
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Presidenti kazanovė, zonja e parė ruse
Publikuar: Sot, mė 23 shkurt 2011
Prishtinė, 23 shkurt- Biznesmeni qė i hyri nė mėnyrė aktive politikės nė vitin 2006, me krijimin e Aleancės Kosova e Re, nuk e fsheh tė vėrtetėn se nė tė kaluarėn e tij nuk ka bėrė jetė tė qetė familjare. E pranon qė ka pasur lidhje martesore dhe jashtėmartesore me sė paku katėr gra. Me tri prej tyre, ka edhe fėmijė. Nė librin autobiografik Nga sfida nė sfidė, tė cilėn e ka botuar nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Pacolli thotė tė mos e ketė dėshiruar njė rrjedhė tė tillė tė jetės, por ja qė nuk kishte mundur ta ndryshonte atė. Nuk ėshtė se nuk e dėshiroja, nuk ėshtė se nuk isha i gatuar pėr kėtė, por thjesht e kisha tė pamundur. Puna e pandėrprerė, udhėtimet e shumta, ndėrrimet e shpeshta tė vendbanimit, tė gjitha kėto krijojnė rrethana qė tė mos mund ti kushtohesh familjes, asaj qė quhet familje e ngushtė, shpjegon ai. Martesa e tij e fundit, ėshtė e lidhur me Mashėn. Tash, ajo ėshtė zonja e parė e Kosovės. Ėshtė nga Rusia, por Pacolli thotė tė ketė prejardhje burjate. Ky ėshtė njė popull mongol qė kryesisht jeton nė Rusi. Ndonėse nuk janė popull i madh nė numėr, as gjysmė milioni, ata flasin gjuhėn e tyre burjate. Masha, siē tregon Pacolli, ėshtė nė moshėn 30-vjeēare dhe i pėlqen tė merret me art. Aktualisht, ajo udhėheq fondacionin Ibrahim Kodra dhe organizon ekspozita dhe vernisazhe tė ndryshme. Veē kėsaj, Masha e udhėheq edhe galerinė e pėrhershme tė arteve, e cila gjendet ne hotelin e tė shoqit Diamond gallery. Pacolli thotė se ajo flet rrjedhshėm pesė gjuhė, pėrfshirė kėtu edhe gjuhėn shqipe.
Me Mashėn, Pacolli i ka tre fėmijė: Hanėn pesėvjeēare, Isėn trevjeēar dhe Diarin, i cili ende si ka mbushur njė muaj.
Hana ia ka ripėrtėrirė emrin e hallės sė madhe tė Pacollit, Mihanės, kurse Isa, bart emrin e gjyshit tė tij.
Pėrveē fėmijėve qė i ka me Mashėn, Pacolli i ka edhe dy vajza tė tjera, nga lidhjet jashtėmartesore.
E madhja ėshtė Arbėresha, e lindur mė 1977, e qė jeton nė Austri, dhe tjetra ėshtė Selena, 24-vjeēare. Tė parėn e ka me njė austriake, kurse tė dytėn me njė sllovene. Arbėresha, siē thotė Pacolli, ka studiuar nė ShBA, dhe tani punon pėr njė bankė tė madhe austriake. Ndėrsa Selena, emri i sė cilės po tė pėrkthehet nga greqishtja i bie Hana, thuhet se ka studiuar dhe ende studion nė Lugano, Cyrih dhe nė Londėr.
Pacolli tregon pėr tė se i pėlqen tė udhėtojė dhe tė kalėrojė. Thotė se ajo ka qenė shpesh edhe nė Shqipėri ku edhe ka zėnė miq. Mė dėshirė tė Pacollit, ajo do tė martohej pėr ndonjė shqiptar, megjithatė, ai nuk dėshiron tė ndėrhyjė nė fatin e jetės sė saj. Pėr tė Pacolli thotė se ėshtė ekonomiste e mirė dhe se i pėlqen arti.
Presidenti ka dėshirė qė ti lidhė sa mė shumė fėmijėt me Kosovėn. Beson se deri diku edhe ia ka arritur ta bėjė kėtė.
(Fėmijėt v.j) flasin shqip shumė mirė, vijnė shpesh nė Kosovė, ku kėnaqen shumė dhe mė ēlodhin me lodrimet e tyre, shkruan ai.
Pacolli, nuk ka arritur ta ketė sė paku njė trashėgimtar me ish-kėngėtaren e njohur italo-shqiptare, Ana Oxa, edhe pse mė tė ishte i martuar pėr pak vite.
Ai konsideron se ka qenė mjaft i hapur pėr tė kaluarėn e tij dhe pėr familjen nė librin autobiografik. Prandaj, ai u rekomandon tė gjithė kureshtarėve, qė tė kaluarėn e tij, ta kėrkojnė aty.
Pėr ata qė dojnė tė dinė mė shume pėr mua ju lus qe ta lexoni librin tim autobiografik. Aty jam rrefyer, aty do ti gjeni ramjet dhe ngritjet e mia,te mirat e te keqijat, aty jam unė, ka thėnė Pacolli para disa ditėsh nė murin e tij nė Facebook.
Pararendėse tė Mashės, nė cilėsinė e zonjave tė para tė shtetit kanė qenė Fanė Rugova, bashkėshortja e presidentit tė parė tė Kosovės, Ibrahim Rugova, pastaj Nezafete Sejdiu, bashkėshortja e presidentit Fatmir Sejdiu dhe sė fundmi, Sevdije Krasniqi, bashkėshortja e Jakup Krasniqit.
Statusi i zonjės sė parė tė shtetit, ėshtė i rregulluar me Ligjin pėr presidentin, kurse funksionet ceremoniale dhe protokollare tė saj, janė tė definuara me Ligjin mbi protokollin shtetėror.
Krijoni Kontakt