Close
Faqja 140 prej 206 FillimFillim ... 4090130138139140141142150190 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,391 deri 1,400 prej 2056
  1. #1391
    Prijashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2009
    Postime
    30
    o Plaku shum mirë ki shkrue edhe durt te lumshin .. po kta pritojn mi lexu kur jan komentet e gjata ... duhet me ja pre trup . se kur ti vetsh , asnjo nuk kallxon ; Pse rinija e Kosoves po mundohet me çdo kusht me braktisë Kosoven ?

  2. #1392
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Pse ore i thojn president , kure se mrijti kosoven si shtet ,

    president i qkafit asht ky ?

  3. #1393
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    strategija e rugoves ishte gjithmon kosoven me internacionalizu,dhe perendimin gjithmon e ka pas si miqsi dhe aleat krysor,vetem keshtu e ka dit se e mbron shqiptarin e kosoves,rugova e ka pas visjon dipllomatik ardhjen internacionale ne kosov ni administrat nderkomtare ne kosov,dhe ni mbrojtje ushtarake nga nato ne kosov,ni proktoterat kohor deri ne pavarsi edhe keshtu erdhi realiteti ne fund te gjith e perjetuam at qa na premtoj rugova.
    Ndryshuar për herë të fundit nga trestenik : 10-02-2011 më 03:38
    High Voltage , Power Supply

  4. #1394
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga trestenik Lexo Postimin
    strategija e rugoves ishte gjithmon kosoven me internacionalizu,dhe perendimin gjithmon e ka pas si miqsi dhe aleat krysor,vetem keshtu e ka dit se e mbron shqiptarin e kosoves,rugova e ka pas visjon dipllomatik ardhjen internacionale ne kosov ni administrat nderkomtare ne kosov,dhe ni mbrojtje ushtarake nga nato ne kosov,ni proktoterat kohor deri ne pavarsi edhe keshtu erdhi realiteti ne fund te gjith e perjetuam at qa na premtoj rugova.
    o terstenik dhe ti mr.BIG, plaku i di tana qe i thuni ju shum mire dhe populli i di me mire, por plaku se ka aftesin me i thene shkurt si ju, pa i zgat disa here fjalet me keto patriotat skam qajre.
    Terstenik mu ashtu ashete si thua ti, per ate populli e shpalli Lider, President shpirtenor te shqyptareve. Taksirati zi per Kosoven dhe shqyptaret qe Zoti e muar shpejte! fati mire per disa,se ase per te pa kryetarellek me sy.
    Sa e sa presidenta do te vin e shkojen, vendin,boshellekun e ati burri smund ta zen kurre per nje kohe te gjate. Kete populli e di mire prandaj edhe e ka shpalle PRESIDENT SHPIRTENOR jo vetem i shqiptarve te Kosoves por i te gjithe Shqyptaris ku do ka jan.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #1395
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    o terstenik dhe ti mr.BIG, plaku i di tana qe i thuni ju shum mire dhe populli i di me mire, por plaku se ka aftesin me i thene shkurt si ju, pa i zgat disa here fjalet me keto patriotat skam qajre.
    Terstenik mu ashtu ashete si thua ti, per ate populli e shpalli Lider, President shpirtenor te shqyptareve. Taksirati zi per Kosoven dhe shqyptaret qe Zoti e muar shpejte! fati mire per disa,se ase per te pa kryetarellek me sy.
    Sa e sa presidenta do te vin e shkojen, vendin,boshellekun e ati burri smund ta zen kurre per nje kohe te gjate. Kete populli e di mire prandaj edhe e ka shpalle PRESIDENT SHPIRTENOR jo vetem i shqiptarve te Kosoves por i te gjithe Shqyptaris ku do ka jan.
    plaku se pari te pershendes.plak disa persona se e fyen rogoven ata e fyen edhe krenarin kombetare,por mos jav nzan per te madhe se keta jan kerkushat,ne gjdo parti votojn ka pak budallt,por ne PDK DHE V V aty ashte centrallja e tyre.
    High Voltage , Power Supply

  6. #1396
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Dashnori_84 Lexo Postimin
    Pse pranuat pra ju e thaqi me kompanin e vet,pavaresin e rugoves,e jo per at qe luftuan per bashkimin e trojeve shqipare,Shqiperine Etnike,

    pa ofendime sharje pres ni pergjigjie.
    ...hahahahahahahhahaha....

    shum qesharak , ani me flamur kuq e zi edhe mo be qesi pytje edhe ma qesharak....

    I- rugova nuk ka qen asnjiher pro pavarsis , qellimi i tij ishte per nji Autonimi ....kete e din e gjith bota , atij qka i vinte te nenshkruaj ai e nenshkruante pa e qfletu hiq se qfar ka aty....bile njiher ne Rambuje e kish tentu me neshkru at librin e ushqimeve 'MENY-n'

  7. #1397
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga mr.BIG Lexo Postimin
    o Plaku shum mirë ki shkrue edhe durt te lumshin .. po kta pritojn mi lexu kur jan komentet e gjata ... duhet me ja pre trup . se kur ti vetsh , asnjo nuk kallxon ; Pse rinija e Kosoves po mundohet me çdo kusht me braktisë Kosoven ?
    ....si domos ti e ke braktis Kosoven ne kohen e Rugovizmit.....

    pse e braktise ....? prej zullumit rugoves.....? apo ?

    edhe osht shum e leht me fol veq qka te vjen te goja ....
    kjo nuk ndodh veq tek shqiptaret e Kosoves , kjo ndodh edhe tek shqiptart e Shqiperis dhe te Maqedonis.....ata te malit te zi jan krejt jan Amerika, Angli ....

    mos u shitni shum hyper talenta , kishe erdhum perfundim se prej qetij po e lshojn njerzit vendin e tyre .....
    shqiptar tipik.....egoist....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hard : 10-02-2011 më 08:41

  8. #1398
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Vellai mire !! Nje fjale popullore thote : Qeni nuk e kafshon qenin,!! pra ketu e kame fjalen se Anglia ,Franca dhe shume shtetet tjera evropiane ishin miqte me te afert te serbise , pore ishte Rugova, dhe UCK, me diplomacine e tyre qe i detyruane ,shkijet qe te luftojne shkijet ,pra Pakti Nato sulmoi serbine dhe Jugosllavine .

    A e ha qeni ,qenin do ta shohim edhe pake ne Kosove
    .
    PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

    Miratuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989


    Kriza e thellë shoqërore, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash sa kohë para bashkësisë shumëkombëshe hapi shumë dilema që kanë të bëjnë me egzistencen e saj të mëtejshme. Në opcion tashmë janë shumë programe dhe projekte që mtojnë të fitojnëlegjimitet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Pra, Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, (nga anetaret e LDK-se, vrejtje e imja) ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës ( per LDK-ne edhe regjimi ushtark i 12 shkurtit 1945 ka qen vullnet i popullit te Kosoves, vrejtje e imja) dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.


    Fakti që kriza e thellë dhe e gjithanshme që po e rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit një partiak, ne të nënshkruarit morëm iniciativën që të formojmë: Lidhjen Demokratike të Kosovës si shoqatë për veprim shoqëror-politik e kulturor të gjithë atyre që miratojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike dhe intencat e saj.

    1. Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reformat ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.


    Kosova, përkundër potencialeve njerëzore dhe natyrore, është krahina ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin dhe tejkalimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeveinvestive, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituara të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë varësisht nga aftësitë, angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare ose të tjera.


    Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet përshfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Krahinës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.


    2. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.


    LDK angazhohet për demokrci, që do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij, pavarsisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik,që respekton kushtetutën dhe ligjin e përjashton arbitraritetin politik dhe pushtet mbajtës. Angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme e mundëson garën e koncepcioneve dhe të opcioneve politike të ndryshme dhe për sistem shumëpartiak, angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjërimin e lirive të njeriut e të qytetarit, për të drejten e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për gjyqet e pa varura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve. Angazhohet për vendosjen me konsensus për të gjitha çështjet e rëndësishme të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për zgjërimin e kanaleve demokratike institucionale, në drejtim të riafirmimit dhe të afirmimit të më tutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të poztës kushtetuese, duke e kuptuar Kosovën gjithherë si bashkësi të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre që, varësisht nga mundësitë që u ofrojnë numri, përqendrimi e shkalla e zhvillimit, në mrrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojn[ format e kontituimit politik e juridik që do të afirmonon barazinë e tyre.


    3. E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë ftkeqësi e tyre e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovë, në Jugosllavi dhe në botë. Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e gjithë atyre që jetojnë në të:


    - se shqiptarët, malazezët, serbët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht e kanë Kosovën të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;


    - se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe e lumturisë së popujve;
    - se shumësia e kulturave dhe traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
    - se bashkëpunimi dhe miqësia e popujve janë të pa mundshme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektimin e kulturave dhe të traditave të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.


    Lidhja Demokratike e Kosovësdo të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:

    - kundër çdo privilegji ose diskriminimi kombëtar;

    - kundër koncepteve mbi popujt autoktonë e shtetformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;

    - kundër çdo shovinizmi dhe hegjemonizmi;

    - kundër manipulimeve nacionaliate e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike E Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Ajo angazhohet për zhvillimin e gjthanshëm kulturor të të gjithëve, për arsimim të plotë në gjuën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë; angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore e historike,për përdorimin e simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen. në këtë drejtim duhen zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe Jugosllavi.


    4. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve q[ çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terma diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. Ajo është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudoproblemeve për t'u mbyllur problemet e vërteta,është kundër gjendjeve dhe masve të jashtëzaknshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra, për dialog kontruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.


    5. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore. Asnjë brez nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t'i shfrytëzojë ato që duhet t'u takojnë brezave të tjerë.


    Në Prishtinë, më 23 dhjetor 1989

    Pashtriku.org
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  9. #1399
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    370
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...hahahahahahahhahaha....

    shum qesharak , ani me flamur kuq e zi edhe mo be qesi pytje edhe ma qesharak....

    I- rugova nuk ka qen asnjiher pro pavarsis , qellimi i tij ishte per nji Autonimi ....kete e din e gjith bota , atij qka i vinte te nenshkruaj ai e nenshkruante pa e qfletu hiq se qfar ka aty....bile njiher ne Rambuje e kish tentu me neshkru at librin e ushqimeve 'MENY-n'
    Krejt bota e din qe Ibrahim Rugova qe prej vitit 1992 e ka lyp Naton ne Kosove,dhe si kompromis nuk ka lyp autonomi ,por prorektorat nderkombetar,qe e ka dit se as nje vend ne bote ,qe u kan esht apo do te jet ,qe nuk mbet pa fitue pavaresin mbas prorektoratit,
    keto gjera edhe disa akademik nuk e kan pas kuptue,se le ma njerezit e thjesht,
    sa ishte Ibrahim Rugova dy her e bashkoj popullin,njeher 1990,dhe 2001,kur ja dha kryeministrin thaqit,dhe Aak e futi ne qeveri,shiko pak ma larg pse thaqi po thote vec kryeminstrin nuk e dha tjerat te gjitha jan te diskutuar dhe e kupton.

  10. #1400
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Rugova ka lyp me kon pjes e serbis, kurgja ma shum,

    gjithmon ka pas mardhanie me shkije.

    pse amos ka dal ne luft si Alia Izetbegoviqi e shum kryetar tjer,

    apo ndoj njani djal, mos ju ngjit UCK ,

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •