Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 52 prej 328 FillimFillim ... 242505152535462102152 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 3272
  1. #511
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    E ke fjalen per politiken apo per vite rresht ne pushtet? (ka ndryshim) Ka njerez ne vende demokratike qe jane marre gjithe jeten me politike, kane patur dhe funksione te ndryshme, kane vdekur ne moshe te madhe akoma duke sherbyer si parlamentar. Per aq kohe sa bejne punen, zgjidhen me vote te lire, politika eshte nje karriere si cdo tjeter...
    a the qe rama ka me shume se sala???
    dhe u ne te rikujtova qe sala ka 2 mandate si president dhe 2 si kryeminister
    kurse rama ka tre
    dmth sala ka 4 kurse rama ka tre
    te dalin llogarite apo ste pelqejne llogarite

  2. #512
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Edhe per bashkine e Tiranes, votuesi te shkoj te votoj per shtetin, sipas Rames. Po ku ka qene Rama per Tiranen gjithe keto kohe, ne menyre te veēant 4 vitet e fundit?
    Duket sikur alibia e fundit e tij do te jete - "Po humba, eshte vjedhur vota". Duhet patjeter te fitoj, qe zgjedhjet te jene te drejta!
    te gjitha sondazhet e nxjerrin ramen goxha pike para
    kjo eshte e pranueshme edhe nga strukturat demokrate biles dhe brari e pranon vete
    pavarsisht se nuk i pelqen qe te fitoj rama

  3. #513
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    a the qe rama ka me shume se sala???
    dhe u ne te rikujtova qe sala ka 2 mandate si president dhe 2 si kryeminister
    kurse rama ka tre
    dmth sala ka 4 kurse rama ka tre
    te dalin llogarite apo ste pelqejne llogarite
    Nuk ka se cfare te me pelqej apo mos pelqej, fakti eshte qe nje politikan ne nje vend demokratik, si ne cdo profesion, matet me punen qe ben ne pozicionin qe ka. Ne kete rast Rama nuk ka bere punen qe duhet si kryetar bashkie, ndaj nuk e meriton nje mandat te katert.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #514
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    te gjitha sondazhet e nxjerrin ramen goxha pike para
    kjo eshte e pranueshme edhe nga strukturat demokrate biles dhe brari e pranon vete
    pavarsisht se nuk i pelqen qe te fitoj rama
    Per cilat sondazhe e ke fjalen? Te shekullit apo balkanweb? lol
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #515
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Nuk ka se cfare te me pelqej apo mos pelqej, fakti eshte qe nje politikan ne nje vend demokratik, si ne cdo profesion, matet me punen qe ben ne pozicionin qe ka. Ne kete rast Rama nuk ka bere punen qe duhet si kryetar bashkie, ndaj nuk e meriton nje mandat te katert.
    Me kte etalon qe ti mat punen e politikaneve I bie qe salen ta denojme me pushkatim
    Hahahah
    Nejse nejse ti si demokrate e mire qe je Ben detyren dhe kaq

  6. #516
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Per cilat sondazhe e ke fjalen? Te shekullit apo balkanweb? lol
    E tregojne votat e popullit

  7. #517
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Basha: Rama, kandidati me i dobet i PS per Tiranen

    Basha: Rama, kandidati me i dobet i PS per Tiranen


    Koha Jone


    Intervista ne "Opinion"/ Basha ka premtuar se plani urbanistik do te behet 12 muajt e pare te mandatit. Punesimi dhe zgjidhja e ceshtjes se hipotekave, prioritet. Pohimi: Brenda 6-mujorit te pare te mandatit, banoret do te marrin hipotekimin e banesave

    Rikonceptim i lagjeve te Tiranes dhe vleresim i prones private. Kandidati per kryetar i Bashkise se Tiranes i "Aleances per Qytetarin", Lulezim Basha, tha dje ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, se me ardhjen e tij ne kete bashki, do te behet nje plan i ri urbanistik per Tiranen brenda 12 muajve te pare te mandatit. Periudhe kjo ne te cilen nuk do te jepet asnje leje ndertimi, do te funksionoje moratorium. Sipas Bashes, me realizimin e planit urbanistik me pas lejet e ndertimit do te jepen brenda 30 diteve, jo me 339 diteve sic jepen aktualisht. Basha u dha pergjigje edhe te gjitha akuzave te bera ndaj tij nga kundershtari politik Edi Rama dhe PS, duke e cilesuar Ramen si kandidatin me te dobet te selise roze per kryetar bashkie. Nga ana tjeter, kandidati i PD-se rrefeu ne detaje edhe projektin e tij per Kryeqytetin, nga punesimi, tramvaji deri tek "Tirana Kulturore".

    Perse u zgjodhet ju nga Partia Demokratike si kandidat per Bashkine e Tiranes? Ju jeni i katerti qe PD prezanton, pas tre humbjeve ne kete bashki...?

    Kjo eshte nje pyetje qe duhet t'u behet atyre qe e bene zgjedhjen. Une jam i nderuar dhe i privilegjuar me shansin qe me jep PD dhe jam i bindur qe kjo mbeshtetje me jepet per potencialin tim dhe besimin ndaj meje.

    Ka komente qe grupime te caktuara brenda PD, ishin kunder kandidatures tuaj?

    Se nga vine keto komente dhe cfare qellimi kane, nuk eshte detyra ime t'i komentoj. Mua me jepet shansi qe jo vetem te flas, por edhe te bej dicka per Tiranen. Per mua eshte nje shans.

    Por jeni kandidat perballe nje kryetari qe ka fituar tre here ne Tirane? Nuk e di sa ka qene zgjedhja juaj dhe sa detyrim?

    Te jeni i bindur se ka qene zgjedhja ime dhe shansi im qe kete detyre ma besuan. Sa i perket perballjes, per mua nuk eshte me nje person, qofte ky dhe rivali im, por eshte me hallet dhe shqetesimet e qytetareve. Sa i perket kandidatit tjeter, absolutisht mendoj se eshte kandidati me i dobet i PS-se. Eshte kandidati i gabuar, ne vendin e gabuar, ne kohen e gabuar. Vjen ne kete gare pa asnje bilanc dhe pa asnje projekt. Pa asnje alternative se cfare do te ofroje ne te ardhmen. Ai vjen ne kete gare, me qellimin per t'u bere ne te ardhmen kryeminister, jo per qytetarin. Une ne fushate jam futur me emrin tim dhe pikepamjet e mia dhe kredencialet e mia. Jam futur ne kete gare, sepse mendoj se eshte e rendesishme qe ne situaten aktuale ku ndodhet kryeqyteti, Tirana, qytet per te cilin une ndjej dhe jam i lidhur me te, te bej dicka.

    Per se ju nuk u zgjodhet ne vitin 2007?

    Per kete duhet te pyesni kryesine e PD-se, qe zgjodhi ne 2007-en kandidatin e shkelqyer, Sokol Olldashi.

    Akuzoheni nga opozita se jeni pergjegjes per demin prej 200 milione euro per rrugen Durres -Kukes?

    Une jam krenar per ndertimin e Rruges se Kombit. Ata hedhin balte. Per kete ceshtje dha pergjigje Gjykata e Larte, qe i hodhi poshte akuza te tilla.

    Akuzoheni se keni firmosur paktin detar me Greqine, kur keni qene Minister e Jashtem?

    Ne kete fushate po perdoren dy rruge. Nje rruge, ajo e perballjes me qytetarin dhe rruga tjeter e perbaltjes dhe shpifjeve. Neser mund te thone se kam luftuar edhe me Skenderbeun... Per ceshtjen ne fjale ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese dhe une e respektoj ate.

    Akuzoheni nga opozita se ne 21 janar keni pergjegjesi per humbjen e jeteve? Cila eshte pergjegjesia juaj, roli juaj ne kete dite?

    Kjo ka te beje me nje tragjedi te dhimbshme, humbja e jetes se kater personave, por eshte rast flagrant qe tregon se politika eshte larguar nga qytetari dhe merret me te tilla gjera. 21 janari eshte ceshtje ne hetim, ndaj une nuk mund te bej asnje koment derisa drejtesia te thote fjalen e saj. Sa per veprimtarine e Policise se Shtetit, kemi raportet e institucioneve nderkombetare qe e kane certifikuar punen e policise. Kjo tregon se pala tjeter nuk vjen ne kete gare per te kontribuar per qytetin, por vjen per te shpifur.

    Shtypi ka publikuar se bashkeshortja juaj ka shtetesine holandeze, madje nuk mund te votoje per ju ne zgjedhje. Pse hoqi dore bashkeshortja juaj nga shtetesia shqiptare?

    Bashkeshortja ime e ka lene nenshtetesine ne vitin 2003, kur ne kemi qene te fejuar, ka udhetuar per shkak te punes ne shume vende dhe me pasaporten shqiptare, per fat te keq ne ate nuk ka pasur mundesine te levize dhe u detyrua te merrte shtetesine e vendit ku jetonte dhe banonte.

    Nuk kishte mundesine t'i mbante te dy nenshtetesite?

    Jo, kjo eshte nje shpifje tjeter. Ligji holandez e ndalonte totalisht mbajtjen e dy shtetesive. Keto shpifje tregojne se deri ku shkojne trillimet dhe baltosja.

    Akuzoheni se punoni aktualisht ne varesine e Berishes, madje se jeni nje kukull ne doren e tij...?

    Une e kam pranuar zotin Berisha si kryeminister i vendit, si kryetari i PD-se, i mazhorances. Marredhenia ime me zotin Berisha eshte transparente. Kam qene ne ekip me te kur Shqiperia arriti disa nga hapat me te medha, vendi u be anetar ne NATO, u hoqen vizat etj. Asnjehere nuk i kam thene "po" kryeministrit te vendit, nese nuk kam pasur bindjen time politike se duhet te thosha po. Nese une kam nje ndryshim mendimi, do them "jo" dhe kete e bej ne menyre transparente. Dhe kur te kem diferencat e mia, kjo perseri do te jete transparente, jo pas kraheve.

    Keni qene ju i preferuari i zotit Berisha, vazhdimisht i favorizuar prej tij?

    Jo, une kam qene i privilegjuar te kem qene pjese e ekipit qeverises. Perfomanca flet qarte, ne kemi qene ekip i premtimeve te mbajtura.

    Zoti Rama e permblodhi sloganin e tij politik ne sloganin "Fajin e ka Saliu", a ndjeheni jashte ketij slogani, se duket sikur e ka vetem me kryeministrin?

    Slogani aktual eshte "Une jam rruga e vetme". Une nuk besoj se ne keto zgjedhje ka nje rruge te vetme. Zgjedhjet jane nje gare ku te dy palet, duhet te shpalosin programet dhe alternativat e tyre dhe te vleresohen per to. Ndaj ky slogan i PS-se behet absurd. Zoti Rama jo vetem qe nuk eshte rruga e vetme, por ajo rruge qe ai propozon eshte shume larg qytetarit. Ne kete udhekryq, rruga qe une propozoj dhe ekipi im bashke me mua eshte perballja me problematiken e qytetarit. Politizimi i skajshem nuk i sherben politikave vendore.

    A e njihni meriten e Edi Rames ne keto vite?

    Duke mos e trajtuar si armik, mendoj se ka pasur kontributin e tij ne fillimet si kryebashkiak. Por sot kemi te bejme me nje kapercim epokash, nuk jemi me ne fazen e bojatisjes te fasadave. Sot jemi ne fazen kur shqiptaret levizin lirisht ne BE dhe e shohin se si veprohet si procedohet. Problemi eshte kur zoti Rama vendosi te zhvishet 'de facto' si kryetar i bashkise se Tiranes, por te qendroje vetem 'de jure' dhe te merret me partine. Edi Rama kalon kohen e tij me beteje dhe lufte politike. Une i hyj kesaj gare per bashkine dhe qytetaret e Tiranes. Ky eshte koncepti i bashkise dhe afrimin e bashkise me qytetarin. Ndryshe per cfare duhet bashkia? Sot une i them qytetareve te Tiranes, se koha kur kryetari i bashkise i lan duart si "pons pilati", ka marre fund. Taksat dhe tarifat e sotme nga bashkia e Tiranes jane 85 ne total. Ku eshte gjelberimi? Ku jane sherbimet? Pergjegjesia nis nga kryetari i bashkise dhe ne kete drejtim une angazhohem per transparence te plote, pas heqjes se 62 taksave dhe tarifave, cdo gje qe mblidhet do te jete transparente per qytetarin dhe cdo gje qe shpenzohet do te jete po transparente, on-line ne internet. Se dyti do te kete nje ridimensionim te shpenzimeve te bashkise.

    Ju keni permendur se do te permendni 30.000 vende pune. Cfare lidhje ka kryetari i Bashkise me vendet e punes? Ku do i punesoni?

    Bashkia nuk eshte nje drejtori komunale dhe as njesi ku i themi te hedhe asfalt ne gropa dhe ato hapen prape. Per kryetarin e bashkise, per mua neser si kryetar bashkie, nuk do te kete asgje tjeter me te rendesishme se sa punesimi per Tiranen. Tirana ka mbetur pas nga zhvillimi ekonomik. Jo vetem qe kryetari i bashkise ka te beje me punesimin, por dhe ne ligjin per qeverisjen vendore. Une nuk kam thene se do te hap vete 30.000 vende pune dhe do t'i paguaj me fondet e bashkise. Bashkia do te jete nje aktor kryesor ne informacionin per sa i perket tregut te punes. Sot informacioni eshte i dobet, ka shume te papune dhe shume biznese qe vuajne per te gjetur njerez te kualifikuar. Sot me mjetet qe duhet te kete bashkia, informimi realizohet shume mire per shkembim informacioni mes punedhenesve dhe punonjesve. Se dyti, bashkia duhet te angazhohet per projektet e domosdoshme te puneve publike. Rikonceptimi i lagjeve qe mund te behet ne tre baza, nje formule e drejte e vleresimit te prones private. Pronaret jane me te diskriminuar ne Tirane. Se dyti, rifitimi i hapesirave publike, nepermjet formules se drejte te vleresimit te prones private. Ka rruge qe nuk jane prekur qe nga ndertimi i Tiranes. Me pak se 28% e qytetit, ka perfituar nga rishtrimi i rrugeve, rruge te re ne Tirane nuk ka. Ne kete qytet duhet dhe do te kete nje unaze te madhe, nje projekt te shtrirjes se akseve kryesoreve dhe hapjes se kantiereve nepermjet zgjerimit te korridoreve te qytetit dhe zhvillim te infrastruktures se brendshme. Po keshtu dhe vepra te tjera si tramvaj, qe nuk ndikohet nga trafiku por mund te shtrihet edhe ne te gjithe qytetin.

    Zoti Rama tha se kjo ka qene ideja e tij ne 2004?

    Une nuk kam ndjekur aspak idete qe zoti Rama ka pasur ne vitin 2004. Une them se kete projekt do ta bej realitet. Te rikthehem tek punesimi, ne cdo qytet te Evropes nuk ka detyre me te rendesishme per kryetarin e bashkise se sa thithja e investimeve dhe punesimi.

    Si mund te thithni investime?

    Nje investitor i huaj kohe me pare kerkoi te hapte nje biznes me vlere fillestare prej 25 milione eurosh e do te shkonte me shume, pas sorollatjesh te shumta, ky biznes nuk u largua nga vendi, por territori i bashkise se Tiranes. Po a mundet nje kryetar i bashkise, ti largoje qytetit mundesi te tilla qe mund te hapnin 150-200 vende pune. Bashkia mund te ndertoje skemen e vet per nje fond te garantimit te kredive per biznesin. Per mua sfida numer nje, qellimi numer nje, objektivi numer nje do te jete punesimi.

    Kur flisni per projekte si tramvaj, per punesim, infrastrukture a ka ndonje cek nga pas? A keni vene nje ekspert financiar t'ju nxjerre kostot financare?

    Projekti im eshte bazuar nga nje skuader ekspertesh qe une kam dhe rezultatet dhe projektet behen ne baze te resurseve. Ne keto projekte une mbeshtetem ne nje eksperiencen time ne qeverisjen qendrore, ne uljen e nivelit te taksave dhe tarifave dhe rritjen e bazes fiskale. Kjo eshte formula se si Shqiperia arriti qe duke ulur taksat te rriste te ardhurat fiskale. Dhe nga niveli qendror mund te perdoret ne nivel vendor. Ne 18 muajt e pare me kete formule, ne do te dyfishojme te ardhurat bashkiake. Shpenzimet administrative per 1000 banore jane 40% me te larta se ato te Bashkise Shkoder, 45% se bashkia Pogradec, etj. Keto jane fakte te pakundershtueshme. Duhen 339 dite, per nje leje ndertimi ofron sot Bashkia e Tiranes, nderkohe qe ku do tjeter eshte shume e shkurter. Ne do te marrim mundesine per huamarrje te bute, me garanci dhe pa garanci te qeverisjes vendore. Banka te njohura te zhvillimit, kane ofruar mundesine e kreditimit te njesise bashkiake te Tiranes, mundesi e cila nuk eshte perdorur. Do te ishte shume mire sikur te gjithe te benin detyren e vet, por kryetari i bashkise nuk e ben kete, se dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen

    Si do te veproni me lejet e ndertimit?

    Plani urbanistik do te behet 12 muajt e pare te mandatit. Formule te drejte te vleresimit te prones private. Njollat e planit shoh une dite per dite, si zhduken hapesirat e gjelberta. Tirana ne 12 muajt e pare te drejtimit tim do te kete nje plan te ri. Nje plan i ri urbanistik do te jete ne themel nje formule e drejte e prones private dhe rifitim i hapesirave publike.

    Ku do ti gjeni?

    Hapesirat publike do ti gjejme brenda kesaj Tirane. Situata eshte jashtezakonisht e veshtire, por jo e pa shprese. Ne se ka vullnet, me eksperte te fushes, do ti dilet ne krye.

    Ku do ti gjeni keto hapesira sepse qeveria juaj dhe Bashkia e Tiranes kane firmosur nje projekt qe edhe fushat te behen pallate?

    Me mua kryebashkiak asnje fushe e gjelbert nuk do te preket. Ku ka akoma ambiente te paprekura, me mua nuk do te preken.

    Perfshire dhe Kopshtin Botanik?

    Perfshire, u shty per shkak se klientela krijoi pallatin ne anen tjeter. Do te rifitojme hapesiren publike.

    Si?

    Ka hapesira per tu rikuperuar. Propozoj veprim per te ecur para. Nuk jam anti-ndertim, por me nje plan urbanistik realizohet shume mire. Lejet e ndertimit ne kete qytet, pas berjes se planit urbanistik pra pas 12 muajsh pas drejtimit te bashkise se Tiranes, ato do te jepen pas 30 ditesh. Per 12 muaj sa te behet plani urbanistik do te kete moratorium. Sepse per ndryshe, ne cdo lagje, di ti bjere dikujt fati te ndertoje dhe pjesa tjeter do te mbetet me gisht ne goje. Keshtu ka funksionuar deri me sot. Cdo pjese e trashegimise kulturore qe ka mbetur, do te kete mbeshtetjen time per te mbetur dhe per tu rigjeneruar.

    A ka nje projekt per Tiranen kulturore ne programin tuaj?

    Perfshihet pa dyshim nje teater metropolitan, nje galeri metropolitane, nje sistem mbeshtetje nga bashkia por edhe biznese dhe institucione, per nxitjen e artit ne Tirane. Nje kontakt i drejtperdrejte i qytetareve me artin, si vendosja e objekteve te artit ne natyren e qytetit.

    Cili eshte mendimi juaj per piramiden?

    Une personalisht nuk jam per prishjen e Piramides, por jam per ndertimin e nje Parlamenti. Vendit i duhet nje parlament patjeter. Nuk jam domosdoshmerisht per prishjen e Piramdes, por Parlamenti duhet menjehere dhe piramida nuk eshte se ka vlera historike, asnje akt te rendesishem historik qe eshte marre aty. Ndaj nuk besoj se perfaqesoj ndonje gje. Ne se per te ndertuar Parlamentin duhet prishur Piramida, atehere te prishet.

    Si e perzgjodhet stafin e kandidateve te anetareve te keshillit bashkiak? Cilat ishin kriteret?

    Kriteret ishin kontributi i tyre intelektual, perfaqesimi i te gjithe shtresave, kontributet e tyre ne jeten e kryeqytetit. Eshte nje trupe qe do t'i sherbeje me se miri interesit te qytetareve te Tiranes.

    Degjova se dikur keni punuar kamerier? Ne Shqiperi apo Holande?

    Ne Shqiperi, kam punuar si kamerier ne Rinas ne vitin 1991, nga 15 qershori deri ne shtator, per tre muaj ne pushimet verore.

    Sa kushtonte kafja atehere?

    Rroga ime ishte gati 4000 leke. Kafja ishte pak me shtrenjte se mbaj mend ndoshta 40 apo 70 leke, se sherbente ne Rinas. Ishte nje pune e nevojshme, sepse duhej per familjen. Eshte nje nga lidhjet e mia me qytetin, hallet e asaj kohe, problemet. Per kete arsye kam premtuar 500 bursa bashkiake si fillim.
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #518
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Lulzim Basha pėrballė syrit tė Polifemit

    Lulzim Basha pėrballė syrit tė Polifemit

    RD

    Miranda Haxhia



    Ti udhėtar qė ke vizituar pėr herė tė parė dhe shikon Tiranėn, ti qytetar qė ke zgjedhur pėr tė jetuar nė Tiranė, ti student qė ke ardhur tė mėsosh nė Tiranė, nėnė e re qė ke dėshiruar tė lindėsh njė bebč nė Tiranė, ti njeri qė njė copė vend pėr varr e ke kėrkuar nė Tiranė, ti i huaj qė ke ardhur tė shohėsh kryeqytetin e Shqipėrisė e tė shėtisėsh nė Tiranė: -Kėtu kishte strofkėn njė pėrbindėsh qė delet kulloste, vetėm, veēmas dhe me tė tjerėt nuk pėrzihej, por jetonte vetėm, kishte shpirt tė lig, ishte njė pėrbindėsh vigan e s'ngjiste me njeri qė ha bukė, por me njė shkėmb qė duket i vetmuar nga tė tjerėt.

    Kėshtu do tė rrėfejnė pėr Tiranėn pas datės 8 maj 2011. Do tė rrėfejnė po aq ngjashėm sa Homeri nė radhėn mė sipėr nė pėrshkrimin qė i bėn Polifemit dhe zoti Rama do tė jetė aq i denjė pėr t'u shkulur nga vendi ku grykėsia e ka ngujuar keqas.

    I erdhi ora Tiranės. Duhet tė bėjė kapėrcimin e madh pėr t'i shpėtuar pėrfundimisht syrit tė Polifemit. Ndryshe nga miti i Odisesė, kėsaj here mjafton qė qytetarėt tė kenė kuptuar se, ky qytet, qytetarėt e kėtij qyteti, duhet tė lėnė pas kėtė lloj Polifemi qė po e pėrpin e po pret tė llogarisė gjithė ē'ka mbetur nga kryeqyteti, do tė jenė pėrfundimisht prč e shkatėrrimit tė vlerave, do tė jenė ngjashmėri e patjetėrsueshme me mbeturinat e lakmisė pėr pushtet tė kryetarit aktual tė Bashkisė, z. Rama. Ėshtė modeli i pėrkryer i kryetarit tė Bashkisė qė e ka vėshtruar kėtė Tiranė pėr vite me radhė me sytė e atij, qė sapo e ka vjedhur. E ky lloj syri e ka emrin lakmi, babėzi.

    Nė daljet e tij pėr tė kėrkuar njė mandat tjetėr si kryetar Bashkie, i mbetet vetėm tė citojė pėr heroizimin e tij tė pashoq, pėr rrekjen e tij aq tė madhe pėr tė kėrkuar vota e besim, pasi e rrėnoi Tiranėn.

    Ajo qė i ka mbetur tė rrėfejė kandidatit tė majtė ėshtė rrėnimi i Tiranės, batėrdia dhe hallakatja e madhe. Thonjtė e lubisė janė shtrirė si metastaza e po e mbytin qytetin e dikurshėm, atė Tiranė qė e kishin zili tė pambėrriturit, atė Tiranė nga e cila nuk iknin dot vizitorėt. Jemi shikues tė pakujdesshėm dhe tė pavėmendshėm nė jetė, nė rast se nuk arrijmė tė dallojmė dorėn qė vret pa bujė, me delikatesė. Dora e zotit Rama, me shumė finesė e ka mbytur Tiranėn, e ka shembur Tiranėn, e ka shndėrruar nė njė gogol pėr tė trembur njerėzit.

    Tė gjitha protestat e tij apo ithtarėve tė ngjashėm si ai, qė i imitojnė jo vetėm tė keqen, sherrnajėn, mėnyrėn e ligė tė gėrryerjes, por edhe tė folurėn, veshjen dhe buzėqeshjen janė pjesė e sė keqes qė kėrkon tė duket si e mirė. E tė shikosh apo tė dėgjosh tė kėqijat, ėshtė nė fakt vetė fillimi i sė keqes, ndaj mendja e shėndoshė nuk i dėgjon fjalėt, apo nuk i shikon mė gjestet e kllounėve tė PS, jo asaj Partie Socialiste tė traditės, por hibridit tė dalė nga deriēkat e Bashkisė sė Tiranės.

    Menēuria e njerėzve do tė dijė tė kapėrcejė makthin e jetės nėn vėzhgimin e syrit tė kėtij Polifemi, do tė dijė tė marrė nė dorė qytetin, ta zgjojė nga koma ekonomike, ambientaliste, urbane nė tė cilėn ėshtė zhytur keqas e ta ngrejė sėrish nė kėmbė Tiranėn.

    Nuk duhen shumė gjėra tė jashtėzakonshme pėr tė bėrė Tiranėn qytet tė dashur, tė qetė, tė bukur e me dinjitet. Mjafton tė mos trajtohet Tirana si njė podium ku grotesku i punės sė deritashme tė kryetarit tė Bashkisė tė vijojė tė tallė, fyejė dhe pėrēmojė edhe ato pak vlera qė i kanė mbetur pa u shkatėrruar.

    Ky qytet ka nevojė pėr punė; arkitektėt dhe ndėrtuesit qė kanė pėrpiluar deri nė detaje shkatėrrimin e lagjeve, rrugicave, trotuareve janė vetėm njė lloj xhepi ku nuk hyn dot kurrė ambicia e kandidatit tjetėr, zotit Basha.

    Nėse ka njė vend ku shikimi i zotit Basha dhe i qytetarėve qė e duan vėrtet kėtė qytet pėr vete dhe pėr fėmijėt, pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen, ėshtė pastrimi i qytetit nga vėshtrimi lakmitar i Polifemit tė majtė, shpėtimi i vendeve tė cilat pėr fat kanė mbetur deri tani pa u betonizuar.

    Rruga e vetme ėshtė shpėtimi i Tiranės nga udhėkryqi ku takohet politika e vjetėr e ndasive, fyerjeve, ofendimeve tė gjithė qytetarėve me kėtė qė i kanė bėrė Tiranės dhe mundėsitė e reja, zėri i arsyes dhe i shpresės; qerthulli i akuzave, konfliktit nga njėra anė dhe fryma e bashkėpunimit pėr tė bėrė Tiranėn qytetin qė ne duam dhe qė meriton mė shumė.

    Tiranėn nuk mund ta bėjė njė kandidat qė e ka parė gjithmonė me zgjimin e uritur tė ciklopit dhe ka dashur ta atrofizojė njėlloj si nė poemėn homerike, jo pėr tė mbetur personazh i pėrjetshėm, por pėr tė mėsuar njerėzit se sado tė ndėrrojnė kohėt, rreth nesh ka edhe Polifemė. Po njė "Trojė" tė shkatėrruar qytetarėt e Tiranės nuk e kanė hak. Nuk e meritojnė. Sepse, nė fund tė fundit njerėzit qė do tė votojnė nė 8 maj nuk janė dele qė presin radhėn e tyre, por qenie shoqėrore, me dinjitet, atė qė Tiranės i ka humbur.

    Ti udhėtar qė vjen pėr herė tė parė dhe shikon Tiranėn, pas datės 8 maj 2011, ti qytetar qė zgjedh pėr tė jetuar Tiranėn, ti student qė vjen tė mėsosh nė Tiranė, ti mėmė e re bebč qė dėshiron tė lindėsh nė Tiranė, ti njeri qė njė copė vend pėr varr e kėrkon nė Tiranė, ti i huaj qė vjen tė shohėsh kryeqytetin e Shqipėrisė e tė shėtisėsh nė Tiranėn pas datės 8 maj, ke pėr tė menduar e ke pėr tė thėnė: -Kėtu ka njerėz qė besojnė nė ndryshimin, kėtu drejton njė kryetar Bashkie qė pėr njerėzit dhe vetėm pėr njerėzit mendon e punon, ka shpirt tė mirė, ėshtė i drejtė dhe tolerant, nuk ngjason me atė qė ishte dikur, me Polifemin, larg qoftė. Kėtu ėshtė njeriu i duhur nė vendin e duhur dhe Tirana ka treguar menēurinė e saj me zgjedhjen e kandidatit tė Partisė Demokratike.
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #519
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Se desh as zoti kete Bashen qe na paska qene dhe kamarier.
    I iken dritat gjate emisionit, ters per zotin
    Ti msus shko votoje gjithsesi se te ka partija me kimet.
    Albania Uber Alles

  10. #520
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Uaau
    Ca krijimtarie demoleshe.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •