Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Greg eshte e nevojshme te te sqaroj qe ne kete forum ke te besh me njerushka qe here hiqen si ciliminj, here si profete e madje si Zoti vete. Ata bejne sikur nuk shohin, nuk degjojne, nuk kuptojne. Por prap lipsesh tu pergjigjesh se ata kane nje mision , te corodisin gjindjen me cdo menyre. Ne lidhje me ato shkisherimet qe keni permendur me siper ka dokumentacion e referenca te plota qe keta "gallofe'' kujtojne se jane zhdukur dhe keshtu mund ta bejne historine e Shqiperise si ua do qejfi.
    Pershendetje

  2. #52
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Me vjen keq, por si ka mundesi qe "miku" te marre poziten e te zotit te shtepise!!

    kujtojne se jane zhdukur
    mendjet paragjykuese jane te rrezikshme, une nuk jam qemtues i historise, prandaj kerkova thjesht "konfirmim" qe do te thote "pohim" per nje ceshtje thjesht personale dhe jo per te hapur debate. Nuk kerkova dokumenta historike. Nese i paraqisni atehere do t`ju jem dyfish mirenjohes (ungjilloreve jo "miqve"). Kjo sepse si komunitet i ri, ndoshta mund te kete ndonje pasaktesi ose ekzagjerim ne kete faqe.... gjithnje kerkesa eshte "shoqerore"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 20-01-2011 mė 08:23
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #53
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Deklarim i VUSH pėr Petro Nini Luarasin

    Citim Postuar mė parė nga Maars Lexo Postimin
    Pervec deshmive te tjera, vete fakti qe Petro Nini Luarasi eshte deklaruar vete se eshte ortodoks, verteton se ai eshte shkisheruar pasi deshironte perdorimin e gjuhes shqipe ne kishat shqiptare dhe jo sepse ishte protesant prandaj do te ishte ne nderin e atyre qe e kane sjelle kete teme ne kete forum ta rikthejne prej nga e moren ne forumin Ortodoks, nqs kane ndopak Nder gjithnje
    Nė faqen zyrtare tė VUSH http://www.vush.org/ngjarje-fakte/hi...re-ne-shqiperi

    Drejtuesit e VUSH (Vėllazėria Ungjillore Shqiptare) pasi u njohėn me ēėshtjen e diskutuar nė mediat shqiptare mbi pėrkatėsinė fetare tė Petro Nini Luarasit dhe u konsultuan me provat qė dispononin, deklaruan zyrtarisht mendimin e tyre.
    Nė faqen zyrtare tė VUSH (http://www.vush.org/ngjarje-fakte/hi...re-ne-shqiperi) shkruhet:

    "Ne mbledhjen dhe seleksionimin e fakteve per figurat e larta Ungjillore te Rlindjes Kombetare, na rezulton qe te dhenat historike qe ne disponojme lidhur me atdhetarin e shquar Petro Nini Luarasi per momentin jane te pamjaftueshme qe ky personalitet i Rilindjes Kombetare te rradhitet nder figurat e tjera Ungjillore themelues dhe anetar i Komunitetit Ungjillor Shqiptar.
    Ne baze te fakteve dhe te dhenave burimore historike deklarojme se Petro Nini Luarasi ka qene nje mik i ngushte i Ungjilloreve dhe nje bashkepunetor po aq i ngushte ne aksinonin e Ungjilloreve Shqiptare per perhapjen e Ungjillit dhe te Shkronjave Shqipe.
    Nese ai vete ishte nje i Krishter Ungjillor apo jo, mbetet per t'u ripare dhe per t'u hulumtuar me thelle permes nje pune me te detajuar studimore."
    Fragment nga : " Histori e shkurtėr e Kishės Ungjillore ndėr shqiptarėt, Dr. Femi Cakolli, pastor, Redaktuar nga Magda Maylam

  4. #54
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Greg eshte e nevojshme te te sqaroj qe ne kete forum ke te besh me njerushka qe here hiqen si ciliminj, here si profete e madje si Zoti vete. Ata bejne sikur nuk shohin, nuk degjojne, nuk kuptojne. Por prap lipsesh tu pergjigjesh se ata kane nje mision , te corodisin gjindjen me cdo menyre. Ne lidhje me ato shkisherimet qe keni permendur me siper ka dokumentacion e referenca te plota qe keta "gallofe'' kujtojne se jane zhdukur dhe keshtu mund ta bejne historine e Shqiperise si ua do qejfi.
    Pershendetje
    Nė vijim tė konkluzionit tė Monikal po publikoj materialin e mėposhtėm
    marre nga http://www.vush.org/ngjarje-fakte/hi...re-ne-shqiperi
    Histori e shkurtėr e Kishės Ungjillore ndėr shqiptarėt
    Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor
    Redaktuar nga Magda Maylam
    Figura tė ndryshme, qė janė shprehur nė favor tė krishterimit protestant tek shqiptarėt ose qė e kanė ndihmuar pėrhapjen e kėtij krishtėrimi me autoritetin dhe pasuritė e tyre kanė qenė: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashėri, Fan S. Noli, Nikolla Naēo, Pandeli Sotiri, Sami Frashėri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashėri, etj. Figura kombėtare qė u ē’kishėruan nga Kisha greke pėr shkak tė bindjeve tė tyre fetare dhe kombėtare kanė qenė: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollė Naēo, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    (‘’Shqiperia , pakenaqesia e saj dhe origjina e tyre”

    Z.petrol, mė trego tė lutem ku mund ta gjej librin, ka nė librari apo jo?
    tė flm.

  6. #56
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Nė vijim tė konkluzionit tė Monikal po publikoj materialin e mėposhtėm
    marre nga http://www.vush.org/ngjarje-fakte/hi...re-ne-shqiperi
    Histori e shkurtėr e Kishės Ungjillore ndėr shqiptarėt
    Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor
    Redaktuar nga Magda Maylam
    Figura tė ndryshme, qė janė shprehur nė favor tė krishterimit protestant tek shqiptarėt ose qė e kanė ndihmuar pėrhapjen e kėtij krishtėrimi me autoritetin dhe pasuritė e tyre kanė qenė: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashėri, Fan S. Noli, Nikolla Naēo, Pandeli Sotiri, Sami Frashėri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashėri, etj. Figura kombėtare qė u ē’kishėruan nga Kisha greke pėr shkak tė bindjeve tė tyre fetare dhe kombėtare kanė qenė: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollė Naēo, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.
    Pikerisht ky eshte edhe qendrimi zyrtar i Ungjilloreve. Ky qendrim nuk e perforcon tolerancen fetare mes orthodhokseve dhe ungjilloreve, pasi deri me sot, sipas historise se dokumentuar eshte ēkisheruar vetem Petro NiniLuarasi,ndersa ketu eshte futur nje numer tejet i madh njerezish,mes te cileve edhe Konstantin Kristoforidhi.

    Nese nuk paraqitni dokumenta autentike te ketyre "ēkisherimeve", nuk mund te mendojme gje tjeter vecse nje qendrim qellimkeq te Kishes Ungjillore,me qellim armiqesimin me KOASH-in.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Citim Postuar mė parė nga arvanitasi Lexo Postimin
    (‘’Shqiperia , pakenaqesia e saj dhe origjina e tyre”

    mė trego tė lutem ku mund ta gjej librin, ka nė librari apo jo?
    tė flm.
    I nderuar arvanitas, ky eshte nje liber i pabotuar,i perfaqesuesit anglez F.EDEN ne KONGRESIN E LUSHNJES, perkthim i Skender Luarasit DHE I FUTUR NE REZERVAT NGA DIKTATURA. FRAGMENTE GJENI NE ADRESEN

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=77999&page=3 por edhe ne adresa te tjera.
    ndersa origjinali anglisht gjendet edhe ne internet, edhe ne biblioteken kombetare.
    Pershendetje

  8. #58
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Alfred Uēi: Kush vdes mė kėmbė

    KUSH VDES MĖ KĖMBĖ
    Prof. Alfred Uēi

    Polemika/ Akademiku A. Uēi, nė 100-vjetorin e helmimit nga grekėt tė P. N. Luarasit

    Tani qė disa qendra televizive kanė rifilluar tė shfaqin filmat e shumtė artistik shqiptarė, qė u realizuan nė kohėn e monizmit, shikuesit nuk mund tė mos i gjykojnė dhe vlerėsojnė pėrsėri me pėlqim ose mospėlqim. Nuk janė tė paktė ata filma, qė, pėr shkaqet e mirėnjohura nga tė gjithė, kanė qenė tė mbingarkuar me politizime e ideologjizime vulgare dhe pėr kėtė arsye nuk pėlqehen me tė drejtė nga shikuesit e sotėm; por ka edhe mjaft filma qė pėlqehen jo vetėm pėr mjeshtėrinė artistike tė autorėve, regjisorėve, aktorėve, skenaristėve e mjeshtrave tė tjerė, qė kanė ndihmuar nė realizimin e tyre, por edhe pėr pėrmbajtjen e tyre, pėr synimin ideor estetik, qė vazhdon tė jetė tėrheqės, interesant, edhe sot, ngaqė ruajnė fuqinė e tyre ekspresive dhe bartin kuptime estetike tė ēmuara e tė reja, qė ngėrthehen dhe pėrftohen nė kontekstin e jetės bashkėkohore. Autorėt, por edhe shikuesit e mprehtė, gėzohen kur shikojnė vlera tė tilla filmike.


    Njė film fatlum, qė ka mbijetuar, duke pėrballur rrjedhėn e ndryshimeve, tė kthesave dhe tė zigzageve tė dekadės sė fundit (kur ėshtė fituar tė paktėn liria e shprehjes) ėshtė dhe filmi “Kush vdes mė Kėmbė” i regjisorit Vladimir Prifti. Ndonjė shikues a “specialist” mund tė shpejtojė ta kundėrshtojė kėtė vlerėsim, duke i gjetur burimin e tij nė “subjektivizmin” familjar, ngaqė e di pėrkatėsinė tonė tė gjinisė. Nuk e mohoj se nė shfaqjen e fundit nė televizion tė kėtij filmi, jo vetėm unė mė plak njeri, por edhe fėmijėt, nipėr e mbesat i ndoqėn kuadrot filmike njėrin pas tjetrit tė emocionuar, duke u bashkėpėrjetuar me aktorėt, qė luajnė shkėlqyeshėm dhe duke ndjekur me ankth fundin e ngjarjeve dramatike. Ata njohėn “Gjyshin Petro”, “Gjyshe Linėn”, “Nėnė Shegėn”, “Dajllarėt”. Edhe Dhimitėr P.Luarasi, i biri i Petro Ninit, qė ishte kthyer nga mėrgimi i zgjatur nė SHBA, pati rastin ta shikojė filmin nė shfaqjen premierė; u pėrlot, por edhe u gėzua dhe na tha: “Na e ngjallėn tė kaluarėn e largėt”, “m’i bėnė tė dashura edhe pėsimet edhe mėsimet e shqipes dhe tė jetės tė Atit”. Ai ndenji dhe i priti tė gjithė krijuesit e pranishėm nė shfaqje dhe i ftoi pėr darkė, duke ndarė me ta gėzimin e pėrbashkėt nga pritja entuziaste e publikut. Me keqardhje, unė shtova: “Tė kishte qenė gjallė, aty tė shihte filmin e Atit tė tij, edhe Dajė Skėnderi”. Por po tė zhvishemi nga “subjektivizmi familjar”, do tė na duhej tė kuptonim e ta ēmonim me objektivitet kėtė film tė V. Priftit.

    Pse ka mbijetuar ky film? Dihet se disa nga autorėt tanė, pėr tė dalė pėrtej hapėsirės mjaft tė ngushtė tė krijimit tė veprave, qė i kushtoheshin bashkėkohėsisė, e ndjenin se nė filmat historikė, madje, tė sė kaluarės tė largėt, mund tė krijonin mė lirshėm, mund tė shprehnin ca tė vėrteta mbi jetėn, herė drejtpėrdrejt e herė tė tjera, tėrthorazi, nga ato qė nuk lejoheshin brenda tematikės aktuale. Kėtė e ka ndierė edhe V.Prifti, jo vetėm me filmin “Kush vdes nė kėmbė”, por edhe nė filmin tjetėr historik tė tij “Udha e shkronjave”, gjithashtu, i suksesshėm.

    Por s’do tė thotė se ēdo film historik automatikisht dhe me doemos mund ta ketė tė sigurt suksesin. Ka pasur dhe filma historikė tė dobėt, krejt tė shurdhėr ndaj bashkėkohėsisė; ka pasur edhe filma “kuazihistorik”, sajesa imagjinare false e pa vėrtetėsi estetike, kurse filmi “Kush vdes mė kėmbė” ėshtė njė film i mirėfilltė historik, sepse boshti i tij ėshtė nxjerrė nė pėrgjithėsi nga biografia e vėrtetė e P.N.Luarasit, e i pasuruar me vlera plotėsuese nga autorit. Vetė ky film qč fatlum, sepse jeta e P. N. Luarasit ėshtė pjesė e historisė tė madhėrishme tė Abetares shqip, qė u shkrua me gjak, histori qė s’e ndeshim nė popuj tė tjerė. Jeta e tij ka qenė e mbingarkuar me ngjarje tė jashtėzakonshme, me ndeshje dramatike midis idealeve iluministe kombėtare tė heroit dhe gjithė sorrave tė zeza kriminale, mbeturinave tė jetės obskurantiste. Ai shquhej nė jetė pėr vendosmėrinė e guximin e rrallė deri nė vetėmohim, si tė martirėve tė krishtėrimit, se shkonte sypatrembur drejt vdekjes. Vetėm njė hero i kategorisė sė Prometheut, me karakter tė fuqishėm dhe tė shumanshėm i heroit real e ka ndihmuar regjisorin qė t’i shmanget idealizimit e skematizmit tė idesė sė heroizmit; nė kėtė film heroi ėshtė sa njeri i thjeshtė, aq dhe i madhėrishėm, sa serioz, aq edhe i dashur e fjalėmbėl, sa heroik,aq edhe tragjik, qė kalon edhe nėpėr situata tė rėndomta jetėsore, madje, edhe komike, duke pėrqeshur kundėrshtarėt e idealeve tė tij; pra, aktori Petro (Gulielm Radoja) ka skalitur njė figurė mbresėlėnėse tė fuqishme, komplekse e konkrete, tė gjallė, tė besueshme nė ēdo sekuencė tė filmit.


    Po kujtoj dy momente ngjarjesh reale, tė pėrfshira nė film. 1)Kur Dhespoti me egėrsinė fanatike mesjetare e pat mallkuar rėndė Mėsuesin e pafajshėm tė shqipes: “Qoftė i mallkuar prej perėndisė se u mėson fėmijėve gjuhėn shqipe, e cila nuk ėshtė e qenė. Ai ėshtė ēkishėruar me gjithė fėmijėt e tij.”, ky klerik i tipit mesjetar e quan tė nevojshme tė mbledhė gjithė fshatarėt e Luarasit pėr ta pėrsėritur mallkimin nė sytė e tyre, duke i kėrcėnuar edhe gjithė ata qė dėgjojnė e ruajnė miqėsi me tė aforisurin, qė i trembi me kėtė mallkim: “Qoftė i aforisur e pastė nėmėn e tė 318 etėrve tė Kishės, tė ketė kromėn e Jezuit, tė mbetet i patretur dhe kotruf pas vdekjes, dhe tė mirė tė mos shohė, as pėrparim!”. Por Petrua, duke qenė i pranishėm, u heq mėrzinė e frikėn fshatarėve dhe i bėn tė qeshin me pėrgjigjen ironike, qė i drejtoi Dhespotit, duke e pyetur: “Po pėrse, shenjt Dhespot, nuk u treguat mė i mėshirshėm sa qė tė na mallkonit edhe opingat tona qė tė mos na grisen, edhe rrobat tona qė tė mos na ēirren pėr gjithė jetėn, se jemi njerėz tė varfėr? Sikur tė bėnit edhe kėtė, do t’ju ishim mirėnjohės pėr gjithė jetėn tonė tė patretur”. Dhe fshatarėt e vazhduan miqėsinė e tyre me mėsuesin Petro se e njihnin si burrė tė urtė e tė drejtė, qė pėrpiqej t’u hapte sytė fėmijėve tė shkollės, duke u mėsuar abecenė e gjuhės amėtare, qė i begatonte me dituri dhe i ndihmonte tė pėrvetėsonin mėsimet morale tė Ungjillit.

    2) Ngjarja tjetėr tėrheqėse e paraqitur nė film ėshtė momenti i varrimit tė Petros tė helmuar. Pėrveē turmės sė pafund tė miqve, shokėve dhe bashkėfshatarėve nė ceremoninė e varrimit kish ardhur edhe njė skuadėr xhandarėsh, qė kėrkonte ta digjte kufomėn e tė ndjerit, duke derdhur teneqe me gėlqere, qė pėrdoreshin kur vdisnin tė sėmurė nga kolera. Aty qėndronte edhe Dake Mali, njė fshatar kaēak, qė dikur e kishte kėrcėnuar se do ta vriste Petron nė emėr tė njė belurēine qė u shėrbente pushtuesve osmanė e dhespotėve grekė; ai me kohė hoqi dorė nga ky kėrcėnim ngaqė e kuptoi se Petrua ishte njeri i mirė dhe i dhimbsur, qė e deshte dhe e nderonte gjithė populli, prandaj kur u bėnė xhandarėt gati tė hidhnin gėlqeren mbi arkivolin e Petros, Dake Mali u doli pėrpara e i pengoi, duke u thėnė: “Para se tė derdhnin gėlqeren mbi trupin e tij, duhet ta derdhni mbi trupin tim, me tė cilin mbuloi varrin e Petros tė shenjtė”. Si kėto dy episode qė i pėrmendėm, filmi kishte edhe tė tjerė tė bukur, tėrheqės, tė cilėt bashkonin vėrtetėsinė jetėsore me fuqinė shprehėse ekspresive tė gjithė veprės. Dhe ėshtė e habitshme se si qč e mundur, qė njėri nga personat zyrtarė, qė ishte i ngarkuar tė jepte viston nė premierėn e filmit, i shkoi nė mendje tė sugjerojė qė Doktori, helmuesi i Petros, tė paraqitej jo me kombėsi greke, siē ka qenė e vėrteta historike, por “ēifut”. Ky zyrtar i lartė nuk ishte aq i pėrgatitur nė estetikė sa tė dallonte filmin artistik nga “allishverishet” qė bėnte Ministria jonė vėrtet e Jashtme, prandaj zyrtari ishte i preokupuar se mos cenoheshin marrėdhėniet diplomatike midis Greqisė dhe Shqipėrisė! Kishte frikė se mos rrezikoheshin marrėdhėniet midis dy vendeve ballkanike nga “i mallkuari” film mbi figurėn historike tė Petro Nini Luarasit tė mallkuar “pa thonjėza” nga tre dhespotėt e pamėshirshėm, qė nuk ecnin nė udhė tė Krishtit, por tė Satanait dhe qė e vranė atdhetarin, i cili mbillte farė tė krishtere miqėsie midis popujve tė Ballkanit.


    Po ē‘do tė kishte thėnė atdhetari grek N. Kazanxaqi, edhe ky i mallkuar nga Sinodi bizantin i Greqisė, sikur tė kishte dėgjuar historinė e mallkimit e tė helmimit tė P. N. Luarasit, qė aq fort i shėmbėllen rrėfimit tė mrekullueshėm tė romanit tė Kazanxaqit “Krishti kryqėzohet pėrsėri”, roman qė shqiptarėt e lexojnė nė gjuhėn shqipe, nė atė gjuhė pėr tė cilėn u bė fli P.N.Luarasi? Sigurisht, nuk do tė kishte dhėnė urdhėr tė ndalohej filmi i mrekullueshėm “Kush vdes mė kėmbė”, do tė pėrulej me nderim para figurės sė Krishtit tonė, qė ca priftėrinj e dhespotė si Grigori i tij, qė e stigmatizon shkrimtari grek, kryqėzuan pėrsėri Krishtin, njė njėkombas tė tyre, Manolisin, ngaqė luftonte pėr liri, drejtėsi, vllazėrim, ashtu siē pati luftuar edhe Petro Nini Luarasi. Dhe nė s’beson njeri nė kėtė paralelizėm qė bėmė, rekomandojmė tė shikojnė filmin “Kush vdes nė kėmbė”, tė lexojnė librin “Mallkimi i shkronjave shqipe” tė P.N.Luarasit dhe romanin e Niko Kazanxaqit dhe do tė na jepnin tė drejtė. Veē dyshoj se nė TVSH tonė publike duhet tė ketė mbetur ca nga “frika” qė kish dikur zyrtari i lartė, qė merrej me censurė nė Kinostudio, sepse nė ditėn e 7 marsit tė kėtij viti ky institucion nuk e dinte jubileun e 100 vjetorit tė helmimit tė Petro Nini Luarasit. Do tė presim 17 gushtin: A do ta lejojnė tė shfaqet ky film?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 22-12-2012 mė 08:00 Arsyeja: Redaktim

  9. #59
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Murat Gecaj. ĒFARĖ MERAKU KA, KĖTO DITĖ, AKADEMIKU ALFRED UĒI?

    ĒFARĖ MERAKU KA, KĖTO DITĖ, AKADEMIKU ALFRED UĒI?
    Prof. Murat Gecaj
    (Si ta pėrkujtojmė 100-vjetorin e vrasjes sė Petro N.Luarasit)

    Kėto ditė, me anėn e telefonit, mė kėrkoi njė takim “urgjent”, Prof.Alfred Uēi-Akademik. Ndėrsa shkoja nė lokalin, ku e kishim lėnė tė shiheshim, sillja ndėrmend, sidomos, takimet e kohėve tė fundit me tė. Ngjarja mė e paharruar ishte festimi i 80-vjetorit tė lindjes sė tij, nė mjediset e Muzeut Historik Kombėtar, nė kryeqytetin Tiranė. Gjithashtu, sikur i pėrfytyroja vendet, se ku i kisha sistemuar edhe disa nga veprat e tij interesante, qė mė ka dhuruar ai. Me atė hapin e ngadaltė, trupin e gjatė e me buzėqeshje tė natyrshme tė tij, Prof. Alfredi, i shoqėruar si zakonisht nga bashkėshortja, Rozeta, me tė cilėn kam qenė nė njė kurs gjatė viteve nė Universitetin e Tiranės, mė dolėn pėrpara dhe i shtrimė dorėn miqėsisht njėri-tjetrit. Sapo u takuam e po ecnim drejt lokalit, ai nisi tė mė fliste me dashamirėsi e mirėnjohje edhe pėr ndihmėn e bashkėpunimin tim, nė festimin e pėrvjetorit tė tij, qė pėrmenda mė lart.

    Petro Nini Luarasi, “Mėsues i Popullit”
    Pasi u rehatuam e nisėm tė pinim kafe e ēaj, bisedėn e nisi i pari Prof. Uēi. Meraku e shqetėsimi, qė atė po e mundonte e donte ta ndante edhe me mua, ishin dy pėrvjetorė tė rėndėsishėm, tė dy ndėr personalitetet e shquara tė atdhetarizmit, arsimit e letėrsisė shqiptare. Pra, fjala ėshtė pėr afrimin e dy datave tė shėnuara: 100-vjetori i vrasjes sė “Mėsuesit tė Popullit” Petro Nini Luarasi, mė 17 gusht 2011 dhe 100-vjetori i lindjes sė poetit tė madh kombėtar, Millosh Gjergj Nikollės (Migjenit), mė 13 tetor 2011. Pastaj Prof. Uēi mė dha disa fletė tė printuara nga kompjuteri. E para, ishte njė letėr, qė ai e kishte nisur nė adresė tė disa personaliteteve shtetėrore, tė cilėt i informonte e I kujtonte pėr sa mė sipėr. Bashkėngjitur me tė, kishte dhe disa propozime konkrete, se ēfarė masash medonte ai, qė tė merren gjatė muajve nė vazhdim, sė pari, nė nderim e kujtim tė Petro N.Luarsit tė paharruar. Nė shėnimet bashkangjitur me shkresėn e mėsipėrme, ai shėnonte edhe kėto fakte: “ Petro Nini Luarasi (lindur mė 22 prill 1865,-shėnimi im, M.G.) ėshtė njė nga veprimtarėt mė tė shquar tė brezit tė fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Qysh nė vitin 1885, iu pėrkushtua krijimit tė Shkollės shqipe, mbi themelet e Platformės kulturore tė kėsaj lėvizjeje atdhetare, arsimore e kulturore. Nė vitin arsimor 1885-1886, drejtoi shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe, nė fshatin Luaras dhe pastaj organizoi shkolla tė tilla edhe nė shtatė fshatra tė Kolonjės. Mė 1887, u caktua drejtor i shkollės sė parė shqipe nė qytetin e Korēės. Nė bashkėpunim me Gjerasim e Sevasti Qiriazin, ndihmoi nė organizimin dhe mbarėvajtjen edhe tė “Shkollės Shqipe tė Vashave”, po aty. Me guxim tė rrallė pėrballoi trysnitė dhe pėrndjekjet e pushtuesve osmanė dhe tė klerikėve grekofonė, tė cilėt kundėrshtonin pėrhapjen e arsimit shqip. Nė vitet 1904-1908, kur ishte emigrant politik nė SHBA, zhvilloi njė veprimtari tė shumanshme atdhetare, themeloi Shoqėrinė “Mall’ i Mėmėdheut, ndihmoi nė botimin e Gazetės “Dielli” dhe bashkėpunoi me Fan Nolin pėr krijimin e Kishės Autoqefale tė shqiptarėve” Mė tej, nė material jepen tė dhėna e dėshmi konkrete se Petro N.Luarasi kishte qenė delegat nė Kongresin e Manastirit dhe, bashkė me Ēerēiz Topullin, ishin drejtues tė Komitetit tė Manastirit, i cili dha ndihmesė tė ēmuar pėr organizimin e kryengritjes sė armatosur nė Jug tė vendit tonė, e cila i parapriu shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor 1912. Nė vitin 1911, ai bashkėpunoi edhe me drejtuesit e kryengritjeve tė armatosura tė malėsorėve, nė Veri tė vendit. Po kėshtu, Petro N.Luarasi ishte delegate nė Kongresin e Dytė tė Manastirit. Gjatė jetės sė tij, u dallua edhe si publicist e hartues i teksteve mėsimore pėr shkollat shqipe. Ishte redaktor i gazetės “Bashkimi i Kombit”, qė dilte nė Manastir dhe botoi librin “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe pėrfolja e shqiptarit”. Pėr interest kombėtare shqiptare bashkėpunoi me disa rilindės tanė, nė Stamboll, Rumani, Sofje e gjetkė. Pėr tė gjithė kėtė veprimtari tė spikatur atdhetare, armiqtė tanė, xhonturqit e dhespotėt grekė tė Patrikanės sė Stambollit, e ndoqėn kėmba-kėmbes,deri sa e helmuan Petro Nini Luarasin, mė 17 gusht 1911. Pėr meritat e shumta tė tij, ėshtė vlerėsuar me titullin e lartė “Mėsues i Popullit” dhe “Nderi i Qarkut tė Korēės” e “Nderi i Kolonjės”. Njė gjimnaz nė kryeqytetin Tiranė dhe njė tjetėr nė Ersekė mbajnė emrin e tij.
    Nė nderim e nė kujtim tė jetės dhe veprimtarisė sė shumanshme tė Petro N.Luarasi, nė kėtė 100-vjetor tė vrasjes sė tij, siē mendon e parashtron Prof.Uēi, ėshtė e udhės tė krijohet njė komision i posaēėm. Ndėr masat, qė duhen marrė me kėtė rast, janė: Paraqitja e propozimit pėr titullin mė tė lartė “Nderi I Kombit”, botimi i njė libri jetėshkrimor, i shoqėruar me veprat e tij; hartimi i bibliografisė pėrkatėse; organizimi i disa sesioneve shkencore, nė Tiranė, Korēe e Kolonjė dhe gjetkė; emetimi i njė pulle postare, me kėtė rast; emėrtimi i ndonjė shkolle tjetėr, nė Jug e nė Veri tė vendit; rishfaqja e filmave “Kush vdes nė kėmbė” e “Mėsonjėtorja” etj. Njė vend me rėndėsi lipset tė zenė artikujt nė shtyp dhe emisionet nė radiotelevizione, publike e private. Po kėshtu, nė kėtė kuadėr, pėr njohjen e jetės dhe veprės atdhetare e arsimore tė Petro N. Luarasit, ėshtė e nevojshme tė bashkėpunohet me institucionet arsimore e kulturore etj., nė Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi dhe nė Diasporė. Sigurisht, edhe atje mund e duhet tė parashikohen e zhvillohen veprimtari tė ndryshme e tė bėhen botime, kushtuar kėtij atdhetari e arsimdashėsi tė madh.
    Nė mbyllje tė kėtij parashtrimi e kujtese pėr organet e ndryshme shtetėrore dhe pėr publikun e gjerė, Prof. A.Uēi na sjell nė kujtesė shprehjet aq kuptimplote tė Petro N.Luarasit: “Nėqoftėse do tė mė vrisni, gjakun ma ruani, qė me tė, fėmijėt tė shkruajnė gjuhėn shqipe” , “Edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi!” Ja, pra, ky ishte njė shqetėsim e njė merak i natyrshėm i Prof. Alfred Uēit-Akademik, qė nė 100-vjetorin e vrasjes, “Mėsuesi i Popullit” Petro Nini Luarasi tė nderohet e pėrkujtohet me dinjitet, sa mė mirė e gjerėsisht.

  10. #60
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Petro Nini Luarasi - njė ndėr heronjtė e vėrtetė tė Rilindjes

    Petro S. Luarasi

    Petro Nini Luarasi - njė ndėr heronjtė e vėrtetė tė Rilindjes

    Populli shqiptar dhe historia.
    “Pėrsėri populli ynė i lashtė me autoktoni mijra vjeēare po pėrjeton kohėrat barbare tė shkatėrimeve. Digjen biblioteka, plaēkiten muzeume, shemben monumente, ēnderohen varre dhe ēmenduria thotė: “Historinė e bėj unė!”
    Kush ėshtė i humburi kur tjetėrsohet historia e vendit dhe e heronjve tė vėrtetė, kur “ustallarė tė qelepirit” ngatėrrojnė data e shtrembėrojnė fakte, krijojnė kulte e poshtėrojnė idhuj dhe me fushata krijohen meselera-bejte, “ na ishte se ē’na ishte njė herė njė hero”?
    Me kėto historiēka nga balta krijojnė heronj dhe heronjtė i bėjnė baltė.
    Historia e popullit shqiptar nuk duhet lejuar tė pėrbaltet, ideali dhe theroritė e atdhetarėve tė vėrtetė nuk duhen barabitur me turpet dhe vrerin e kameleonėve tė ēdo ngjyre dhe kohe.
    Historia ėshtė altari i shenjtė ku nderohet dhe shenjtėrohet vepra kombėtare, me vlerat e saj duhen mėkuar dhe edukuar brezat e tashėm e tė ardhshėm dhe jo tekat e “oxhaqeve” dhe tymrave tė tyre.” 1
    1.Ky studim bazohet nė artikullin : Petro S. Luarasi. Petro Nini Luarasi - njė ndėr heronjtė e vėrtetė tė Rilindjes, Rilindja, Tiranė, 6 korrik, 1997, f.10-11


    Dikur Petro Nini Luarasi, “ Mėsues i Popullit”, nė zjarrin e luftės me pushkė e penė pėr ēlirimin e atdheut nga pushtuesi dhe kleri shovinist, lėshoi kushtrimin:
    “Ta begatojmė gjuhėn dhe kombin tonė me kulturė e qytetėrim dhe atėherė do tė shohim qė gjithė sa folėn liksht kundėr gjuhės dhe kombit tonė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej na****t... Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomatitjeve dhe pėrrallave tė atyre qė nuk e dashurojnė por e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėn maskė shėnjtorėsh e mendimtarėsh duan tė na gabojnė ne. Le ta dimė se ai qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės, ai bėhet tradhėtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij.” 2
    2.P. N.Luarasi. Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit, Manastir, 1911, f. 7
    Ky bir i vegjėlisė kolonjare, i edukuar me shqiptarizėm tė kulluar nga mėsuesi i shquar Koto Hoxhi, sakrifikoi familjarisht ēdo gjė pėr fatin e vendit duke e bėrė tė famshėm emrin e Luarasit krahas simboleve atdhetare: Frashėri, Negovani, Qiriazi, Butka, etj. nė ballin e luftės pėr liri dhe pėrparim. Nė pėrmbushjen e idealit tė tij ai pati miq vėllezėrit Frashėri dhe motrat Qiriazi, bashkėluftėtarė: Sali Butkėn, Spiro Ballkamenin, Themistokli Gėrmenjin e vėllezėrit Topulli. Ishte mėsues-koleg i Pandeli Sotirit, Thanas Sinės, Nuēi Naēit, shok pene i Shahin Kolonjės, Kristo Luarasit, Mit’hat Frashėrit e Mihal Gramenos dhe predikues i shqiptarizmit me Fan Nolin e Kristo Dakon.
    Nė moshėn 17-vjeēare ai u bė edukator dhe mėsues i gjuhės sė mohuar shqipe pėr qindra nxėnės, bashkėpunėtorė atdhetarė tė ardhshėm si: Kristo Luarasi, Nuēi Naēi, Sali Butka, Guri Sevo, nė shkollat e fshatrave Bezhan (1982-83), Katund tė Vakėfeve (1983-85), Luaras ( 1885-87), Ersekė, Korēė, Negovan, etj.
    Ēuditėrisht kėsaj veprimtarie i ėshtė hedhur pluhuri i harresės, ose pėr rutinė-mungesė njohurish, ose pėr nėnvlerėsim e servilizėm konjuktural, diku pėr xhelozi, tarafe, e krahinizėm, diku pėr qėllime dashakeqe dhe urrejtje patologjike antikombėtare.
    Pėr shembull ndėrsa njė korēar, titullar nė ministrinė e arsimit, rolin dhe veprimtarinė e P. N.Luarasit e vlerėson veē “ bredhje fshat mė fshat”, njė historian elbasanas “me kompetencė” ia ka fshirė emrin e veprėn nga tekstet e historisė sė shkollave 8-vjeēare dhe tė mesme edhe nė kapitujt “historiku i shkollave shqipe” ku figurojnė ish-nxėnės tė P.N.Luarasit nė veprimtari ku ai kreu rol kryesor. Justifikimi pėr kėtė padrejtėsi ėshtė ose “mjaft u fol pėr tė“, ose “programi i kufizuar nga ministria nuk e pėrfshin si emėr qė tė mos mbingarkohen mendjet e nxėnėsve”?!
    Nė tekstet historike paraqitet e zbehtė ose “ groposet” edhe veprimtaria unikale e tij kundėr klerit tė huaj shovinist, roli nė ēetat e Shqipėrisė sė Jugut, veprimtaria nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, lufta pėr arsim shqip dhe liri nė trojet etnike: Manastir, Ballkamen, Negovan, Janinė apo veprimtaritė nė kolonitė shqiptare tė diasporės, veēanėrisht nė SHBA.
    Ėshtė paradoks qė ndėrsa bashkėkohėsit i kanė dhėnė vlerėsimet “patriot i pavdekshėm”, “kėtij burri-burrash e trim-trimash”, “ Shqiponjė e lavdishme e gjuhės shqipe”, “Flamurtar i lėvizjes kombėtare shqiptare nė Amerikė”, disa pasardhės “me damkė” e lėnė “tė prehet nė mallkimin e tij” duke e tjetėrsuar me trillime. 3
    3. Gilmana Bushati. [Petro S.] Luarasi: Kisha Ortodokse Autoqefale tė japi shpjegime. Cili ėshtė qėndrimi pėr dhespotėt qė mallkuan Petron: Flet nipi i Petro Nini Luarasit nė lidhje me fushatėn e shpifjeve. Gazeta shqiptare, 14 janar, 2011, 22-23
    Kisha: S’kemi prova se [Petro N.] Luarasi ėshtė shkishėruar. Gazeta shqiptare, 15 janar, 2011, 18-19
    Paraqitja me seriozitet e veprimtarisė sė shumanshme e shembullore tė Petro N.Luarasit nė luftėn pa kompromis me armiqtė e vendit, nuk ka pėr qėllim qė tė krijojė kulte nė histori, por tė shėrbejė si njė shembull dhe pėrpjekje sado modeste qė tė mos lejohet minimizimi apo mėnjanimi plotėsisht nga historia e popullit shqiptar e mjaft heronjve tė tjerė tė vėrtetė.

    P.N.Luarasi i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė.
    Historiku i zhvillimit tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SHBA vazhdon tė studjohet me pasion tė madh nga kategori tė ndryshme njerėzish me qėllime nga mė tė shumllojshmet, kombėtare apo personale. Diskutohet rėndėsia parėsore nė zgjidhjen e halleve tė Shqipėrisė dhe kontributi i gjithanshėm i individėve tė caktuar nė tė shkuarėn, tė tashmen e tė ardhmen. Nuk mungojnė krahas vlerėsimeve tė drejta edhe analiza tendencioze, luftė klanesh dhe lokalizma me paragjykime e shtrembėrime skandaloze.
    Prandaj pėr tė ndarė “miellin nga krrundet” rėndėsi tė veēantė, si kudo, paraqet analizimi i ngjarjeve mbi fakte e dokumenta.
    Arsyet dhe rrethanat e vajtjes sė P.N.Luarasit nė SHBA lidhen me pėrndjekjet qė i bėheshin nga pushtuesi pas largimit tė tij nga burgu i Korēės, ku vuante dėnimin e hapjes sė shkollave shqipe dhe ndjesinė qė kishte ai ndaj Botės sė Re tė principeve demokratike. 4
    4. Petro S.Luarasi. Kontribute shekullore. Familja Luarasi pėr marrėdhėniet shqiptaro-anglo-amerikane, “55”, 19-20-21-22 korrik, 2003.
    Nė kushtet kur armiqtė i pėrdornin institucionet fetare pėr qėllime shoviniste dhe pėr tė pėrēarė popullin, patriotėt u drejtuan pėr ndihmė nga shtete, forca e besime fetare aleate. Njė fakt domethėnės ėshtė bashkėpunimi i P.N.Luarasit me parinė bektashiane dhe protestantet e pėrfaqėsuar nga Gjerasim Qiriazi dhe ēifti amerikan Kenedi [Violeta (Violett) dhe Fines (Phineas)] pėr pėrhapjen e shkollave e librave shqip, pa u pėrzier nė ēėshtjet e interpretimeve fetare. Pėrkundėr mallkimit tė dhespotėrve grekė dhe trillimeve tė tyre , kinse Petro Nini Luarasi qe kthyer nė protestant, ai si besimtar i devotshėm ortodoks deklaronte:
    "Sa herė hasem me protestantė, flas me ta dhe bisedonj, siē e meriton me njerėz tė kungajkės dhe tė bashkėrisė dhe tė qytetėrimit, me ndryshim qė ata janė protestantė, dhe unė orthodhoksė. ".
    (Petro N. Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe, Manastir, 1911, f.21)
    Ky orientim politik dhe largpamėsia ndikoi qė ai tė zgjidhte SHBA pėr emigrim tė pėrkohshėm.
    Petro N.Luarasi u lirua gabimisht “simbas njė urdhėri tė Valiut tė Manastirit qė u keqkuptua nga drejtori i burgut...Zbulohet gabimi i lirimit dhe kėrkojnė ta arrestojnė prap” 5
    5. Tre yje. Njė pesėdhjetėvjetor qė duhet tė kremtohet, Illyria, 8 shkurt, 1936, f. 3-4
    Nė kėto rrethana ai sė bashku me Guri Sevon dhe dy tė tjerė shkoi fshehurazi nė Manastir, ku miqtė i bėnė njė pasaportė me emrin Petro Kostandini. Qėllimi i kėtij emigracioni politik tė pėrkohshėm ishte qė sė bashku me tė njohurit e tij tė shumtė atje, tė organizoheshin dhe t’i ndėrgjegjėsonte pėr tė ndihmuar atdheun.
    Mbėrritja e tij nė SHBA saktėsohet nga vjersha qė shkroi: “Mij e nėntėqind e katėr / Prilli mė njėzet e tri / Seē u nisa unė i mjeri / Pėr kėtu n’Ameriqi”
    Kostandin Demo nga fshati Katund i Korēės, njė nga emigrantėt mė tė vjetėr shqiptarė, i ardhur nė Amerikė qė mė 1903, nė librin e tij “Shqiptarėt nė Amerikė”, tregon historikun e emigrantėve tė parė shqiptarė, shumė prej tė cilėve i njihte nė intimitet duke i kushtuar vėmendjen e duhur kontributit tė Petro Nini Luarasit.
    Fan Noli ka shkruar hyrjen nė kėtė vepėr tė redaktuar nga Prof. Peter R.Prifti, ku vlerėson se “ ky libėr duhet lexuar nga ēdo shqiptar”. 6
    6 Kostandin Demo. Shqiptarėt nė Amerikė,1960
    Veterani Kostandin Demo shkruan.”
    “Nuk dua tė lė pėrshtypjen se burrat e Katundit”-17 shqiptarėt e parė tė ardhur nė Amerikė ishin nga ky fshat - “e kishin monopolizuar shqiptarizmėn. Po fati e solli qė ata u frymėzuan me ndjenja kombėtare njėzet vjet mė parė nga bashkatdhetarėt e tyre dhe kėsisoj pėrfituan nga rasti. Duhet pėrmendur Petro Nini Luarasi qė ishte mėsues nė Katund pėr dy vjet, 1886-1888 dhe u mėsoi fshatarėve abetaren shqipe, kėngėn e Krishtlindjes: " Vete sot nė Vithania, Zoti Krisht e Perėndia", si edhe ngjarjen nga Ungjilli: " Jakovi dhe tė dymbėdhjetė bijtė e tij, nga tė cilėt mė i vogli ish Josifi". Male Selenica, trim i fshatit,
    njė burrė qė kish marrė emėr nė fshatrat e Vakėfeve ishte njė nga nxėnėsit e Petro Ninit...” 7
    7.Po aty
    Nga burime tė ndryshme argumentohet se nė atė kohė Petro Nini Luarasi ishte i pari emigrant politik, krahas atyre dhjetra emigrantėve ekonomikė qė ishin nė Botėn e e Re, historiku i tė cilėve fillonte me Kol Kristoferin.
    “Lėvizja shqiptare nė Amerikė filloi seriozisht nė maj 1904, me ardhjen e Petro Nini Luarasit. Ai ishte "The Paul Revere" i shqiptarėve, mbasi vinte nė ēdo vend ku kishte shqiptarė dhe gjithmonė predikonte patriotizėm. Ai ishte njė librari me dy kėmbė, me xhepat mbushur plot pamfleta, revista dhe gazeta. Petron mundet gjithashtu ta krahasojmė me Shėn Janin, sepse pėrgatiti udhėn e lėvizjes kombėtare pėr ata qė erdhėn pas tij. Dhe pasardhėsit nuk vonuan. Nė grupin e tyre bėnin pjesė Sotir Peci, Fan Noli, Kristo Dako, Faik Konica, Mihal Grameno..” 8
    8 Po aty
    Petro N. Luarasi, krahas idealit atdhetar dhe eksperiecės sė madhe nė organizimin e lėvizjes patriotike, gėzonte edhe njė njohje tė gjerė mes emigrantėve shqiptarė nė Amerikė, shumė prej tė cilėve e nderonin edhe si mėsuesin, edukatorin dhe prijėsin e tyre.
    “ Mėnyra mė e mirė pėr tė kėnduar librin e historisė ėshtė tė fillosh nga faqja e parė. Po tė bėjmė kėtė do tė shikojmė se themelet e lėvizjes kombėtare nė Amerikė u hodhėn nė fshatrat e Vakėfeve nė Shqipėri, me hapjen e shkollave shqipe prej Petro Nini Luarasit, nė Katund, nė dy Treskat, Trebickė, Stratobėrdhė, Selenicė dhe nė tė tjera fshatra qė ishin rrotull... Kur erdhi Petro Nini Luarasi nė Amerikė mė 1904, gjeti kėtu miq tė vjetėr si dhe disa nga nxėnėsit e tij dhe me ndihmėn e tyre, mundi ta vazhdojė kėtu punėn e tij patriotike nė liri tė plotė, e jo si pėrtej Atlantikut ku jeta e tij shpeshherė ishte nė rrezik. Me fjalė tė tjera, vazhdoi edhe kėtu tė predikojė shqiptarizmėn dhe tė pėrhapė ndjenjat kombėtare kudo qė vinte.

    Shoqėritė atdhetare “Pellazgėt” dhe "Mall’ i Mėmėdheut”
    Shoqėria "Mall i Mėmėdheut”, e para shoqėri patriotike shqiptare nė Amerikė, u themelua nė Jamestoun, N.Y. nėn udhėheqjen e Petro Nini Luarasit... i cili shkonte nga njė koloni shqiptare nė tjetrėn duke predikuar e duke dhėnė mėsim, na ndihmoi jashtė masės. Petrua ishte ai qė organizoi tė parėn shoqėri shqiptare nė Amerikė, "Malli i Mėmėdheut”, nė Jamestown, N.Y.” 9
    9 Po aty
    Veterani tjetėr, Mina Grameno, i ardhur nė Amerikė mė 1903, pėrshkruan me hollėsi nė kujtimet e tij rrethanat se si u krijuan shoqėritė e para atdhetare nėn drejtimin e Petro N.Luarasit. ”Mė 1905, Llambi Bimbli u takua nė Boston me Petro Luarasin dhe biseduan pėr njė lėvizje patriotike atje...Unė qė e e mbaja mend dhe e dija se kush qe Petro Nini ngula kėmbė qė ta sjellim kėtej ( nė Xhejmstaun) e sa mė parė kėtė “ mėmėdhetar tė flaktė”. Pas disa ditėsh arriti nė Xhejmstaun ku e pritėn me dashuri tė pėrzemėrt dhe vėllazėrore. Gėzimi ynė dhe i tij kanė qenė tė papėrshkrueshėm. Vetėm neve dhe ata qė mbanin nė kraharor flakėn e zjarrit patriotik, ata qė ishin ushqyer me kėto ndjenja tė njė feje mistike nė atė kohė, ata mundin vetėm tė kuptojnė sa tė shtrenjtė kanė qenė pėr njeri-tjetrin patriotėt idealistė. Me ardhjen e z.Petro Luarasi nė pak ditė organizuam njė mbledhje tė gjerė prej 70-80 shqiptarėsh qė ndodheshin nė Xhejmstaun dhe qė nė atė mbledhje u themelua shoqėria e parė me emrin “Pellazgėt”. Statutin e kėsaj shoqėrie e hartoi dhe e shkroi po atė ditė Petro. Por mjerisht kjo shoqėri pėr arėsye tė propagandės greke dhe mė shumė nga frika qė kishin disa burra korēarė ”pėr familjet e tyre nė atdhe” nuk mundi tė pėrparojė dhe flaka qė u ndez u venit si kandili por nuk u shua se ajo diqte dhe ndriste nė zemrat e ndezura pėr punė dhe veprim. Dhe kėto zemra plot kurajo dhe vullnet qenė gati tė bėjnė ēdo sakrificė nė urdhėrin e parė qė jepej nga udhėheqėsi i tyre P.N.Luarasi. Por ky si m’i pjekuri edhe i stėrvitur me kohė nė lėvizjet kombėtare dhe q’e njihte shpirtin e popullit tonė kėshillonte njėherė durimin dhe urtėsinė dhe kurrė ashpėrsinė sa qė tė ziheshin dhe armiqėsoheshim me kundėrshtarėt. Dhe na jepte shembullin e tij. Mbas darke pėr mbrėma do tė vizitonte nėpėr shtėpitė ku qenė ata mė tė rreptit antishqiptarė dhe grekomanė...Petro me zgjuarėsinė, kulturėn e gjerė, ėmbėlsinė qė kish nė shprehjet e bisedimeve iu tregonte parabola theologjike dhe filozofike dhe, me durimin e pashembullt qė kish, dalėngadalė, ata mė tė mėsuarit dhe tė diturit i bėnte me vete dhe shokė, sa q’i solli nė rrugėn e tij qė ishte rruga e drejtė...
    Moti 1905 ėshtė mė tė mbaruar. Njė ditė pėrpara motit 1906 mė vjen njė kartė postale prej Bufallo N.Y. nga Llambi Bimbli i cili mė lutet tė marr Petron e disa shokė dhe tė vemė tė nesėrmen atje ku me ata tė atjeshmit tė fillojmė njė shoqėri serioze...Si u bashkuam, shkuam nė shtėpi tė Thanas V. Mborjes dhe qė atė ditė Petro shkroi statutin e shoqėrisė qė zuri rrėnjė dhe qė veproi e punoi e q’u bė shembull pėr shoqėritė e pastajme t’Amerikės.” 10
    10. Mina Grameno. Kujtimet e jetės sime-P.N.Luarasi, Bota e Re, dhjetor,1936
    Mina Grameno thekson se Petro Nini Luarasit “i takon kurora e lavdisė si njė misionar apostolik qė mbolli nė Amerikė idealizmėn kombėtare qė mė vonė u rrit dhe u zmadhua me veprat e panumėrta tė patriotėve idealistė qė patėn si parim qė tė shkrijnė diturinė, shpirtin dhe pasurinė pėr shpėtimin dhe lirinė e Shqipėrisė. Historia pėr kėtė dhe qindra shokė si ky do tė mburret njė kohė tė largėt, por jo tani. Sot i thonė koha e interesit dhe e parasė.
    Veterani atdhetar Thanas V. Mborja shkruan nė kujtimet e tij: ”Nė Bufalo po mblidheshin gjithnjė e e mė shumė shqiptarė. Nė Xhejmstaun qenė bėrė nja 80. Mė 1905 vajti atje edhe P.N.Luarasi”11
    11 Studjuesi Petraq Pepo, nė tė njėjtat kujtime, tė pėrmbledhura prej tij nėn titullin “Th.Mborja. Kujtime nga lėvizja pėr ēlirim kombėtar”,1962, f.10, nė tė njėjtin paragraf, “tjetėrson” tekstualisht ”... ndodheshin rreth 80 shqiptarė e P.N.Luarasi i cili erdhi nė Amerikė mė 1905 (?!)
    Ky “gabim i vogėl” bėri qė disa historianė ta radhisnin ardhjen dhe veprimtarinė e Petro N.Luarasit nė Amerikė “ mė pas se...” disa tė tjerė atdhetarė.
    Autori shpjegon situatėn nė Bufalo ku ata po flisnin shumė por s’po nxirrnin dot gjė nė dritė ndaj vendosėn tė thėrrisnin Petro N.Luarasin dhe Mina Gramenon. “Mė 1 janar 1906, u mblodhėm nė konakun tim 13 vetė: Mina Grameno, Petro N.Luarasi, Kole Rikashi, Pandi L.Kallajxhiu, Thimi N.Boēka, Pandi M.Furxhi, Dhimitėr Z. Negovani, Vani O.Karameta, Thanas Halla, Vani Vangjeli, Mihallaq Bimbli, Llambi Bimbli, dhe unė (Thanas V.Mborja).” 12
    12 Pjesėtar ka qenė edhe Llambi Bimbli por emri i tij ėshtė “krasitur” nga censura pėr motive politike. Shėn. i Petro S. Luarasit
    Folėn Petro N.Luarasi, Mina Grameno, etj. Po atė ditė, me vota tė hapura u zgjodh kryesia prej 8 vetėsh me anėtarė nga Bufalo. Kryetar u zgjodh Llambi Bimbli. Pleqėsia e shoqėrisė mė 1 janar 1907 u transferua nė Xhejmstaun.
    “ Mall’ i Mėmėdheut” cilėsohet si e para shoqėri me jetė tė gjatė nė SHBA qė u bė shembull pėr shqiptarėt e qyteteve tė tjerė. Krijimi i shoqėrisė me anėtarė nga tė dy qytetet Bufalo dhe Xhejmstaun kishte njė rėndėsi tė madhe pėr atė kohė.
    Aktiviteti i saj u bazuar nė statusin e pėrgatitur nga P.N.Luarasi me moto “Vėllazėri, dashuri, bashkim” 13
    13 Nxėrrime tė shoqėrisė “ Mall’ i Mėmėdheut”, Bukuresht, 1936
    Duke mėnjanuar lokalizmat, ajo mori njė karakter mbarėkombėtar duke u bėrė shembull, “gur themeltar” pėr krijimin e shoqėrive tė tjera tė tilla nė SHBA dhe pėr grupimin e patriotėve nė luftėn ndaj elementėve dhe propagandės armiqėsore. Me aktivitetet e shumllojshme, ndihmėn e ndėrsjelltė morale e materiale, u bė i mundur shtimi me anėtarė nga qytete tė tjera dhe me shumė qytetarė tė lėkundur e tė gėnjyer. Nė kėtė veprimtari njė rol tė madh luajti “udhėheqėsi shpirtėror” Petro Nini Luarasi qė thoshte:” Kėtu gjeta brumin qė tė gatuaj, kėtu do tė rrygj nė magje dhe do tė dij se ē’bukė tė nxjerr...Zemra e shpirti m’u qetuan dhe ndėrgjegja mė thotė se kjo shoqėri do tė pėrhapė rrezet e Diellit ndė gjithė shqiptarėt e Amerikės”.14
    14 Mina Grameno. Mall’ i Mėmėdheut, Koha, 5 tetor,1916.
    Pėr kėtė ngjarje madhore ai shkroi vjershėn “ Mall’ i Mėmėdheut” me vargjet:
    Mall i madh pėr mėmėdhenė
    Tė bėn tė quhesh njeri
    Tė marē vesh vetė-vetenė
    Tė kuptosh nė Perėndi.
    Shpirt lik dhe i pa vlerė
    Ėshtė i poshtėr ēdo njeri
    Kush s’ka mall pėr mėmėdhenė
    Shembėllen me bagėti.
    Aktiviteti i gjerė i P.N.Luarasit pasqyrohet disi nga korespondentėt e gazetės “Kombi”.
    “ Nė lutjen ndaj vrasjes sė Spiro Kosturit nga shovinistėt grekė, pas atij (Fan Nolit) foli z. Petro Luarasi me mjeshtėri shumė tė madhe duke lėvduar trimėritė e virtytet e tė ndyerit e duke u pėrmendur shqiptarėve se gjaku i tij duhet shpėrblyer”.
    Ndėrsa “ Nė konferencėn pėr kujtim tė S. Kosturit, mbajtur nė Phoenix Hall, 724, Washington... oratorėt qė folėn ishin Petro Nini nga Luarasi dhe dy botonjėsit e gazetės “Kombi”. 15
    15 Kombi. 7 janar 1907.
    Nė njė tjetėr shkrim tė gazetės “Kombi” mbi mbledhjen themeluese tė shoqėrisė “Besa-besė“ shkruhet: “Pastaj hipi nė fron z.Petro Luarasi. Pas njė prolog filozofik pėrmbi ndjenjat e e njeriut tė cilat i ndan nė dy sojė ndjenjash: ndjenja tė zemrės dhe ndjenja tė mendjes dhe pas njė vėshtrimi pėrmbi shkencat, hyri nė subjektin patriotik nė tė cilin rrėfeu njė fortėsi fjale dhe gjykimi tė rrallė. Z. Luarasi ėshtė njė orator i mirė dhe thėnia e tij ėshtė mjeshtėrake. Tė gjithė sa gjendeshin e pėlqyen fjalėn dhe nuk pushonin duke pėrpjekur duart.” 16
    16 Mbledhja e shoqėrisė “Besa-Besė”, Kombi,16 maj 1906
    Ndėrsa pėr zgjedhjet e degės nė Natik shkruhet:
    “Mori fjalėn z. P.Luarasi i cili shumė foli bukur pėr pėrparimin e shoqėrisė dhe tė ēėshtjes kombėtare.” 17
    17 Kombi, 21 shkurt 1908

    Aktivitete tė tjera
    Njė nga pikat e statusit tė shoqėrisė“ Mall’ i Mėmėdheut” pėrcaktonte ndihmėn qė duhej tė jepej pėr botime shqip.
    “ Kur u themelua “ Mall’ i Mėmėdheut”, nėn influencėn e Petros, shokėt e parė tė kėsaj shoqėrie kishin pranuar nyjet qė rrogėn e parė pas themelimit ta sakrifikonin pėr nevoja tė ndryshme dhe sidomos pėr fillimin e botimit tė njė gazete. Kėtė detyrė shoqėria ia la pėr barrė Sotir Pecit i cili kishte ardhur nė Amerikė prej Athine pak kohė mė parė se Fan Noli nga Aleksandria. Si shokėt, si Sotir Peci vetė, po veēanėrisht me anė tė Goni Stratobėrdhės, iu lutnė Petros tė marrė pjesė nė botimin e gazetės “ Kombi”, por pėr njėrin shkak a tjetrin nuk deshi...”
    Ai interesohej edhe pėr shpėrndarjen e librave shqip. Pėr kėtė qėllim organizoi njė bibliotekė lėvizėse dhe ēeli njė librari nė Malboro, Mass. me libra shqip tė botuar nė Sofje, Bukuresht, Vjenė, etj. Me kėto qendra kishte marrėdhėnie tė ngushta qė mė parė.
    “Dhe kėshtu u ndanė veprimet e kėtyre tre burrave shqiptarė nė tri fusha tė ndryshme. Petro Luarasi, mė i vjetri nė moshė dhe nė veprim punoi gjithnjė si propagandist shėtitės, duke folur pėr bashkim tė shqiptarėve, pėr forcimin e shoqėrisė “ Mall’ i Mėmėdheut” dhe pėr organizimin e shoqėrive tė tjera kombėtare si kjo. Sotir Peci u muarr me shtypjen e “Kombit”, i ndihmuar nė botimin e gazetės prej Fan Nolit, i cili mė vonė u bė prift dhe i kushtoi fuqitė e e tij kryesisht themelimit tė kishės autoqefale shqiptare. Dhe nė kėtė mėnyrė i dha fund tė mbarė njė ēėshtje tė filluar kėtu e 15 vjet mė parė prej Petro Luarasit... Pėr Fan Nolin kishte nderim tė madh dhe u gėzua qė nė fushėn kombėtare doli njė djalė i ri i mėsuar. 18
    18 Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.84-85

    Ideator i kishģs ortodokse tė pavarur shqiptare
    Veterani Guri Sevo, biografi i tij i ardhshėm, thekson se “edhe nė ēėshtjen e kishės shqipe qė lojti njė rol tė madh nė lėvizjen kombėtare tonėn, Petro Luarasi ka qenė flamurtar i parė, jo vetėm nė Shqipėri, po e po, po medhe nė Amerikė. Mė 1906, me rastin e refuzimit tė priftit grek tė Wochester-it, Mass. qė tė mbulonte njė shqiptar tė vdekur, shqiptarėt iu lutėn Petros tė bėhej prift...Pėr hir tė ēėshtjes shqiptare edhe prift do tė kish pranuar tė bėhej Petroja por ai ia lėshoi vendin njė shqiptari mė ‘’aksios’’ pėr kėtė zyrė tė shenjtė Fan Nolit...” 19
    19.Po aty
    Tashmė njihen fakte dhe dokumenta qė provojnė rolin e rėndėsishėm tė Petro N.Luarasit nė ideimin dhe ndėrtimin e kishės sė pavarur ortodokse shqiptare, hap i rėndėsishėm i sė cilės qe edhe zgjedhja e Fan Nolit si prift.
    Me rastin e zgjedhjeve nė shoqėrinė “Besa-Besė” u diskutua pėr njė prift shqiptar. Folėn Kristo Dako dhe Fan Noli ...”Pas priftit Jakob qė bėri tė njohur se arkipeshkopi rus Platoni do tė ndihmojė, z.Petro Luarasi me njė fjalė tė shkurtėr rrėfeu mirėnjohjen qė do tė kenė shqiptarėt nė kishėn ruse porsa tė ndihmojė tė fillojė kisha shqip. Kėshtu mbetėn tė gjithė tė kėnaqur e plot gėzim nga kjo.’’ 20
    20 Zgjedhjet e shoqėrisė “Besa-Besė”, Kombi, 10 janar 1908
    Ndėrsa nė njė rekord zyrtar tė marrė nga arshiva e zyrės civile Hudson, tė botuar mė vonė nė Kalendarin e botės, 1939 shkruhet:
    ‘’U mbajt njė mbledhje tjetėr e cila zgjodhi njė komision qė tė kėrkojė kandidaturėn e njė shqiptari pėr prift. Dhe kandidatė ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass tė cilėt u votuan prej delegatėve tė Natic-ut, Malboro-it, dhe Hudson-it dhe fitoi Fan Noli qė tė dorėzohej prift’’ 21
    21 Tivari. Historia e themelimit tė kishės sonė orthodhokse kombėtare, Kalendari i botės, 1939, f.83
    Po tė trajtohet me hollėsi tema se si u zgjodh Fan Noli “e fitoi mbi konkurentin e dytė”, Petron, do tė dilte qartė se kush ndihmoi mė shumė pėr t’u bėrė Fan Noli prift, nė luftė ndaj pretendentit “ tė tretė“ grekofon, i cili kishte mbirė prej kohėsh nga “ vorioepirotėt” nė Amerikė.
    ‘’Pasi u dorėzua Fan Noli prift mė 25 mars 1908 nxorri meshėn e parė shqip nė Boston. I vetmi qė mund tė zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetėr nė gjuhėn shqipe i pėrgatitur. Z.Luarasi psallti mirė. Pas ungjillit mbajti njė fjalė pėr kėtė ēėshtje dhe provoi dobitė qė do tė kish patur atdheu tonė porsa tė kish pėrdorur gjuhėn e vet nė kishė. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi pėrmbi kėtė ēėshtje shumė bukur...Shumė shqiptarė porsa dėgjuan se ai (Fan Noli) u urdhėrua (prift) prej episkopit rus u bindėn se me tė vėrtetė ėshtė ortodoks. Pas kėsaj ata qė ishin mė fanatikė ndjekės tė Patrikanės, u bėnė mė tė zjarrtit e kishės shqipe. Kuptuan se nuk ėshtė mėkat tė pėrdoret gjuha shqipe nė kishė si u kish thėnė dhespoti dhe qė tė gjitha mallkimet kishin qėllim politik’’ 22
    22 Kombi, 22 mars 1908
    Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha Petro sa s’qante nga gėzimi! Dikush i tha qė prifti shqiptar qenkesh me tė vėrtetė shumė i zoti.
    - Pėrndryshe nuk do tė vinte mitron pa vėnė kamillafin, iu pėrgjegj Petro pėr tė caktuar kryelartėsinė me tė cilėn e nxorri meshėn e parė prifti i parė shqiptar’’23
    23. Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.86
    Njė ngjarje interesante qė pėrshkruan autoritetin, pėrvojėn dhe zgjuarėsinė e Petro N.Luarasit paraqite Mesha nė Hudson Mass
    ”Siē dihet nė Hudson u fillua shoqėria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqėri vuri nė praktikė idenė e fillimit tė njė kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dėrguar priftin Fan Noli nė Nju Jork. Pas meshės mbajti njė fjalė greqisht Fan Noli (qė krijoi keqkuptime ndėr dėgjuesit). Pas fjalės sė priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orė dhe shumė bukur” . 24
    24 Mesha nė Hudson Mass, Kombi, 27 mars 1908
    Pėr kėtė kohė, Fan Stilian Noli, i cili nuk ka qenė fort dorėhapur pėr lėvdata tė shokėve, shkruan nė njė letėr drejtuar mikut tė tij Skėnder Luarasi: “S’ka asnjė dyshim qė Petro Luarasi lojti rolin kryesor nė themelimi e shoqėrisė ‘ Mall’ i Mėmėdheut” nė Xhejmstaun, N.Y. por hollėsira mbi kėtė pikė nuk mund tė jap se nuk i di as vetė. Duhet t’i kėrkoni nga ata bashkatdhetarė qė ndodheshin nė atė qytet mė 1904-1905. Unė kam vajtur nė Amerikė mė 1906, i inkurajuar nga themelimi i kėsaj shoqėrie. ..Me Petro Luarasin u poqa mė vonė nė Clinton, Mass...Ishte propagandist i palodhur dhe kudo qė kishte qėndruar nė Amerikė linte pas nga njė grup patriotėsh enthuziazt. Punonte rėndė pėr tė fituar bukėn por nuk i kursente harxhet pėr ēėshtjen dhe tė djelave udhėtonte nėpėr kolonitė shqiptare pėr tė pėrhapur ungjillėn e nacionalizmės. Rreth Bostonik kam gjetur gjurma tė tij pothuaj kudo. Ish i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė‘’. 25
    25 Fan Noli. Letėr drejtuar Skėnder Luarasit, Timmendorf, 21.7.1925
    Nė njė letėr tjetėr tė Fan Nolit, jepet informacioni i rėndėsishėm se qe Petro Nini Luarasi i cili e ndihmoi pėr tė vajtur nė Amerikė. Ai i shkruan Skėnder Luarasit: ‘’ Ditėn e Indipendencės fola mbi babanė tuaj, Petron, qė mė gatiti udhėn kėtu.” 26
    26 Fan Noli. Kartėpostale drejtuar Skėnder Luarasit, Boston, 19.12.1959
    Ndėrsa studjuesi Nasho Jorgaqi ka zbuluar se Fan Noli erdhi nė Amerikė me emrin e Petro Nini Luarasit nė pasaportė.27
    27 Nasho Jorgaqi, Udhėtim me Fan Nolin, f. 111

    Petro Nini Luarasi luftėtar
    Krahas organizimit e ndėrgjegjėsimit me idealet kombėtare tė shqiptarėve nė qendrat e e mėdha, P.N.Luarasi interesohej edhe pėr pėrqėndrimet e vogla. Ndaj shpesh ndėrmerrte edhe udhėtime tė largėta. Krahas ndėrlidhjes sė shoqėrive e qendrave me banorė shqiptarė, ku bėnte thirrje pėr tė mbledhur ndihma pėr ēlirimin e atdheut. Qė nė gusht 1906 ai pėrgatitej tė shkonte komit nė Shqipėri, por nuk gjeti pėrkrahjen e duhur financiare dhe njerėz. Pėr kėtė qėllim bashkėpunoi edhe me Bajo Topullin, kur ai erdhi nė Amerikė.
    Nė kėtė kohė shkruan artikullin “ Njė letėr nė udhėtim” ku pėrshkruan situatėn, detyrat qė i dalin lėvizjes pėr ēlirim kombėtar” O burra tė ndershėm shqiptarė, kush me tė holla, kush me dituri, kush me krahė, le tė sulemi pėr ndihmė tė mėmėdheut. Mos vini re fjalėt e mjeshtėruara tė armiqve, mos besoni dinakėritė e e tradhėtarėve, mos dėgjoni mėrmėritjet e frikacakėve. Kjo kuleta e vogėl shqiptare le tė zbrazet nė kocekt e nderit shqiptar...Bashkohuni vllazėrisht, miqėsohuni, pajtohuni, paqėsohuni: njė le tė jetė qėllimi i vetėm i juaji, dashuria njėri me tjetrin pėr ndihmė tė mėmėdheut, me ēdo mėnyrė tė ndershme.’’ 28
    28 Raullasi. Njė letėr. N’udhėtim. 2 Mars 1908, Kombi, 6 mars, 1908, f.1
    Ndėrsa nė artikullin “Njė udhėtim nė fshatra”, tregon udhėtimin e fundit nė Malboro, Hudson, Boston, Brokton, Atleboro, Batik, Biddeford, tė shtetit Mass. ku bashkėpunonte me shoqėritė atdhetare e shpėrndante librat shqip. Pėrshkruan aktivitetin e qendrave, problemet qė dalin, domosdoshmėrinė e mbajtjes sė kontakteve me ta, propagandon bashkimin rreth kishės shqiptare dhe bashkėpunimin me gazetėn “ Kombi” se vetėm atje ”do tė mėsojmė gjėra qė miqtė nuk kanė kohė e mundėsi t’jua tregojnė ndėrsa armiqtė ua fshehin.” 29
    29. P.Raullasi. Njė udhėtim nėr fshatrat, Kombi, 4 prill, 1908, f.4
    Aktivitet tė madh zhvilloi edhe nė kontaktet me qendrat kryesore tė shqiptarėve nė botė, nė Vjenė, Bukuresht, Sofje, Selanik, Manastir e Misir dhe botoi disa artikuj nė shtypin e tyre.
    Ndėrkohė qė shumė shqiptarė vetėm flisnin, shihnin rehatin e biznesin e tyre, Petro N.Luarasi iu pėrgjigj fjalėve me vepra duke shkuar sė bashku me njė grup tė afėrmish e shokėsh pėr tė luftuar me armė nė Shqipėri, nė krah tė ēetave tė Bajo e Ēerēiz Topullit.
    “ Kur u shpall amnistia bashkė me Ēerēiz Topullin u fal edhe Petro Luarasi i cili ėshtė i njohur ndėr shqiptarėt e Amerikės sepse para pak muajsh iku prej kėtej pėr tu bashkuar me komitėt shqiptarė. Kishte me vete 25 shpirt dhe duke rėnė nė dyfek me ushtrinė humbi njė shok” 30
    30 Lajme. Kombi, 28 gusht 1908
    Vetė P.N.Luarasi u plagos nė njė luftim pranė pyllit tė Vodicės.


    Heronjtė dhe oportunistėt
    George Gallani nga Dardha e Korēės e dallon P.N.Luarasin ndėr “tė parėt misionarė patriotė “ tė komunitetit shqiptar ku ”ndėrsa nė fillim pati njė solidaritet tė madh midis shqiptarėsh, me kalimin e kohės u krye diferencimi ekonomik dhe ata qė u pasuruan sado pak filluan t’i shohin shokėt shtrembėt. Ata u bėnė shkaktarė grindjesh dhe mosmrėveshjesh qė ekzistojnė edhe sot. Ata nuk interesoheshin pėr ēėshtjen shqiptare por veē tė pasuroheshin dhe donin t’u dilte emri si patriotė tė mėdhenj.” 31
    31George Gallani. kujtimet “ Pėrshkrim i emigrantėve ekonomikė shqiptar nė Amerikė, f. 7, 33-34
    Disa u pasuruan edhe me ndihmėn e shovinistėve grekė nė dėm tė ēėshtjes kombėtare. Mė vonė filloi edhe njė konkurencė midis ithtarėve tė njėrit apo tjetrit grupim apo krah partiak, midis krahinave e fshatrave qė pėr tė mbivlerėsuar veten “ groposnin’ kontributin e tė tjerėve.
    Ndaj kėtyre tendencave e situatave nuk kanė munguar protestat e atdhetarėve tė vėrtetė.
    “ Nga shqiptarėt e sotėm qė janė nė Amerikė, shumė tė pakėt janė ata qė e dinė se cili me tė vėrtetė ish Petro Nini Luarasi dhe sa dobi i solli ēėshtjes kombėtare shėrbimi i tij nė kolonitė shqiptare tė Amerikės. P.N.Luarasi erdhi nė Amerikė nė prill 1904 dhe ishte i pari shqiptar udhėheqės (“Albanian leader”). Kėtu edhe themeloi tė parėn shoqėri kombėtare nė qytetin Xhejmstaun, N.Y. me emrin “ Mall’ i Mėmėdheut’’. Ish i pari shqiptar qė mbolli farėn e shqiptarizmit nė Amerikė nė kolonitė e shqiptarėve e cila siē e provoi koha, lojti rolin mė tė madh pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Shokėt e tij dhe shqiptarė tė dėgjuar tė asaj kohe ishin : Llambi Bimbli dhe Nik Poēi. Patrioti nga Luarasi erdhi nė Amerikė nė atė kohė kur shqiptarėt patriotė ishin shumė tė rrallė dhe kur shqiptarėt e dėgjuar tė sotmit si Kristo Kirka ishin grekomanė tė flaktė. Petro Luarasi me njė gjuhė qė priste hekur dhe me argumentat e tij tė nxehta e ktheu Kristo Kirkėn shqiptar. Sa jetoi nė Amerikė, Petro Luarasi e shkoi kohėn e tij duke shėtitur fshat mė fshat, ku ndodheshin shqiptarė dhe kudo predikonte shqiptarizmėn. Veē kėsaj kishte edhe letėrkėmbim me editorin e e gazetės greke “Atlantis” qė dilte nė Nju Jork njė herė nė javė. Dhe kurdoherė qė ajo shkruante artikuj kundėr Shqipėrisė, Petro Luarasi ishte i pari dhe i vetmi, meqė e dinte greqishten mirė, qė i bėnte pėrgjigje” Atlantidės”.Qė tė sigurohej se mos mundimi i tij shkonte kot, kurdoherė i dėrgonte letrat e tij register. Petro Luarasi, gazeta ‘’ Drita’’ e Shahin Kolonjės qė dilte nė Sofja, librat e Papa Kristo Negovanit dhe ‘ Albania’ e Faik Konicės, ishin kasnecėt e parė tė shqiptarizmit nė SHBA qė do ta vazhdonte mė pastaj Sotir Peci, Fan Noli dhe Kristo Dako.
    Historiani shqiptar kur tė shkruajė historinė e shqiptarėve tė Amerikės le tė mos harrojė datėn e mbėrritjes nė Amerikė tė Petro Luarasit.” 32
    32 Kostandin A. Demo. P.N.Luarasi, Shkėndija, 7 janar 1922, f.1
    Nė periudha tė ndryshme, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe krijimit tė shtetit shqiptar, ėshtė diskutuar me shqetėsim qėndrimi indiferent i qarqeve tė caktuara burokratike ndaj atdhetarėve dhe heronjve tė kombit.
    Pėr shembull, nė njė artikull tė vitit 1936, shkruhet ‘’Ata qė interesohen pėr kėtė popull dhe rrojnė me tė prej kohėsh, e kanė pasė njohur martirin Petro N.Luarasi dhe gjithė ata qė kanė luftuar e vdiqėn pėr lumninė e kėtij populli dhe lirinė e kėtij vendi. Ata qė s’i kanė njohuir dje, s’kanė me i njoft as sot, as edhe nesėr, pse ata s’kanė sqimė pėr njerėzit e sakrificės, nuk e pėrfillin historinė. Kėta tipa qė trupnisht banojnė nė Shqipni dhe mendėrisht jashtė kėtij vendi tė mjerė e tė mjerėsh, padyshim nuk kanė qejf t’u trazohet prehja e t’u cėnohet qetsija me vjetėrsina tė pluhrueme qė sjellin me vete aromėn e randė tė mykut gjysėm shekullor, nuk u kandet tė shohin nė mes tė luksit tė tyre, njė grumbull vjetėrsinash tė shqyeme prej bajonetash, tė shpueme prej plumbash dhe tė njollosuna prej gjakut e prej helmit...Nė njė kohė kur edhe bota ma ekstreme e kėtij shekulli druhet me e prek dhe i nderon pėrmendoret qė pasqyrojnė gjurmat e sakrificave tė atyre qė punuan e u flijuan pėr atė vend e atė popull, shumė prej nesh nuk kanė asnjė konsideratė pėr luftėtarėt e gjallė e tė vdekur tė idealit kombėtar. Ani se vlera e e tyre ēmohet prej popullit mirėnjohės dhe sakrificat e tyne do ti shkruajė historia jonė me shkronja tė arta mbasi ata kanė zanė vend nė zemrat e popullit.” 33.
    33Grushti. Petro Luarasi, Vatra, 27 shtator, 1936, f.3
    Kėto shėnime mbi martirin Petro Nini Luarasi, tė rėnduara me citime, kanė pėr qėllim tė japin me vėrtetėsinė mė tė madhe realitetin e kohės duke mėjanuar perifrazimet qė shpesh, jo vetėm pėrdoren pėr tė bėrė “ lajle e lule”, por duke mos u marrė nga burimi, krijojnė shtrembėrime. 34
    34.Gilmana Bushati. [Petro S.] Luarasi: Kisha Ortodokse Autoqefale tė japi shpjegime. Artikull i cituar.
    “Nė redaksinė e "Gazetės Shqiptare", nipi i atdhetarit tė shquar Petro Nini Luarasi, solli shqetėsimin e tij lidhur me shpifjet qė po bėhen ndaj kėtij personaliteti tė kombit shqiptar, njė nga martirėt e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nga njerėz qė ai i konsideron si zėdhėnės tė qarqeve grekofone. Njė nga trillimet e hedhura kundėr Petro Nini Luarasit ėshtė se historia e tij ėshtė produkt i komunizmit dhe e politizuar "thjeshtė pėr tė sulmuar Ortodoksinė".
    Veprimtaria e Petro Nini Luarasit nė Amerikė (prill 1904 - maj 19080) nuk ėshtė aq “e vogėl” nė kohė dhe nė vlerė sa tė mos pėrfillet. Ndoshta mund tė jetė e tillė po tė krahasohet me atė shėrbim madhor qė i bėri Atdheut nė kohėt mė tė vėshtira kur pėr ēlirimin e tij nga robėria e tirania dha edhe jetėn. 35
    35. Ky artikull ėshtė botuar nė pėrmbledhjen e Akademik Alfred Uēit “Petro Nini Luarasi, mendimtari martir i Rilindjes Kombėtare, 1865-1911”.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •