Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

    Gazeta Express: Dështimi i rebelimit të KPJ-së Klubi për Politikë të Jashtme ka provu

    Gazeta Express: Dështimi i rebelimit të KPJ-së
    Klubi për Politikë të Jashtme ka provuar të organizojë demonstrata kundër institucioneve të Kosovës, shkruan sot gazeta Express ndërsa zyrtarë të KPJ-së nuk e mohojnë se një nga qëllimet ka qenë edhe ”rrëzimi i pushtetit”....
    Postuar: 12:17:37 / 14.03.2011
    Gazeta shkruan se qta hartuan edhe Planin e Veprimit, se kishte koordinim edhe me opozitën, por se plani u refuzua nga shumica e OJQ-ve.
    Pas një diskutimi joformal mes pjesëtarëve të KPJ’së dhe disa OJQ-ve, më 3 mars është mbajtur një takim i përfaqësuesve të disa OJQ-ve. Takimi është ftuar nga Hajrulla Çeku, hulumtues në Klubin për Politikë të Jashtme dhe është mbajtur në zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) në Prishtinë. Menjëherë pas takimit, Çeku nëpërmjet një e-maili u dërgon dhjetëra OJQ’ve një Plan të Veprimit, në të cilin janë propozuar hollësisht hapat që duhet ndërmarrë shoqëria civile “për shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”.
    Në bazë të një komunikimi me e-mail dhe dokumentit të quajtur Plani i Veprimit, të cilat i ka siguruar gazeta Express, mund të kuptohet se plani është hartuar në Klubin për Politikë të Jashtme dhe u është servuar si i gatshëm OJQ’ve dhe individëve tjerë. (Gazeta Express)
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Pacolli i quan destruktive tentativat e shoqërisë civile
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i quajti destruktive tentativat nga ana e pjesëtarëve të shoqërisë civile për ta rrëzuar nga pushteti, siç raportuan ditë më parë mediat....
    Postuar: 03:29:42 / 14.03.2011
    “Unë besoj se shoqëria kosovare qoftë ajo civile ose edhe spektri politik janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe nuk kisha dashur që të keqpërdoren emrat e njerëzve të shquar që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj shoqërie. Mos të keqpërdoren emrat e organizatave jo-qeveritare që kanë pasur një kontribut të madh. Unë jam besimtar i gjërave konstruktive i veprimeve konstruktive dhe ne do të vazhdojmë punën pa marrë parasysh kush çka vepron”, tha Pacolli.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Dështimi i rebelimit

    Klubi për Politikë të Jashtme ka provuar të organizojë demonstrata kundër institucioneve të Kosovës. Zyrtarë të KPJ’së nuk e mohojnë se një nga qëllimet ka qenë edhe rrëzimi i pushtetit. Ata hartuan edhe Planin e Veprimit. Kishte koordinim edhe me opozitën. Por, Plani u refuzua nga shumica e OJQ’ve. Hashim Thaçi tha se pushteti nuk mund të merret me dhunë, e as të uzurpohet.
    Nga Bekim Greiçevci & Valmir Klaiqi më 14 mars 2011 në ora 09:39

    Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ) i Veton Surroit përveç si kritikues i ashpër ndaj pushtetit në Kosovë, javëve të fundit ka hartuar plane konkrete për demonstrata që, si qëllim final, do të kishin edhe rrëzimin e koalicionit qeverisës.

    Pas një diskutimi joformal mes pjesëtarëve të KPJ’së dhe disa OJQ’ve, më 3 mars është mbajtur një takim i përfaqësuesve të disa OJQ’ve. Takimi është ftuar nga Hajrulla Çeku, hulumtues në Klubin për Politikë të Jashtme dhe është mbajtur në zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) në Prishtinë.

    Menjëherë pas takimit, Çeku nëpërmjet një e-maili u dërgon dhjetëra OJQ’ve një Plan të Veprimit, në të cilin janë propozuar hollësisht hapat që duhet ndërmarrë shoqëria civile “për shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”.

    Në bazë të një komunikimi me e-mail dhe dokumentit të quajtur Plani i Veprimit, të cilat i ka siguruar gazeta Express, mund të kuptohet se plani është hartuar në Klubin për Politikë të Jashtme dhe u është servuar si i gatshëm OJQ’ve dhe individëve tjerë.
    Me plan ishin paraparë hollësisht aktivitetet që është dashur të fillojnë më 7 mars. Gjithçka do të përfundonte më 20 mars, me Protestën e Madhe para Qeverisë.

    “Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: protesta ditore, shkrime në gazeta, deklarata të përbashkëta publike, konferenca për media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna të tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punës, takime mobilizuese me studentët, performansa artistike, debate televizive, grupi në Facebook, posterët dhe fllajerët, protesta e madhe”, thuhet në preambulën e Planit të Veprimit që mban titullin “Fushatë e shoqërisë civile për integritet të institucioneve shtetërore”.

    Mediumi i parë që e ka botuar këtë plan është portali qendra.info, të shtunën.
    Por, shumica e OJQ’ve nuk iu përgjigjen ftesës së KPJ’së, ndërkaq ato pak OJQ që morën pjesë nuk u bindën që të bëhen pjesë e Planit të Klubit që, pa u konsultuar me ta, ua kishte përcaktuar rolet dhe detyrat, hollësisht.

    Për këtë nismë kundër institucioneve të Kosovës ka pasur konsultime dhe koordinim edhe me parti opozitare. Kjo mund të kuptohet qartë nga e-maili i Ramadan Ilazit, i Lëvizjes FOL. Ilazi fillimisht refuzon pjesëmarrjen e OJQ’së së tij në demonstrata, por ai tregon se kur është debatuar për nismën për demonstrata, është përmendur edhe një bashkërendim dhe koordinim me parti politike.

    “Ne mendojmë se aktivitetet e shoqërisë civile, sidomos kur organizohen në koalicion, nuk duhet të bashkërendohen dhe koordinohen me partitë politike, sepse kjo rrezikon të dëmtojë kredibilitetin e çfarëdo nisme që mund pastaj të quhet e shoqërisë civile”, shkruan Ramadan Ilazi në e-mailin e tij, më 7 mars.

    Nga iniciativa e KPJ’së tërhiqet edhe organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”.
    Mungesa e përkrahjes nga shoqëria civile detyron Klubin për Politikë të Jashtme që të pranojë dështimin e nismës për demonstrata dhe fushatë kundër institucioneve.
    Kjo konfirmohet në e-mailin e hulumtuesit të KPJ’së, Hajrulla Çeku, i shkruar më 7 mars, ditën kur ishte planifikuar të nisë zbatimi i planit.

    “Pas takimit të sotëm ku morën pjesë një numër i vogël i organizatave, si dhe pas deklarimeve të disa organizatave të tjera përmes e-mailit, mendojmë se duhet te tërhiqet propozimi për veprimin e shoqërisë civile në bazë të planit të veprimit që u qarkullua ditëve të fundit brenda këtij grupi të organizatave. Arsyeja kryesore është mungesa e energjisë së domosdoshme brenda këtij grupi të organizatave për të reaguar dhe vepruar ndaj dëmtimit të integritetit të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe jo vetëm”.

    Çeku shpreh mospajtim për vendimin refuzues të kolegëve të tij nga shoqëria civile.
    “Ne në KPJ mendojmë që detyra primare e shoqërisë civile është mbrojtja e parimësisë dhe interesit publik, e sidomos në rastet kur ka shkelje brutale të parimeve të demokracisë (e këtë parim OJQ-të e kanë të kodifikuar në misionet e tyre). Për më tepër, besojmë që veprimtaria e OJQ-ve nuk duhet të orientohet kah sigurimi i balanceve politike, ngase ky balancim do të nënkuptojë anësi politike dhe jo e kundërta”, shkruan ai.

    E-maili i pjesëtarit të KPJ’së përfundon në mënyrë ironike.

    “Ju urojmë të gjithë të mirat në shijimin e privilegjeve, rehatisë dhe të mirave të tjera që mund të ju sjellë veprimtaria në kuadër të shoqërisë civile”.

    Qëllimi final

    Hajrulla Çeku, hulumtues në Klubin për Politikë të Jashtme, ka konfirmuar të dielën për Express se ai është ndër iniciatorët dhe autorët kryesorë në KPJ, që hartoi Planin e Veprimit.

    “Dokumenti në fjalë është një draft, i cili është në përpunim. Nuk ka qenë kurrfarë dokumenti i finalizuar rreth të cilit janë marrë vesh organizatat. Ka qenë një draft të cilin e kam dërguar unë me e-mailin tim, në një numër të madh të organizatave. Aty, në atë dokument, ku përmenden emrat e disa individëve e organizatave, kanë qenë propozime që kanë dalë gjatë hartimit të planit nga disa organizata. Aty ka njerëz që nuk janë konsultuar ende, sepse nuk kemi mbërritur ende në atë fazën e implementimit të planit, sepse diskutimet vazhdojnë”, tha Çeku.

    “Kjo nuk është iniciativë e një organizate, por dikush është dashur ta shkruaj atë plan të veprimit dhe atë e kemi shkruar ne, gjegjësisht unë dhe pastaj është plotësuar”, ka shtuar ai.

    Çeku është hartuesi i planit, por thotë se ka përfshirë edhe idetë e të tjerëve, të cilët nuk i përmend me emër.

    “Një prej atyre që janë të involvuar për me e shty vullnetshëm këtë punë përpara është Klubi për Politikë të Jashtme. Fakti që unë e kam dërguar e-mailin, nuk më klasifikon automatikisht si iniciator të idesë së të tjerëve, sepse aty ka ide të të tjerëve. Por në këtë nivel të planit të veprimit, atë e kam bërë unë”, ka thënë ai.

    Zyrtari i KPJ’së thotë se plani nuk është diçka e pazakonshme, sepse “këto janë lëvizje normale që i bën shoqëria civile”.

    I pyetur se a është qëllimi final i Planit edhe rrëzimi i institucioneve, Çeku u përgjigj: “Paj, nëse në një moment evidentohet që integriteti, ta zëmë, i institucionit të Presidentit është dëmtuar deri në atë nivel, që duhet me u rizgjedhë Presidenti, po, edhe ajo kish me qenë njëra prej kërkesave. Por edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe për këtë opsion jemi të hapur. Por, nuk kemi mbërritur në atë fazë të konkretizimeve, sepse plani ende nuk është miratuar. Ai është ende i hapur për diskutim”.

    Pushteti nuk merret me dhunë

    Kryeministri Hashim Thaçi tha të mos jetë në dijeni për planin e KPJ’së, por theksoi se askush nuk duhet të pretendojë të marrë pushtetin me dhunë, sepse këtë nuk do ta lejonte populli i Kosovës. Ai i bëri këto komente në Aeroportin ‘Adem Jashari’, të dielën, pak para nisjes për një vizitë në Turqi.

    “Unë nuk jam në dijeni, por jam në favor të kultivimit të ideve, projekteve, alternativave dhe fuqizimit të institucioneve legjitime të Kosovës, prandaj qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe Qeverinë, edhe të gjitha institucionet. Natyrisht, edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe assesi të pretendojë ndokush përmes dhunës të uzurpojë apo të marrë pushtet. Diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë Thaçi.

    Ai deklaroi se demokracia i ka rregullat e veta të pjesëmarrjes në proces dhe besimit nga elektorati, nga qytetarët dhe jo të rrënimit apo pretendimit të dhunës ndaj institucioneve. “Diçka të tillë, qytetari i Kosovës nuk ka pranuar kurrë dhe nuk do ta pranojë as në të ardhmen, nuk do ta pranojë as bota demokratike, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Evropian”.

    Ai shtoi se nuk është mirë që shembuj të përcjellë në vendet përreth Kosovës, të barten në Prishtinë. “Dhe, diçka të tillë jam i bindur që qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë të ndodhë”, ka theksuar Thaçi.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Akuze per te cilen edhe Franc Kafka te "Procesi" nuk mund ta konceptonte. Po tregomeni shqiptare,
    1. si mund te behet nje puc (qe eshte ushtarak sipas definicionit) kur FSK-ja s'eshte e perfshire (me kushtin qe FSK-ja te ishte ushtri)?
    2. si mund te ishte grusht shteti kur asnje force politike s'ishte e perfshire?
    3. si mund te ishte tentim per permbysjen e pushtetit kur minimalisht nuk kishte nje plan per te marre objektet e nje rendesie te vecante (sic na meson Curzio Malaparte ne librin e tij "Teknika e Grushtit te Shtetit"?

    Pra kjo eshte nje fortune ne filxhan! Jo me kot thone mbrojtja me e mire eshte sulmi!

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Akuze per te cilen edhe Franc Kafka te "Procesi" nuk mund ta konceptonte. Po tregomeni shqiptare,
    1. si mund te behet nje puc (qe eshte ushtarak sipas definicionit) kur FSK-ja s'eshte e perfshire (me kushtin qe FSK-ja te ishte ushtri)?
    2. si mund te ishte grusht shteti kur asnje force politike s'ishte e perfshire?
    3. si mund te ishte tentim per permbysjen e pushtetit kur minimalisht nuk kishte nje plan per te marre objektet e nje rendesie te vecante (sic na meson Curzio Malaparte ne librin e tij "Teknika e Grushtit te Shtetit"?

    Pra kjo eshte nje fortune ne filxhan! Jo me kot thone mbrojtja me e mire eshte sulmi!
    Kjo eshte pjelle e Shikut, veq budallt e Thaqit munden me prrallos nji gja te ketille qe se hane as pleshtat..
    Gazetaret dhe OJQ-te po bajne revolucion... hahahhaaa
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    e gjithe kjo tematik eshte bere per te larguar vemendjen nga bisedimet kosov serbi, tash e kan kuptu qeveria jon se nga kto bisedime ne humbim serbia ne qdo rast fiton vetem shiqone mendimin e fundit te grupit nderkombetar te krizave ata po kerkojn autonomi per veriun andej ibrit po thojn qeveria spo mund me vu rend e ligj dhe madje ata thon se autonomi ne shkembim te njohjeve te reja, zgjidhja duhet te jet autonomia, qeveria jon me ket deshi ta terjek vemendjen diku tjeter te kto ojqt, kta vertet kishin nje plan ama jo per marrje te pushtetit si mund te besh grusht shtet kur ne kosove eshte prezente nato si menduan se do ta lejoj kfori nje gje te till, sa qesharak duken kta qeveritaret tan, ato ojq kerkuan te bejn te ditur se kta qeveritar po shkelin kushtetuten per qdo dit per qdo ore qe eshte fakt dhe protesta eshte metod legjitime e qdo organizate derisa ajo te jet paqesore

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Akuze per te cilen edhe Franc Kafka te "Procesi" nuk mund ta konceptonte. Po tregomeni shqiptare,
    1. si mund te behet nje puc (qe eshte ushtarak sipas definicionit) kur FSK-ja s'eshte e perfshire (me kushtin qe FSK-ja te ishte ushtri)?
    2. si mund te ishte grusht shteti kur asnje force politike s'ishte e perfshire?
    3. si mund te ishte tentim per permbysjen e pushtetit kur minimalisht nuk kishte nje plan per te marre objektet e nje rendesie te vecante (sic na meson Curzio Malaparte ne librin e tij "Teknika e Grushtit te Shtetit"?

    Pra kjo eshte nje fortune ne filxhan! Jo me kot thone mbrojtja me e mire eshte sulmi!
    Pajtohem me ju,cilsimi si puc i ngjarjeve ne Shqiperi me 21 janar dhe ketyre ne Kosove eshte gabim,ne Kosove kemi te bejm me nje pjes te ojq,gazetarve te tubuar rreth surroit te cilet jan kunder te gjitha qeverive ,ishin kunder Rugoves,Dacit,Haradinajt tani jan kunder Thacit.

    Surroi e provoi politiken,qytetaret nuk e votuan.
    Pushteti nuk rrexohet vetem me puc ushtarak,largimi i Nexhat Dacit dhe Bajram Kosumit nuk u be me puc,por me intriga e fushat mediale kunder tyre.

    Zbullimi i keti plani per "puc"mund te jet edhe edhe "shperblim"per surroin nga ambasadori Dell.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 15-03-2011 më 06:57

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Argatet e djallit bene llogarine pa hanxhiun.


    U kapen dore ne dore ne vallen e luciferit:politikane te opozites , perfaqesues te shoqerise civile,analiste e publiciste,gazetare e forumiste te paguar e te dirigjuar nga qarqet antishqiptare vendore e nderkombetare. mbeturina titiste e rankoviqiste.Te gjithe si korbat e hijenat me krrokame e kercnime,me shpifje ,intriga e genjeshtra u versulen mbi njeriun nr 1 te UÇK-se ,duke akuzuar per te gjitha ate dhe shoket e tij thuase ai ishte fajtori kryesor per vuajtjet e shqiptareve qe nga koha e Skenderbeut e deri sot.
    U bashkun ne kete valle te hijenave njerze te profesioneve dhe profileve te ndryshme,u vune ne sherbim te Unmikut,Euleksit,Dik Martit e Serbise ,dhe te djallit vete per ta rrexuar qeverine e pare te shtetit te pavarur te Kosoves.
    Nuk lane metode dhe mjet pa perdore per ta demonizuar dhe demkosur Rhaqin dhe PDK-ne.Nuk pyeten fare per qmimin qe duhej ta paguaj populli i Kosoves. Ndersyen me shpifjet e tyre prokurore e europarlamentare mbi qlirimtaret .Perdoren bllaca e marta per ta baltosur luften dhe luftetaret qe sollen lirine.

    Jo me Thaqin .Jo me PDK-ne ulurisnin ne korin e korbave Isa,Albini,Gjini,
    Te gjithe kunder Thaqit e PDK-se :Por i mundi Thaqi dhe PDK-ja qe te gjithe ata qe u perpoqen te bllokojne formimin e institucioneve te Kosoves,Ata te cilet per te realizuar qellimet e tyre apo direktivat e padroneve te tyre u perpoqen te prishin zgjedhjet dhe ta fusin Koosven ne spiralen e rratheve te ferrit per te cilen angazhoheshin Serbia dhe Rusia.

    Nuk hesituan keta argatet e djallit te sakrifikonin edhe lirine dhe pavarseine e Kosoves se ndryshe nuk mund te kuptohet bojkotimi dhe skjellja e tyre para ,gjate dhe pas zgjedhjeve.

    Harruan keta mjerane te shitur se nuk jane ata dhe padronet e tyre ata qe vendosin fatin e Kosoves ,por mbi te gjitha eshte sivrani ,eshte nje popull i shumvuajtur dhe i regjur dhe i pjekur nga zullumi i armiqeve dhe trathetareve .Nje populli i cili lau ne shekuj me gjakun e me te mireve secilen pellembe te kesaj toke martire per te perzene definitivisht hordhite serboqetnike nga keto troje. Eshte populli ai qe gjykon se kush do ti prije dhe ky popull tani e ka kuptuar kush jane bijte e tij te vertete dhe kush jane argatet e djallit te shitur tek te huajt dhe ky popull tani dine ti identifikoje argatet e huaj pa marre parasysh cilin kostum apo maske veshin.

    Te deshpruar dhe frustruar nga deshtimi kjo kaste argatesh te djallit dhe mendja e tyre e semuar shkoi aq large sa u perpoqen ta shendrrojne Kosoven ne Tunizi,Egjipt a Libi .O Zot sa large shkon imagjinata dhe ambicja e semuar e ketyre njerzeve sa te te shkatrrojne gjithe ate qe u fitua me gjakun dhe sakrificen biblike te tere nje populli qe u masakrua,deportua e shkattruua para syve te tere botes.

    Te qofsha fale ore populli im ,njerzit e thjeshte te Kosoves.Ju jeni ata qe i detyruat argatet e djallit te terhiqen me bisht nen kembe.Bene llogarine pa sovranin keta djaje ne krye me njeriun e krapines te cilit populli i dha kartonin e kuq ne zgjedhjet e vitit 2007.Populli u dha kartonin e kuq edhe gjithe ketyre argateve te djallit te cilet neqoftese vazhdojne me veprime te tilla populli do tu jep ate qe meritojne dhe marrin trathetaret e atdheut kudo ne bote.

    Une sot jam krenare dhe me optimist se kurre per ardhmerine e Kosoves dhe kombit shqiptar.Populli im nuk mashtrohet nga matrapazet dhe zagaret e huaj por ua tregoj vendin fundrrinave te cilet u perpoqen te permbysin frytet dhe vlerat e gjakut martir te bijeve dhe bijave me mira te tij.

    PS. Edhepse kam ndjere kundermimin e lajthitjes dhe trathetise nuk kam mundur te marre me mend se shqiptaret mund te shkojne aq large sa te shkelin mbi gjakun dhe lirine e atdheut te tyre per interesa te tyre dhe te padroneve,madje edhe me qmimin e kthimit ne erresiren e se kaluares.
    huazuar nga forumi kosova.de
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si u përgatit dhe si dështoi plani për rebelim i komplotistëve të Veton Surroit?
    Teuta Rexhepi
    Nuk është hera e parë që Surroi bën thirrje për padëgjueshmëri institucionale, megjithëse kësaj here nuk mund të thuhet se ka gabuar sikurse 15 vjet më parë, më 1996, kur kishte bërë thirrje për padëgjueshmëri ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, për braktisjen e tyre dhe pranimin e institucioneve të Serbisë.

    Plani i Veton Surroit për një padëgjueshmëri institucionale nga shoqëria civile, iu kthye në bumerang, duke u kthyer në padëgjueshmëri ndaj tij. Nuk është hera e parë që Surroi bën thirrje për padëgjueshmëri institucionale, megjithëse kësaj here nuk mund të thuhet se ka gabuar sikurse 15 vjet më parë, më 1996, kur kishte bërë thirrje për padëgjueshmëri ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, për braktisjen e tyre dhe pranimin e institucioneve të Serbisë si legale, braktisjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të hyrë në Kuvendin e Republikës së Serbisë, përkatësisht të Jugosllavisë së mbetur. Në fakt ai thirrjet për padëgjueshmëri ndaj institucioneve të shqiptarëve dhe ndaj Ibrahim Rugovës s’i kishte ndalur thuaja kurrë nëpërmjet medieve të tij.

    Pavarësisht se mohohet nga Klubi për Politikë të Jashtme se ky klub nuk ka gisht në rolin për thirrjet për padëgjueshmëri ndaj institucioneve të krijuara, gazeta “Bota sot” ka siguruar dokumente në bazë të të cilave shihet komunikimi përmes emaileve që për ditë të tëra ky klub është marrë me organizimin e takimeve, duke iu bërë thirrje organizatave tjera të shoqërisë civile që t’iu bashkëngjiten në planin e tyre për shprehjen e pakënaqësisë, që mund të çonin edhe në revoltë të shoqërisë civile dhe të tjerëve. Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ) përveç si kritikues i ashpër ndaj pushtetit në Kosovë, javëve të fundit ka hartuar plane konkrete për demonstrata që, si qëllim final, do të kishin edhe rrëzimin e koalicionit qeverisës. Pas një diskutimi joformal mes pjesëtarëve të KPJ-së dhe disa OJQ-ve, më 3 mars është mbajtur një takim i përfaqësuesve të disa OJQ-ve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Pajtohem me ju,cilsimi si puc i ngjarjeve ne Shqiperi me 21 janar dhe ketyre ne Kosove eshte gabim,ne Kosove kemi te bejm me nje pjes te ojq,gazetarve te tubuar rreth surroit te cilet jan kunder te gjitha qeverive ,ishin kunder Rugoves,Dacit,Haradinajt tani jan kunder Thacit.

    Surroi e provoi politiken,qytetaret nuk e votuan.
    Pushteti nuk rrexohet vetem me puc ushtarak,largimi i Nexhat Dacit dhe Bajram Kosumit nuk u be me puc,por me intriga e fushat mediale kunder tyre.

    Zbullimi i keti plani per "puc"mund te jet edhe edhe "shperblim"per surroin nga ambasadori Dell.
    O drenicak a e din kush mundet me rrzu qeverin kukull sot,ta them une.
    Me leshu zoti tadiqin e me ban nje telefonat te shkiet e hashimit e rrzon qeverin per 5 min,ti e din qe kjo qeveri eshte e ngritur dhe mbahet nga deshira e shkieve,nese ata duan e rrezoin hashimin ne kungull te kres,nuk e bejn ket sepse ju duhet hashimi,ne momentin qe nuk ju duhet errezoin qeverin.
    Kjo qeveri ka vetem 30% te shqiptarve,kurse 70% te shqiptarve nuk perfaqesohen nga kjo qever,prandaj nuk duhet me kan shume i menqur per te kuptu se keto shkrime te expressit jan te shkruara ne kabinetin e qeveris se ja po na pregaditet puq,qe per mua eshte qesharake.
    po them edhe nje her eshte fontan deshirash te shkieve kur duan ta rrezoin kete qeveri,kurse shqiptaret nuk mund ta bejn ne asnje variant

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •