
Postuar mė parė nga
Mexhid Yvejsi
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
KUSH LINDI SOT ?
L I N D I
Mėshira e Gjithėsisė-
Mėshira e Njerėzisė.
Nė ēastet mė tė errėta tė historisė, nė Hixhaz, nė qytetin Meke tArabisė, lindi Mėshira e Gjithėsisė - Mėshira e Njerėzisė.
Kush lindi sot?
Lindi sot krijesa mė e dashur e tMadhit Zot. Lindi mė i madhėruari, mė i merituari, lindi mė i lavdėruari.
Kush lindi sot?
Lindi ai qė e stolisi jetėn tokėsore me Frymėn Hyjnore. Lindi udhėrrėfyesi mė i madh jetės njerėzore.
Kush lindi sot?
Lindi i dėrguari mė i fundit, por qė ishte i pari. Lindi mė bujari, mė i pėrkryeri, mė i vyeri.
Kush lindi sot?
Lindi mė i besuari, mė i ēmuari, mė i dalluari.
Ai nuk ishte hyjni, ai ishte njeri.
Ai ishte njeri, sikurse unė e ti. Ai ishte sikurse ne, por i veēant nga tė gjithė njerėzit mbi kėtė dhe.
Ai ishte njeri ndėr njerėz porsi xhevahiri midis gurėve.
Po, sikur thuhet nė njė Fjalė Hyjnore, Hadith Kudsi, qė ndritė mė shumė se Dielli, po tė mos ishte ai, nuk do tė ishte krijuar as Ademi dhe as Toka e Qielli.
Poeti, Busajriu, shprehet kėshtu:
Njerėzit e pėrgjumur,
Qė jetojnė nė ėndėrra e qetėsi,
Si mund ta kuptojnė tė Vėrtetėn e Tij
?
SHPALLJA HYJNORE
Kush lindi sot?
Lindi sot ai qė i Madhi Zot, qė ėshtė Krijues, Furnizues, Shpėtues, Burim i Mirėsisė, i Bukurisė, i Madhėshtisė e zgjodhi shembull tė shkėlqyeshmėrisė, tė pėrsoshmėrisė, vulė e pejgamberisė.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, qė nė moshėn 40-tė vjeēare, nė shpellėn Hira nė Malin e Dritės (Xhebel un-Nur), filloi ti zbulohet, pėr krijesat njerėzore, Shpallja Hyjnore.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, qė fjalėt e para, qė iu zbuluan, kishin tė bėnin me diturinė -pėr ta udhėzuar njerėzinė.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė tha: Kėrkoni diturinė edhe nėse ėshtė nė Kinė
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė e pėrjetoi Natėn e Miraxhit. Miraxhin ruhani, por edhe Miraxhin xhismani Pra, ngritjen shpirtėrore dhe ngritjen trupore. Kjo ėshtė rruga qė sjellė fitore
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė tėrė jetėn meditoi, veproi dhe luftoi. Por, luftėrat (pėrpjekjet) i quajti:
el-xhihad ul-esger dhe el- xhihad ul-ekber, lufta e vogėl me armikun, pėr tė Vėrtetėn, kurse lufta e madhe me epshin, egon, me vetveten.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai i cili tha se mė e vlefshme ėshtė penda e dijetarit sesa gjaku i luftėtarit
Sa tė veēanta janė kėto fjalė. Kėto fjalė, si edhe shumė fjalė tė tjera, kanė diēka nga ajo Dritė, qė ende nuk ėshtė zbehė dhe as qė ka pėr tu zbehė por, qė bota shumė pak po e njeh.
Sot, bota ka shumė nevojė qė zemrėn ta zgjerojė. Ta zgjerojė zemrėn nė masėn e kėsaj zemre.
Vetėm nė masėn e kėsaj zemre ne do tė kemi jetė. Vetėm kjo jetė ėshtė e vėrtetė, sepse ėshtė jetė e ndriēuar prej Dritės sė Pashuar.
Jeta e ndriēuar prej Dritės sė Pashuar ėshtė jetė e vėrtetė, ėshtė jetė pa mashtrime, pa zhgėnjime
Mjafton qė tė hedhim njė shikim rreth vetes, rreth botės, pėr tė parė pėrnjėherė, kudo qė jemi, se sa mashtrime, zhgėnjime, dhunime, torturime, krime ka kjo ekzistenca jonė nė kėtė botė tė kotė, tė mjerė dhe tė pa vlerė
Bota, shekull pas shekulli lėviz drejt ndryshimeve. Po, megjithė ndryshimet qė janė bėrė, a ka pėrparuar njerėzimi? A e njohim ne qėllimin e jetės, kuptimin e ekzistencės sonė, rrugėn e sė vėrtetės?
Vlerėsohet se nė pesė mijė vjetėt e fundit nė botė kishte 14.500 luftėra dhe nė kėto luftėra tė llojllojshme humbėn jetėn rreth tre miliardė e gjashtėqind milionė njerėz.
Nė luftėn e Parė Botėrore (1914-1918) humbėn jetėn rreth dhjetė milionė njerėz.
Nė luftėn e Dytė Botėrore (1939-1945) pėsuan rreth pesėdhjetė milionė njerėz
Miliona tė tjerė pėsuan mė vonė-deri nė kohėn tonė
Pėrse e kujtojmė tė kaluarėn kaq tė pėrgjakshme?
Sepse, siē thoshte Santayana, ata qė nuk e kujtojnė tė kaluarėn janė tė dėnuar ta pėrsėrisin. E kaluara nuk ėshtė ardhmėri, ajo ėshtė histori. Histori e cila po pėrsėritet, herė mė shumė-herė mė pak, gjithnjė, me gjak, pothuajse, nė ēdo brezni. Nė ēdo brezni shkruhen histori me pėrmbajtje zi e mė zi
!
E pyetėn Shopenhauerin, ēėshtė pėrmbajtja e historisė? Ai u pėrgjigj: Shakatė evropiane.
Shakatė evropiane pėrmes karikaturave u pėrpoqėn tė fyejnė Mėshirėn e Gjithėsisė-Mėshirėn e Njerėzisė. Pse ndodhi kjo? Sepse askush nuk mund tė shoh pėrtej vetvetes. Secili sheh te tė tjerėt, atė qė ėshtė nė vetvete
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė ishte i paralajmėruar nė tė gjitha Shpalljet Hyjnore, ai qė do ti sjellė njerėzimit tė Vėrtetėn Madhėshtore, Paqėn Botėrore.
Kush lindi sot?
Sot lindi dėshmuesi, pėrgėzuesi, qortuesi, paralajmėruesi
Sot lindi ai qė ishte aq i vendosur, i pėrsosur, i pėrkryer, ai qė ishte si njė pasqyrė, i cili tha:
Unė jam si pasqyrė, pasqyroi jo atė qė unė dua, por ashtu ēfarė
je ti, atė e sheh nė mua
Ēfarė je ti? Ēfarė jam unė? Ēfarė jemi ne? Kjo ka shumė rėndėsi, nė veēanti, pėr ne, nė kėtė Atdhe! Faik Bej Konica (1876 - 1942) thoshte:
Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė ishte mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar.
Kur e pyetėn M. Xhelal ed- Din Rumiun (1207 - 1273) kush je ti? Ai tha:
Unė jam shėrbėtor i tė Madhėrueshmit Kuran,
Derisa shpirt kam,
Unė jam pluhur nėn kėmbėt e Muhammedit alejhi selam
Nė Kuran e Madhėruar, pėr kėtė lindje tė bekuar, kėshtu ėshtė shkruar:
Vėrtetė! All-llahu dhe engjėjt e Tij e bekojnė Pejgamberin. O besimtarė! Bekojeni dhe pėrshėndeteni me njė pėrshėndetje tė denjė!
(Kuran, 33:56)
Ashtu u bėftė!
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Krijoni Kontakt