Vjen Komenti i Par nga institucionet, Pak si Von,
Ma mir von se hiq
Pacolli: Të zbardhet vrasja e Leutrimit
07-03-2011 11:47 CET
(E plotësuar) Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një komunikate për medie, ka dënuar vrasjen e të riut 13-vjeçar, Leutrim Musliu, të shtunën në fshatin Uglar të Gjilanit.
“Vrasja e Leutrim Musliut është një akt i rëndë dhe i shëmtuar. Humbja e çdo jete të njeriut në kohën që po jetojmë, në Kosovën e lirë, është një ngjarje e rëndë për të gjithë dhe një humbje e pakompensueshme për familjen”, tha Presidenti Pacolli.
Presidenti Pacolli me këtë rast i shpreh Familjes Musliu, e cila ka humbur më të dashurin e saj, ngushëllimet më të sinqerta.
Ai gjithashtu kërkon nga organet përgjegjëse që të punojnë që sa më parë të zbardhin këtë rast dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.
. . .
Vrasja në Gjilan besohet të ketë qenë e qëllimshme
Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intenzive lidhur me vrasjen e një 14 vjeçari në Uglarë të komunës së Gjilanit. Pas incidentit të së shtunës, forcat policore arrestuan një të dyshuar serb, me inicialet Zh.S., ndërsa pas bastisjes së shtëpisë së personit në fjalë konfiskoi një pushkë gjuetie dhe 14 fishekë të kalibrit 16 milimetër.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, i tha Radios Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar tjetër dhe se gjatë hetimeve të deritanishme në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gjurmë që mbështesin dyshimin.
Ai nuk foli për motivet eventuale të shtënies me armë zjarri, por përjashtoi mundësinë që ajo të ketë ndodhur aksidentalisht.
“Besohet se është e qëllimshme dhe ata janë gjuajtur nga prita, por nuk mund të japim paragjykime se nga kush, pasi që ende nuk kemi dëshmi të mjaftueshme për t’i ditur motivet e kësaj vepre të rëndë, por sigurisht që hetimet në vazhdim do ta zbardhin këtë rast të rëndë”, tha Hashani.
Djaloshi i 14 vjeçar me përkatësi etnike shqiptare u vra të shtunën në fshatin Uglarë gjatë kthimit nga mali me qerre të ngarkuar me drunj
Krijoni Kontakt