TIRANE- Zemra e kėngėtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit Emmy ėshtė ndalur sė rrahuri sot paradite nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė. 22 vjecara nuk ka mundur ti mbijetojė plagėve tė rėnda tė marra nė kokė nga njė pėrplasje me makinė, nė orėt e vona tė sė shtunės nė tė dalė tė njė pubi nė afėrsi tė zones se Varrit tė Bamit, nė Tiranė.
E reja ndodhej nė koma dhe mjekėt kishin deklaruar se lėndimet nė tru kishin qenė tė rėnda dhe vetėm njė mrekulli mund ta shpėtonte.
Policia arrestoi ne flagrancė,tė dyshuar si autor, biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se ėshtė autor i plagosjes sė qėllimshme tė kėngėtares sė re.
Sipas mediave nga tė dhėnat qė shoqėrojnė ngjarjen e rėndė saktėsohet se mes kosovarit, dhe tė resė shqiptare kishte ekzistuar dikur edhe njė lidhje intime. Ndėrkohė qė tė shtunėn mėsohet se ka pasur njė sherr mes tyre, brenda pubit. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se 44 vjecari nga Peja, baba i pesė fėmijėve nga dy martesa tė ndryshme, ishte biznesmen i fuqishėm nė lėmin e restoranteve dhe pub-eve nė Prishtinė e nė disa qytete tė tjera tė Kosovės,
Elsina Idershai 22- vjeēarja me origjinė nga Skrapari ndryshe Emmy, ėshtė bėrė e njohur katėr vitet e fundit nė Shqipėri dhe Kosovė. Disa nga kėngėt e saj mė tė suksesshme janė: "Let it play", "Pse tė dua ty", "Rastėsisht u pa¬mė", "A ma jep", etj.
Me tė mėsuar lajmin familjarėt Elsinės qė ndodhen nė Greqi ishin nisur urgjentisht drejt Tiranės, ndėrsa nė dyert e spitalit gjatė ditės sė djeshme janė parė disa kėngėtare tė njohura tė skenės si: Ingrit Gjoni, Rezarta Shkurta, Ronela Hajati, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
---------------
E tmerrshme! E shtypur qėllimisht! R.I.P
Krijoni Kontakt