Close
Faqja 141 prej 206 FillimFillim ... 4191131139140141142143151191 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,401 deri 1,410 prej 2056
  1. #1401
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Rugova ka lyp me kon pjes e serbis, kurgja ma shum,

    gjithmon ka pas mardhanie me shkije.

    pse amos ka dal ne luft si Alia Izetbegoviqi e shum kryetar tjer,

    apo ndoj njani djal, mos ju ngjit UCK ,

    Nuk do te kisha cituare ne komentin tuaj ,pore eshte me rendesi te thuhet realiteti.

    Rugova kurre se pari ishte ne SHBA kerkoi qe te ndihmohen shqipetaret. C'ishte pergjigjja e administrates Amerikane ??

    1) Shqipetaret ne Kosove dhe ish Jugoslavi duhet te bejne durim sa te jete e mundur

    2) Pakti I Varshaves duhet me deomos te shkaterohet.

    3) Bashkimi Sovjetik te dobesohet.

    4) Shkaterimi i murrit te Berlinit

    5) Shkaterimi i ish Jugosllavise,, dhe shpallja e Republikave federative te pavaruna

    6) Ndarja e Kosoves nga serbia dhe shpallja e Kosoves si shtete i pavarun

    7) Administrim civil dhe ushtarak prorektoriat Nderkombetare per Kosoven.

    Per fate te mire ne keto elaborate politike Nderkombetare ishte aktiv edhe i ndjeri Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova.

    4)

  2. #1402
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    spokom nerva me lexu rrena ,

    rugova asht kan ne amerit ne detroid te anton kqira , dhe neper klube te shqiptarve asht end,

    edhe krejt shpenzimet i ka vjedh prej 3% ashtu edhe uka asht pasunu ne krah te babes,

  3. #1403
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

    Miratuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989

    Kriza e thellë shoqërore, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash sa kohë para bashkësisë shumëkombëshe hapi shumë dilema që kanë të bëjnë me egzistencen e saj të mëtejshme. Në opcion tashmë janë shumë programe dhe projekte që mtojnë të fitojnëlegjimitet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Pra, Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, (nga anetaret e LDK-se, vrejtje e imja) ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës ( per LDK-ne edhe regjimi ushtark i 12 shkurtit 1945 ka qen vullnet i popullit te Kosoves, vrejtje e imja) dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.

    Fakti që kriza e thellë dhe e gjithanshme që po e rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit një partiak, ne të nënshkruarit morëm iniciativën që të formojmë: Lidhjen Demokratike të Kosovës si shoqatë për veprim shoqëror-politik e kulturor të gjithë atyre që miratojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike dhe intencat e saj.

    1. Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reformat ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.

    Kosova, përkundër potencialeve njerëzore dhe natyrore, është krahina ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin dhe tejkalimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeveinvestive, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituara të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë varësisht nga aftësitë, angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare ose të tjera.

    Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet përshfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Krahinës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.

    2. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

    LDK angazhohet për demokrci, që do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij, pavarsisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik,që respekton kushtetutën dhe ligjin e përjashton arbitraritetin politik dhe pushtet mbajtës. Angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme e mundëson garën e koncepcioneve dhe të opcioneve politike të ndryshme dhe për sistem shumëpartiak, angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjërimin e lirive të njeriut e të qytetarit, për të drejten e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për gjyqet e pa varura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve. Angazhohet për vendosjen me konsensus për të gjitha çështjet e rëndësishme të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për zgjërimin e kanaleve demokratike institucionale, në drejtim të riafirmimit dhe të afirmimit të më tutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të poztës kushtetuese, duke e kuptuar Kosovën gjithherë si bashkësi të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre që, varësisht nga mundësitë që u ofrojnë numri, përqendrimi e shkalla e zhvillimit, në mrrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojn[ format e kontituimit politik e juridik që do të afirmonon barazinë e tyre.

    3. E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë ftkeqësi e tyre e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovë, në Jugosllavi dhe në botë. Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e gjithë atyre që jetojnë në të:

    - se shqiptarët, malazezët, serbët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht e kanë Kosovën të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;

    - se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe e lumturisë së popujve;
    - se shumësia e kulturave dhe traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
    - se bashkëpunimi dhe miqësia e popujve janë të pa mundshme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektimin e kulturave dhe të traditave të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.

    Lidhja Demokratike e Kosovësdo të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:

    - kundër çdo privilegji ose diskriminimi kombëtar;

    - kundër koncepteve mbi popujt autoktonë e shtetformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;

    - kundër çdo shovinizmi dhe hegjemonizmi;

    - kundër manipulimeve nacionaliate e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike E Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Ajo angazhohet për zhvillimin e gjthanshëm kulturor të të gjithëve, për arsimim të plotë në gjuën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë; angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore e historike,për përdorimin e simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen. në këtë drejtim duhen zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe Jugosllavi.

    4. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve q[ çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terma diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. Ajo është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudoproblemeve për t'u mbyllur problemet e vërteta,është kundër gjendjeve dhe masve të jashtëzaknshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra, për dialog kontruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.

    5. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore. Asnjë brez nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t'i shfrytëzojë ato që duhet t'u takojnë brezave të tjerë.

    Në Prishtinë, më 23 dhjetor 1989

    Pashtriku.org
    Nuk ka qene e mundur qe ne vitin 1989 te dilet haptas dhe te kerkohet shteti i Kosoves ,sepse jane do fare rregullash Nderkombetare qe fuqite e medha i vendosin dhe fuqite e medha i c'vendosin.

    Pa doresa !! Komentet e juaja po me duken vetem nje simpatizante i politikiave qe vine dhe shkojne . Une personalishte pervec qe kame pasur simpati ndaj Rugoves ,jame i gatshem te mbroje edhe Hashim Thacit ,Ramush Haradinajn,,kurre eshte fjala qe dikush te njollos luften e UCK,duke e akuzuare UCK, per trafikim te organeve njerezore nga Dick Marku.

  4. #1404
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    spokom nerva me lexu rrena ,

    rugova asht kan ne amerit ne detroid te anton kqira , dhe neper klube te shqiptarve asht end,

    edhe krejt shpenzimet i ka vjedh prej 3% ashtu edhe uka asht pasunu ne krah te babes,
    Ne raste se Rugova na paska qene rrenavec ,atehere shko ne Mitrovice dhe vertetoje rrenat. Nuk ka qene e lehte te dorezohen nje Perandori politike dhe ushtarake te sllaveve nga Karpatet dhe derri ne Stamboll.Kjo mrrekulli qe ka ndodhur ne Kosove duhet faleminderuare Rugoven Ushtrine Clirimtare te Kosoves shqipetareve dhe gjithe fuqite evropiane e amerikane qe i ndihmuane shqipetaret.

  5. #1405
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    1 DHJETOR 1997 -z.I.Rugova si kryetar i Kosoves i deklaron gazetes belge"LE SOIRE" se nuk ka asnje informat per ekzistimin e UÇk-es dhe se behet fjal per krijimin e saj nga sherbimet sekrete serbe.

    15 DHJETOR 1997 ne te perjavshmen zvicerane "FACTS" Rugova do te deklaroj:se nuk ka asnje informat per UCK-en dhe se behet fjal per individ te frustruar.

    NE JANAR 1997 -Rugova kerkon ndihmen e INTERPOLIT dhe FBI per ti ndjekur terroristet e UCK-es, sepse nuk i mjaftonte UDB-ja.

    22 MARS 1998- kur Drenica digjej flak -I.Rugova mban zgjedhjet per tu zgjedhur "PRESEDNIK".

    1 TETOR 1998- I.Rugova nuk i perkrah protestat studentore , duke qendruar indiferent si gjithnje.

    PO NE VITIN 1998-I.Rugova nenshkruan marreveshjet e fameshme per arsim , per stadiume te futbollit dhe per cerdhe femijesh me SHEN EXHIDION dhe me palen serbe.

    NE VITIN 1999- I.Rugova formon komisionin per te hetuar krimet e luftes qe paska bere gjoja UCK -ja.

    PAS LUFTE -I.Rugova nuk u perkul kurre para deshmoreve te kombit, dhe nuk e njohu luften e UCK-es.Ai kurre nuk vizitoi memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    NUK MUND TE MOS- permendi ketu deklaraten cinike te zonjes N.Kelmendi se "VIZITA E RUGOVES TEK JASHARAJT NUK E PERSHPEJTON PROCESIN E PAVARESIS SE KOSOVES.

    Te gjitha keto mu kujtuan kur lexova ketu per takimin qe Rugovaberi me Milloshin. Dhe ki pis Rugova donte te dekoroje Komandantit legjendar.A thua si do te kete fytyr?
    E dime te gjithe se ai ishte nje kryetar ANTI UCK,PACIFISTdhe QYQAR Kancerogjen.
    A ka me kontradiktore se sa TRADHETARI te dekoroj KRYELUFTETARIN
    Kjo ishte nje tragjedi qe po deshtu te luaj para syve te shqiptarve idijoti Rugova.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #1406
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin

    Ti koke ne lula ,

    qka te baj rugova me UCK ?

    rugova asht kan kunder UCK qka je ty thon bali. aj i ka thon disa grupacione te armatosura.

    aj u kon kunder ushtris shqiptare.

  7. #1407
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Tikoke ne lula ,

    qka te baj rugova me UCK ?

    rugova ashtjan kunder UCK qka je ty thon bali.

    aj u kon kunder ushtris shqiptare.
    Ashtu eshte topi se lun!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #1408
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Ti koke ne lula ,

    qka te baj rugova me UCK ?

    rugova asht kan kunder UCK qka je ty thon bali. aj i ka thon disa grupacione te armatosura.

    aj u kon kunder ushtris shqiptare.
    Ju dhashe disa shembuj me larte , se kjo politika i ka do pune. Nuk ka qene lehte edhe per Rugoven, Behet pyetja pse shqipetaret nuk e filluane luften ne vitin 1991 , kurre kroatet i thonin Rugoves qe lufta ne ish Jugosllavi te fillon ne Kosove !! Po te kishte qene Rugova mendje lehte dhe nje amater diplomat, me siguri se popullaten shqipetare ne ish Jugosllavi do ta kishin zhdukur ne pergjithesi.

    Diplomacia i ka mashtrimet e veta ,kurse lufta i ka rregullat e veta

  9. #1409
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Ju dhashe disa shembuj me larte , se kjo politika i ka do pune. Nuk ka qene lehte edhe per Rugoven, Behet pyetja pse shqipetaret nuk e filluane luften ne vitin 1991 , kurre kroatet i thonin Rugoves qe lufta ne ish Jugosllavi te fillon ne Kosove !! Po te kishte qene Rugova mendje lehte dhe nje amater diplomat, me siguri se popullaten shqipetare ne ish Jugosllavi do ta kishin zhdukur ne pergjithesi.

    Diplomacia i ka mashtrimet e veta ,kurse lufta i ka rregullat e veta
    kure kroat sja kan fut rugoves hiq as per ni coftin se kan bo hesap,

    ku i gjete keto fjal se, kroat, rugova, krrejt fjal dhe rrena jan.

  10. #1410
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Ju dhashe disa shembuj me larte , se kjo politika i ka do pune. Nuk ka qene lehte edhe per Rugoven, Behet pyetja pse shqipetaret nuk e filluane luften ne vitin 1991 , kurre kroatet i thonin Rugoves qe lufta ne ish Jugosllavi te fillon ne Kosove !! Po te kishte qene Rugova mendje lehte dhe nje amater diplomat, me siguri se popullaten shqipetare ne ish Jugosllavi do ta kishin zhdukur ne pergjithesi.

    Diplomacia i ka mashtrimet e veta ,kurse lufta i ka rregullat e veta

    1 DHJETOR 1997 -z.I.Rugova si kryetar i Kosoves i deklaron gazetes belge"LE SOIRE" se nuk ka asnje informat per ekzistimin e UÇk-es dhe se behet fjal per krijimin e saj nga sherbimet sekrete serbe.

    15 DHJETOR 1997 ne te perjavshmen zvicerane "FACTS" Rugova do te deklaroj:se nuk ka asnje informat per UCK-en dhe se behet fjal per individ te frustruar.

    NE JANAR 1997 -Rugova kerkon ndihmen e INTERPOLIT dhe FBI per ti ndjekur terroristet e UCK-es, sepse nuk i mjaftonte UDB-ja.

    22 MARS 1998- kur Drenica digjej flak -I.Rugova mban zgjedhjet per tu zgjedhur "PRESEDNIK".

    1 TETOR 1998- I.Rugova nuk i perkrah protestat studentore , duke qendruar indiferent si gjithnje.

    PO NE VITIN 1998-I.Rugova nenshkruan marreveshjet e fameshme per arsim , per stadiume te futbollit dhe per cerdhe femijesh me SHEN EXHIDION dhe me palen serbe.

    NE VITIN 1999- I.Rugova formon komisionin per te hetuar krimet e luftes qe paska bere gjoja UCK -ja.

    PAS LUFTE -I.Rugova nuk u perkul kurre para deshmoreve te kombit, dhe nuk e njohu luften e UCK-es.Ai kurre nuk vizitoi memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    NUK MUND TE MOS- permendi ketu deklaraten cinike te zonjes N.Kelmendi se "VIZITA E RUGOVES TEK JASHARAJT NUK E PERSHPEJTON PROCESIN E PAVARESIS SE KOSOVES.

    Te gjitha keto mu kujtuan kur lexova ketu per takimin qe Rugovaberi me Milloshin. Dhe ki pis Rugova donte te dekoroje Komandantit legjendar.A thua si do te kete fytyr?
    E dime te gjithe se ai ishte nje kryetar ANTI UCK,PACIFISTdhe QYQAR Kancerogjen.
    A ka me kontradiktore se sa TRADHETARI te dekoroj KRYELUFTETARIN
    Kjo ishte nje tragjedi qe po deshtu te luaj para syve te shqiptarve idijoti Rugova.

    Munde ti mohosh keto?!!!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •