Une nuk po te kuptoj s'pari cfar po thu? Cfar idhuj kam une? Ku e din qe kam idhuj une? Cilin idhull e kam t'jetes? Mo mo mos fol kur s'din se s'duhet, jo qe dicka po ty s'te kam pa ksajde qe moti e po ndokesh si antar i ri e kur s'e njeh dikend mos fol, se gabohesh ne mendimet e tua s'pari, e s'dyti ne njeriun qe nuk e njef.
Une dhe te tjeret ne kete bote prej fillesave te njeriut e deri me tash gjith e kemi kete problem, kjo jo vetem per ata qe nuk e besojn ZOTIN por edhe per ata qe e Besojn Zotin e kan problem. Jan disa gjera te paspjegueshme edhe ne ditet e sotme, qe nuk dhejne fryt ndaj ekzistences se ZOTIT. Kjo le ne pikepytje e gjithe njerzimin, qe s'eshte ende asgje e sigurt.
Tre idet ose pytjet qe i shtron ti mundesh ti gjesh ne Filozofi por duhet qe ti kuptosh ndjesit Shqisore te botes ne Realitet se ku gjindesh dhe cfar kupton me Racionalizmin tend ne te shprehur si Nihilizem, por perderisa nuk i shtjellon ndoshta ne menyren me te mire Filozofia atehere eshte e pamundur qe ti shpjegoj Dogmatizmi Fetar, sepse Dogmatizmi Fetar mirret me qeshtjen drejtperdrejt nga Hyjnira, kurse Filozofia i shqyrton ne menyra te ndara dhe Humane, dhe jo si te ardhura nga Hyjnia tek njeriu. Ne qoftese deshiron pergjigje per pytjet qe i ke shtruar nuk mundesh ti gjesh dot ne FE. Kjo e tregon jo efikasitetin e te shpjeguarit Feja. Kurse ne Filozofi hulumto, por ki me pas shum ndryshime t'mdhaja ndaj asaj Fetare. Sa qe ti ki me fillu me pas dyshime tek mendimet qe i ke perceptu dej me tash.
Filozofet per kete me pelqejn se mundohen qe ti japin opinionet e veta ne Njerzimin, por problemi eshte qe ti qe je Fetar dhe e ke ndonje Fe. Vet qajo Feja jote eshte qe e ka ndal njeriut ne te filozofuarit dhe ne mendimin e liris. Pra Filozofia eshte Gjithcka edhe ti po mundohesh me pranu qe Filozofia dhe Filozofet e kohes se Ilumunizmit jan nder njerzit me te mdhaj dhe me te mencur qe e kan ndryshu gjith rrjedhat e njerzimit prej Fejes dhe Zotit deri tek Filozofia Ateiste. Sa qe kjo Filozofi i ka tund Temelet e Feve si Krishterimi e Islami. Mundohu me gjet Zotin ne menyr te Filozofis se me Dogmat Fetare je i mposhtur qe tani qe po shkruaj une. Ne qoftese i bjen n'fije t'pakten atyre kunderthenjeve qe i kam postu me lart atehere do te kishte qen ide e mir, por s'ma merr mendja qe mundesh me i ra, se ka teper gabime.
Zoti ose Perendia qe e quan ti dhe qe mendon qe Ekziston Filozofet kan shtjellu shum probleme Dogmatike qe s'ja ka vlejt me u mirr hiq me to, por per me e shiku Fejen me nje kend me te mire u dasht me Filozofi, por ti ne qoftese e ki mendjen tek Filozofia atehere Zoti dhe Ekzistenca e tij kan me qen shum me te ndryshme sa qe e ke menduar me spjegimin e Feve. Vetem nje shtjellim t'vogel qe po mendon qe Zoti e ka kriju Universin s'mundet me qen e vertet...Universi si Universi i krijuar prej Materializmit nuk ka t'bej me asnje krijes jasht saj, se Materia eshte vet proces i shperthimit te madh, dhe s'ka perberje transcedentale prej askujt, por prej vetvetiut, kjo e ben kauzalitetin dhe krijon mbrenda kohes dhe hapesire. Qysh thote edhe Filozofi Panteist Baruch De Spinoza: Natyra e Krijuar, Natyra Krijon. Pra kjo eshte nje mendim shum i mir prej Filozofave se Universi eshte baz e Materializmit, dhe Materia s'ka veqori prej jasht vetes se vet, por mbrenda vetes se vet. E kurse ne Bibel e Kuran hasim se: Universi u Krijua nga asgjeja, kjo e humb efikasitetin se prej asgjes nuk e di une qe behet gjithcka, e kjo nja jep edhe nje shtytje tjeter qe bota dhe Natyra jan form e Materializmit dhe jo e Asgjes ne Gjithcka. T'lutem gabim je.
Kur po thua qe te shikojm lart eshte mjaft interesant, se kjo eshte nje gje interesante qe prej Botes tone qe jetojm ne eshte vertet nalt. Por kur thua per Universin gjigant qe e kena, bota nuk eshte as lart e as posht, por eshte ne qendrueshmeri te pasfundmes (infinit) qe nuk dihet se ku eshte posht dhe ku eshte lart, kjo eshte ne menyren e Filozofit, por ne Fe dhe fjalet e kota te njerzve mujna me has gjithcka qe mundohen me e pas besimin sa me te mire ndaj Zotit. E me kete kuptojm qe deri sa shikojm lart, ne jemi posht. Por pse ma mir nuk e tham ne kete menyren time: Ju shikoni lart sepse jeni posht, kurse une shikoj posht sepse jam lart (Fridrih Nice). Me kete qe e thash me kete thenje arrihet Mbinjeriu qe duhet te tejkalohet njeriu prej kesaj kalojm Mbinjeri qe Zoti hudhet posht, e ne vend te tij vjen Mbinjeriu une, ti dhe te tjeret.
Kot lodhen edhe Fet per me e arrit Supremacin ne kete bote ne Besimet e veta. Sepse deri sa eshte Feja s'ka as t'vertet, se prej nje Libri s'mundet me u gjet e verteta, por duhet me lexu shum libra per me gjet te verteten.
Edhe une deshta me e jap pytjen e njejt si ti: Kush eshte Zoti i Vertet?
Une me ato postimet dhe kontradiktat ne Bibel nuk po e shoh si te vertet. Pra mir eshte qe t'ja hedhim nje sy nga kontradiktat e Kuranit? Ndoshta mujna ta gjejm te verteten. Si thu a?
Krijoni Kontakt