy shkrimeve :
    3-Po kerkon ende kokrren e qiqres.

  4. #4
    Dmth me pak fjale , se kush ka nerva ta lexoj ta permbledhi ju lutem
    Revolution 1848

  5. #5
    I-Skipitari 2.0 Maska e Deusexmachina
    Anëtarësuar
    21-02-2010
    Postime
    161
    IMF ka mundsi te japi ndonje lehtesim alla 90s me WTO ate te bej
    http://www.uvm.edu/~wgibson/PDF%20Li...%20et%20al.pdf
    Te tjerat ti fusi ne b.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Deusexmachina : 25-01-2011 më 18:26
    Intellects whose desires have outstripped their understanding.
    Friedrich August von Hayek

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Raporti i BE: Shqiperia, e para ne Evrope per rritje ekonomike.

    Vazhdon seria e vleresimeve nderkombetare te performances se shkelqyer te ekonomise shqiptare.

    Kete radhe vleresimi vjen nga Departamenti i Ekonomise dhe Ceshtjeve Financiare, ne Komisionin Evropian, me raportin e tij te sapo botuar, te dates 8 prill, ku analizon rregullisht, performancen e ekonomive evropiane per 3mujorin e fundit te vitit 2010, te "Vendeve anetare te BE dhe vendet ne prag te hyrjes" , ekonomia ne tremujor. Ky raport e vendos perseri, ne vazhdimesi, ne vendet e para, ne nje sere treguesish ekonomine shqiptare. Ai e rendit ate ne krye te vendeve evropiane, si tw vetmen me rritje te madhe ekonomike dhe ne periudhen gjate krizes boterore dhe pas saj. Ekonomia e Shqiperise, e vogel por ne vrap zhvillimi, permendet qe ne pjesen hyrese te raportit si shembull dallues, ne disa tregues. Konkretisht, ne permbledhjen e pergjithshme te situates ekonomike te vendeve te Europes, akoma jo anetare te BE, ky raport shprehet se trendi i rritjes eshte akoma negativ ose shume i ulet ne Ballkanin Perendimor, por vetem: "Shqiperia mbeti perjashtim ne rajon, si vendi qe kaperceu ne kohen e krizes pa renie ne 2010". Papunesia ne pergjithesi, thuhet ne raport, u rrit ne shume vende, ose u permiresua ne nje fare mase ne shume pak vende. Konkretisht thuhet qe; "Kudo u vu re nje hendek midis permiresimit te situates ekonomike dhe zhvillimeve ne tregun e punes, me perjashtim te Shqiperise, Serbise dhe Maqedonise, ku papunesia u ul dhe pse jo shume ne 6 mujorin e dyte te 2010". Kriza boterore rendoi ne aktivitetin dhe performancen e sektorit financiar, duke ulur kreditimin edhe ne Shqiperi, por kjo e fundit, perseri mbeti vendi me rritjen me te madhe ekonomike ne rajon. Shqiperia, gjithashtu permendet ne hyrje te raportit si vendi qe uli ne menyre te konsiderueshme deficitin. Ne te thuhet; "Financat publike, u ndikuan rende nga kriza ne 2009, por u permiresuan dukshem ne vitin 2010 ne Turqi dhe Shqiperi, ku deficiti u zvogelua me 42% ne Turqi dhe 58% ne Shqiperi. S.P



    BE

    Analiza specifike e ekonomise shqiptare, ja treguesit



    Zhvillime kryesore

    Korniza ekonomike dhe fiskale afatmesme, vuri si tavan per deficitin 3% per 2012-2014, rritje ekonomike 6%, inflacion 3%, dhe ulje te lehte te borxhit publik 57% ne 2014. U prezantuan masa per zgjerimin e bazes se taksave, etj. Ne mars, agjencia nderkombetare e renditjes se kapacitetit te kreditimit, "Standard & Poor's", tregoi qe Shqiperia qendroi stabel ne renditjen sovrane te kreditimit B+B, ne saje te potencialit te forte te rritjes ekonomike dhe politikave te saj, si shina te integrimit evropian.

    Ne sektorin real

    Ne 3 mujorin e fundit te 2010-es, rritja reale e GDP arriti ne 5,4%, nga viti ne vit, duke vazhduar performancen e forte ekonomike te regjistruar dhe ne 3 tremujoret e pare te vitit. Industria mbeti nxitesi kryesor i rritjes, duke perfshire dhe rritjen e prodhimit te energjise elektrike. Tregtia, restorantet dhe hotelet vazhduan te permiresohen ne kete tremujor.

    Tregu i punes

    Kushtet e tij, u permiresuan dicka ne tremujorin e fundit te 2010, ne linje me pershpejtimin e vazhdueshem te aktiviteteve ekonomike. Nga viti ne vit, rritja e punesimit arrti 2%, e per pasoje papunesia u ul pak, dhe asnjehere nuk u rrit.

    Sektori i jashtem

    Deficiti i llogarive korente u ul 22%, ndersa diferenca export-import u ngushtua nga rritja me ritme me te shpejta te exporteve. Eksporti i mallrave u rrit rreth 63%, perfshire dhe ate te energjise elektrike. Po ashtu u rrit dhe eksporti i mallrave ushqimore, pijeve, tekstileve, kepuceve dhe materialeve te ndertimit, tendence kjo pozitive rritese dhe ne muajt e pare te vitit 2011. Shtesa ne plus ne llogarite e sherbimeve qe rreth 50%. Investimet e huaja direkte gjithashtu u rriten me 17% , si rezultat i rritjes se investimeve ne nafte, gaz dhe koncesione te energjise. Portofoli i investimeve shenoi rritje dhe nga nxjerrja e Eurobondit prej 300 milion euro.

    Sektori financiar

    Depozitat vazhduan te rriten dhe ne kete tremujor me 17,6%, depozitat ne monedhe te huaj vazhduan gjithashtu rekord rritjeje 16,8% ndaj 9,5% rritje te atyre ne leke. Shenoi rritje dhe huadhenia, 8,6% ne tremujorin e fundit te 2010-es dhe 8,8% e 9,4% perkatesisht ne janar e shkurt te 2011.

    Zhvillimet fiskale

    Te ardhurat ne buxhet ne janar e shkurt 2011 u rriten me 5% si rezultat dhe i rritjes se te ardhurave nga taksat, te cilat pesuan nje rritje prej 8,6%. Po ashtu u rriten dhe hyrjet nga TVSH dhe kontributet shoqerore, perkatesisht me 8% e me 8,5%. Dhe pse me deficit, buxheti, e uli kete te fundit me shume nga plani, sepse shpenzimet e tij qene me te uleta se te ardhurat, dhe pothuaj i gjithe deficiti u financua nga burime te brendshme.


    .

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Raporti i BE: Shqiperia, e para ne Evrope per rritje ekonomike.

    Vazhdon seria e vleresimeve nderkombetare te performances se shkelqyer te ekonomise shqiptare.

    Kete radhe vleresimi vjen nga Departamenti i Ekonomise dhe Ceshtjeve Financiare, ne Komisionin Evropian, me raportin e tij te sapo botuar, te dates 8 prill, ku analizon rregullisht, performancen e ekonomive evropiane per 3mujorin e fundit te vitit 2010, te "Vendeve anetare te BE dhe vendet ne prag te hyrjes" , ekonomia ne tremujor. Ky raport e vendos perseri, ne vazhdimesi, ne vendet e para, ne nje sere treguesish ekonomine shqiptare. Ai e rendit ate ne krye te vendeve evropiane, si tw vetmen me rritje te madhe ekonomike dhe ne periudhen gjate krizes boterore dhe pas saj. Ekonomia e Shqiperise, e vogel por ne vrap zhvillimi, permendet qe ne pjesen hyrese te raportit si shembull dallues, ne disa tregues. Konkretisht, ne permbledhjen e pergjithshme te situates ekonomike te vendeve te Europes, akoma jo anetare te BE, ky raport shprehet se trendi i rritjes eshte akoma negativ ose shume i ulet ne Ballkanin Perendimor, por vetem: "Shqiperia mbeti perjashtim ne rajon, si vendi qe kaperceu ne kohen e krizes pa renie ne 2010". Papunesia ne pergjithesi, thuhet ne raport, u rrit ne shume vende, ose u permiresua ne nje fare mase ne shume pak vende. Konkretisht thuhet qe; "Kudo u vu re nje hendek midis permiresimit te situates ekonomike dhe zhvillimeve ne tregun e punes, me perjashtim te Shqiperise, Serbise dhe Maqedonise, ku papunesia u ul dhe pse jo shume ne 6 mujorin e dyte te 2010". Kriza boterore rendoi ne aktivitetin dhe performancen e sektorit financiar, duke ulur kreditimin edhe ne Shqiperi, por kjo e fundit, perseri mbeti vendi me rritjen me te madhe ekonomike ne rajon. Shqiperia, gjithashtu permendet ne hyrje te raportit si vendi qe uli ne menyre te konsiderueshme deficitin. Ne te thuhet; "Financat publike, u ndikuan rende nga kriza ne 2009, por u permiresuan dukshem ne vitin 2010 ne Turqi dhe Shqiperi, ku deficiti u zvogelua me 42% ne Turqi dhe 58% ne Shqiperi. S.P



    BE

    Analiza specifike e ekonomise shqiptare, ja treguesit



    Zhvillime kryesore

    Korniza ekonomike dhe fiskale afatmesme, vuri si tavan per deficitin 3% per 2012-2014, rritje ekonomike 6%, inflacion 3%, dhe ulje te lehte te borxhit publik 57% ne 2014. U prezantuan masa per zgjerimin e bazes se taksave, etj. Ne mars, agjencia nderkombetare e renditjes se kapacitetit te kreditimit, "Standard & Poor's", tregoi qe Shqiperia qendroi stabel ne renditjen sovrane te kreditimit B+B, ne saje te potencialit te forte te rritjes ekonomike dhe politikave te saj, si shina te integrimit evropian.

    Ne sektorin real

    Ne 3 mujorin e fundit te 2010-es, rritja reale e GDP arriti ne 5,4%, nga viti ne vit, duke vazhduar performancen e forte ekonomike te regjistruar dhe ne 3 tremujoret e pare te vitit. Industria mbeti nxitesi kryesor i rritjes, duke perfshire dhe rritjen e prodhimit te energjise elektrike. Tregtia, restorantet dhe hotelet vazhduan te permiresohen ne kete tremujor.

    Tregu i punes

    Kushtet e tij, u permiresuan dicka ne tremujorin e fundit te 2010, ne linje me pershpejtimin e vazhdueshem te aktiviteteve ekonomike. Nga viti ne vit, rritja e punesimit arrti 2%, e per pasoje papunesia u ul pak, dhe asnjehere nuk u rrit.

    Sektori i jashtem

    Deficiti i llogarive korente u ul 22%, ndersa diferenca export-import u ngushtua nga rritja me ritme me te shpejta te exporteve. Eksporti i mallrave u rrit rreth 63%, perfshire dhe ate te energjise elektrike. Po ashtu u rrit dhe eksporti i mallrave ushqimore, pijeve, tekstileve, kepuceve dhe materialeve te ndertimit, tendence kjo pozitive rritese dhe ne muajt e pare te vitit 2011. Shtesa ne plus ne llogarite e sherbimeve qe rreth 50%. Investimet e huaja direkte gjithashtu u rriten me 17% , si rezultat i rritjes se investimeve ne nafte, gaz dhe koncesione te energjise. Portofoli i investimeve shenoi rritje dhe nga nxjerrja e Eurobondit prej 300 milion euro.

    Sektori financiar

    Depozitat vazhduan te rriten dhe ne kete tremujor me 17,6%, depozitat ne monedhe te huaj vazhduan gjithashtu rekord rritjeje 16,8% ndaj 9,5% rritje te atyre ne leke. Shenoi rritje dhe huadhenia, 8,6% ne tremujorin e fundit te 2010-es dhe 8,8% e 9,4% perkatesisht ne janar e shkurt te 2011.

    Zhvillimet fiskale

    Te ardhurat ne buxhet ne janar e shkurt 2011 u rriten me 5% si rezultat dhe i rritjes se te ardhurave nga taksat, te cilat pesuan nje rritje prej 8,6%. Po ashtu u rriten dhe hyrjet nga TVSH dhe kontributet shoqerore, perkatesisht me 8% e me 8,5%. Dhe pse me deficit, buxheti, e uli kete te fundit me shume nga plani, sepse shpenzimet e tij qene me te uleta se te ardhurat, dhe pothuaj i gjithe deficiti u financua nga burime te brendshme.


    .
    Mund te me tregosh te lutem se ku e ke marre kete shkrim, ne cilen gazete apo faqe interneti? Flm!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Mund te me tregosh te lutem se ku e ke marre kete shkrim, ne cilen gazete apo faqe interneti? Flm!
    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=58767

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Qeveri-FMN, kontradikta për rritjen ekonomike.


    Emirjon Senja



    TIRANË- Niveli i rritjes ekonomike të vendit duket se do të bëhet edhe këtë vit shkak për diskutime midis qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo e fundit sapo ka publikuar raportin vjetor në lidhje me zhvillimet në ekonomitë botërore, ku ndër të tjera bën pjesë edhe parashikimi në lidhje me rritjen ekonomike të vendit.


    Sipas FMN-së, Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike, maksimumi 3.4 për qind përgjatë këtij viti, në një kohë kur qeveria ka parashikuar një rritje rreth 5.5 për qind. Kjo është një diference e ndjeshme midis të dyja këtyre parashikimeve, por do të jetë fundi i vitit ai që do të vërtetojë apo përgënjeshtrojë secilin prej tyre.


    Por përkundër parashikimit të FMN-së, i cili nuk ka ndikim të drejtë për drejtë në ekonominë e vendit, ajo që përbën problem për Shqipërinë është mosarritja e një rritje ekonomike prej 5.5 për qind të parashikuar nga qeveria. Kjo, pasi ekzekutivi i ka parashikuar të ardhurat bazuar mbi këtë rritje, rrjedhimisht bazuar tek ajo ka parashikuar edhe shpenzimet.


    Nëse rritja është më e vogël, kështu edhe të ardhurat në buxhet, qeveria ose duhet të shkurtojë shpenzimet siç bëri edhe përgjatë vitit të shkuar ose duhet të marrë borxh për plotësimin e deficitit buxhetor.


    Gjithsesi, rritja ekonomike e vendit e parashikuar nga FMN për vitin 2011 është më e madhja në raport me vendet e rajonit duke përjashtuar Kosovën, e cila pritet të ketë një rritje rreth 5.5 për qind. Referuar raportit, Bosnje Hercegovina parashikohet të ketë një rritje ekonomike rreth 2.2 për qind, Bullgaria 3 për qind, Kroacia 1.3 për qind, etj.


    http://www.shekulli.com.al/2011/04/1...ekonomike.html



    .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me notën AAA (Alb) për të tretën herë radhazi.

    JCR Eurasia Rating (JCR-ER) rivlerëson për të tretën herë radhazi Bankën Kombëtare Tregtare sh.a. (BKT) me notën 'AAA (Alb)' dhe me një situatë "të qëndrueshme" në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.

    Në të njëjtën kohë, JCR Eurasia Rating ka vlerësuar Republikën e Shqipërisë me notën 'BB' në terma afatgjatë. Të gjitha vlerësimet tregojnë një situatë "të qëndrueshme". JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda një tregu vendas dhe tregon që BKT është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

    JCR-ER ka vërejtur se BKT, me 15.62 % pjesë të tregut në aktive, është institucioni i dytë më i madh bankar në Shqipëri me një nivel të lartë likuiditeti dhe një strukturë afatgjatë të depozitave që kanë një bazë të gjerë të llogarive individuale. Gjatë vitit 2010, në krahasim me sektorin bankar në Shqipëri, BKT ka arritur të tregojë rezultate shumë më të larta tek treguesit kryesorë të rritjes së aktiveve, kredive, depozitave, kapitalit aksioner dhe fitimit. Ky vlerësim bëhet menjëherë pasi BKT fitoi çmimin si "Banka e vitit 2010 në Shqipëri" nga revista prestigjioze angleze "The Banker".


    Shekulli Online

    http://www.shekulli.com.al/2011/04/1... /> <br /> .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •