Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 125
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Vjen Komenti i Par nga institucionet, Pak si Von,
    Ma mir von se hiq


    Pacolli: Të zbardhet vrasja e Leutrimit
    07-03-2011 11:47 CET
    (E plotësuar) Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një komunikate për medie, ka dënuar vrasjen e të riut 13-vjeçar, Leutrim Musliu, të shtunën në fshatin Uglar të Gjilanit.

    “Vrasja e Leutrim Musliut është një akt i rëndë dhe i shëmtuar. Humbja e çdo jete të njeriut në kohën që po jetojmë, në Kosovën e lirë, është një ngjarje e rëndë për të gjithë dhe një humbje e pakompensueshme për familjen”, tha Presidenti Pacolli.

    Presidenti Pacolli me këtë rast i shpreh Familjes Musliu, e cila ka humbur më të dashurin e saj, ngushëllimet më të sinqerta.

    Ai gjithashtu kërkon nga organet përgjegjëse që të punojnë që sa më parë të zbardhin këtë rast dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

    . . .

    Vrasja në Gjilan besohet të ketë qenë e qëllimshme

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intenzive lidhur me vrasjen e një 14 vjeçari në Uglarë të komunës së Gjilanit. Pas incidentit të së shtunës, forcat policore arrestuan një të dyshuar serb, me inicialet Zh.S., ndërsa pas bastisjes së shtëpisë së personit në fjalë konfiskoi një pushkë gjuetie dhe 14 fishekë të kalibrit 16 milimetër.

    Zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, i tha Radios Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar tjetër dhe se gjatë hetimeve të deritanishme në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gjurmë që mbështesin dyshimin.

    Ai nuk foli për motivet eventuale të shtënies me armë zjarri, por përjashtoi mundësinë që ajo të ketë ndodhur aksidentalisht.

    “Besohet se është e qëllimshme dhe ata janë gjuajtur nga prita, por nuk mund të japim paragjykime se nga kush, pasi që ende nuk kemi dëshmi të mjaftueshme për t’i ditur motivet e kësaj vepre të rëndë, por sigurisht që hetimet në vazhdim do ta zbardhin këtë rast të rëndë”, tha Hashani.

    Djaloshi i 14 vjeçar me përkatësi etnike shqiptare u vra të shtunën në fshatin Uglarë gjatë kthimit nga mali me qerre të ngarkuar me drunj
    BAC, SU KRY

  2. #42
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    nguhllime familjes
    zoti i vraft kta shkije keta terrorista
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Ngushllime familjes.
    Ku jane ata mjeranet islamik qe nuk marrin hak,per kete femije qe ka qene edhe shqiptar edhe musliman,harrova ,jane me shume te preukupuar per afganet!!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Krejte fajet policia e kosoves,me kan shqiptare moti e kishin nxone a kishin vra.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Shiqojini postimet tek vrasja e ushtarve dhe shikoni komentet te vrasjes se ketij engjulli,dhe do te shifet sa dhembje kemi per filizat shqiptar qe ju shuan jetet ne lule te femiris.Turp per te gjithe,nga ata me te lartit-Qeveritaret e deri tek antaret qe villnin vrer mbi ne ne baza fetare pa asnje shkas!


    E panjohura ceshtja eshte fare e thjeshte ne kete rast. Ne rastin kur dikush thote, serbin qe e vrau kete djalin e vogel duhet vrare , ne te tjeret i themi te lumte shko vraje ne do te te perkrahim.
    Dhe pajtohemi te gjithe me nje goje. Po ku ke pare ti shqiptaret te pajtohen te gjihte rreth nje ceshtje?
    Prandaj kjo teme nuk eshte interesante. Interesante eshte vetem kur te gjithe jemi kunder te gjitheve.

    Mjere prindet e djalit cfare do ti kujtojne atij. Nje 14 vjecar qe shkon te marre dru me qerre me kale ne pike te dimrit. I vrare ne kthim e siper. Me siguri i lodhur. Mjere per ne te gjithe.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vrasja e 14 vjeçarit besohet e qëllimshme

    Një fëmijë 14 vjeç është vrarë në orët e mbrëmjes të së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në malet ndërmjet fshatrave Uglar, i banuar me shqiptarë, dhe Pasjan, i banuar me serbë, raporton "Kosova Sot". Deri më tani Policia ka arritur ta ndalojë një person të dyshuar dhe i ka filluar hetimet për persona të tjerë. Sipas babait të viktimës, Rrahim Musliut, prind i tetë fëmijëve, ata janë sulmuar në një pritë të organizuar, kur po ktheheshin nga mali. Ai e përshkruan rastin, ku iu vra i biri 14 vjeçar, Leotrim Musliu, sikur të kishte qenë një luftë e vërtetë. Ai tregon se është qëlluar nga të gjitha llojet e armëve, edhe me bomba. “Kemi qenë duke u kthyer prej mali, së bashku me fshatarë të tjerë dhe pak pa hyrë në një rrugë që zbriste poshtë, jemi ndalur për t’i frenuar qerret dhe aty kanë filluar krismat. Djali më tha: “babë, më rroki!”. Donte të zbriste nga qerrja. Njërën këmbë e lëshoi, tjetrën nuk mundi se e lëshoi trupi. Kam bërtitur. Në atë moment ka ardhur njëri prej shokëve, Azemi, dhe më ka dhënë ndihmë. Me thanë, për 10 minuta djali ka qenë gjallë, jo më shumë. Ashtu e kemi sjellë deri te shtëpia. Prej aty e kemi dërguar në urgjencë, por ishte vonë, ai kishte vdekur”. Rrahimi e quan kurth ngjarjen që përjetuan. Thotë se të shtëna ka pasur nga të dyja anët. Sipas tij, kanë qenë dy grupe që kanë shtënë në drejtim të tyre. “Djali u vra prej anës së majtë, ndërsa kuajt janë vrarë nga ana e djathtë”. Ka pas gjithfarë të shtënash, nuk kishte pushkë që nuk ka shkrepur, edhe automatë e bomba, por bombat nuk kanë mundur t’i gjuajnë afër nesh. Ai thotë që djali i tij nuk është vrarë prej plumbi të automatikut, por nga nj një tjetër lloj arme.



    Hetimet e Policisë lokale

    Ngjarja është konfirmuar edhe nga zyrtarët e stacionit policor në Gjilan. Togeri Ismet Hashani ka thënë se njësitet patrulluese kanë shkuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal, prej nga janë informuar për një person të plagosur me armë zjarri dhe aty, nga mjekët kujdestarë, kanë mësuar se viktima kishte ardhur pa shenja jete. Më pas, nga dëshmitarët e rastit, Policia e ka mësuar ngjarjen. Sipas dëshmive, babai bashkë me djalin 14 vjeç ishin duke u kthyer nga mali për në shtëpi, ku e kishin ngarkuar qerren me dru, kur dikush nga mali kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast është qëlluar 14-vjeçari nga fshatin Uglar, komuna e Gjilanit. Personi i plagosur menjëherë ishte transportuar në drejtim të Emergjencës së Spitalit Regjional të Gjilanit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në rrugë e sipër. Hashani ka thënë se në vendngjarje, Policia e ka gjetur një qerre të ngarkuar me dru dhe dy kuaj, njëri prej të cilëve ishte i qëlluar me armë zjarri.



    Arrestohet një i dyshuar nga Pasjani

    Policia ka arritur ta ndalojë serbin Zh. S. (1967), shtetas i Kosovës, banor i fshatit Pasjan, komuna e Parteshit, i cili dyshohet të ketë lidhje me rastin, ndërsa po gjurmohet për të dyshuar tjerë të mundshëm.



    Pacolli kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së Leutrim Musliut

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dënoi vrasjen e të riut 14-vjeçar Leutrim Musliu, të shtunën në fshatin Uglar të Gjilanit. “Vrasja e Leutrim Musliut është një akt i rëndë dhe i shëmtuar. Humbja e çdo jete të njeriut në kohën që po jetojmë, në Kosovën e lirë, është një ngjarje e rëndë për të gjithë dhe një humbje e pakompensueshme për familjen”, tha Presidenti Pacolli.

    Presidenti Pacolli me këtë rast i shpreh Familjes Musliu, e cila ka humbur më të dashurin e saj, ngushëllimet më të sinqerta. Ai gjithashtu kërkon nga organet përgjegjëse që të punojnë që sa më parë të zbardhin këtë rast dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

    KOSOVA SOT

    P.s. Bazuar në burime të afërta dhe konfidenciale, Leotrim Musliu është varrosur sot, më 7 mars 2011 në varrezat e fshatit Uglar të komunës së Gjilanit. Të pranishëm, me rastin e ceremonisë së varrimit, ishin familjarë, nxënës, mësimdhënës, banorë të fshatit Uglar e fshatërave përreth, përfaqësuses institucionesh lokale, etj.

    Shpirti i Leotrimit u preftë në paqe!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Krasniqi dhe KMDLNJ dënojnë vrasjen e Leutrim Musliut

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dënoi ashpër vrasjen e fëmijës Leutrim Musliu në fshatin Uglar të Gjilanit, duke e quajtur akt tejet të rëndë kriminal dhe të shëmtuar.

    “Vrasja e 14-vjeçarit, Leutrim Musliu ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Kosovës shpreh dhembjen dhe njëherësh familjes Musliu u shprehim ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

    Kryekuvendari theksoi se kjo vrasje është një akt tejet i rëndë kriminal dhe i shëmtuar, ndërsa kërkoi nga organet e rendit që sa më parë kriminelët t’i vë para organeve të drejtësisë.

    Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) dënoi fuqimisht vrasjen e 14 vjeçarit, Leutrim Musliut nga fshati Uglar i Gjilanit.

    KMDLNJ tërhoqi vërejtjen që siguria në Kosovë është duke u cenuar rëndë si pasojë e neglizhencës së organeve që duhet të merren me sigurinë e qytetarëve.

    “Sipas informacioneve që posedon KMDLNj del se kjo vrasje është kryer nga pusia gjë që edhe njëherë dëshmon pasigurinë në Kosovë. Vrasja e ndodhur në këto rrethana del se ka motive etnike. Një gjë e tillë duhet të jetë alarm për institucionet e Kosovës”, thuhet në reagim.

    KMDLNj kërkon nga organet kompetente që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #48
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Ngushellime te sinqerta familjes.
    Turpe ju legena qe e krahasoni e sterkrahasini me vrasjen e amerikanve e fe e sterfe.
    Serbi e greku na kan vra tashe 1000 vjete e do na vrase sa here te jemi te perqa e te pakujdesshem.Kurre pa bashkim komtare kosova nuk ka me pase shume suksese.
    Edhe ju kosovare kthehuni e mbroni vatanin e hiquni plehrave te pakistanit,bangladeshit afganistanit e libise...

  9. #49
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ngushllimet e mia me te sinqerta familjes ,ngushllime dhe juve vllezer dhe motra shqiptare,qe vrasjen e ketij djaloshi e perjetuam me shume dhemje,Paqja dhe perjetsia qofte mbi te....

  10. #50
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Shiqojini postimet tek vrasja e ushtarve dhe shikoni komentet te vrasjes se ketij engjulli,dhe do te shifet sa dhembje kemi per filizat shqiptar qe ju shuan jetet ne lule te femiris.Turp per te gjithe,nga ata me te lartit-Qeveritaret e deri tek antaret qe villnin vrer mbi ne ne baza fetare pa asnje shkas!
    Ne rradhe te pare , ngushellime familjes .Nuk ka gje me te tmerrshme te te vrasin femijen .

    E Nderuar nqs ky baba do ja numerote ne lule te ballit atyre qe i vrane femijen, do i kendohej kenge .
    Rasti i ushtarve kishte nje motiv jo aq sa ti thurnim levdata 21-vjecarit.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •