Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 40 prej 111 FillimFillim ... 3038394041425090 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 1106
  1. #391
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Turp per Kosovaret.Ky person dhe familja e tij duhej len ne dor te Serbit!Asgje me shume.
    Pse ja fut kot ashtu me pergjithesime?

    Brenda nje familje nganjeher vete prinderit nuk mund ta kontrollojn femijen e tyre, te mos flasim per nje shoqeri te tere me 2 milion banore.

    Amerika e di qe ne jemi popuj miq, pavarisht ketyre individeve qe sigurisht nuk e kan perjetuar ndihmen amerikane sepse disa kan lindur dhe jan rritur jasht kosoves dhe nuk ja dijn vleren roberis dhe liris.

    Ai kosovar, besa edhe shqiptar qe nuk eshte mirnjohes ndaj ndihmes amerikane ne kosove, ai nuk ka vlera njerzore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 03-03-2011 më 12:24
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #392
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    nuk kuptoj pse e quni terorist , po te ishte terorist ai kishte explozu edhe vet aty , skuptoj pse shqiptaret e "mir" nuk flasin mir por nuk din tjera fjale veq, taliban, musliman, benglladen,terorist !

    mjer kush ju ka ne forum e ne shtet !
    po sa folni keq lexoni se ndoshta nuk asht qashtu ! une i bena vetes pyetje,:
    pse ai ne autobus me ushtar ?
    pse ai i armatosur ?
    pse ai vrau vetem disa ?
    pse ai shpetoi ?

    presim lajmet e vertet se te kota si shum her kemi ketu ?

    darius ai gjen lajmet e sakta , ku asht asht tani ?
    Termi "terror" nënkupton një metodë lufte grupesh apo lëvizjesh politike që duke mohuar ose duke parë të mohuar mundësinë e arritjes së objektivave të tyre me mjete ligjore, i drejtohen mjeteve të dhunës së orgnanizuar për të përmbysur një realitet politiko-social. Në kuptimin më specifik është një etiketë që vesh grupe që praktikojnë këtë metodë ku mund të dallojmë vrasjen, dhunën fizike, luftën, me qëllim nënshtrimin. Ajo çfarë ngatërron dhe nuk ke të qartë është mënyra se si ndiqet për të vënë në jetë këtë terror, ku matet IQ-ja e terroristit - nëse ai e vret veten ose jo gjatë sulmit terrorist. Kjo është çështje indoktrinimi që nuk vë në dyshim metodologjinë e ndjekur.
    relata refero

  3. #393
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2011
    Vendndodhja
    Shkup-Çamëri
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Mjaft se na hapet barkun me kete vetviktimizimin tuaj tipik. Ca ofendim me te madh do ti se veprimi i ketij talibani? Mos i ndryshoni drejtim temes se jeni bere te neveritshem. E di ti qe shumica e ketyre qe kane shkruar ne kete teme i perkasin fese myslimane? Jeni te dalldisur nga feja dhe kujtoni se te gjithe e kane mendjen aty. Te gjithe ata qe kane shkruar kane denuar veprimin dhe faktin qe nje shqiptar mysliman ekstremist kryen nje akt terrorri.
    Po ku e pa ti qe mbrojta ate dhe veprimit e tij ?
    Qe shumica ne kete theme jane musliman , me sa e pashe e kane denuar gati se te gjithe kete idiot por ju shfrytezoni rastin si gjdo here me pare per te ofenduar shqiptaret musliman ( nuk po te drejtohem ty ) , se betohem qe ketyre qe sulmojne nuk ju intereson ne asnje moment ky rast sikur "TURP PER KOMBIN" .

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Një minutë heshtje për pilotët e vrarë amerikanë



    Prishtinë, 3 mars – Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dënoi ashpër aktin e djeshëm të vrasjes së dy pilotëve ushtarakë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka. Në emë të deputetëve, kryekuvendari Jakup Krasniqi u shprehu ngushëllimet më të thella popullit amerikan dhe familjeve të pilotëve të vrarë. Deputetët pastaj nderuan me një minutë heshtje dy viktimat e aktit të çmendur të kosovarit Uka në Frankfurt.

    koha.net

  5. #395
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Deri tash nga ate cka kam lexuar ne mediumet gjermane nuk mesohet nje anetaresi e keti djalit ne ndonje grupp terrorist. Te shpresojm se kjo ka qene nje veper individuale, dhe nje "amok" i nje individi me motive urrejtje ndaj amerikaneve. Organizata te tilla (te tipit al kaida e gjetiu) ne vendin tone jo qe nuk kan hapesire, por edhe nuk ekzistojn. Thjesht, sepse nuk kemi ne kohe te miremi me interesat e arabve, ne kemi interesat shqiptare.

    Une jam i bindur, se ata qe e vleresojn kete ndodhi, jane te tille, qe nuk i tollovitin punet. Faje nuk ka aspak populli shqiptare per veprat e individeve. Ata gjithsesi nuk mund te kontrollohen, pra "amoke" te ketij lloji, por edhe me motive tjera, mund te kete ne cdo kohe dhe ne cdo vend. Eshte thjesht "rastesi", qe ki djaloshi na qenka shqiptare.

    tung
    Ndoshta kjo vrasje munde te jete rastesi , pore ne shqipetaret duhet te bejme nje analize qe jepe shume hapsire per te menduare dhe per te kerkuare nje pergjigje te sakte, se pse nje shqipetare ta beje kete akte ????

    Vrasja munde te jete ;

    Motiv mafios
    Motiv fetare.
    Motiv i manipuluare.
    Motiv politik,per prishjen e marredhenieve te mira shqiptaro-amerikane
    Motiv bisnesi, ose ose shume e shume dyshime per vasjen .

    Motiv politik :Mendimi ime eshte se , ndoshta shqipetari Arif Uka, nuk eshte vrasesi , per arsye shume te ndryshme. Arif Uka ,munde te jete vetem nje viktime jo e rastit , pore mire e organizuare nga agjenci te cilet marredheniet shume te mira ndermjet shqipetareve dhe amerikaneve nuk i konvenojne evropes. Arif Uka ,per propagande eshte dashur te jete me nacionalitet shqipetare .Fatin e Arif Ukes munde ta kishte c'do shqipetare per ti plotesuare propagandat e agjencive sekrete ne evrope.

    Motiv fetare : Shqipetaret ne pergjithesi nuk dine te bejne terrorizem qofte politik , apo fetare. Terrorizmi nuk eshte tradite e shqipetareve.

    Motiv manipulimi : Ne kete raste per interesa te huaja munde qe i riu Arif Uka te jete manipuluare me shuma te medha te hollave ,per ti plotesuare deshirat politike antishqipetare.

    Motiv mafioz : Per motive mafioze ka mundesi qe c'do i ri shqipetare te involvohet ne keto vrasje . Vrasjet per motive mafioze nuk njohin nacionalitet qofte amerikane apo shqipetare .

    Akti i shemtuare qe ka ndodhur dhe si vrases mbetet shqipetari me prejardhje nga Mitrovica eshte akte per ta denuare gjithe shqipetaret , pore duhet te kemi durim dhe te shohim se eshte planifikuare filmi. Kenga i ndegjohen mrapa.

  6. #396
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Qytetarët e Pejës nderojnë dy ushtarët e vrarë amerikan



    Sheshi i qytetit të Pejës të enjten është mbushur më qirinj, të cilët janë ndezur për të nderuar dy ushtarët amerikan, të cilët u vranë të mërkurën në Gjermani nga një i ri me prejardhje nga Mitrovica.

    Qytetarëve të shumtë iu kanë bashkuar edhe kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha, si dhe përfaqësues të biznesit në qytetin e Pejës, Elkos Group –ETC, Dukagjini Group, Devolli Group si dhe përfaqësues tjerë.

    Duke iu shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe gjithë popullit amerikan, ata dënuan këtë akt kriminal, të cilën e quajtkan si akt që nuk përkon me popullin shqiptarë.

    Më tej u tha se populli i Kosovës i është falënderues popullit amerikan për përkrahjen që gjithmonë kanë Kosovës./Telegrafi/

  7. #397
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Pse ja fut kot ashtu me pergjithesime?

    Brenda nje familje nganjeher vete prinderit nuk mund ta kontrollojn femijen e tyre, te mos flasim per nje shoqeri te tere me 2 milion banore.

    Amerika e di qe ne jemi popuj miq, pavarisht ketyre individeve qe sigurisht nuk e kan perjetuar ndihmen amerikane sepse disa kan lindur dhe jan rritur jasht kosoves dhe nuk ja dijn vleren roberis dhe liris.

    Ai kosovar, besa edhe shqiptar qe nuk eshte mirnjohes ndaj ndihmes amerikane ne kosove, ai nuk ka vlera njerzore.



    Ne fakt te jap te drejt se s'mund te besh pergjithesime! PO e keqja eshte se i doli emri edhe nje shqiptari i perzier me veprimtarine e teroristave.kshuqe e kupton vet ti .E mira e tjetrit s'te ze edhe kur e ke afer fare, por e keqja te ze edhe kur e ke te larget.Pra nje minus per gjithe shqiptaret.Kur kalojne shqiptaret neper aeroporte ne USA si kontrollon njeri me himtesi sic kontollohen Arabet.Tani mbase .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elonaa : 03-03-2011 më 12:58
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  8. #398
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2011
    Vendndodhja
    Shkup-Çamëri
    Postime
    96
    Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
    Murat Uka, babai i Arid Ukës, 21-vjecarit, i cili dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janë të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.
    “Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për media.
    Edhe të afërmit e Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e dënojnë sulmin mbi ushtarët amerikanë.
    Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes, sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.
    Aridi i pranon vrasjet
    Arid Uka, 21-vjeçar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
    Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
    Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.
    Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezevuar. Nuk kishte miq”.
    Ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se cak i sulmeve të tij ishin ushtarët amerikanë.
    "Hetimet kanë treguar se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist", citon AP deklaratën e Reinit.
    Uka ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë, ndërsa ka plagosur dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
    * * * * * *
    Organet e sigurisë po hetojnë nëse akti ishte terrorist
    Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, kanë thënë se emri i të dyshuarit është "Arid" jo "Arif," duke shtuar se ai është lindur dhe edukuar në Gjermani, ku edhe familja e tij ishte shpërngulur 40 vjet më herët.
    Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.
    Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
    Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.
    * * * * * *
    Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
    Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
    SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.
    Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
    Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.
    * * * * * *
    Prokurorët federalë në Gjermani i kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
    Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.
    "Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.
    Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
    Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
    Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik
    http://www.botasot.info/def.php?id=107201

  9. #399
    Akoma ju me myslimanizma, vahabizma, xhihad e tersi versi....
    Qe ky vrasesi na paska vrare tani, duke thene "Zoti eshte i Madh"; ky lloj "njeriu" nuk ka Zot fillimisht, dhe nuk arrije ta kuptoj se ke quan Zot, se eshte nje fjale qe nuk ua nxe goja, ketyre te llojit te tij.

    Sa per ata hajvanet e asaj faqeje gjoja islamike, nuk di se cfare feje kane keta njerezit e shpellave, se ne Librin qe ata pretendojne se besojne, thuhet shume qarte: "Ne Fe nuk ka dhune"

    Po e di se ku qendron problemi i llojit te tyre, sepse keta kane probleme me veten. Eshte si puna e atij shembullit qe jep Platoni, me njerezit e shpelles qe kane frike nga hija e tyre dhe nuk arrijne te dalin ne Drite!

  10. #400
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ky ne baze te shijes se tij, pavarisht qe paska tejkalu moshen e adoleshentit, ky me mentalitet paska stagnu si adoleshent.

    Ja disa shije dhe preferenca te tij ne fb:


    Artet dhe Argëtimet
    Televizion


    Shpija e Kosoves

    Aktivitetet dhe Interesat Të tjera


    Arsenal Fc Kosova Fans, ARSENALI ZEMRA JONE, Muharrem Alidema, "Hacker Kuksian", Pro-Tech Crew , '''Albania Hacker Group''', PC Hackers, I love Eminem, It's 00:00, I <3 My BfF <3<3<3<3, Shoqëria "Bashkimi Shqiptar", Jeta ne mes te Yjeve, Frankfurt, Germany, ALLAH, Al Qa'ida, Une Jam Musliman, JETA OSH QEFdhe 2 më shumë

    Të dhënat kryesore

    Rreth: Arid nuk ma nin per kerkon...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 40 prej 111 FillimFillim ... 3038394041425090 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •