Roli i baxhanakut tė Berishės nė Gėrdec
SHEKULLI ONLINE
TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha ėshtė pėrpjekur gjithmonė qė tė shfajėsohet pėr Gėrdecin duke thėnė se ai ka mėsuar pėr tė vetėm pas shpėrthimit tragjik. Edhe pse ka miratuar vetė tė gjitha ligjet qė prodhuan tragjedinė, edhe pse i biri gjendet i pėrfshirė nė tė gjitha tentakulat e oktapodit tė Gėrdecit, Berisha insiston se nuk kishte dijeni. Kur u mėsua se njė prej personave qė kishte gjetur vdekjen nė Gėrdec ishte njė prej shefave, njė prej personave qė bėnin numėrimin e arkave me fishekė, Berisha sėrish nuk foli. Madje insistoi se nuk kishte dijeni pėr Gėrdecin. Njė ditė mė pas, teksa kryhej ceremonia mortore e kėtij njeriu tė quajtur Muhamet Hoxha, u mėsua se ai ishte baxhanaku i kryeministrit. E shoqja e viktimės dhe ajo e Sali Berishės ishin motra. "Nuk e kam njohur baxhanakun tim, mė erdhi shumė keq pėr tė por nuk e kam njohur. Mė ka ardhur njė herė pėr vizitė por atė ditė unė nuk isha nė shtėpi..." ėshtė justifikuar kryeministri pa iu dridhur qerpiku. Punėtorėt e Gėrdecit kanė zbardhur nė detaje se ēfarė pune bėnte baxhanaku i kryeministrit nė fabrikėn e vdekjes.
Dėshmitari Kledian Qefalia, ish- punėtor nė fabrikė, ka treguar se njė prej kolegėve tė tij kishte shkuar ta zgjonte nga gjumi Xhimin nė makinėn e tij, ku po flinte ditėn e shpėrthimit, por Xhimi kishte mbetur nė fabrikė.
Dėshmia e plotė
Pyetje: Ēfarė punėsh keni kryer nė sektorin privat prej fillim vitit 2007 dhe deri aktualisht ?
Pėrgjigje: Prej 2007 kam ndihmuar babanė tim, i cili ka njė punishte zdrukthtarie. Nė qershor tė 2007 kam filluar punė nė fabrikėn e demontimit tė municioneve nė Gėrdec, tė firmės Albademil, me pronar shtetasin Mihal Delijorgji. Nė lidhje me punėsimin tim nė kėtė firmė kam pėr t'u thėnė sa mė poshtė. Babai im ėshtė shok me shtetasin Seran Maēi, i cili ka punuar si magazinier i ndėrmarrjes MEICO nė Gėrdec. Nė njė takim qė babai im ka pasur me shtetasin Seran Maēi, ai i ishte shprehur Seranit se unė isha i pa punė dhe kisha nevojė pėr punė, Serani i kishte thėnė babait tim qė unė tė shkoja nė Vorė, ku punonte vetė Serani pasi ekzistonte njė mundėsi qė unė tė punoja aty ku punonte Serani, ai i kishte thėnė babait tim se puna nuk ishte e lodhshme. Ka qenė fundi i qershorit 2007, kur unė kam vajtur nė Vorė dhe kam komunikuar me Seran Maēin, i cili mė dha numrin e telefonit tė shtetasit Nazmi Isufi dhe mė tha qė tė komunikoja me tė. Sapo zbrita nga autobuzi nė Vorė, unė i rashė numrit tė telefonit tė Nazmiut dhe pashė qė ai ishte atje dhe po mė priste. U takova me Nazmiun dhe kemi shkuar nė fabrikėn e Gėrdecit. Atje unė u takova me Seran Maēin, tė cilin e kam njohur pėr herė tė pare si fytyrė nė Gėrdec. Serani mė tha se do tė punoja me ta, ai mė prezantoi me Haxhi Maēin, Nazmi Isufin dhe me Benard Kaēaēin ose Koēaēin. Serani mė tha se tha se do tė qėndroja nė njė kohė prove pėr tė parė se si do tė shkonte puna. Sapo kam filluar punė unė jam marrė vetėm me numėrimin e arkave me municion, nė makinat ushtarake qė vinin nga repartet ushtarake. Tė dhėnat qė ne mbanim nga numėrimi ia kalonim direkt Seran Maēit, sqaroj se tė njėjtėn punė me mua bėnin Nazmi Isufi, Haxhi Mara, Benard Kaēaēa si dhe i ndjeri Muhamet Hoxha, ku ky i fundit ka ardhur nė punė gjatė kontratės sė dytė dhe pėr tė unė e dija se quhej "Xhimi", pasi kėshtu e thėrrisnin tė gjithė, pėrveē kėsaj punė ne nuk kemi bėrė asnjė punė tjetėr. E them me bindje se personat qė ju pėrmenda mė sipėr, nuk kanė bėrė asnjė punė tjetėr pėrveē se numėrimit tė arkave me municion nė makinat e ushtrisė, pėrpara se kėto makina tė shkarkoheshin. Ju sqaroj se pa u bėrė numėrimi i arkave me municion nė makinat e ushtrisė, nga ana e grupit tonė, nuk shkarkohej asnjė makinė e ushtrisė. Pas mbarimit tė numėrimit tė arkave me municion mbi makinė, ne i thoshim Veizit ose Dritanit, qė kishim mbaruar punėn tonė dhe se mund tė procedohej me shkarkimin e makinė.
Pyetje: Si ishte mėnyra e pagesės, sa ishte paga juaj dhe nga kush ju ėshtė dhėnė paga?
Pėrgjigje: Ju sqaroj se pagesa bėhej nė dorė me dollarė amerikane, paga ime ishte 600$, rreth muajve nėntor, dhjetor
dhe janar 2007-2008, paga na u bė 400$ pėr shkak tė uljes sė ritmit tė furnizimit. Ju sqaroj se rrogėn unė e kam marrė nga shtetasi Seran Maēi, ndėrsa gjatė kontratės sė dytė me predhat mua nė tė shumtėn e rasteve rroga mė ėshtė dhėnė nga shtetasi Haxhi Mara, i cili ishte dhe pėrgjegjėsi i grupit qė rrinim natėn. Ju sqaroj se unė qe prej ditės qė kam filluar punė nė Gėrdec dhe deri ditėn qė ka ndodhur shperthimi kam shkuar gjithmonė nė punė ēdo ditė, po ashtu edhe grupi i personave me tė cilėt unė kam punuar kanė ardhur nė punė ēdo ditė, megjithėse punėtorėt qė merreshin me ēmontimin e municioneve ishin larguar, pasi nuk kishte mė furnizime.
Pyetje: A keni firmosur nė ndonjė bordero per marrjen e pagės dhe a ju ka dhėnė pagė nė ndonjė rast ndonjė personel i firmės Albademil?
Pėrgjigje: Unė nuk kam firmosur ne asnjė rast nė
bordero pėr marrjen e pagės, po ashtu nuk kam marrė pagė nga asnjė personel i firmės Albademil. Me sa kam dėgjuar unė rrogat tona vinin nga ndėrmarrja MEICO, por tė saktė nuk di dhe nuk kam pyetur asnjėherė pasi mė dukej e sikletshme qė tė pyesja pėr gjėra tė tilla.
Pyetje: A e keni pare tė vinte nė atė fabrikė ish drejtorin e ndėrmarrjes MEICO, Ylli Pinari?
Pėrgjigje: Unė kam dėgjuar se ai ka ardhur aty, por vetė nuk e kam parė nė asnjė rast pasi edhe unė vetė nuk e kam njohur mė parė pėr fytyrė.
Pyetje: A keni folur nė telefon apo jeni takuar me shokėt e grupit tė punės pas ngjarjes, nėse po ēfarė keni biseduar me ta ?
Pėrgjigje: Pas ngjarjes unė kam komunikuar nė telefon me Seran Maēin, numrin e telefonit tė tė cilit nuk e kam dhe nuk e kujtoj, di qė e kishte AMC me kontratė. Me Seranin kam folur nė dy raste, nė rastin e parė e kam marrė mbasdite ditėn e ngjarjes dhe e kam pyetur pėr shėndetin dhe e kam uruar qė kishte shpėtuar, po ashtu unė e kam pyetur Seranin pėr Endri Dvoranin dhe Muhamet Hoxhėn, pėr kėta dy persona Serani me ka thėnė se mendonte se kishin ngelur aty. Bisedėn e dytė e kam kryer tė nesėrmen e ngjarjes ditė nė tė cilėn unė kam mėsuar pėr vdekjen e "Xhimit" Muhamet Hoxhės dhe i kam kėrkuar qė tė shkonim pėr ngushėllim, Serani me tha se nuk do tė vinte dhe nėse doja mund tė shkoja vetėm, po ashtu ai mė tha qė tė mos e merrja mė nė telefon. Nė kėtė bisedė unė e kam pyetur edhe pėr makinėn e tij, pasi nga Haxhiu unė mėsova se Seranit nė vendngjarje i ishte djegur makina. Serani mė pohoi se ishte e vėrtetė qė nė vend ngjarje i kishte ngelur makina, por vetė nuk kishte pėsuar asnjė dėmtim. Nė momentin e ngjarjes ai kishte qenė tek dhoma (ku qėndronim ne tek ndertesa dy katėshe ku pihej duhani, sė bashku me Julianin, Nazmiun dhe Turin. Ne kėtė bisedė Serani u tregua tepėr i rezervuar dhe mė kėrkoi qė unė tė mos e bezdisja mė nė telefon duke me thėnė se kishte hallet e veta. Po ashtu unė kam folur nė telefon me Nazmi Isufin, kjo ka ndodhur rreth dy ose tre dite pas ngjarjes, ku unė e mora atė nė telefon pėr ta pyetur nėse kishte pėsuar ndonjė dėmtim dhe ai mė tha se nuk kishte pėsuar asnjė lloj dėmtimi, fakt te cilin mua ma kishte thėnė dhe Haxhi Mara. Tre katėr ditė pas bisedės sė parė me Nazmiun, ai mė mori nė telefon dhe kėrkoi qė tė takoheshim dhe jemi takuar nė njė lokal pėrballė shkollės Fan Noli. Nazmiu ka ardhur sė bashku me Haxhi Marėn. Aty Nazmiu na ka treguar rreth zhvillimit tė ngjarjes dhe menyrės se si kishte shpėtuar vetė. Nazmiu na ka thėnė se kishte shkuar tek makina e Muhamet Hoxhės dhe i kishte rėnė xhamit qė ai tė zgjohej, pasi Muhameti po flinte nė makinė. Nazmiu na ka thėnė se mė pas sė bashku me Seranin, Julianin dhe Artur Ballabanin kishin mundur tė largoheshin me vrap nga mbrapa godinės duke iu ngjitur kodres pėrpjetė. Mbaj mend qė Nazmiu na sqaroi se ishte i ēuditur pėr mėnyrėn se si kishin ndodhur ngjarjet. Po ashtu me Nazmiun dhe Haxhiun jam takuar edhe nė dy raste tek njė lokal tek teatri i operas dhe baletit. Nė tė dyja kėto takime ata mė kanė marrė nė telefon pėr tė takuar dhe unė kam shkuar atje. Qėllimi i takimeve sipas tyre ishte qė tė mos humbisnim lidhjet si shokė punė. Kujtoj se nė takimin e fundit prej Nazmiut mėsova se ai kishte regjistruar emrin nė bashkine e Vorės pėr tė marrė shpėrblim, ai me tha qė tė shkoja dhe unė pėr tė regjistruar emrin, pasi kishte mėsuar se do tė merrej njė shpėrblim prej 200.000 lekėsh tė reja pėr ēdo punėtor qė kishte punuar. Pėr Nazmiun di qė mė ka marrė me numrin e telefonit 0683834610, ndėrsa Haxhiu ka pasur numrin 0682958992, numra tė cilat unė i kam tė regjistruar nė telefonin tim tek numri 0684076320, numėr tė cilin unė jua kam dhėnė vetė, pasi ata kishin numrin tim tė parė 0683313628. Me Benardin unė jam takuar rreth dy herė pas ngjarjes dhe kemi biseduar pėr probleme tė ndryshme sidomos pėr punėn e shkollės, pasi ai ėshtė student nė Kamez nė degėn Orikulturė viti i 3-tė ose i 4-et.
Dua tė sqaroj se Gjatė kohės sė punės para ngjarjes me mirėkuptim, unė, Serani, Benardi dhe "Xhimi", nė punė shkonim me makinėn e njėrit prej nesh, i perhershėm ishte Nazmiu qė vinte me makinėn e Seranit pasi nuk kishte makinė. Takimin ēdo ditė e bėnim tek pallati i kulturės, ku aty pasi bashkoheshim niseshim pėr nė Gėrdec. Unė kam shkuar nė punė me makinėn. time Ford Eskort, me ngjyrė lejla, me targa tė Tiranės, por numrat nuk i mbaj mend, gėrma "P". Muhamet Hoxha ka pasur njė makinė tip Fiat Brava, me ngjyrė blu me targa Tiranė, numrat nuk ia kujtoj, pėr kėtė makinė di qė ka ngelur nė vendin e ngjarjes. Seran Maēi di se ka pasur njė benc me ngjyrė gri, me targa Tiranė, numrat e sė cilės nuk i kujtoj edhe makina e kėtij shtetasi di qė ėshtė shkatėrruar nė vend ngjarje. Ndėrsa Benardi ka pasur njė Pezho me ngjyrė jeshile, me targa Tiranė, numrat nuk mė kujtohen.
Pyetje: A ka pasur debate midis pjesėtarėve tė grupit tuaj tė punės?
Pėrgjigje: Debatet e vetme midis pjesėtarėve tė grupit kanė qenė pėr orarin e punės dhe pėr faktin se kush do te hypte pėr tė numėruar arkat me municion. Debat i madh ėshtė hapur kur ka ardhur nė punė i ndjeri Muhamet Hoxha, pėr tė cilin Haxhiu dhe Nazmiu debatonin sepse ai nuk hypte nė makinė per tė numėruar municionet.
Pyetje: A e njihni shtetasin Rahman Selmanllari, nėse po kur, ku nė ē'rrethana dhe ē'dini pėr tė?
Pergjigje: Unė shtetasin Rahman Selmanllari nuk e njoh fizikisht, por pėr tė kam degjuar se ai ishte njėri nga bashkėpronarėt e fabrikes nė Gėrdec. Gjithashtu krahas tij di qė pronar ishin Mihal Delijorgji, Davidi shtetas amerikan dhe Ylli Pinari si drejtor i MEICO. Kėtė gjė unė e kam mėsuar gjatė bisedave qė janė bėrė me punėtorėt nė kafenė dhe nė fabrikė, nuk jam i saktė por njė gjė tė tillė e kam mėsuar nga Vangjeli (Veiz Muco). Dua tė sqaroj se unė punoja gjithmonė turni i tretė dhe Gjatė kohės sė punės nuk e kam parė ndonjė herė shtetasin Rahman Selmanllari, por gjatė punės kam dėgjuar se ky shtetas kishte ardhur nė fabrikė paradite me makinėn e tij Benx ML.
http://www.shekulli.com.al/2009/05/1...-gerdec-1.html
Krijoni Kontakt