Close
Faqja 56 prej 110 FillimFillim ... 646545556575866106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 1094
  1. #551
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    ku ku nanen tisha kan deputet e ti kisham marr nja 100mij euro tethata ne ket zgjedhje i kisha mshu fukarallakit shkelum njeher e mir hmm

  2. #552
    Fc Internazionale Maska e xx.elixxx
    Anėtarėsuar
    09-07-2009
    Vendndodhja
    Pas teje.!
    Postime
    122
    Ndiva qe n'Rusi po festohej me rastin e zgjidhjes se Paccollit si president i Kosoves

  3. #553
    i/e regjistruar Maska e Saladin
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Postime
    39
    Citim Postuar mė parė nga xx.elixxx Lexo Postimin
    Ndiva qe n'Rusi po festohej me rastin e zgjidhjes se Paccollit si president i Kosoves
    po e lidhi me festimet ne rusi, nje koment qe ish ne internet kish dal edhe kjo "Xhamadani vija vija ėshtė Kosova o ėshtė Rusia, rreh si zemėr qiftelia Nana e Kosoves - osht serrbija" do te jete propzim per himn nga PRESIDENTI PACOLLI

  4. #554
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar mė parė nga Saladin Lexo Postimin
    po e lidhi me festimet ne rusi, nje koment qe ish ne internet kish dal edhe kjo "Xhamadani vija vija ėshtė Kosova o ėshtė Rusia, rreh si zemėr qiftelia Nana e Kosoves - osht serrbija" do te jete propzim per himn nga PRESIDENTI PACOLLI
    Po de tani tani bashkohemi me rusine.. aq dini aq shkruani.

  5. #555
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga Loti-99 Lexo Postimin



    Pacolli i premton familjes Jashari pėrfaqėsi nė Prishtinė
    Kajtaz Gecaj | 23-02-2011 10:45 CET


    (E plotėuar) Presidenti i ri i Kosovės, Behgjet Pacolli, i ka premtuar familjes Jashari se do ta ketė pėrfaqėsinė nė Prishtinė. Ai kėto premtime i dha gjatė njė vizite nė Prekaz, nė ditėn e parė tė tij si president i vendit.

    Eskorta e presidentit tė ri tė Kosovės, Behgjet Pacolli ėshtė ndaluar fillimisht te Kompleksi i varrezave tė dėshmorėve tė Jasharėve, me ē’rast i pari i vendit ka vendosur lule te varri i ikonės sė luftės sė UĒK-sė, Adem Jashari, ndėrsa ka nderuar edhe dėshmorėt tjerė.

    Nė kullėn e Jasharėve, Pacolli ėshtė pritur nga Rifat Jashari, i cili i ka dėshiruar suksese nė drejtimin e vendit, ndėrsa Pacolli premtoi se do tė punojė pėr konkretizimin e amanetit tė komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari dhe tė dėshmorėve pėr ndėrtimin e shtetit tė pavarur, sovran dhe demokratik.

    "Isha nė familjen Jashari dhe premtova se do tė punoj mė ēdo gjė qė kam nė dispozicion, qė idenė e heroit kombėtar, Adem Jashari, ta ēoj deri nė fund. Ideja e tij ka qenė ndėrtimi i njė shteti tė pavarur, ku qytetarėt e Kosovės do tė jetojnė me njė mirėqenie tė mirė, tė qetė dhe tė pavarur. Jam krenar qė isha kėtu, megjithėse nuk ėshtė hera e parė, kam ardhur nė Prekaz gjithmonė dhe do tė vijė edhe nė tė ardhmen, pėr tė konfirmuar vullnetin tim shumė tė madh pėr tė punuar pėr Kosovėn, dhe po them edhe njė herė se kjo familje ėshtė e shenjtė”, ka thėnė Pacolli gjatė vizitės sė tij nė Prekaz.

    Ai ka thėnė, gjatė mandatit tė tij pesė-vjeēar, do tė mundohet qė familjen Jashari ta vendosė nė Prishtinė.

    “Do tė mundohem qė nė mandatit tim pesėvjeēar si president i Kosovės, tė krijohen kushte qė kjo familje tė ketė nė Prishtinė njė pėrfaqėsi institucionale, aty ku njerėzit do tė shkojnė, do ta shohin dhe do tė takohen. Kėtė unė do ta bėjė brenda mandatit pesėvjeēar", premtoi i pari i vendit.

    Ndėrkaq, nė pyetjen e gazetarėve se nėse zgjedhja e tij si president ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e vendit, Pacolli, duke u paraqitur se nuk dėgjonte asgjė, me njė buzėqeshje, vetėm ka nxituar tė largohet nga gazetarėt dhe ėshtė futur nė veturė. Ndėrkaq, Rifat Jashari, duke uruar Pacollin pėr postin qė ka marrė, i dėshiroi atij suksese nė punėn e tij.

    Rifati ripėrsėriti se Pacolli edhe mė pėrpara ka qenė nė Prekaz dhe nė familjen e tij.

    . . .

    Pacolli: Do ta vazhdoj rrugėn e Rugovės

    I porsazgjedhuri pėr president tė Kosovės, Behgjet Pacolli, tė mėrkurėn ka nisur turneun e tij nėpėr familjet e dėshmuara tė Kosovės. Vizitėn e tij tė parė nė postin e ri e ka bėrė nė rezidencėn e ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova nė lagjen Velania nė Prishtinė, nga ku ėshtė zotuar se do vazhdojė rrugėn e Rugovės pėr forcimin e shtetit.

    Pacolli ka thėnė se asnjėherė nuk ka qenė mė i gatshėm se tani pėr tė punuar dhe vepruar rreth idesė sė presidentit tė ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

    “Isha nė rezidencėn e presidentit historik tė Kosovės edhe njėherė tė dėshmoj se jam mėse i pėrgatitur ta ēojė pėrpara idenė e tij pėr forcimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Ka shumė punė pėr t’u bėrė dhe asnjėherė nuk kamė qenė mė i gatshėm se tani pėr tė vepruar”, ka theksuar Pacolli.

    Duke komentuar rolin e tij unifikues, Pacolli ka thėnė se populli ėshtė dhe do tė jetė i unifikuar.

    Pas vizitės nė rezidencėn e ish presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe homazheve tek varri i tė ndjerit, presidenti Pacolli gjatė ditės do ta vizitojė edhe familjen Jashari nė Prekaz tė Skėnderajt dhe familjen Haradinaj nė Gllogjan tė Deēanit. /zėri/
    Turp te kofte more qen more,dje ne fillim e falemnderove familjen rugova pastaj familjen Jashari,e ketu kishe po e vizitoj,sdi cka e kan pranuar kete far rusi ne shpi se.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #556
    Presidenti “kazanovė”, zonja e parė ruse
    Publikuar: Sot, mė 23 shkurt 2011

    Prishtinė, 23 shkurt- Biznesmeni qė i hyri nė mėnyrė aktive politikės nė vitin 2006, me krijimin e Aleancės Kosova e Re, nuk e fsheh tė vėrtetėn se nė tė kaluarėn e tij nuk ka bėrė jetė tė qetė familjare. E pranon qė ka pasur lidhje martesore dhe jashtėmartesore me sė paku katėr gra. Me tri prej tyre, ka edhe fėmijė. Nė librin autobiografik “Nga sfida nė sfidė”, tė cilėn e ka botuar nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Pacolli thotė tė mos e ketė dėshiruar njė rrjedhė tė tillė tė jetės, por ja qė nuk kishte mundur ta ndryshonte atė. “Nuk ėshtė se nuk e dėshiroja, nuk ėshtė se nuk isha i gatuar pėr kėtė, por thjesht e kisha tė pamundur. Puna e pandėrprerė, udhėtimet e shumta, ndėrrimet e shpeshta tė vendbanimit, tė gjitha kėto krijojnė rrethana qė tė mos mund t’i kushtohesh familjes, asaj qė quhet familje e ngushtė”, shpjegon ai. Martesa e tij e fundit, ėshtė e lidhur me Mashėn. Tash, ajo ėshtė zonja e parė e Kosovės. Ėshtė nga Rusia, por Pacolli thotė tė ketė prejardhje burjate. Ky ėshtė njė popull mongol qė kryesisht jeton nė Rusi. Ndonėse nuk janė popull i madh nė numėr, as gjysmė milioni, ata flasin gjuhėn e tyre “burjate”. Masha, siē tregon Pacolli, ėshtė nė moshėn 30-vjeēare dhe i pėlqen tė merret me art. Aktualisht, ajo udhėheq fondacionin “Ibrahim Kodra” dhe organizon ekspozita dhe vernisazhe tė ndryshme. Veē kėsaj, Masha e udhėheq edhe galerinė e pėrhershme tė arteve, e cila gjendet ne hotelin e tė shoqit “Diamond gallery”. Pacolli thotė se ajo flet rrjedhshėm pesė gjuhė, pėrfshirė kėtu edhe gjuhėn shqipe.
    Me Mashėn, Pacolli i ka tre fėmijė: Hanėn pesėvjeēare, Isėn trevjeēar dhe Diarin, i cili ende s’i ka mbushur njė muaj.
    Hana ia ka ripėrtėrirė emrin e hallės sė madhe tė Pacollit, Mihanės, kurse Isa, bart emrin e gjyshit tė tij.
    Pėrveē fėmijėve qė i ka me Mashėn, Pacolli i ka edhe dy vajza tė tjera, nga lidhjet jashtėmartesore.
    E madhja ėshtė Arbėresha, e lindur mė 1977, e qė jeton nė Austri, dhe tjetra ėshtė Selena, 24-vjeēare. Tė parėn e ka me njė austriake, kurse tė dytėn me njė sllovene. Arbėresha, siē thotė Pacolli, ka studiuar nė ShBA, dhe tani punon pėr njė bankė tė madhe austriake. Ndėrsa Selena, emri i sė cilės po tė pėrkthehet nga greqishtja i bie “Hana”, thuhet se ka studiuar dhe ende studion nė Lugano, Cyrih dhe nė Londėr.
    Pacolli tregon pėr tė se i pėlqen tė udhėtojė dhe tė kalėrojė. Thotė se ajo ka qenė shpesh edhe nė Shqipėri ku edhe ka zėnė miq. Mė dėshirė tė Pacollit, ajo do tė martohej pėr ndonjė shqiptar, megjithatė, ai nuk dėshiron tė ndėrhyjė nė fatin e jetės sė saj. Pėr tė Pacolli thotė se ėshtė ekonomiste e mirė dhe se i pėlqen arti.
    Presidenti ka dėshirė qė t’i lidhė sa mė shumė fėmijėt me Kosovėn. Beson se deri diku edhe ia ka arritur ta bėjė kėtė.
    “(Fėmijėt v.j) flasin shqip shumė mirė, vijnė shpesh nė Kosovė, ku kėnaqen shumė dhe mė ēlodhin me lodrimet e tyre”, shkruan ai.
    Pacolli, nuk ka arritur ta ketė sė paku njė trashėgimtar me ish-kėngėtaren e njohur italo-shqiptare, Ana Oxa, edhe pse mė tė ishte i martuar pėr pak vite.
    Ai konsideron se ka qenė mjaft i hapur pėr tė kaluarėn e tij dhe pėr familjen nė librin autobiografik. Prandaj, ai u rekomandon tė gjithė kureshtarėve, qė tė kaluarėn e tij, ta kėrkojnė aty.
    “Pėr ata qė dojnė tė dinė mė shume pėr mua ju lus qe ta lexoni librin tim autobiografik. Aty jam rrefyer, aty do ti gjeni ramjet dhe ngritjet e mia,te mirat e te keqijat, aty jam unė”, ka thėnė Pacolli para disa ditėsh nė murin e tij nė Facebook.
    Pararendėse tė Mashės, nė cilėsinė e zonjave tė para tė shtetit kanė qenė Fanė Rugova, bashkėshortja e presidentit tė parė tė Kosovės, Ibrahim Rugova, pastaj Nezafete Sejdiu, bashkėshortja e presidentit Fatmir Sejdiu dhe sė fundmi, Sevdije Krasniqi, bashkėshortja e Jakup Krasniqit.
    Statusi i zonjės sė parė tė shtetit, ėshtė i rregulluar me Ligjin pėr presidentin, kurse funksionet ceremoniale dhe protokollare tė saj, janė tė definuara me Ligjin mbi protokollin shtetėror.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #557
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    SMS-tė qė zgjodhėn Pacollin president
    Pacolli, duket se ka qenė mė shumė i zėnė me leximin e mesazheve elektronike nė telefonin e tij mobil...

    E mėrkure 23 Shkurt 2011 9:36



    Gjatė seancės sė Kuvendit tė Kosovės, nė kohėn e votimit pėr president, i nominuari pėr t’u bėrė simbol i unitetit tė kėsaj Republike, Behgjet Pacolli, duket se ka qenė mė shumė i zėnė me leximin e mesazheve elektronike nė telefonin e tij mobil, tė cilat, sipas asaj qė ka zėnė fotokamera, ishin instruksione pėr sjelljet dhe pritjet gjatė votimit tė tensionuar.

    Gjatė kėsaj kohe, kishte momente shumė tė paparashikuara, qė siē tregojnė qartė edhe “SMS-tė presidencialė”, ėshtė pėrcjellė me pasiguri nga vetė i nominuari, raporton Koha Ditore.

    Njė pjesė e SMS-ve ato mė relevantet nė lidhje me procesin e votimit pėr president – shihet se i janė dėrguar Pacollit nga kėshilltari i tij, Esaad Puskar (Esad Pushkar), i cili gjatė seancės sė Parlamentit, ka qenė nė mesin e korit diplomatik, afėr ambasadorėve dhe zyrtarėve ndėrkombėtarė qė ishin prezentė.

    SMS-tė e Puskarit drejtuar Pacollit qartėsojnė copėza tė prapaskenės sė zgjedhjes sė presidentit tė vendit.



    Disa nga SMS-tė:



    SMS1: Esad Puskar pėr Behgjet Pacollin: U bė Urime. Ca dallime nė moment tė fundit me SLS. Po punoj nė to. BR. BP Chris ėshtė me mua, a ėshtė SLS pyet ai, apo ēka?


    SMS 2: Esad Puskar pėr Behgjet Pacollin: Dell nuk ėshtė SLS, ėshtė njė fraksion i PDK-sė...Por duket se vota e parė ishin nervat...



    SMS 3: Behgjet Pacolli pėr Esad Puskar: Pyete CD-nė ēka tė bėjmė pėr raundin e tretė



    SMS 4: Esad Puskar pėr Pacollin....ndryshe, dhe ai i thotė jo Jakupit...nėse ti kalon mė mirė nė raundin e 2-tė, ai thotė qė t’i qėndrosh kursit



    SMS 5: Esad Puskar pėr Behgjet Pacollin: CD, do mblidhemi me Hashimin pas kėtij raundi nėse del njėjtė apo mė keq...



    BP, Dell mendon qė duhesh tė takohesh me Hashimin...



    Dell doli, shkoi pėr 2 minuta.



    SMS 6: Esad Puskar pėr Pacollin: Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin tė frikėsuar nga kėrcėnimi nė fund, mendon se do tė jetė ngushtė, por OK.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #558
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    O Shumes,po pse more me thua ,,Thaci yt''Ai eshte i Kosoves,dhe i prinderve te vet!
    At cfar shkrova une, duhet ta marresh si metafore!
    Jo normal qe eshte i prinderve te vet,dhe eshte i 32% te qytetarve ,por une reagova qe VV po ja mvesh fajin.
    Po te punonte mir Thaqi nuk do te vinte deri ne kete gjendje dhe VV pa dyshim qe do te bente kualicion,por pasi qe thaqi ja ka q** nanen shteti dhe i nderroj simbolet kombetare atehere VV nuk hin ne qeveri me ta,por e "bombardon" siq e "bombardoj" dje visar ymeri.

    Edhe ti na myte me keto metafora,nuk eshte koha e metaforave atedheu eshte ne rrezik nga Rusi
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #559
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ambasador amerikan me tup se ky Dell-i s'besoj qe ka pasur ne Kosove. Shpresoj qe SHBA-te se shpejti ta zevendsojne me ndonje tjeter, se ky as qe do duhej ndonjehere te behej mabasador ketu. hhmm!

  10. #560
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Turp te kofte more qen more,dje ne fillim e falemnderove familjen rugova pastaj familjen Jashari,e ketu kishe po e vizitoj,sdi cka e kan pranuar kete far rusi ne shpi se.
    Pershendetje DISA,

    Ketu ne kete rast nuk ka fajin ky fare Russofilli Behxhet Pacolli, por fajin e ka vet Rifat Jashari qe e pranoi kete Russofill. Per fat te keq me duhet te thene qe Rifati nuk i kontribon ceshtjes per te cilen dy vllezerit e tij dhane jeten e tyre.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •