Ja edhe linku :
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63311Ekzekutohen katër shqiptarët e rrëmbyer në Afganistan
Spin Boldak/Afganistan, 13 mars - Një zëdhënës i Talibanëve tha sot se katër të huaj të rrëmbyer në Afganistan janë ekzekutuar pas urdhërit të liderit të Talibanëve Mulla Mohamed Omar, njofton Rojter.
Zëdhënësi i Talibanëve tha se ata ishin rrëmbyer në Afganistanin Jugor të shtunën. Tre prej tyre ishin shqiptarë dhe një gjerman.
Një zyrtar i kompanisë Ekolog në Kabul, ndërkaq tha se të katër punëtorët e saj të zhdukur ishin shqiptarë.
Sipas Rojterit, nuk ka konfirmime nga burime të pavarura për ekzekutimin e tyre.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi se katër shqiparët e rrëmbyer janë shtetas të Maqedonisë.
Krijoni Kontakt